{"id":221666,"date":"2021-12-02T15:03:28","date_gmt":"2021-12-02T14:03:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221666"},"modified":"2021-12-02T15:03:28","modified_gmt":"2021-12-02T14:03:28","slug":"islami-shba-i-korrigjojne-qendrimet-me-kohen-nese-shohin-se-populli-e-do-sali-berishen-dalengadale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/islami-shba-i-korrigjojne-qendrimet-me-kohen-nese-shohin-se-populli-e-do-sali-berishen-dalengadale\/","title":{"rendered":"Islami: SHBA i korrigjojn\u00eb q\u00ebndrimet me koh\u00ebn, n\u00ebse shohin se populli e do Sali Berish\u00ebn, dal\u00ebngadal\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Kastriot Islami, ish-deputet dhe ish-Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb parashikim t\u00eb fort\u00eb sot lidhur me q\u00ebndrimin q\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb SHBA-ja ndaj Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rast se n\u00eb krye t\u00eb saj do t\u00eb rikthehet zoti Sali Berisha, i shpallur \u201cperson non grata\u201d nga Sekretari amerikan i Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb SYRI TV, z Islami si profesionist me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb diplomaci, u ftua t\u00eb jap\u00eb gjykimin e tij mbi deklaratat e debatueshme t\u00eb ambasadores amerikane Yuri Kim n\u00eb k\u00ebto momente delikate p\u00ebr partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs, por sidomos p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb pas Kuvendit t\u00eb PD-s\u00eb m\u00eb 11 Dhjetor.<\/p>\n<p><strong>Dori:Z. Islami, si ka mund\u00ebsi, q\u00eb ambasadori i SHBA, zonja Yuri Kim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb pakt\u00ebn sipas asaj q\u00eb thon\u00eb analist\u00eb, politikan\u00eb e gazetar\u00eb, duket se i ka tejkaluar disa vija t\u00eb kuqe t\u00eb kompetencave t\u00eb saj e n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr, duke ngjallur nj\u00eb lloj rebelimi\u00a0apo dhe fyerje e pak\u00ebnaq\u00ebsi tek pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. A\u00a0kemi nj\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? N\u00ebse po, p\u00ebrse nuk kemi ndryshim ose reagim t\u00eb SHBA-s\u00eb ndaj k\u00ebsaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ndodh me zonj\u00ebn Yuri Kim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kastriot Islami:\u00a0<\/strong>Ajo q\u00eb ju p\u00ebrshkruat dhe pyetja q\u00eb ju p\u00ebrshkruat ka disa k\u00ebnde, le t\u00eb themi. K\u00ebndi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, q\u00eb formalisht midis shteteve kan\u00eb filluar n\u00eb 1991 dhe ka 30 vjet q\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet zyrtare, pra n\u00eb programet e partive politike kryesore dhe n\u00eb programet e qeverive, qoft\u00eb parti e vetme, qoft\u00eb koalicion, \u00ebsht\u00eb shpallur partneri kryesor strategjik i Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, kjo nuk ka m\u00eb asnj\u00eb ndryshim. Ka nj\u00eb pjes\u00eb votuesish shqiptar\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb kryesisht ata t\u00eb persekutuar, q\u00eb SHBA-n\u00eb e kan\u00eb pasur n\u00eb zem\u00ebr edhe para viteve \u201890. Kan\u00eb gati 90 vjet ose m\u00eb shum\u00eb q\u00eb jan\u00eb orientuar nga SHBA-ja dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb n\u00eb qenien e tyre. Q\u00eb shtetet kan\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb vullneti i shqiptar\u00ebve sepse, po t\u00eb ishin shqiptar\u00ebt q\u00eb s\u2019donin, asaj partie q\u00eb donte ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i thoshin q\u00eb ne nuk votojm\u00eb p\u00ebr ty p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe, edhe partit\u00eb e tjera do ta hiqnin. Pra, politikan\u00ebt kan\u00eb ndjekur nj\u00eb vullnet t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pasur SHBA-n\u00eb si partnerin e tyre kryesor. Ky k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb konteksti i marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri \u2013 SHBA.<\/p>\n<p>Po si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer ky kontekst n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis qeverive?! Mund t\u00eb ket\u00eb raste kur qeverit\u00eb e ndryshme e kan\u00eb tejkaluar mas\u00ebn e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve. P\u00ebr shembull, kur ishin zgjedhjet e vitit 2016, Edi Rama u fut n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb SHBA-s\u00eb duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb kandidati p\u00ebr President, z. Trump, \u00ebsht\u00eb turpi i njer\u00ebzimit. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Normalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, SHBA-ja, ambasadori n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn duhej t\u00eb thoshte vet\u00ebm kaq q\u00eb \u201cun\u00eb nuk lejoj t\u00eb futeni n\u00eb pun\u00ebt e brendshme. Ju mund t\u00eb keni mendimin tuaj, mbajeni at\u00eb mendim, thuajani votuesve tuaj, por mos ejani n\u00eb CNN e SHBA-s\u00eb apo n\u00eb New York Times ta thoni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe me ambasadoren n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila sigurisht nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb \u201ceksplicite\u201d, le t\u00eb themi, por me veprimet e saj ka krijuar ndjesin\u00eb, perceptimin, tek nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e votuesve, kryesisht votues t\u00eb djatht\u00eb dhe kryesisht votues q\u00eb kan\u00eb vuajtur gjat\u00eb regjimit komunist\u2026<\/p>\n<p><strong>Flavio: Deklarat\u00eb eksplicite \u00ebsht\u00eb edhe \u201ckonsumi i barit\u201d si ushqim p\u00ebr interesat e nj\u00eb individi t\u00eb vet\u00ebm\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dori: Ju lutem, mund t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb parantez\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pse e b\u00ebra pyetjen? E b\u00ebra pyetjen q\u00eb SHBA-ja, a e v\u00eb re k\u00ebt\u00eb lloj pak\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb dukshme? I referohem asaj n\u00eb rrjetet sociale, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur marr\u00ebdh\u00ebnien me SHBA-n\u00eb, q\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se ngacmohet pak n\u00eb rastin e zonj\u00ebs Kim.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kastriot Islami:<\/strong>\u00a0Konteksti \u00ebsht\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt dhe amerikan\u00ebt midis dy vendeve tona, t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie partneriteti e kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis shteteve, qeverive. Pastaj, a e shkelin qeverit\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sofistikuar apo eksplicite?! Un\u00eb ekslipicite them \u201cme emra konkret\u00eb\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deklarata q\u00eb thoni ju q\u00eb \u201cne toleruam vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama\u201d (kjo \u00ebsht\u00eb eksplicite) sepse\u00a0 un\u00eb (Kryetari i PD) nuk u distancova nga Sali Berisha.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb eksplicite. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe kam b\u00ebr\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ajo ka th\u00ebn\u00eb at\u00eb fraz\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb eksplicite, por nxit, prek ndjenjat e shqiptar\u00ebve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i barit apo q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb reagime disa analist\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket Fest\u00ebs s\u00eb 29 N\u00ebntorit q\u00eb e ka vendosur n\u00eb faqen e saj, t\u00eb tilla deklarata natyrisht prishin: e para, imazhin e Amerik\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe e dyta, duke prishur k\u00ebt\u00eb imazh, nxisin nj\u00eb far\u00eb antiamerikanizmi.\u00a0Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb n\u00eb nj\u00eb sondazh q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, 57% e shqiptar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb orientuar m\u00eb shum\u00eb nga Europa. Po t\u00eb b\u00ebhej kjo pyetje para nj\u00eb viti do t\u00eb ishim 90% t\u00eb orientuar nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Sjelljet q\u00eb kan\u00eb prekur ndjenj\u00ebn (sepse sondazhet matin ndjesin\u00eb, perceptimin e qytetar\u00ebve) nuk masin sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb. Po t\u2019i pyes\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb ata \u00e7far\u00eb ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pse u m\u00ebrzite etj. \u00ebsht\u00eb, e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrshkruajn\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb q\u00eb jemi tani, ku propaganda, marketingu, ka m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb perceptimi sesa realiteti dhe dallimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet ku \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Megjithat\u00eb, do t\u00eb vijm\u00eb tek nj\u00eb situat\u00eb reale. 11 Dhjetori do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb Kuvendin e thirrur nga delegat\u00ebt. Kemi z. Soreca q\u00eb ka deklaruar hapur se do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale me PD-n\u00eb n\u00eb rastin e marrjes s\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb saj nga zoti Berisha, nd\u00ebrkoh\u00eb zonja Kim ka qen\u00eb ambige n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, madje ka pasur edhe q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta. Sipas jush, raporti i ambasad\u00ebs amerikane, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebn udh\u00ebheqjen e zonj\u00ebs Kim, me PD-n\u00eb e udh\u00ebhequr nga Berisha, si do t\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kastriot Islami:\u00a0<\/strong>Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb hapur me publikun, ka dy q\u00ebndrime. Nj\u00eb t\u00eb shprehur nga zoti Soreca q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Komisionit Europian n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr, disa q\u00ebndrime dhe deklarata t\u00eb ambasadores amerikane n\u00eb Tiran\u00eb e q\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm: \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Presidentit dhe e DASH-it. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ambasadorja. Sigurisht ajo ka nj\u00eb rol personal, por t\u00eb gjitha k\u00ebto deklarata nuk jan\u00eb brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb rolit personal. Ta themi tro\u00e7, qart\u00eb: ka dy q\u00ebndrime, nj\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb dallim midis k\u00ebtyre dy q\u00ebndrimeve.<\/p>\n<p>I pari, si t\u00eb thuash, pranon vullnetin e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve ose demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin apo kryesin\u00eb apo drejtuesin, \u00a0kurse SHBA-ja i q\u00ebndron konseguent atij q\u00ebndrimi i cili e ka nxitur zotin Berisha t\u00eb ngrej\u00eb \u201cFoltoren\u201d, q\u00eb \u201cBerisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person \u2018non grata\u2019 dhe ne nuk mund t\u00eb njohim\u00a0 nj\u00eb person q\u00eb e kemi shpallur \u2018non grata\u2019, nuk mund ta njohim, nuk do ta njohim m\u00eb si kryetar t\u00eb k\u00ebsaj\u2026\u201d<\/p>\n<p>Se si do t\u00eb shkoj\u00eb pasi t\u00eb zhvillohet kjo\u2026 sepse, kini parasysh q\u00eb SHBA-t\u00eb jan\u00eb nj\u00eb shtet i fuqish\u00ebm, por edhe q\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrime me koh\u00ebn. Nuk jan\u00eb perfekt, por korrigjojn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs q\u00ebndrimet e tyre p\u00ebr t\u2019u adaptuar m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesorja. Kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata duan t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie partneriteti me Shqip\u00ebrin\u00eb! N\u00eb qoft\u00eb se ata shikojn\u00eb q\u00eb populli ka nj\u00eb vullnet tjet\u00ebr dhe fillimisht ata kan\u00eb\u00a0menduar se nuk ishte ky vullneti i popullit, por tani populli e do Sali Berish\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb demokrat\u00ebve, ata dal\u00ebngadal\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshtaten.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i fundit q\u00eb ju e keni pasqyruar n\u00eb TV, \u00ebsht\u00eb FARC n\u00eb Kolumbi. Dikur ishte nj\u00eb organizat\u00eb terroriste, tani pranohet nga SHBA-ja si nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore, si nj\u00eb e drejt\u00eb sovrane e popullit kolumbian p\u00ebr ta vendosur n\u00eb peizazhin politik t\u00eb k\u00ebtij vendit dhe SHBA-t\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruara. P\u00ebr shembull, SHBA-t\u00eb ka pranuar n\u00eb vendin e tyre edhe Fidel Kastron, edhe kryetarin e Iranit, Ahmedinexhad. Pse?! Sepse ky \u00ebsht\u00eb vullneti i k\u00ebtij populli.\u00a0\u00a0 Nuk i p\u00eblqen ai, e kan\u00eb t\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d, por kur vjen puna p\u00ebr ta pranuar, e kan\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>Nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb konkretisht, por tani p\u00ebr tani kemi dy q\u00ebndrime q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb hapur dhe t\u00eb sinqert\u00eb me publikun: Kemi nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cne nuk futemi n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ne respektojm\u00eb \u00e7do vendim sovran t\u00eb nj\u00eb partie politike apo t\u00eb popullit shqiptar dhe n\u00eb rastin konkret p\u00ebr t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb zgjidhet zoti Berisha ne do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb nj\u00ebsoj, cilido t\u00eb ishte ai. Kemi dhe nj\u00eb q\u00ebndrim deri tani konseguent me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbajtur deri para disa koh\u00ebsh, t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb me nj\u00eb \u201cnon grata\u201d q\u00eb ne kemi shpallur, nuk do t\u00eb kemi. Por, a do t\u00eb ken\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen?! Duhet ta shikojm\u00eb dhe t\u00eb presim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Kastriot Islami, ish-deputet dhe ish-Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb parashikim t\u00eb fort\u00eb sot lidhur me q\u00ebndrimin q\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb SHBA-ja ndaj Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rast se n\u00eb krye t\u00eb saj do t\u00eb rikthehet zoti Sali Berisha, i shpallur \u201cperson non grata\u201d nga Sekretari amerikan i Shtetit. N\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":221670,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5176,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221666","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politik","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221666\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/221670"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}