{"id":222799,"date":"2021-12-08T17:41:51","date_gmt":"2021-12-08T16:41:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=222799"},"modified":"2021-12-08T17:41:51","modified_gmt":"2021-12-08T16:41:51","slug":"bardh-spahia-flet-per-here-te-pare-per-perplasjen-ne-pd-dhe-tregon-se-ke-mbeshtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bardh-spahia-flet-per-here-te-pare-per-perplasjen-ne-pd-dhe-tregon-se-ke-mbeshtet\/","title":{"rendered":"Bardh Spahia flet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrplasjen\u201d n\u00eb PD dhe tregon se k\u00eb mb\u00ebshtet"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasjen n\u00eb Partin\u00eb Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha. N\u00eb postimin e tij n\u00eb rrjetet sociale, Spahia tregon se mb\u00ebshtet Berishan dhe do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e 11 Dhjetorit si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>VOTA ZGJIDH KRIZ\u00cbN N\u00cb PARTIN\u00cb DEMOKRATIKE! Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb dihet: q\u00eb situata aktuale n\u00eb Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb tejet kritike. Mendoj gjithashtu se situata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq komplekse, sa fluksi gjigand i informacionit me t\u00eb cilin mbytet publiku nga mediat, nuk i lejon njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb t\u2019i vleresojn\u00eb gj\u00ebrat me qart\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kam zgjedhur jo pa q\u00ebllim, t\u00eb mos p\u00ebrfshihem publikisht, n\u00eb situat\u00ebn e krijuar s\u00eb fundmi n\u00eb PD, edhe pse, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr prek cdo an\u00ebtar t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb cdo nivel por jo vet\u00ebm, edhe simpatizant\u00ebt, votuesit dhe madje komplet shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mos hedh benzin\u00eb n\u00eb zjarrin e pasionit apo urrejtjes, ndjesi t\u00eb forta, t\u00eb cilat n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb ushqehen, rrezikojn\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb frym\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe bashkimit, q\u00eb na ka mbajtur t\u00eb lidhur, edhe n\u00eb dit\u00ebt me t\u00eb v\u00ebshtira. Ne nuk jemi armiq, por miq dhe ky \u00ebsht\u00eb fakt! Edhe pse pasioni dhe emocionet mund ta ken\u00eb zbehur k\u00ebt\u00eb fakt, nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb, q\u00eb lidhja jon\u00eb t\u00eb thyhet. Historit\u00eb mund t\u2019i kemi t\u00eb ndryshme por fatin e kemi t\u00eb p\u00ebrbashket, t\u00eb lidhur me Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 3 dekada m\u00eb par\u00eb, Partia Demokratike nisi rrug\u00ebtimin e vet, p\u00ebrgjat\u00eb s\u00eb cilit, i shenjoi k\u00ebto dekada me shenjat e sforcove dhe p\u00ebrpjekjeve, shk\u00eblqimin e arritjeve e sukseseve, ashtu sic edhe humbjet. Por mes turbullirash e situatash kritike, Partia Demokratike nuk e humbi kurr\u00eb orientimin e vet apo parimet dhe idealet, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe forc\u00ebn e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Liria dhe pushteti, qoft\u00eb edhe brenda nj\u00eb organizate politike, mbartin p\u00ebrgjegj\u00ebsi, dhe pergjegjesia bie mbi strukturat dhe organet kolegjiale t\u00eb tyre, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>A duhet demokrat\u00ebt t\u2018i tremben kritik\u00ebs nga kushdo qoft\u00eb? Aktualisht n\u00eb PD ka shum\u00eb mendime dhe kritika. Ka patur gjithmon\u00eb n\u00eb fakt, edhe pse asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje kaq t\u00eb fort\u00eb. At\u00ebher\u00eb, cili duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb karshi k\u00ebtyre ideve dhe kritikave? T\u00eb pengojm\u00eb shprehjen e tyre? T\u2018i injorojm\u00eb? Sigurisht q\u00eb jo! Vet\u00ebm p\u00ebrmes diskutimit, kritik\u00ebs dhe llogjik\u00ebs, do mund t\u00eb zgjidhim problemet. Gabimet duhen evidentuar e kritikuar.<\/p>\n<p>Po t\u00eb reflektonim mbi \u00e7mimin, q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mendimit gjat\u00eb diktatur\u00ebs, do ta mbronim lirin\u00eb e \u00e7do ideje dhe \u00e7do kritike, edhe kur drejtohet kund\u00ebr nesh. Ne duhet t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb! T\u00eb d\u00ebgjosh nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb bindesh! T\u00eb d\u00ebgjosh nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh kompromise! T\u00eb d\u00ebgjosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mundohesh t\u00eb kuptosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh zgjedhje m\u00eb t\u00eb mira. Esht\u00eb art i v\u00ebshtir\u00eb ai i t\u00eb d\u00ebgjuarit! Esht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb sepse shpesh, z\u00ebrat e atyre q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm, por jan\u00eb diskret\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja, se kush do t\u00eb dal\u00eb i fituar nga kjo p\u00ebrplasje. C\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb, se pas 8 viteve n\u00eb opozit\u00eb, kjo parti ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb drejtim t\u00eb fort\u00eb dhe energjik, n\u00eb vizion e q\u00ebndrime, inovativ dhe demokratik. Koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. Na p\u00eblqen apo jo, rritja e nj\u00eb koshience partiake \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt politik, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne duhet ta pranojm\u00eb si t\u00eb till\u00eb, e q\u00eb me patjet\u00ebr duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit presin nga ne, dicka m\u00eb shum\u00eb se sa denoncimet, konstatimet dhe deklaratat. Sfidat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, situata \u00ebsht\u00eb skandaloze dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, prej m\u00eb shum\u00eb se 8 vitesh, vendi drejtohet nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish thell\u00ebsisht t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb inkriminuar. Metodat e deritanishme t\u00eb opozit\u00ebs nuk kan\u00eb funksionuar!<\/p>\n<p>Ndoshta edhe p\u00ebr faktin, se Partia Demokratike ngjason me nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. E kam konstatuar k\u00ebt\u00eb diagnoz\u00eb, koh\u00eb p\u00ebrpara se SHBA-t\u00eb, t\u00eb shpallin non grata liderin e PD-s\u00eb, Sali Berisha. Nuk kam mbajtur nj\u00eb qendrim publik deri m\u00eb sot, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb reflektuar me veten, p\u00ebr t\u00eb kuptuar shkakun dhe si kurohet s\u00ebmundja.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjen e kam ndjer\u00eb n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, para, gjat\u00eb dhe pas zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit. Ku me gjith\u00eb pun\u00ebn, sakrific\u00ebn e p\u00ebrkushtimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb struktur\u00ebs, si dhe mbeshtetjen e pakursyer t\u00eb demokrat\u00ebve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm, nuk arrit\u00ebm t\u00eb kishim rezultatin e duhur, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, q\u00eb pat\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebr rezultatet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija nga t\u00eb gjitha qarqet.<\/p>\n<p>Pas 9 shtatorit, kur Lulzim Basha mori vendimin kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dysh. Nj\u00eb pal\u00eb flet p\u00ebr s\u00ebmundjen e partis\u00eb, \u2013 munges\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, dob\u00ebsimin e PD-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vepruar si forc\u00eb fituese n\u00eb zgjedhje. Kjo pal\u00eb e identifikon s\u00ebmundjen me kryetarin e partis\u00eb. Pala tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fokusuar tek problemi i zotit Berisha me Departamentin e Shtetit, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb me t\u00eb problemet reale t\u00eb PD.\u00a0 Kjo pal\u00eb e shikon Sali Berish\u00ebn, si virus fatal p\u00ebr t\u00eb ardhmen e PD.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua pak r\u00ebnd\u00ebsi ka, se p\u00ebrse zoti Berisha po flet vet\u00ebm tani, q\u00eb iu prek dinjiteti personal apo interesi personal dhe nuk foli m\u00eb par\u00eb. Thelbi q\u00ebndron se PD \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb e me k\u00ebto simptoma tejet t\u00eb dukshme: Skemat e vogla kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar vot\u00ebn. Lidhjet e shkurtra kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar meritokracin\u00eb. Llogarit\u00eb personale kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar interesin e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kuptuar nga shum\u00eb demokrat\u00eb dhe ata kan\u00eb shprehur vullnetin, q\u00eb z\u00ebri i tyre t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb nj\u00eb Kuvend! Nuk di sa jan\u00eb n\u00eb qytete t\u00eb tjera, por di sa jan\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. M\u00eb shum\u00eb se 70% e delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar p\u00ebrkrahin iden\u00eb, se Partia Demokratike duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb! Ka shum\u00eb prej tyre, q\u00eb nuk e gjejn\u00eb veten t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar tek zoti Berisha, por e shohin k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i ikur \u201cturpit\u201d t\u00eb n\u00ebnshtrimit ndaj kund\u00ebrshtarit; si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkundur sadopak situat\u00ebn e shesht\u00eb, q\u00eb mbizot\u00ebron prej koh\u00ebsh n\u00eb PD, ku t\u00eb gjith\u00eb i konformohen nj\u00eb barazie mediokre, por edhe si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb patur lidership frym\u00ebzues e fitues. Partia Demokratike nuk do projektohet kurr\u00eb p\u00ebrpara, n\u00eb qoft\u00eb se mbetet nj\u00eb klub i mbyllur k\u00ebndv\u00ebshtrimesh t\u00eb ngushta. Ekuilib\u00ebr, diversitet dhe kreativitet duhet t\u00eb jen\u00eb shtyllat e politikave t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja q\u00eb ky takim i madh politik i 11 Dhjetorit, t\u00eb ishte iniciuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij debati nga vet\u00eb drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike dhe jo t\u00eb humbej koh\u00eb duke u fshehur pas gishtit, apo duke tentuar mohimin e nj\u00eb realiteti, q\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebse evident. K\u00ebshtu do t\u00eb kishim p\u00ebrfituar 3 gj\u00ebra kryesore: Do t\u00eb kishim garancin\u00eb paraprake p\u00ebr nj\u00eb frym\u00eb pergjegjshm\u00ebrie dhe demokratizimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb PD, me ndryshimet e duhura statutore. Do t\u00eb kishim garancin\u00eb se d\u00ebshp\u00ebrimi i demokrat\u00ebve pas humbjes, nuk do ta kthente Kuvendin n\u00eb nj\u00eb gijotin\u00eb kund\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs. Do t\u00eb kishim mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb mos u ndar\u00eb, n\u00eb \u201ct\u00eb Berish\u00ebs\u201d dhe n\u00eb \u201ct\u00eb \u201cBash\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse takimit t\u00eb 11 Dhjetorit mund ti mungoje ndonj\u00eb nga k\u00ebto garanci, un\u00eb do t\u00eb jem aty, si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar. Nuk do jem aty p\u00ebr emra t\u00eb vecant\u00eb, por do t\u00eb jem n\u00eb respekt t\u00eb vullnetit t\u00eb \u00e7do shkodrani dhe \u00e7do demokrati, q\u00eb k\u00ebrkon jo thjesht z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb kryetari me nj\u00eb kryetar tjet\u00ebr, por q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb Parti Demokratike fituese, e cila bazohet tek vlerat dhe i jep vendin q\u00eb i takon \u00e7do demokrati, sipas meritokracise, kontributit, aft\u00ebsis\u00eb, sakrificave dhe fuqis\u00eb s\u00eb tij elektorale. Nuk kan\u00eb pse ndihen vet\u00ebm, e as t\u00eb anatemuar n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb till\u00eb, cilido qoft\u00eb vendimi i tyre, ata q\u00eb sa her\u00eb pati nevoj\u00eb Partia Demokratike, nuk na lan\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm. Kurr\u00eb nuk i kemi ofruar asgj\u00eb, vet\u00ebm u kemi k\u00ebrkuar. Le ta vazhdojm\u00eb \u201ctraditen\u201d, duke u k\u00ebrkuar, q\u00eb t\u00eb vendosin t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb jen\u00eb vetvetja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe reflektimi, \u00e7do analiz\u00eb m\u00eb ka treguar se s\u00ebmundja e r\u00ebnd\u00eb e PD, sh\u00ebrohet vet\u00ebm p\u00ebrmes vot\u00ebs. M\u00eb i afti dhe me i forti udh\u00ebheq! Politika e ka frik\u00eb t\u00eb aftin sepse aft\u00ebsia dhe talenti t\u00eb dhurojn\u00eb lirin\u00eb dhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rebeluar. Fatkeq\u00ebsisht, ne i kemi ikur parimit nr.1 t\u00eb demokracis\u00eb: Kemi fshehur gjendjen ton\u00eb! Kemi b\u00ebr\u00eb sikur s\u00ebmundja e mosrespektimit t\u00eb vot\u00ebs nuk ekziston!\u00a0 Vota e zgjidh k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, q\u00eb vendimi p\u00ebr zotin Berisha, thjesht sa e ka nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, jo p\u00ebr ndjek\u00ebs t\u00eb verb\u00ebr, dhe as p\u00ebr konformist\u00eb. Prandaj le t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpara, me nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr, si i vetmi shp\u00ebrblim i sigurt\u00eb, dhe me historin\u00eb, si gjykat\u00ebse t\u00eb vendimeve tona. Ndryshimi do t\u00eb thot\u00eb votim! Vot\u00ebbesim!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasjen n\u00eb Partin\u00eb Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha. N\u00eb postimin e tij n\u00eb rrjetet sociale, Spahia tregon se mb\u00ebshtet Berishan dhe do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e 11 Dhjetorit si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar. Postimi i plot\u00eb: VOTA ZGJIDH [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":222800,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-222799","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=222799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222799\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/222800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=222799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=222799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=222799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}