{"id":223834,"date":"2021-12-13T12:39:58","date_gmt":"2021-12-13T11:39:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=223834"},"modified":"2021-12-13T12:39:58","modified_gmt":"2021-12-13T11:39:58","slug":"dje-lindi-partia-berishiste-dhe-antiamerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dje-lindi-partia-berishiste-dhe-antiamerikane\/","title":{"rendered":"Dje lindi \u201cpartia\u201d berishiste dhe antiamerikane"},"content":{"rendered":"<p><strong>AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Po. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e djeshmja qe nj\u00eb dit\u00eb historike 31 vjet pas themelimit t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb par\u00eb pro-amerikane dhe euroatlantike, Partis\u00eb Demokratike. Dje lindi \u201cpartia\u201d berishiste- \u201cpartia\u201d antiamerikane dhe anti-euroatlantike. Ndodhi ajo q\u00eb pata parashikuar, erdhi data 12, njer\u00ebzit ik\u00ebn. Basha nuk u rr\u00ebzua. PD nuk u pushtua. As Ram\u00ebn nuk e rr\u00ebzuan, p\u00ebr fat t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, Shqip\u00ebria ka jo vet\u00ebm nj\u00eb lider politik t\u00eb shpallur NON-grata nga SHBA; jo vet\u00ebm nj\u00eb familje politike NONgrata, por edhe nj\u00eb organizat\u00eb politike antiamerikane q\u00eb, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Departamentit t\u00eb Shtetit, do t\u00eb jet\u00eb s\u00eb shpejti non-grata. Fakti q\u00eb 24 or\u00eb pas paralajm\u00ebrimeve t\u00eb forta t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, Sali Berisha e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, e tregon qart\u00eb q\u00ebllimin e tij: strukturimin e nj\u00eb force politike antiamerikane.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh Partis\u00eb Demokratike pro-amerikane t\u00eb 11 dhjetorit \u201890, organizata berishiste antiamerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaq\u00eb e di q\u00eb nuk kishte m\u00eb vend n\u00eb PD-n\u00eb e idealeve t\u00eb dhjetorit, n\u00eb partin\u00eb e student\u00ebve, ai i nd\u00ebrroi simbolet dhe vul\u00ebn, dhe shpejt, shum\u00eb shpejt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formalitet ligjor edhe emrin do ta ket\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo i jep fund nj\u00eb hipokrizie n\u00eb jet\u00ebn politike 30-vje\u00e7are n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend: po n\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb ka lider, familje dhe organizat\u00eb politike antiamerikane, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb legjitime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndajn\u00eb k\u00ebto ndjenja, q\u00ebllime dhe interesa antiamerikane. P\u00ebrfaq\u00ebsimi politik antiamerikan nga sot \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm tendenc\u00eb, vullnet, por edhe nj\u00eb organizat\u00eb politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, thash\u00eb mbr\u00ebm\u00eb, q\u00eb sado t\u00eb mundohesh nuk ua ndryshon rrjedh\u00ebn kur duan t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb till\u00eb, nuk jan\u00eb si f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e plot\u00ebson hart\u00ebn e lider\u00ebve dhe formacioneve politike antiamerikane n\u00eb Ballkan dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, me t\u00eb cilin bashk\u00eb me aleat\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb duhet t\u00eb merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoq\u00ebri gjithashtu. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ky \u00ebsht\u00eb produkt i p\u00ebrpjekjeve dhe motivimit personal t\u00eb Sali Berish\u00ebs, q\u00eb pas 31 vjet\u00ebsh doli hapur n\u00eb misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mb\u00ebshtetur fort nga trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam sigurisht mir\u00ebkuptues dhe aspak i l\u00ebnduar nga disa qindra demokrat\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me Sali Berish\u00ebs, arsyet e tyre reale t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb ndaj Lulzim Bash\u00ebs dhe PD-s\u00eb, i jan\u00eb bashkuar dje themelimit t\u00eb asaj organizate. Ata jan\u00eb demokrat\u00eb, pro per\u00ebndimor\u00eb dhe pro amerikan\u00eb dhe jan\u00eb aleat\u00ebt e mi, aleat\u00ebt e PD-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb madh: Mbr\u00ebm\u00eb e kisha dhe sot e kam at\u00eb shqet\u00ebsim, p\u00ebr mua edhe 100 demokrat\u00eb jan\u00eb shum\u00eb dhe duhet ndjekur \u00e7do rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019i ripasur dhe s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi kush ndihet m\u00eb i fort\u00eb, ku pa dyshim jan\u00eb forcat pro-per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Nuk mundem t\u00eb mos shfaq shqet\u00ebsim e m\u00ebrzi, dilema kur duhet t\u00eb votoj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr koleg\u00ebt e mi. Por kur nuk ke shteg tjet\u00ebr, aty do kalosh. Nuk do t\u00eb rresht asnj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr t\u00eb theksuar nevoj\u00ebn jetike p\u00ebr dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha, t\u00eb cilin e kam mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike, por pa ekuivok n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit. Demokrat\u00ebt duan rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs dhe jan\u00eb kund\u00ebr \u00e7do organizate antiamerikane t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin n\u00eb histori, sepse \u00e7do antiamerikan, aq me tep\u00ebr antiamerikanizmi i strukturuar i Sali Berish\u00ebs jan\u00eb thjesht dhe past\u00ebr ANTI- SHQIPTARIZEM!<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 18, n\u00eb Kuvendin e saj Komb\u00ebtar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe nj\u00eb her\u00eb vullnetin e saj proper\u00ebndimor t\u00eb vetin dhe t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.\/panorama.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ Po. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e djeshmja qe nj\u00eb dit\u00eb historike 31 vjet pas themelimit t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb par\u00eb pro-amerikane dhe euroatlantike, Partis\u00eb Demokratike. Dje lindi \u201cpartia\u201d berishiste- \u201cpartia\u201d antiamerikane dhe anti-euroatlantike. Ndodhi ajo q\u00eb pata parashikuar, erdhi data 12, njer\u00ebzit ik\u00ebn. Basha nuk u rr\u00ebzua. PD nuk u pushtua. As Ram\u00ebn nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183072,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-223834","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=223834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223834\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=223834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=223834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=223834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}