{
    "id": 223844,
    "date": "2021-12-13T12:45:35",
    "date_gmt": "2021-12-13T11:45:35",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=223844"
    },
    "modified": "2021-12-13T12:45:35",
    "modified_gmt": "2021-12-13T11:45:35",
    "slug": "kujt-i-perket-partia-demokratike-nga-ilir-levonja",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/kujt-i-perket-partia-demokratike-nga-ilir-levonja\/",
    "title": {
        "rendered": "Kujt i p\u00ebrket Partia Demokratike? &#8211; Nga Ilir Levonja"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Esht\u00eb fare e thjesht\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar se kujt i p\u00ebrket Partia Demokratike. Shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb nga sa e mendoni. Se shoh q\u00eb nuk ka mbetur loqe shkredhur n\u00ebp\u00ebr studio, duke sjell\u00eb gjithfar\u00ebsoj argumentesh, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn. Nuk fitohet me Amerik\u00ebn kund\u00ebr, t\u00eb thon\u00eb, megjith\u00ebse nga ana tjet\u00ebr e din\u00eb fare mir\u00eb, madje e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb \u00e7do gjymtyr\u00eb t\u00eb trupit se nuk fitohet as me Lulzim Bash\u00ebn. Dhe kan\u00eb hapur nj\u00eb tem\u00eb se kujt i p\u00ebrket partia.<\/p>\n<p>Esht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Me q\u00eb Sali Berisha ka zgjedhur aren\u00ebn e stadiumit komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb edhe Lulzim Basha. Jan\u00eb 22 mij\u00eb ndenj\u00ebse. Duken sheshit. Le ta hapin sfid\u00ebn. Kush e mbush dhe kush nuk e mbush aren\u00ebn. \u00cbsht\u00eb fare fare e thjesht\u00eb. Pastaj diskutoni se kujt i p\u00ebrket partia n\u00eb fjal\u00eb, cil\u00ebs frym\u00eb, asaj t\u00eb &#8221;demokrat\u00ebve llum&#8221;, atyre duarve p\u00ebrpjet\u00eb nga Saranda deri n\u00eb gryk\u00ebn e lumit Mat, Kuk\u00ebsin e Havzi Nel\u00ebs, apo karrikehumb\u00ebsave t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs? Apo lukut t\u00eb nd\u00ebrruar t\u00eb Grida Dum\u00ebs?<\/p>\n<p>Esht\u00eb fare e thjesht\u00eb. P\u00ebrse lodheni e krekoseni sikur ky Eskobari q\u00eb erdhi n\u00eb mes t\u00eb tensionit mes Rusis\u00eb dhe Amerik\u00ebs, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e zgjerimit t\u00eb NATO-s n\u00eb Europ\u00ebn Lindore, p\u00ebr baz\u00ebn e Ku\u00e7ov\u00ebs etj., u paska dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe koh\u00eb deri tek problemi Sali Berisha. Me q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe dita e korrupsionit, ju t\u00eb lar\u00ebt k\u00ebmb\u00eb e kok\u00eb nga leku apo eurot, p\u00ebrse heshtni p\u00ebr fatur\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebt po i paguajn\u00eb atij Beketit t\u00eb Agon Channel? Dilini p\u00ebr zot shqiptar\u00ebve, jo duke u denigruar Berish\u00ebn, por duke u ruajtuar kuletat! Por nuk e b\u00ebni. Jeni vet\u00ebm p\u00ebr byth\u00ebn tuaj. Jeni ajo rac\u00eb faqja e zez\u00eb, q\u00eb kurr\u00eb nuk e njeh sfid\u00ebn, por kulisat. Luft\u00ebn pa kompromis p\u00ebr t\u00eb mbajtur ve\u00e7 karriken. Nuk ka mbetur zgjedhje pa humbur ai Alibeaj, por prap\u00eb n\u00eb kryesi mbeti.<\/p>\n<p>Sot ka nj\u00eb dasim humner\u00eb mes demokrat\u00ebve dhe kryesis\u00eb q\u00eb mban firm\u00ebn. Lulzim Basha foli dje n\u00eb Art Turbina, nj\u00eb depo lufte e kthyer n\u00eb stall\u00eb, duke demonstruar haptazi se ka q\u00ebn\u00eb pro prishjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar. N\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje publike se do ta mbronte Teatrin me trupat e demokrat\u00ebve. Nuk e b\u00ebri. Edhe kjo nj\u00eb beteje e humbur e opozitarizmit, ku pa diskutim ai nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por dhe premtimin bosh se do e rind\u00ebrtonte ashtu si\u00e7 ishte. N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkush tjet\u00ebr ve\u00e7 nj\u00eb mistrec me xhel, nj\u00eb gjumash, nj\u00eb humb\u00ebs serial, sot edhe nj\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs q\u00eb i ra p\u00ebr pjes\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb larg nga Tirana e tij, pak a shum\u00eb nj\u00eb moshatar i tij Sebastian Kurz, Kryeministri i Austris\u00eb, dha menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqjen vet\u00ebm se u p\u00ebrfol. Sot nuk mban m\u00eb asnj\u00eb post, bile edhe n\u00eb parti. Ky xhelisti jon\u00eb flet p\u00ebr vjedhje zgjedhjesh, p\u00ebr non grata-n e Saliut etj. Madje gjoja i dh\u00ebmb p\u00ebr demokrat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb &#8221;kund\u00ebr&#8221; Amerik\u00ebn. Sot po zg\u00ebrdhihet sepse e ftoi Eskobari n\u00eb Uashington. Po u thot\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs. Oh, pika ty!<\/p>\n<p>Ti Lulzim Basha do mbahesh mend q\u00eb i nxjerr njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb dhe q\u00eb i braktis hashiqare, pa p\u00ebrmbushur asnj\u00eb mision. Vet\u00ebm sepse ke hallin e byth\u00ebs t\u00ebnde, jo t\u00eb demokrat\u00ebve. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb. Aty e ke aren\u00ebn komb\u00ebtare. Mbushe dhe dil, fillo protestat p\u00ebr akuzat q\u00eb b\u00ebn. Se fitoret nuk njohin kompromis, por vet\u00ebm sfid\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe juve q\u00eb mbushni kok\u00ebn me opinionet e ca t\u00eb shkoqurve n\u00ebp\u00ebr studio. Kujt i p\u00ebrket Partia Demokratike? I p\u00ebrket Sali Berish\u00ebs dhe demokrat\u00ebve? Apo Lulzim Bash\u00ebs me grupin e babaleve, t\u00eb k\u00ebnaqurve, &#8221;pro amerikan\u00ebve&#8221; etj? E keni kollaj, shikoni se kush mbush stadiumin, ai \u00ebsht\u00eb verdikti. T\u00eb tjerat jan\u00eb llogje n\u00eb radh\u00ebn e qum\u00ebshtit. Kaq!<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Esht\u00eb fare e thjesht\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar se kujt i p\u00ebrket Partia Demokratike. Shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb nga sa e mendoni. Se shoh q\u00eb nuk ka mbetur loqe shkredhur n\u00ebp\u00ebr studio, duke sjell\u00eb gjithfar\u00ebsoj argumentesh, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn. Nuk fitohet me Amerik\u00ebn kund\u00ebr, t\u00eb thon\u00eb, megjith\u00ebse nga ana tjet\u00ebr e din\u00eb fare [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2030,
    "featured_media": 223845,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        3365,
        1454
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-223844",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-analize",
        "9": "category-politike"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223844",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=223844"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223844\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/223845"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=223844"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=223844"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=223844"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}