{"id":224148,"date":"2021-12-14T15:43:15","date_gmt":"2021-12-14T14:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=224148"},"modified":"2021-12-14T15:43:15","modified_gmt":"2021-12-14T14:43:15","slug":"nga-armand-maho-basha-si-nje-rilindas-i-rames-ne-seline-e-pd-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-armand-maho-basha-si-nje-rilindas-i-rames-ne-seline-e-pd-se\/","title":{"rendered":"Nga Armand Maho\/ Basha, si nj\u00eb rilindas i Ram\u00ebs n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong>Armand Maho<\/strong>\u00a0\u2013<\/p>\n<p>Ngjarjet e dy dit\u00ebve t\u00eb fundit, po tregojn\u00eb se deputeti Lulzim Basha, nuk duhet t\u00eb ishte kurrsesi kryeari i asaj partie p\u00ebr tet\u00eb vite rresht. Mund t\u00eb b\u00ebnte fare mir\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e Rilindjes ku do i rrinte mjaft mir\u00eb kostumi i Endri Fug\u00ebs.<\/p>\n<p>Me deklaratat e tij p\u00ebr trazirat e vitit 1997, apo dhe p\u00ebr ngjarjet e 21 janarit, ai jo vet\u00ebm ofendoi demokrat\u00ebt, por gjuha me t\u00eb cil\u00ebn foli tregoi se s\u2019ka pasur asnj\u00ebher\u00eb q\u00ebllim ta sjell\u00eb PD n\u00eb pushtet. Ndoshta mund t\u00eb duket pak e ashp\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb tamam k\u00ebshtu. Ish kryetari q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebhiqte demokrat\u00ebt n\u00eb fitore foli si nj\u00eb militant mediok\u00ebr i Rilindjes.Them mediok\u00ebr se ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb nivel logjik e kuptojn\u00eb kush ishte shkaktari i k\u00ebtyre dy ngjarjeve mbi t\u00eb cilat e majta ka ngritur shtyllat e saj t\u00eb propagand\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb faturosh fajin tek e djathta p\u00ebr revolt\u00ebn e bandave komuniste t\u00eb vitit 1997, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mendje e s\u00ebmur\u00eb e nostalgjik\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs. Duket se ngjarjet e asaj kohe i riu Basha (<em>pse jo me prirje marksiste si shenj\u00eb fal\u00ebnderimi p\u00ebr burs\u00ebn q\u00eb mor<\/em>i), do i ket\u00eb ndjekur nga Hollanda me goj\u00ebn e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb bandave t\u00eb 97. Shum\u00eb nga ata jan\u00eb ende gjall\u00eb sot dhe mbrojn\u00eb m\u00eb pathos Bash\u00ebn, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb i lan\u00eb \u201csh\u00ebnden\u00eb\u201d k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>Basha s\u2019ka dashur kurr\u00eb ta kuptoj\u00eb se ai vit i mbrapsht\u00eb ishte nj\u00eb goditje ndaj shqiptaris\u00eb, k\u00ebtej dhe andej kufirit. Fakte dhe d\u00ebshmi ka plot. Po t\u00eb doj\u00eb mund t\u00eb pyes\u00eb ata q\u00eb sot nuk jan\u00eb dakord me paktin e tij me Ram\u00ebn\u2026 Marr\u00ebzia e asaj kohe s\u2019ishte gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se v\u00ebnia n\u00eb jet\u00eb e ndjenjave komuniste t\u00eb asaj pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, kryesisht sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb apo xhelat\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs, q\u00eb pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb vitit 1990 nuk kishin guxim t\u00eb shihnin n\u00eb sy shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ngjashme, jo m\u00eb pak t\u00eb sh\u00ebmtuar, Basha b\u00ebri dhe p\u00ebr ngjarjet e 21 janarit 2011. Kur po mbushen 11 vjet nga ajo sh\u00ebmti ish ministri i brendsh\u00ebm i asaj kohe ende se ka kuptuar se ajo ishte nj\u00eb l\u00ebvizje malinje e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar pushtetin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb ishte jet\u00ebsuar liberalizimi vizave dhe Ram\u00ebs n\u00eb detin e d\u00ebshp\u00ebrimit dhe panikut q\u00eb e kish kapluar nga humbja e shpres\u00ebs se do mundej ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyste ndonj\u00ebher\u00eb Sali Berish\u00ebn i duhej nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje. N\u00eb fakt demokrat\u00ebt e kishin kuptuar me koh\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tyre nuk kishin nj\u00eb lider t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Dukej q\u00eb larg se ai i cili duhej t\u2019i udh\u00ebhiqte ishte nj\u00eb adhurues i Edi Ram\u00ebs, i veprimeve t\u00eb tij, i diskursit t\u00eb tij. Dhe pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan n\u00ebn mesataren, Basha nuk u ngrit as n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, por ngeli nj\u00eb kopje e sh\u00ebmtuar e tij.<\/p>\n<p>Dhe ve\u00e7 k\u00ebsaj sot tregoi me nj\u00eb veprim t\u00eb ul\u00ebt se \u00ebsht\u00eb dhe qaraman. N\u00eb selin\u00eb ku tashm\u00eb po ndjehet si qiraxhi, thirri k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ambasador\u00ebt p\u00ebr t\u2019ju ankuar p\u00ebr demokrat\u00ebt q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb mbrapsht sht\u00ebpin\u00eb e tyre. N\u00eb rast se do kishte mb\u00ebshtetjen q\u00eb ai pretendon s\u2019do kishte nevoj\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb tilla t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, prej f\u00ebmije t\u00eb llastuar dhe frikacak.<\/p>\n<p>Akoma se ka kuptuar se pas kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit s\u2019mund ta shp\u00ebtoj\u00eb m\u00eb asgj\u00eb. Por, ve\u00e7 t\u00eb tjerave zhvillimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit tregojn\u00eb qartazi se sa i leht\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0p\u00ebr t\u2019u mundur Edi Rama. Edhe m\u00eb skeptiku e di fare mir\u00eb se n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje me Sali Berish\u00ebn, shanset q\u00eb Rama t\u00eb mbaj\u00eb pushtet i ka t\u00eb pakta. Prandaj si politikan hileqar q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditi PD-n\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, megjith\u00ebse me veten e ka pohuar tashm\u00eb se i kishte b\u00ebr\u00eb hesapet pa hanxhiun.<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs i duhet nj\u00eb Lulzim Bash\u00eb, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb Putin t\u00eb vendit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Ballkanit dhe Sali Berisha ishte nj\u00eb penges\u00eb serioze. Sa p\u00ebr ish-kryetarin e PD-s\u00eb, ai n\u00eb at\u00eb seli jo vet\u00ebm q\u00eb humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mysafir i saj, por me veprimet e tij p\u00ebr t\u2019u kapur fort pas bravave dhe vulave tregon se besimin e demokrat\u00ebve e ka shfryt\u00ebzuar fort p\u00ebr interesa personale dhe ekonomike.\u00a0 Jo vet\u00ebm q\u00eb i ka ofenduar por duket qart\u00eb se dhe i ka p\u00ebrbuzur, nj\u00ebsoj si shefi i tij n\u00eb krye t\u00eb rilindjes. Sepse po t\u00eb ishte e kund\u00ebrta sot nuk do kishte nevoj\u00eb t\u2019i lutej Yuri Kim q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb, por do ishin vet\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb do i dilnin p\u00ebr zot<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Armand Maho\u00a0\u2013 Ngjarjet e dy dit\u00ebve t\u00eb fundit, po tregojn\u00eb se deputeti Lulzim Basha, nuk duhet t\u00eb ishte kurrsesi kryeari i asaj partie p\u00ebr tet\u00eb vite rresht. Mund t\u00eb b\u00ebnte fare mir\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e Rilindjes ku do i rrinte mjaft mir\u00eb kostumi i Endri Fug\u00ebs. Me deklaratat e tij p\u00ebr trazirat e vitit 1997, apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":224149,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-224148","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224148\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/224149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}