{"id":224297,"date":"2021-12-15T12:02:18","date_gmt":"2021-12-15T11:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=224297"},"modified":"2021-12-15T12:02:18","modified_gmt":"2021-12-15T11:02:18","slug":"arrestimi-i-lefter-kokes-reagon-sali-berisha-spak-u-e-beri-terin-koke-turku-per-te-shpetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arrestimi-i-lefter-kokes-reagon-sali-berisha-spak-u-e-beri-terin-koke-turku-per-te-shpetuar\/","title":{"rendered":"Arrestimi i Lefter Kok\u00ebs, reagon Sali Berisha: SPAK-u e b\u00ebri Terin \u201ckok\u00eb turku\u201d p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Arrestimi i ish ministrit t\u00eb Mjedisit Lefter Koka gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme ka ngjallur shum\u00eb diskutime n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit. Personazhe politik\u00eb dhe publik\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb SPAK t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimet n\u00eb k\u00ebto pista p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi ka ardhur edhe reagimi nga ish kryeministri, Sali Berisha i cili e konsideroi arrestimin e Lefter Kok\u00ebs si \u201ckok\u00eb turku\u201d, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar sipas tij \u201ckrer\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb\u201d t\u00eb skandaleve korruptive. N\u00eb reagimin e tij, Berisha p\u00ebrmend kryeministrin Edi Rama dhe z\u00ebvend\u00ebs kryeministrin Arben Ahmetaj sit \u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afer\u00ebn korruptive ku mbeti i arrestuar dit\u00ebn e djeshme Lefter Koka.<\/p>\n<p>Postimi i Plot\u00eb nga Sali Berisha:<\/p>\n<p>Koka nuk eshte koka! SPAK-u b\u00ebri Terin \u201cKok\u00eb turku\u201d. Per te shpetuar Koken e Krimit! Miq duke mb\u00ebshtetur \u00e7do vendim p\u00ebr zbatimin e ligjit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, theksoj q\u00eb n\u00eb fillim se sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb padiskutim i drejt\u00eb vendimi p\u00ebr arrestimin e Ter Kok\u00ebs, ky arrestim vetem per nje cop\u00ebz te nj\u00eb mega afer\u00eb prej 430 milion\u00eb eurosh d\u00ebshmon sipas shprehjes popullore se u mbars malli dhe polli nj\u00eb mi. Me fjale te tjera po perdoret afera prej 3,4 milion euro e Terr Kokes ne kete rast hajduti i dobishem e megahajdutve mbi ate, per te mbyllur, per ti vene kapak aferes se madhe te djegesve prej 430 milion euro vjedhje shperdorim te fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal te kryesuar nga Edi Rama, Don Aga\u00e7io, Arben Ahmeti Erion Velia etj.<\/p>\n<p>Kjo, sepse me dhjetra e dhjetra dokumenta faktojn\u00eb se mega afera korruptive e Djegesave lidhet direkt me Kreun e Meduz\u00ebs, Edi Ram\u00ebn, zv. e tij Arben Ahmetin, famozin Don Aga\u00e7io, Lal Plehun, Erion Veliajn etj. Q\u00eb prej dat\u00ebs 7 Prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit t\u00eb PD denoncuan afer\u00ebn e rend\u00eb t\u00eb incenerator\u00ebve n\u00eb prezenc\u00eb te an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Blendi Himci, Eugen Isaj, etj. si edhe shum\u00eb ambientalist\u00ebve dhe qytetaris\u00eb s\u00eb Elbasanit. Por pas kesaj do te ishte Edi Rama qe do bente avokatin me kryesor te kesaj aferes dhe do shpallte djegesit si investim lege artis.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shkeljet ligjore q\u00eb raportoi dje SPAK u paraqit\u00ebn qart\u00eb nga ky departament q\u00eb para 6 vitesh. U tregua q\u00eb qeveria kish kryer 9 procedura brenda dit\u00ebs! U konstatua se kontrata e inceneratorit nuk kishte asnj\u00eb specifikim teknik, as cil\u00ebsie, as sasior, as standardi mjedisor, asgj\u00eb. Madje edhe skica teknike q\u00eb thoshte se do t\u00eb jepej n\u00eb aneks ishte nj\u00eb zhgarravin\u00eb q\u00eb nuk lexohet dot asnj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb turp q\u00eb botohet kjo zhgarravin\u00eb n\u00eb fletore zyrtare! Por ne ate kohe jo Lefter Koka por Edi Rama do paraqitej si avokati me kryesor publik i kesaj afere dhe shpallte djegesin e Elbasanit si investim lege artis.<\/p>\n<p>Pervec kesaj Lefter Koka nuk kishte 22 milion\u00eb euro n\u00eb buxhet e ministris\u00eb s\u00eb tij per djegesin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit. K\u00ebto para erdh\u00ebn direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj q\u00eb u aksidentua n\u00eb Shkup brenda n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb me personat q\u00eb grabiten milionat dhe vetkuptohet vetem me porosi te vet Edi Rames. Pasi u grabiten rreth 8 milion euro me djegesin e pare te Elbasanit, grupi tashme i strukturuar kriminal i qeveritarve me te larte Rama- Ahmetaj- Koka- Aga\u00e7io firmosen aferen tjet\u00ebr djegesin e Fierit, k\u00ebsaj rradhe p\u00ebr 30 milion\u00eb euro! K\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb ata nuk e botuan n\u00eb Fletore Zyrtare! Edhe kjo kontrat\u00eb p\u00ebr incenerator n\u00eb Fier nuk ka asnj\u00eb specifikim teknik p\u00ebr impiantin, thjesht jepen 30 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar impiantin me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb. Ve\u00e7 2 jav\u00eb m\u00eb pas, k\u00ebta korruptokrat\u00eb q\u00eb mor\u00ebn 30 milion\u00eb euro nga shteti firmosin me nj\u00eb Italian q\u00eb tua nd\u00ebrtoj\u00eb ai p\u00ebr vetem 15 milion\u00eb euro!<\/p>\n<p>Pra 30 \u2013 15 = 15 milion\u00eb euro n\u00eb xhep p\u00ebr 16 dit\u00eb! As nuk dihej cfar\u00eb do ngrihet pasi nuk ka asnj\u00eb specifikim teknik! Rama-Ahmetaj-Koka-Aga\u00e7io Bllako e vijuan afer\u00ebn edhe me Tiran\u00eb dhe perfshin\u00eb edhe Lal Plehun por kesaj here jo me 20 apo 30 milion euro por fiks me 128 milion\u00eb euro incineratori i Tiranes! As kjo kontrat\u00eb nuk u botua n\u00eb Fletore Zyrtare! As kjo kontrat\u00eb nuk jep asnj\u00eb specifikim teknik, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb edhe kur blen nj\u00eb autovetur\u00eb n\u00eb treg ajo ka t\u00eb sh\u00ebnuara t\u00eb gjitha specifikimet p\u00ebrkat\u00ebse. Por k\u00ebto ishin qindra miliona euro q\u00eb as nuk parashikoheshin n\u00eb buxhet! Pra, k\u00ebtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj. P\u00ebr ta mbuluar vjedhjen e tyre sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebta p\u00ebrdor\u00ebn para buxheti p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mediat. Mbi 100 milion\u00eb lek\u00eb reklama ju dhan\u00eb Arben dhe Karlo Malavites, Ymer \u00c7orapes. Prap\u00eb prokuroria nuk guxonte t\u00eb hetonte.<\/p>\n<p>Grupi i strukturuar kriminal Bllakon e b\u00ebri drejtor t\u00eb plehrave dhe ky dha nj\u00eb kontrat\u00eb 15 milion\u00eb euro nj\u00eb kompanie kur nderkoh\u00eb kishte anulluar tenderin! Nd\u00ebrkoh\u00eb, i ati i Bllakos paguhet nga kompania e inceneratoreve jo pak, por 10 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj!!! Prape SPAK u fsheh. Departamenti i Mjedisit n\u00eb PD kish shum\u00eb vite q\u00eb e ka denoncuar k\u00ebt\u00eb afere. Me iniciativen e vet b\u00ebri gati padit\u00eb penale qysh para dy vitesh p\u00ebr t\u00eb depozituar n\u00eb SPAK, por ish kryetari i pengoi p\u00ebrmbi 1 vit per arsye qe nuk i shpjegoj ndonji here kete denoncim. Ne shtator 2020 u lejua Departamenti q\u00eb t\u00eb depozitonte 3 padi penale, ndersa 3 padit\u00eb e incenerator\u00ebve ish kryetari i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit por si PD. Vepra penale e depozituar n\u00eb padi u sh\u00ebnua troc \u201cKrijim Grupi te strukturuar kriminal\u201c me q\u00ebllim vjedhjen e qindra miliona eurove p\u00ebrmed skem\u00ebs mafioze t\u00eb plehrave me propozime t\u00eb pak\u00ebrkuara dhe pa\u00e7ertifikuara.<\/p>\n<p>N\u00eb media doli sesi para 5 vitesh 3 nga 5 ministrat q\u00eb ju d\u00ebrgua p\u00ebr mendim kishin dal\u00eb kundra inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, por Edi Rama p\u00ebrmes Don Agacios miratoi VKM ndon\u00ebse shumica e ministrave e depozituan me shkrim q\u00ebndrimin kund\u00ebr! N\u00eb fillim t\u00eb 2021 kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte q\u00eb p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit ish ministri Koka kish krijuar 8 kompani fiktive p\u00ebr t\u00eb grabitur 3.6 milion\u00eb euro. K\u00ebto kompani nuk kishin asnj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb deklaruar, dhe asnj\u00eb fatur\u00eb malli t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr gjoja 3.6 milion\u00eb euro pun\u00eb nd\u00ebrtimesh! Po p\u00ebr incenrator\u00ebt e Fierit dhe Tiran\u00ebs, sa \u00ebsht\u00eb pjesa? Po SPAK pse nuk veproi? Edi Rama e dinte k\u00ebt\u00eb por e mori Lefter Kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota me k\u00ebto miliona euro. N\u00eb prag t\u00eb fillimit t\u00eb Parlamentit pastaj Rama e shkarkoi Terin pasi q\u00eb kish edhe informacionin nga SPAK dhe me gjas\u00eb e l\u00ebshoi si limon i shtrydhur per te shpetuar veten, Aga\u00e7ion Ahmetajn e Lal plehun. Ne te vertet SPAK kish marr\u00eb copy-paste fjalet nga padit\u00eb e depozituara q\u00eb para 1 viti, por nuk tregoi asgj\u00eb p\u00ebr ortaket e Kok\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb afere te r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Pra SPAK arrestoj Terr Koken apo hajdutin e \u201cdobishem\u201d te grupit te strukturuar kriminal por nuk tha nje fjale te vetme se cili ishte se cili iedhte roli i Edi Ram\u00ebs Don Aga\u00e7ios dhe Arben Ahmetajt q\u00eb dhan\u00eb parat\u00eb p\u00ebr miqt\u00eb e tyre, roli i Alqi Bllakosh n\u00eb t\u00eb gjitha aferat me incenerator\u00ebt perfshi afer\u00ebn me Porto Romanon ku u lidh kontrat\u00eb 15 milion\u00eb euroshe me nj\u00eb kompani nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte shpallur anullimi I tenderit. Roli i Erion Veliajt q\u00eb u perfshi me inceneratorin e Tiran\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas ligjit duhet t\u00eb shpreheshin t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore t\u00eb qarkut te Tiran\u00ebs. P\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, duket se SPAK sipas urdhrit politik t\u00eb Kreut t\u00eb Meduz\u00ebs Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb laj\u00eb duart me maj\u00ebn e ajsbergut, me nj\u00eb mini-afer\u00eb p\u00ebr 3 milion\u00eb euro nga vet\u00ebm 1 incenerator, dhe b\u00ebn sikur nuk sheh gjith\u00eb grupin e strukturuar kriminal q\u00eb ka vjedhur e po vjedh qindra miliona euro n\u00eb bashk\u00ebpunim me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend dhe heshtjen e atyre q\u00eb do duhej t\u00eb flisnin fort n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arrestimi i ish ministrit t\u00eb Mjedisit Lefter Koka gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme ka ngjallur shum\u00eb diskutime n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit. Personazhe politik\u00eb dhe publik\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb SPAK t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimet n\u00eb k\u00ebto pista p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. S\u00eb fundmi ka ardhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":224298,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-224297","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/224298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}