{"id":224918,"date":"2021-12-17T15:40:11","date_gmt":"2021-12-17T14:40:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=224918"},"modified":"2021-12-17T15:40:11","modified_gmt":"2021-12-17T14:40:11","slug":"drejtues-te-agjencise-shteterore-per-mbetjet-ne-kosove-vizitojne-landfillin-e-sharres-investim-i-jashtezakonshem-shpresojme-te-shkembejme-pervojen-me-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drejtues-te-agjencise-shteterore-per-mbetjet-ne-kosove-vizitojne-landfillin-e-sharres-investim-i-jashtezakonshem-shpresojme-te-shkembejme-pervojen-me-ju\/","title":{"rendered":"Drejtues t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Mbetjet n\u00eb Kosov\u00eb vizitojn\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs: Investim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, shpresojm\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejm\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn me ju"},"content":{"rendered":"<p>Zona e Trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb u vizitua nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila menaxhon t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e mbetjeve n\u00eb shtetin fqinj. Duke qen\u00eb se Kosova do t\u00eb nis\u00eb s\u00eb shpejti investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mbetjeve, kjo vizit\u00eb kishte si q\u00ebllim, inspektimin nga af\u00ebr t\u00eb projektit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb po zbatohet nga shoq\u00ebria kon\u00e7ensionare \u201cIntegrated Energy\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt ky grup kishte vizituar edhe landfillet e Malit t\u00eb Zi\u00a0 dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Pas vizit\u00ebs n\u00eb impiant ekspert\u00ebt nga Kosova theksuan se Zona e Menaxhimit t\u00eb Mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb modeli m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr tu ndjekur dhe p\u00ebr tu zbatuar edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Abdullah Haxhiu, Drejtori Ekzekutiv i Agjencis\u00eb\u00a0 Shtet\u00ebrore p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve n\u00eb Kosov\u00eb, i cili kishte vizituar dhe para 4 viteve vend depozitimin e Sharr\u00ebs, p\u00ebrpara se shoq\u00ebria kon\u00e7ensionare \u201cIntegrated Energy\u201d t\u00eb operonte, tha se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i madh dhe se ky investim \u00ebsht\u00eb i duhuri nga shteti Shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb para 4 vitesh. At\u00ebher\u00eb kam par\u00eb nj\u00eb depozitim jo t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb gjendje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mjedisin, p\u00ebr komunitetin af\u00ebr, p\u00ebr vet\u00eb stafin i cili punonte. Ka qen\u00eb gjendje e r\u00ebnd\u00eb. Tani un\u00eb t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn ndihem mir\u00eb kur pash\u00eb gjith\u00eb at\u00eb investim. Pastaj edhe procesi i kapsulimit q\u00eb ka filluar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb e b\u00ebr\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb edhe nga shteti shqiptar q\u00eb investon p\u00ebr trajtimin e mbetjeve\u201d, tha Abdullah Haxhiu, Drejtori Ekzekutiv i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsin Teknik p\u00ebr Infrastruktur\u00ebn e Mbetjeve n\u00eb Kosov\u00eb, Inxhinier Edmond Halimi, kjo teknologji bashk\u00ebkohore si ajo e p\u00ebrdorur n\u00eb qelizat punuese apo n\u00eb kapsulim, duhet t\u00eb jet\u00eb referenc\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00eb s\u00eb pari ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr mikpritjen. Un\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inxhinierit teknik kemi ardhur t\u00eb shikoj pun\u00ebn tuaj dhe standardet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb investim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. E shoh nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Duke marr\u00eb parasysh pjes\u00ebn e kapsulimit dhe pun\u00ebs me qelizat punuese shoh nj\u00eb p\u00ebrparim shum\u00eb t\u00eb madh. Ne jemi m\u00eb mbrapa se ju dhe shpresoj t\u2019i shk\u00ebmbejm\u00eb k\u00ebto p\u00ebrvoja me ju\u201d, tha Halimi P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Agjencis\u00eb\u00a0 Shtet\u00ebrore p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve n\u00eb\u00a0 Kosov\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb ky shk\u00ebmbim eksperiencash me \u201cIntegrated Energy\u201d t\u00eb vijoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zona e Trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Tiran\u00eb u vizitua nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila menaxhon t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e mbetjeve n\u00eb shtetin fqinj. Duke qen\u00eb se Kosova do t\u00eb nis\u00eb s\u00eb shpejti investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mbetjeve, kjo vizit\u00eb kishte si q\u00ebllim, inspektimin nga af\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":224919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-224918","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/224919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}