{"id":225144,"date":"2021-12-18T13:06:12","date_gmt":"2021-12-18T12:06:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=225144"},"modified":"2021-12-18T13:07:04","modified_gmt":"2021-12-18T12:07:04","slug":"artan-fuga-me-vjen-keq-por-shqiperia-nuk-hyn-ne-be-deri-ne-vitin-2050","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/artan-fuga-me-vjen-keq-por-shqiperia-nuk-hyn-ne-be-deri-ne-vitin-2050\/","title":{"rendered":"Artan Fuga: M\u00eb vjen keq, por Shqip\u00ebria nuk hyn n\u00eb BE deri n\u00eb vitin 2050"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga, gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive, ka folur rreth ngjarjeve m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb po ndodhin n\u00eb vendin ton\u00eb, si\u04ab \u00ebsht\u00eb ajo e tipareve t\u00eb nj\u00eb populli dhe karakteristikat etnokulturore apo t\u00eb psikologjis\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Kumtari: Profesor, ju jeni marr\u00eb shum\u00eb me studimin e sjelljes ton\u00eb si popull, ku\u00a0keni dhjet\u00ebra artikuj dhe disa libra shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. A mund t\u00eb na p\u00ebrshkruani 5 defektet dhe 5 avantazhet q\u00eb ka kjo shoq\u00ebri dhe cilat kan\u00eb dominuar mbi tjetr\u00ebn?<\/p>\n<p>Prof. Fuga:\u00a0\u201cTjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria, dhe tjet\u00ebr kombi, tjet\u00ebr populli, tjet\u00ebr raca, tjet\u00ebr qytetar\u00ebt, etj. Madje tjet\u00ebr jan\u00eb tiparet e qen\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb populli dhe tjet\u00ebr karakteristikat etnokulturore apo t\u00eb psikologjis\u00eb sociale n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar. Aq shum\u00eb sa shpesh nuk ka defekte apo merita t\u00eb ndara, ato jan\u00eb bashk\u00eb.<br \/>\nM\u00eb shum\u00eb akoma, un\u00eb i q\u00ebndroj ides\u00eb se nuk ka \u201cthelbe\u201d t\u00eb paluejtshme karakteristike t\u00eb popullit, por sjellje t\u00eb tij sipas kontekstit. Megjithat\u00eb meq\u00eb m\u00eb pyesni, ajo q\u00eb ve re un\u00eb n\u00eb studimet e mia \u00ebsht\u00eb se n\u00eb dekadat e fundit ka mjaft njer\u00ebz q\u00eb marrin nj\u00eb edukat\u00eb ku grupi, familja, klani, fisi mbisundojn\u00eb mbi individin.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr historike dhe harrojn\u00eb shpejt. Po ashtu n\u00eb familje ka nj\u00eb edukat\u00eb shum\u00eb autoritare q\u00eb prodhon qytetar\u00eb pasiv\u00eb, dhe mbi t\u00eb gjitha sikurse shihet nuk jemi t\u00eb lidhur me trojet dhe vendin e t\u00eb par\u00ebve dhe si pragmatist\u00eb ikim, nuk di se ku, dhe q\u00eb andej k\u00ebnaqemi se kemi b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e mir\u00eb duke par\u00eb vendin n\u00eb mjerim. Ngaq\u00eb jemi pak nuk e njohim forc\u00ebn e ligjit aq shum\u00eb sepse m\u00eb shum\u00eb i n\u00ebnshtrohemi disa rregullave morale, turpi, nderi, fjala, miq\u00ebsia. Por popullsia e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb joagresive, e but\u00eb, e durueshme, e n\u00ebnshtruar, pak fataliste dhe q\u00eb nuk do shum\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb gjat\u00eb. E adhurojm\u00eb t\u00eb fortin, inferior\u00eb ndaj t\u00eb huajve, q\u00ebllon q\u00eb gj\u00ebn\u00eb nuk e themi n\u00eb sy, sepse nuk e duam belan\u00eb, pak t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb sjellje\u201c.<\/p>\n<p>Kumtari:Profesor Fuga ju jeni pedagog prej vitesh, un\u00eb kam hasur nj\u00eb konsensus tep\u00ebr interesant, pozitiv, t\u00eb shum\u00eb ish-student\u00ebve tuaj p\u00ebr ju. A mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrmblidhni shkurtimisht gjendjen e arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri? Si \u00ebsht\u00eb arsimi, a \u00ebsht\u00eb konkurues me vendet e tjera, krahasuar edhe me vende t\u00eb rajonit apo Evrop\u00ebs ku ju jepni m\u00ebsim?<\/p>\n<p>Fuga: \u201cPara se arsimi t\u00eb jap\u00eb frytet e veta, duhet q\u00eb shoq\u00ebria t\u2019i tregoj\u00eb qen\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb objektivash d\u00ebshiron t\u00eb realizoj\u00eb. P\u00ebr mua arsimi parauniversitar, sidomos shkolla e mesme, ka dal\u00eb komplet jasht\u00eb shinave t\u00eb arsyes, t\u00eb formimit bashk\u00ebkohor, dhe ka nj\u00eb naivitet t\u00eb uluritsh\u00ebm. Teza idiote e provimit t\u00eb matur\u00ebs p\u00ebr Turin \u00ebsht\u00eb sumumi i asaj q\u00eb ndodh. Nuk e kam me ask\u00ebnd, por gjykoj nga studimi i programeve dhe i pjes\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb teksteve. Ato jan\u00eb dije q\u00eb nuk jan\u00eb ve\u00e7se fjali t\u00eb mbledhura pa kuptim q\u00eb k\u00ebrkohen t\u00eb mbahen p\u00ebrmendsh n\u00eb tru dhe nuk vlejn\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kumtari: Krahasim me shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Per\u00ebndim?<\/p>\n<p>Fuga: \u201cMos b\u00ebj shaka! Atje m\u00ebsuesi i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u00ebsht\u00eb autoritet lokal, dijetar.<br \/>\nKurse universitetet nuk formojn\u00eb profesione, por ende t\u00eb drejtuara te formimi abstrakt. Por kjo \u00ebsht\u00eb histori e gjat\u00eb. E p\u00ebrs\u00ebris se pa u hedhur n\u00eb koshin e plehrave ligji p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, as mos prisni ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb hajrit\u201c!<\/p>\n<p>Kumtari:Profesor, duke qen\u00eb njoh\u00ebs dhe kontribues n\u00eb sektorin e medias, me brezat e gazetar\u00ebve q\u00eb keni edukuar, shto k\u00ebtu edhe pranin\u00eb tuaj n\u00eb media\u2026 A mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkruani gjendjen e medias n\u00eb Shqip\u00ebri? Raportet me lirin\u00eb, Programacionet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi?<\/p>\n<p>Fuga:\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon trajtime n\u00eb v\u00ebllime t\u00eb t\u00ebra. P\u00ebrmbajtja t\u00ebr\u00ebsisht e drejtuar nga politika, nga lajmet nga Tirana, me karakter gjeneralist, me pron\u00ebsi familjare, e ushqyer gjoja nga reklama, n\u00eb shum\u00eb media e centralizuar si pron\u00ebsi, duke qen\u00eb edhe media q\u00eb transmeton, edhe q\u00eb prodhon, edhe q\u00eb jep sinjal p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebt. Nuk ndodh askund\u201c.<\/p>\n<p>Kumtari: Po media sociale? A e ka z\u00ebvend\u00ebsuar median tradicionale? \u00c7far\u00eb sfid\u00eb ka sot media e profesionist\u00ebve p\u00ebrball\u00eb medias s\u00eb qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Fuga:\u00a0\u201cMedia sociale nuk ka at\u00eb q\u00ebllim. Nuk ka si funksion t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb median lineare.<br \/>\nSepse edhe n\u00eb median sociale ka media sociale profesioniste dhe qytetare. Ka nj\u00eb ndarje, rinia \u00ebsht\u00eb n\u00eb web, moshat e pjekura dhe lart jan\u00eb n\u00eb tv, pensionist\u00ebt e moshave t\u00eb shtyra jan\u00eb te kioska e gazetave. Tv \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shtresat me pak t\u00eb ardhura, periferike urbane dhe q\u00eb ushtrojn\u00eb profesione klasike. Pra, ka nj\u00eb ndarje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb sipas shtresave t\u00eb saj n\u00eb informacionin q\u00eb merr. Kjo e \u00e7an dhe e p\u00ebr\u00e7an shoq\u00ebrin\u00eb. Kemi mij\u00ebra t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kumtari:Po flitet shum\u00eb p\u00ebr rrezikun e rrjeteve sociale n\u00ebn drit\u00ebn e denoncimeve t\u00eb brendshme t\u00eb dala nga fb- akuza kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb fb vepron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb algoritmeve dhe algoritmet jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb nxisin sherret dhe konflikte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shume koh\u00eb aty, p\u00ebr rrjedhoj fb fiton m\u00eb shum\u00eb nga reklamat! Cila \u00ebsht\u00eb ana pozitive q\u00eb ju shihini dhe a ja vlen\u00eb barra qiran\u00eb?<\/p>\n<p>Fuga:Pse mediat klasike nuk e nxisin? Kush e ka nxitur k\u00ebt\u00eb shekull apo n\u00eb shekullin e XX? Mediat sociale? Mediat sociale varet si i p\u00ebrdor, i p\u00ebrdorin edhe demokrat\u00ebt, edhe konservator\u00ebt, edhe paq\u00ebsor\u00ebt, edhe terrorist\u00ebt? Si vetur\u00ebs, varet kush i jep.\u00a0Mediat sociale jan\u00eb t\u00eb bekuara nga Zoti!<\/p>\n<p>Kumtari juaj m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb jokonformiste, por t\u00eb shohim sa do t\u00eb rezistoj\u00eb!<br \/>\nKumtari: Faleminderit p\u00ebr fjal\u00ebt e mira, do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb ashtu si\u00e7 na keni perceptuar\u201d.<\/p>\n<p>Kumtari: N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj, a do t\u00eb arrij\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb integrohet strukturalisht n\u00eb Evrop\u00eb? Kur mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Fuga: \u201cKu e di un\u00eb? Un\u00eb nuk u jap p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb tilla q\u00eb nuk kam si ta di.<br \/>\nNdofta 50 vjet, ndofta asnj\u00ebher\u00eb!Por jo m\u00eb par\u00eb sesa gjysm\u00ebs t\u00eb shekullit! Un\u00eb di nj\u00eb gj\u00eb.<br \/>\nKlasa politike, biznesmen\u00ebt e m\u00ebdhenj, grupe t\u00eb korruptuara, media t\u00eb caktuara, diplomat\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, qeveritar\u00eb, nuk duan integrimin e vendit n\u00eb Europ\u00eb. Sondazhet q\u00eb ka delegacioni europian p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb krejt t\u00eb pav\u00ebrteta dhe jo profesionale. T\u00eb m\u00eb japin mund\u00ebsi t\u00eb drejtoj nj\u00eb sondazh dhe do t\u2019a nxjerr fotografin\u00eb si duhet. At\u00ebhere do t\u00eb shohin se kush \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Populli mbase e d\u00ebshiron? Intelektual\u00ebt gjithashtu! Un\u00eb vet\u00eb jam proevropian! Por drejtuesit e shoq\u00ebris\u00eb aspak. Imagjino burokrat\u00ebt e zyrave, drejtuesit e niveleve t\u00eb ndryshme! L\u00ebre se \u00e7far\u00eb thon\u00eb, shih se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb! Sa her\u00eb afrohet integrimi, aq her\u00eb ndodh nj\u00eb kriz\u00eb? Kujtoni ju se nuk kan\u00eb lidhje\u201c?<\/p>\n<p>Kumtari: N\u00eb librat tuaj jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpesh zgjidhje\/receta p\u00ebr probleme t\u00eb koklavitura -si prona \u2013 por nuk ka reagim! Nuk i kan\u00eb lexuar librat apo???<\/p>\n<p>Fuga:\u201cI kan\u00eb lexuar dhe i urrejn\u00eb! \u00c7\u00ebshtje interesash jo dijesh\u201d!<\/p>\n<p>Kumtari: N\u00ebse do t\u2019ju k\u00ebrkonin k\u00ebshill\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb njejten \u00e7\u00ebshtje Sali Berisha dhe Edi Rama si do vepronit?<\/p>\n<p>Fuga: \u201cT\u00eb dyve do t\u2019ua jepja! Madje \u00e7do shqiptari q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb fjal\u00eb nga un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kumtari: N\u00ebse do t\u2019ju k\u00ebrkonte nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb ambasadori BE apo ambasadori amerikane \u00e7far\u00eb do t\u2019u sugjeroje n\u00eb lidhje me daljet publike?<\/p>\n<p>Fuga:Do t\u2019u p\u00ebrgjigjesha kur t\u00eb m\u2019a b\u00ebnin pyetjen!<\/p>\n<p>Kumtari: Pse Shqiperia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb dhe ndoshta n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ambasador\u00ebve u jep edhe jet\u00eb publike?<\/p>\n<p>Fuga: \u201cSepse jemi vend i vog\u00ebl, pa lidhje kulturore me t\u00eb tjer\u00ebt, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ky\u00e7i gjeostrategjik i ndarjes Lindje \u2013 Per\u00ebndim, sepse kemi klas\u00eb politike pa k\u00ebllqe ta mbaj\u00eb vet\u00eb drejtimin q\u00eb duhet, sepse prej dekadash jemi n\u00eb \u201cprovim\u201d p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian, sepse kemi pasur nevoj\u00eb p\u00ebr ta, sidomos \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, por edhe se jemi paksa naiv\u00eb. Kur kryeministri deklaron p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb se \u00ebsht\u00eb e mikut edhe e Zotit, duke e ngat\u00ebrruar me sht\u00ebpin\u00eb e rregulluar sipas normave kanunore, pra Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb them tjet\u00ebr? F\u00ebrkoj syt\u00eb dhe them: O Zot b\u00ebje \u00ebnd\u00ebrr\u201c!<\/p>\n<p>Kumtari: Para pyetjes s\u00eb fundit, doja t\u2019u b\u00ebj nj\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me familjen. Ku \u00ebsht\u00eb dhe ku po shkon familja shqiptare?<\/p>\n<p>Fuga:\u00a0\u201cStreha e fundit e shqiptarit\u201d<\/p>\n<p>Kumtari: Debat i madh p\u00ebr vaksinat? Ju \u00e7far\u00eb i thoni nj\u00eb njeriu q\u00eb heziton?<\/p>\n<p>Fuga: \u201cT\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb hezitoj\u00eb se asgj\u00eb t\u00eb sigurt nuk ka, por t\u00eb vaksinohet! Ja them sikurse ja them vetes sime\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga, gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive, ka folur rreth ngjarjeve m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb po ndodhin n\u00eb vendin ton\u00eb, si\u04ab \u00ebsht\u00eb ajo e tipareve t\u00eb nj\u00eb populli dhe karakteristikat etnokulturore apo t\u00eb psikologjis\u00eb sociale. Kumtari: Profesor, ju jeni marr\u00eb shum\u00eb me studimin e sjelljes ton\u00eb si popull, ku\u00a0keni dhjet\u00ebra artikuj dhe disa libra shkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":225147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-225144","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=225144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/225147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=225144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=225144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=225144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}