{"id":225632,"date":"2021-12-20T15:21:20","date_gmt":"2021-12-20T14:21:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=225632"},"modified":"2021-12-20T15:21:20","modified_gmt":"2021-12-20T14:21:20","slug":"kush-humbi-dhe-kush-fitoi-brenda-dhe-jashte-partise-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kush-humbi-dhe-kush-fitoi-brenda-dhe-jashte-partise-demokratike\/","title":{"rendered":"Kush humbi dhe kush fitoi brenda dhe jasht\u00eb partis\u00eb demokratike?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga<\/p>\n<p>Pas ngjarjeve, dy kuvendeve paralele dhe nj\u00eb referendumi p\u00ebr shkarkimin e z. Lulzim Basha, duket se partia demokratike ndodhet e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb baza e partis\u00eb aq sa t\u00eb shihet qart\u00eb, forumet kryesore t\u00eb saj, kuvendi komb\u00ebtar, k\u00ebshilli komb\u00ebtar dhe grupi i deputet\u00ebve jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb k\u00ebtu nuk i hyj problemit se kush ka shumic\u00ebn, \u00e7ka jo vet\u00ebm q\u00eb del p\u00ebrtej interesimit tim, por edhe nuk m\u00eb duket e r\u00ebnd\u00ebsishme h\u00ebp\u00ebrh\u00eb. Por pyetja mbetet: Kush fitoi dhe \u00e7far\u00eb fitoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cp\u00ebrleshje\u201d politike, kush humbi dhe \u00e7far\u00eb humbi n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt politik q\u00eb nisi pas z. Lulzim Basha e nxori zotin Sali Berisha jasht\u00eb grupit t\u00eb deputet\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, sipas k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb ambasadores amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u2019i shohim faktor\u00ebt politik\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>1. Cfar\u00eb humbi partia demokratike e para shpalljes non grata e z. Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs?<\/p>\n<p>Partia demokratike u p\u00ebr\u00e7a.\u00a0 Midis pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb forumeve t\u00eb larta t\u00eb partis\u00eb ka hyr\u00eb konflikti. Ai ka shkuar aq larg sa nuk mundet m\u00eb t\u00eb shpresohet se hendeku do t\u00eb mbyllet. P\u00ebrtej p\u00ebr\u00e7arjes politike, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr\u00e7arja simbolike, kjo e fundit edhe m\u00eb e eg\u00ebr dhe m\u00eb e pam\u00ebshirshme. Nj\u00eb pal\u00eb e quan pal\u00ebn tjet\u00ebr antiamerikane, enveriste, kurse pala tjet\u00ebr e quan t\u00eb par\u00ebn si sh\u00ebrb\u00ebtore e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe z. Lulzim Basha si i marr\u00eb peng prej tij.<\/p>\n<p>Fuqia elektorale e partis\u00eb demokratike t\u00eb para 25 prillit \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar duke imagjinuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar, duke u ndar\u00eb n\u00eb dy gjysma t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb q\u00eb nes\u00ebr pasnes\u00ebr n\u00eb fushat\u00eb elektorale dhe p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme elektorati t\u00eb ndahet n\u00eb dy gjysma, \u00e7ka t\u00eb ul\u00eb numrin e deputet\u00ebve t\u00eb dal\u00eb apo t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb shanset p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kryetar\u00eb bashkish n\u00eb qytetet e m\u00ebdha e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fati i partive me prirje autoritariste. Kur menj\u00ebher\u00eb pas 25 prillit theksova menj\u00ebher\u00eb duke i k\u00ebrkuar publikisht lidershipit demokrat q\u00eb partia demokratike duhet t\u00eb demokratizohet se p\u00ebrndryshe do t\u00eb ndodhej para katastrof\u00ebs, nuk dija asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte pak jav\u00eb m\u00eb pas, shpallja non grata e z. Sali Berisha. Por, e dija se nj\u00eb parti e dal\u00eb e humbur nga zgjedhjet, me nj\u00eb kryetar dhe nj\u00eb kryesi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nuk jepte dor\u00ebheqje, nuk mund t\u00eb gjente energji p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer kriz\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb mos tani, pak m\u00eb von\u00eb. Kuptoja demokrat\u00ebt e baz\u00ebs q\u00eb nuk kishin m\u00eb asnj\u00eb besim te lidershipi i partis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pra partia demokratike e para 25 prillit humbi r\u00ebnd\u00eb nga kjo p\u00ebr\u00e7arje. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt qesharake dhe paradoksale, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb festonte ardhjen n\u00eb pushtet, feston nj\u00ebra gjysm\u00eb shkat\u00ebrrimin e tjetr\u00ebs. Kjo ndodhi, e theksoj, sepse z. Lulzim Basha, p\u00ebr arsyet q\u00eb i di ai nuk pati as fuqin\u00eb, as energjin\u00eb, as vullnetin p\u00ebr ta demokratizuar partin\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>2. Cfar\u00eb humbi pjesa e partis\u00eb demokratike e z. Lulzim Basha dhe \u00e7far\u00eb fitoi ajo pas 18 dhjetorit?<\/p>\n<p>Ka humbur nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb elektoratit \u00e7ka u shpreh edhe n\u00eb shifrat e referendumit dhe n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb t\u00eb. Ka humbur nj\u00eb grup t\u00eb konsideruesh\u00ebm deputet\u00ebsh dhe ka m\u00eb pak fuqi parlamentare sesa m\u00eb par\u00eb. I kan\u00eb ikur figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj q\u00eb kishin rol n\u00eb k\u00ebshillin komb\u00ebtar. Mbi t\u00eb gjitha z. Lulzim Basha ka humbur legjitimitetin e m\u00ebparsh\u00ebm e marr\u00eb si dhurat\u00eb nga lideri karizmatik dhe tani i duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb legjitimitet tjet\u00ebr personal. A do t\u00eb ket\u00eb fuqi ta krijoj\u00eb, kur n\u00eb ligj\u00ebrimin e tij, e quan partin\u00eb demokratike qysh n\u00eb lindjen e saj si vep\u00ebr e partis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs dhe anatemon t\u00eb gjith\u00eb qeverisjen demokrate? Por, a mund t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb? Si demokrat i duhet ta mbroj\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn demokrate, por si kund\u00ebrshtar i liderit karizmatik demokrat i duhet ta hedh\u00eb n\u00eb kosh historin\u00eb e kaluar demokrate?\u00a0 Si do t\u2019ja b\u00ebj\u00eb, ai e di!!!<\/p>\n<p>Partia demokratike e z. Lulzim Basha, sikurse tenton t\u00eb quhet, ka humbur pesh\u00ebn politike n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb z\u00ebri i vet\u00ebm i opozit\u00ebs, plot edhe me t\u00eb tjera speca djeg\u00ebs q\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb g\u00eblltis\u00eb n\u00eb Kuvend. Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm u duhet t\u00eb negociohet edhe me grupin e\u00a0 deputet\u00ebve me lideri z. Sali Berisha. Kurse po qe se do t\u00eb shpalleshin zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor, duhet t\u00eb llogaris\u00eb q\u00eb ka humbur dhjet\u00ebra mij\u00ebra vota q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrcaktim n\u00eb krye t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Kuvend n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb tanim\u00eb me dy opozita t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara dhe me strategji dhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme politike, sesa me nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb unifikuar si deritani.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt aktual\u00eb q\u00eb ndjekin zotin Lulzim Basha sigurisht g\u00ebzojn\u00eb pushtetin parlamentar q\u00eb jep karrikja e deputetit. Por, n\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb arsye a nj\u00eb tjet\u00ebr b\u00ebhen zgjedhjet e tjera, secili prej atyre deputet\u00ebve ka dy her\u00eb, s\u00eb paku, m\u00eb pak shanse p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur deputet sesa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se kjo pjes\u00eb e partis\u00eb demokratike ka fituar sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar nga pesha e z. Sali Berisha. Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cfitore\u201d pa vler\u00eb, sepse drejtuesi karizmatik i partis\u00eb demokratike tashm\u00eb ishte n\u00eb ikje e sip\u00ebr dhe nuk kishte asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe mund\u00ebsi t\u00eb rikthehej n\u00eb jet\u00ebn politike. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb shuarje politike t\u00eb ngadalt\u00eb apo t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrball\u00eb i \u201cringjallur\u201d politikisht!?<\/p>\n<p>Pra, sloganet dhe thirrjet se fituam sepse b\u00ebm\u00eb gjoja kuvendin e 18 dhjetorit, jan\u00eb krejt\u00ebsisht pa vler\u00eb reale sepse humbjet e p\u00ebsuara e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb Kuvend si fitoret e Pirros s\u00eb Epirit! Humbjet jan\u00eb aq t\u00eb pallogaritshme saq\u00eb \u00e7do thirrje p\u00ebr fitore \u00ebsht\u00eb qesharake! Un\u00eb nuk e di n\u00ebse nes\u00ebr do t\u00eb kishte zgjedhje, a do t\u00eb mundej ky grupim t\u00eb nxirrte edhe nj\u00eb deputet t\u00eb vet\u00ebm! Nuk jam i sigurt!<\/p>\n<p>3. Cfar\u00eb humbi dhe \u00e7far\u00eb fitoi grupimi i partis\u00eb demokratike i drejtuar nga z. Sali Berisha?<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shkuar me k\u00ebt\u00eb grupim, shumica e tyre, kan\u00eb rritur shanset p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Edhe ata kan\u00eb nj\u00eb elektorat t\u00eb reduktuar, sikurse edhe grupi i z. Lulzim Basha, por n\u00eb partin\u00eb demokratike para p\u00ebr\u00e7arjes ata gjykonin se nuk do t\u00eb kishin m\u00eb t\u00eb ardhme politike. Lulzim Basha do t\u2019i \u201cq\u00ebronte\u201d ata sikurse b\u00ebri me ish drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partis\u00eb demokratike m\u00eb par\u00eb. Madje ata nuk duronin dot q\u00eb ishin kthyer n\u00eb figura krejt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb a t\u00eb tret\u00eb n\u00eb parti, t\u00eb injoruar nga kryetari, i cili po merrte kompetenca t\u00eb centralizuara. Ata shihnin me mospranim edhe faktin q\u00eb ish kryetari i tyre dilte gjithmon\u00eb humb\u00ebs n\u00eb betej\u00ebn me z. Edi Rama.<\/p>\n<p>Ky grupim investonte politikisht, por t\u00eb gjitha rezultatet shkonin n\u00eb favor t\u00eb lidershipit t\u00eb ish partis\u00eb demokratike para p\u00ebr\u00e7arjes.<\/p>\n<p>Vet\u00eb z. Sali Berisha humbi shum\u00eb me shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, po ashtu p\u00ebsoi edhe goditjen brinjazi nga ana e z. Lulzim Basha t\u00eb cilin e solli n\u00eb parti me katapult\u00eb dhe i sh\u00ebrbente n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paternaliste si nj\u00eb mburoj\u00eb. Madje edhe n\u00eb Kongresin paszgjedhor, ndon\u00ebse partia demokratike si pasoj\u00eb e nj\u00eb strategjie krejt t\u00eb d\u00ebshtuar humbi zgjedhjet, z. Sali Berisha nuk u ndje, por e rizgjodhi kryetar z. Lulzim Basha me nj\u00eb rezultat stalinist.<\/p>\n<p>Por, nga e gjitha kjo p\u00ebr\u00e7arje, z. Sali Berisha, n\u00eb fund fitoi. Nga nj\u00eb deputet i vetmuar pa ndonj\u00eb rol n\u00eb fund t\u00eb sall\u00ebs t\u00eb Kuvendit, tani ai sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, paraqitet me nj\u00eb fuqi t\u00eb re, me grup t\u00eb ri deputet\u00ebsh, madje edhe potencialisht n\u00eb aleanc\u00eb me deputet\u00eb dhe jasht\u00eb grupit t\u00eb deputet\u00ebve demokrat\u00eb. Do apo nuk do Rama, apo Basha, Berisha \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb jet\u00ebn parlamentare si kontribuues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte thjesht nj\u00eb z\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe i vetmuar.<\/p>\n<p>Elektorati i gjer\u00eb demokrat nuk kishte se \u00e7far\u00eb t\u00eb humbte m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte humbur. Ai ishte krejt i pap\u00ebrfaq\u00ebsuar politikisht. Luga bosh se do t\u00eb fitojm\u00eb zgjedhjet e ardhshme nuk e ngopte fare. V\u00ebrtet humbi partin\u00eb demokratike monolitike, por \u00e7far\u00eb i duhej ajo parti kur vet\u00ebm i k\u00ebrkonte sakrifica dhe nuk i jepte asgj\u00eb?<\/p>\n<p>Nxori edhe mllefin ndaj lidershipit demokrat z. Lulzim Basha, q\u00eb prej koh\u00ebsh e shihte me dyshim.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb z\u00eb m\u00eb shum\u00eb, meq\u00eb z. Sali Berisha ka qen\u00eb i detyruar t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb p\u00e9 mas\u00ebs demokrate duke u premtuar pa kthim q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb militant\u00ebt q\u00eb do caktojn\u00eb deputet\u00ebt, kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, ministra, kryeministra, etj. Nuk \u00ebsht\u00eb pak. Ata e din\u00eb se kjo e drejt\u00eb e mohuar prej dekadash, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb e siguruar.<\/p>\n<p>4. Cfar\u00eb humbi partia socialiste dhe Edi Rama dhe \u00e7far\u00eb fituan?<\/p>\n<p>Duket se elektoralisht ka fituar sepse me elektorat demokrat t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, i duket, t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha tani ka formul\u00ebn p\u00ebr t\u2019u ndeshur me dy grupimet demokratike t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara. Grupimin e z. Lulzim Basha e josh p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe bashk\u00ebqeverisje, dhe me k\u00ebt\u00eb e diskrediton n\u00eb syt\u00eb e elektoratit demokrat. Kurse grupimin e z. Sali Berisha e konsideron \u201crevolucionar\u201d pra \u201cekstremist\u201d duke u paraqitur si e vetme forc\u00eb politike e ekuilibruar.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fakt, edhe e majta n\u00eb Kuvend do t\u00eb njoh\u00eb pasojat e d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb nga kjo q\u00eb ka ndodhur. Edi Rama humbi kontrollin mbi opozit\u00ebn sepse faktet jan\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, ai arrinte q\u00eb n\u00eb negociata me z. Lulzim Basha ta mposhte k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, dhe ky me hir a me pahir t\u00eb pranonte gjith\u00e7ka q\u00eb i imponohej nga kryeministri i tij.\u00a0 Tani do t\u00eb p\u00ebrballet me opozit\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb z. Sali Berisha, i cili \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb diferencohet nga parlamentarizmi \u00e0 la Basha, dhe t\u2019u drejtohet shesheve dhe protestave masive. N\u00ebse nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb at\u00ebher\u00eb elektorati q\u00eb mb\u00ebshteti foltoren do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb: Ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi n\u00eb strategjit\u00eb politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe Lulzim Bash\u00ebs? Zoti Sali Berisha dhe grupimi i tij jan\u00eb t\u00eb detyruar pra t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb sheshet publike opzitarizmin e tyre, si edhe t\u00eb demokratizojn\u00eb partin\u00eb sipas premtimeve n\u00eb foltore. P\u00ebrndryshe z. Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb elektoratit : E mo e pat\u00eb?<\/p>\n<p>Edi Rama do ta humbas\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e sundimit t\u00eb rehatsh\u00ebm sepse nga nj\u00ebra an\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb grupimin e Sali Berish\u00ebs q\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb nga Lulzim Basha, nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb Lulzim Bash\u00ebn, q\u00eb pasi plot\u00ebsoi kushtet amerikane, tani do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shp\u00ebrblimin politik p\u00ebr t\u00eb qeverisur ai dhe jo Edi Rama.<\/p>\n<p>Formula e tashme e sundimit t\u00eb z. Edi Rama, ka p\u00ebrfunduar vlefshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb 18 dhjetor. N\u00ebse n\u00eb 1 janar nuk p\u00ebrpunon dot nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr shum\u00eb pak koh\u00eb do t\u00eb ndihen l\u00ebkundje sizmike n\u00eb politik\u00eb, nga jasht\u00eb dhe nga brenda.<\/p>\n<p>5. Cfar\u00eb fitoi dhe humbi elektorati demokrat dhe qytetari. Jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb fituan n\u00eb gjith\u00e7ka nga kjo \u00e7arje q\u00eb i dha fund nj\u00eb drejtim t\u00eb fjetur, t\u00eb rehatsh\u00ebm, hipokrit politikisht t\u00eb partis\u00eb demokratike. Elektorati demokratik i k\u00ebrkon tashm\u00eb Bash\u00ebs ta d\u00ebgjoj\u00eb se p\u00ebrndryshe i thot\u00eb: Vajta te Berisha! I thot\u00eb Berish\u00ebs, mbaj premtimet se p\u00ebrndryshe : Vajta te Basha!<\/p>\n<p>Dhe ne si qytetar\u00eb tanim\u00eb nuk do t\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb oligarkie, pra t\u00eb monopolizuar, por nj\u00eb rivalitet brenda opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb shansi q\u00eb kjo opozit\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr demokraci, deri tani t\u00eb tradhtuar r\u00ebnd\u00eb!<\/p>\n<p>Pas 25 prillit kisha k\u00ebrkuar fort q\u00eb partia demokratike t\u00eb pranonte fraksionet brenda saj. Po ku d\u00ebgjonte njeri n\u00eb at\u00eb parti!!! Symbyllur dhe vesh\u00eb-taposur! Dhe ja jeta e solli q\u00eb pik\u00ebrisht ajo ndodhi. Dy fraksione t\u00eb ndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr. Le t\u00eb p\u00ebrleshen me nj\u00ebri tjetrin! N\u00ebse njeri nuk fiton dot, pun\u00eb e madhe. P\u00ebr ne si qytetar\u00eb, p\u00ebr militant\u00ebt demokrat\u00eb, ka tani m\u00eb shum\u00eb zgjedhje, dhe nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ka shanse pas gjumit t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb dhjetvje\u00e7ar, t\u00eb zgjohet. Kush nuk zgjohet n\u00eb dreq vaft\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e shoh un\u00eb situat\u00ebn n\u00eb 19 dhjetor 2021. N\u00ebse konteksti ndryshon, edhe ne reflektojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Gjith\u00e7ka ndodh! Gjithsesi shpulla e ardhur nga kontinenti tjet\u00ebr, p\u00ebr cil\u00ebndo arsye t\u00eb ket\u00eb ndodhur, na ka sh\u00ebrbyer shum\u00eb. Sikurse po del i ka sh\u00ebrbyer deri tani edhe z. Basha q\u00eb thot\u00eb se u b\u00eb lider, edhe zotit Berisha q\u00eb deklaron se \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr t\u00eb rivendosur opozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb atje ku duhet!<\/p>\n<p>Madje edhe aleat\u00ebt tan\u00eb fituan shum\u00eb sepse tani Edi Rama nuk mund t\u00eb paraqitet si i vetmi i zgjedhur i p\u00ebrtejoqeanit, Lulzim Basha pretendon se edhe ai i ka plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i zgjedhuri i tyre!!! Konkurrenca midis tyre e ul vler\u00ebn e \u00e7mimit politik t\u00eb secilit prej tyre. Dhe n\u00ebse ata nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e k\u00ebrkuar, nga pas kan\u00eb hostenin e Sali Berish\u00ebs q\u00eb vjen bashk\u00eb me jehonat e m\u00ebrm\u00ebrim\u00ebs popullore t\u00eb pak\u00ebnaqur!<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga faqja zyrtare e autorit ARTAN FUGA.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga Pas ngjarjeve, dy kuvendeve paralele dhe nj\u00eb referendumi p\u00ebr shkarkimin e z. Lulzim Basha, duket se partia demokratike ndodhet e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb baza e partis\u00eb aq sa t\u00eb shihet qart\u00eb, forumet kryesore t\u00eb saj, kuvendi komb\u00ebtar, k\u00ebshilli komb\u00ebtar dhe grupi i deputet\u00ebve jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. Un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":225147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-225632","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=225632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/225147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=225632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=225632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=225632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}