{"id":225640,"date":"2021-12-20T15:33:24","date_gmt":"2021-12-20T14:33:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=225640"},"modified":"2021-12-20T15:33:24","modified_gmt":"2021-12-20T14:33:24","slug":"protesta-kunder-paktit-rama-vucic-koka-fale-zotit-shqiperia-ka-edhe-aktore-te-tjere-politike-qe-iu-degjohet-zeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/protesta-kunder-paktit-rama-vucic-koka-fale-zotit-shqiperia-ka-edhe-aktore-te-tjere-politike-qe-iu-degjohet-zeri\/","title":{"rendered":"Protesta kund\u00ebr paktit Rama-Vu\u00e7i\u00e7, Koka: Fal\u00eb Zotit, Shqip\u00ebria ka edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb q\u00eb iu d\u00ebgjohet z\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb protest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare kund\u00ebr nism\u00ebs \u201cOpen Ballkan\u201d dhe afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve,\u00a0thirrur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 8 vjet\u00ebsh nga lideri historik i PD-s\u00eb, Sali Berisha,\u00a0analisti Bledian Koka \u2013 drejtor i Informacionit n\u00eb SYRI TV, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e organizimit\u00a0s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn si edhe t\u00eb mesazheve politike, q\u00eb e tejkalojn\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e protest\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb k\u00ebtu Serbia nuk mund t\u00eb vij\u00eb e ta gjej\u00eb t\u00eb shtruar sa her\u00eb t\u2019i doj\u00eb qejfi Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr interesat politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe p\u00ebr turpin e madh t\u00eb heshtjes s\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs\u201d, tha Koka gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb emisionin e m\u00ebngjesit \u201cKafe Shqeto\u201d. Analisti b\u00ebri lidhjen midis hapave t\u00eb rreziksh\u00ebm politik\u00eb Rama\u2013Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb hedhur vitet e fundit, si tentativa p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb iu rr\u00ebzua si dhe shpallja menj\u00ebher\u00eb pas saj e nj\u00eb tjet\u00ebr projekti t\u00eb habitsh\u00ebm me emrin \u201cOpen Ballkan\u201d, rrethuar nga prania e mistershme n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e nj\u00eb 32-vje\u00e7ari me emrin Alex Sorros, q\u00eb \u00a0nuk dihet se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>E n\u00eb vijim, Koka hyri n\u00eb thelbin e zhvillimeve t\u00eb fuqishme q\u00eb trazuan politik\u00ebn shqiptare s\u00eb fundi, \u00a0q\u00eb ai gjykon se nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se rr\u00ebzimi i planit p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs fal\u00eb guximit t\u00eb z. Berisha p\u00ebr ta demaskuar dhe denoncuar me forc\u00eb. \u201cE kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb procesit p\u00ebr shpalljen e zotit Berisha \u201cnon grata\u201d se shkaku kryesor i k\u00ebtij vendimi ka\u00a0 qen\u00eb q\u00ebndrimi dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e zotit Berisha q\u00eb nj\u00eb projekt i till\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhej\u201d, n\u00ebnvizoi Koka.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Koka, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo protest\u00eb sot n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb trazirash?\u00a0\u201cOpen Ballkan\u201d dhe ngritja e z\u00ebrit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb, duket se i ka kushtuar Sali Berish\u00ebs shum\u00eb nga karriera e tij politike\u2026Si \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bledian Koka:<\/strong>\u00a0Un\u00eb besoj se nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb raporti i vet\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka Edi Rama me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 dhe askush k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, sado partizan i zotit Rama t\u00eb jet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Pra, zoti Rama i \u00ebsht\u00eb futur nj\u00eb aventure personale t\u00eb diktuar nga qarqe okulte dhe ju vet\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt pranin\u00eb e zotit Alex Soros q\u00eb hajde merre vesh se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebson ky njeri q\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00eb si i ftuar special p\u00ebrball\u00eb tre kryeministrave t\u00eb tre vendeve t\u00eb Ballkanit. Pra, \u00ebsht\u00eb e kuptuar qart\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb ky projekt, i cili vishet me pushtetin q\u00eb ka zoti Rama si Kryeminist\u00ebr, me at\u00eb t\u00eb zotit Zaev deri dje Kryeminist\u00ebr dhe qoft\u00eb edhe me q\u00ebndrimin e Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb personale e tyre, e cila p\u00ebr mendjet e ftohta q\u00eb kan\u00eb mbetur si drejtues n\u00eb Ballkan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova, Mali i Zi, por po t\u00eb doni edhe Bosnje Hercegovina, q\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cjo\u201d, projektit , \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb q\u00eb ky m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb projekt konkret benefitesh, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb provokim apo nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb filozofia e \u201cShoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur\u201d s\u00eb zotit Soros \u2013 shtete pa kufi, shtete pa identitet, shtete ku ka nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pakontrolluar dhe nj\u00eb p\u00ebrzierje t\u00eb panevojshme t\u00eb identiteteve dhe\u00a0 kulturave dhe ajo, q\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kujdes, jan\u00eb sentimentet e Kosov\u00ebs , e cila s\u00eb paku n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb e gjitha n\u00eb union, si lider\u00ebt politik\u00eb, ashtu edhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb: nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne po flasim , ose ata na thon\u00eb q\u00eb po flitet p\u00ebr kufij t\u00eb hapur, p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr uljen e tensioneve, a mund ta shpjegoj\u00eb dikush pse i duhen ende Serbis\u00eb, materialet dhe armatimet shtes\u00eb nga Rusia dhe nj\u00eb gjuh\u00eb sektare n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, q\u00eb asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar?! Dhe k\u00ebt\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e din\u00eb mir\u00eb. Qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb mendoj se e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb iden\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrball\u00eb kemi thjesht dhe vet\u00ebm tre lider\u00eb e konkretisht shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nga ana jon\u00eb: jemi n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb kryeministri q\u00eb p\u00ebr mendimin tim nuk beson as te flamuri , as tek identiteti komb\u00ebtar dhe aq m\u00eb pak, tek \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo protest\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst t\u00eb aktualitetit politik q\u00eb ka Shqip\u00ebria sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bledian Koka<\/strong>: E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb u tha n\u00eb nisje t\u00eb emisionit q\u00eb protesta k\u00ebtu ishte shpallur \u201cnon grata\u201d nga ana e opozit\u00ebs shqiptare. K\u00ebtu, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr masak\u00ebr zgjedhore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr sfid\u00ebn ekonomike q\u00eb kryejn\u00eb qeverit\u00eb etj. etj., k\u00ebtu protesta nuk p\u00ebrmendet, protesta shikohet si herezi, sepse lidershipit aktual t\u00eb PD nuk i duhen m\u00eb protestat. I duhet thjesht dhe vet\u00ebm vegjetimi p\u00ebr kat\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim tani q\u00eb u mor sipas tyre dhe mandati i tret\u00eb n\u00eb opozit\u00eb e kjo i g\u00ebzon pa mas\u00eb. Ndaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb kthehet koncepti i protest\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e protest\u00ebs sot, pavar\u00ebsisht se incenerator\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb k\u00ebtu Serbia nuk mund t\u00eb vij\u00eb e ta gjej\u00eb t\u00eb shtruar sa her\u00eb t\u2019i doj\u00eb qejfi Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr interesat politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe p\u00ebr turpin e madh t\u00eb heshtjes s\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs, i cili ende sot e gjith\u00eb dit\u00ebn nuk e ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb raport me \u201cOpen Ballkan\u201d. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, ai q\u00eb ishte deri dje kryetar i PD-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00ebher\u00eb qartazi p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mendoj se k\u00ebtu ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjimin e nj\u00eb nervi q\u00eb me q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb flej\u00eb\u00a0 dhe\u00a0 \u00ebsht\u00eb e ditur ajo q\u00eb shprehja q\u00eb kushdo q\u00eb fle n\u00eb demokraci , m\u00eb pas zgjohet n\u00eb diktatur\u00eb, po rreziku \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjohemi n\u00ebn pushtim.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Q\u00eb nga data 11 dhjetor, duket sikur Berisha do t\u00eb ishte lojtari risi. A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ctour de force\u201d, protesta e sotme apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koherenc\u00eb e Berish\u00ebs, i cili doli le t\u00eb themi nga \u201cpensionimi\u201d i tij i pjessh\u00ebm politik p\u00ebr t\u2019u aktivizuar n\u00eb favor t\u00eb moscop\u00ebtimit t\u00eb kufijve dhe trojeve t\u00eb Kosov\u00ebs?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bledian Koka:<\/strong>\u00a0Z. Berisha ka qen\u00eb z\u00ebri i par\u00eb, jo i vetmi, por nd\u00ebr z\u00ebrat e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar q\u00eb n\u00eb nisje procesin pararend\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb po gjykojm\u00eb, \u201cprocesi i korrigjimit\u201d si\u00e7 u tha at\u00ebher\u00eb, por q\u00eb mendoj se ishte \u201cprocesi i ndarjes\u201d s\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Mendoj se ishte pik\u00ebrisht ky moment, ky q\u00ebndrim i fort\u00eb dhe i ashp\u00ebr , ndoshta q\u00eb vendosej shpeshher\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr vizionit apo q\u00ebndrimit q\u00eb kishin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb n\u00eb fund fare \u2013 duke para akordin q\u00eb kishin lider\u00ebt e asaj kohe, qoft\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, qoft\u00eb edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 than\u00eb\u00a0 q\u00eb \u201cn\u00ebse ata duan t\u00eb ndahen, le t\u00eb ndahen pun\u00eb e madhe\u201d, \u00a0por mendoj se gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atij projekti \u00ebsht\u00eb q\u00ebndresa, nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e s\u00eb cil\u00ebs ishte z. Berisha bashk\u00eb me z. Kurti dhe gjith\u00eb mendjet e\u00a0 arsyeshme q\u00eb fal\u00eb Zotit ende e drejtojn\u00eb politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. E kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb procesit p\u00ebr shpalljen e zotit Berisha \u201cnon grata\u201d se shkaku kryesor i k\u00ebtij vendimi ka\u00a0 qen\u00eb q\u00ebndrimi dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e zotit Berisha q\u00eb nj\u00eb projekt i till\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhej.<\/p>\n<p>Mendoj se menj\u00ebher\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb projektit p\u00ebr ndarjen dhe korrigjimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, doli n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr projekt akoma m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm, okult po t\u00eb doni, nj\u00eb projekt q\u00eb s\u00ebrish n\u00eb fundore, ekonomikisht,\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb territoriale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe politike, s\u00ebrish shkon n\u00eb favor dhe interesit t\u00eb Serbis\u00eb dhe zoti Berisha ka qen\u00eb i qart\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. E tashm\u00eb sa vjen q\u00eb kjo k\u00ebmb\u00ebngulje e tri aktor\u00ebve kryesor\u00eb bashk\u00eb me aktor\u00ebt okult\u00eb dhe parapolitik\u00eb q\u00eb jan\u00eb angazhuar n\u00eb \u201cOpen Ballkan\u201d, vazhdon dhe shp\u00ebrfaqet sa n\u00eb\u00a0 Beograd, sa n\u00eb Shkup dhe tani dhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ne t\u00eb pakt\u00ebn si komb (prandaj dhe zoti Berisha e ka cil\u00ebsuar nj\u00eb protest\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe mb\u00ebshtetja dhe pjes\u00ebmarrja nga Kosova do t\u00eb ishte e mir\u00ebpritur) filluan t\u00eb jepen sinjale q\u00eb nervi i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, nervi i identitetit shqiptar nuk mund t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet dhe nuk mund t\u00eb merret peng nga njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb nuk jan\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave komb\u00ebtare, por n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb lobimeve t\u00eb caktuara. P\u00ebr mua nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb turpshme se t\u00eb shikoj nj\u00ebher\u00eb n\u00eb dy jav\u00eb, nj\u00ebher\u00eb n\u00eb muaj, nj\u00eb 32-vje\u00e7ar q\u00eb quhet Alex Sorros q\u00eb vjen dhe u b\u00ebn zbor n\u00eb foto e i ul sipas qejfit, lider\u00ebt e tri vendeve; kjo, personalisht mua, \u201cm\u00eb rri\u201d shum\u00eb ngusht\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kjo protest\u00eb e sotme t\u00eb jap\u00eb mesazhin q\u00eb nga k\u00ebtu e mbrapa nuk mund t\u00eb ecet pa pengesa, pa nj\u00eb vet\u00ebdije komb\u00ebtare, se n\u00eb fund t\u00eb fundit, shumica jemi dakord besoj q\u00eb nisma \u201cOpen Ballkan\u201d \u00ebsht\u00eb nism\u00eb q\u00eb ekonomikisht ,politikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb territoriale e favorizon Serbin\u00eb, por nuk kemi pasur realisht \u00a0q\u00ebndres\u00eb, se nuk ka pasur kush ta th\u00ebrras\u00eb!<\/p>\n<p>E thash\u00eb q\u00eb zoti Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga bashkideator\u00ebt ose nj\u00eb nga bashk\u00ebthemeluesit; lideri i opozit\u00ebs n\u00eb reagimin\u00a0 e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb b\u00ebri, mbaj mend pas takimit n\u00eb Shkup, tha se u\u201d k\u00ebrkoj atyre njer\u00ebzve t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb foto, por t\u00eb b\u00ebjn\u00eb akte\u201d, pra n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shprehej konkretisht se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi kishte p\u00ebr \u201cOpen Ballkan\u201d, me sa duket me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e mb\u00ebshteti \u201cOpen Ballkan\u201d. Pra, kemi Kryeministrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb dakord, shefin e opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb OK dhe\u2026 \u00a0fal\u00eb Zotit q\u00eb Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Kryeministri dhe lideri i opozit\u00ebs i marr\u00eb peng, por ka dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb q\u00eb u d\u00ebgjohet z\u00ebri, q\u00eb mund ta rikthejn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb aspektin e protest\u00ebs, nderin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Gjat\u00eb Kuvendit t\u00eb Rithemelimit n\u00eb dat\u00ebn 11 dhjetor,\u00a0 nj\u00eb nga analist\u00ebt pran\u00eb qeveris\u00eb e konsideroi at\u00eb si \u201cmitingun m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Sipas teje,pasi kemi par\u00eb t\u00eb gjitha format e protest\u00ebs s\u00eb zotit Basha dhe t\u00eb opozit\u00ebs, si mendoni se do ta ket\u00eb skenarin protesta e sotme dhe efi\u00e7enc\u00ebn, mesazhin? Do ta d\u00ebgjojm\u00eb Himnin n\u00eb fund?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bledian Koka:<\/strong>\u00a0Mendoj dhe shpresoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb protestat e zotit Basha. N\u00eb protestat e e zotit Basha, minimalisht un\u00eb do t\u00eb doja ta d\u00ebgjoja Himnin t\u00eb k\u00ebnduar n\u00eb fillim e jo n\u00eb fund dhe t\u00eb k\u00ebnduar jo nga zoti Basha, por nga ata q\u00eb din\u00eb ta k\u00ebndojn\u00eb dhe din\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb nder k\u00ebndimit t\u00eb Himnit. Shpresoj shum\u00eb, nuk do t\u00eb doja\u00a0 q\u00eb k\u00ebto protesta t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, \u00a0meq\u00eb m\u00eb ngacmuat pak m\u00eb her\u00ebt a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb tregim i mundsh\u00ebm force nga zoti Berisha. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe doja shum\u00eb q\u00eb n\u00eb foltoren e protest\u00ebs t\u00eb shikoja intelektual\u00eb, t\u00eb shikoja njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha fushat q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr vet\u00ebdijen e tyre dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebdijen e mij\u00ebra protestuesve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb shesh dhe po t\u00eb doni, edhe interesin e tyre, por kjo jo e marr\u00eb peng thjesht p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar imazhin e nj\u00eb njeriu (si\u00e7 ishin thuajse t\u00eb gjitha protestat e zotit Basha q\u00eb nga fillimi deri n\u00eb fund) por protesta t\u00eb mir\u00ebfillta q\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfaqur t\u00eb gjith\u00eb papajtueshm\u00ebrin\u00eb e \u00a0pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb protestohet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vizita e zotit Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb Tiran\u00eb dhe pika e dyt\u00eb p\u00ebr ne po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00a0(dhe p\u00ebr mua nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tregon se shteti ka r\u00ebn\u00eb,drejt\u00ebsia nuk funksionon) q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, e cila p\u00ebrfundoi me disa arrestime absolutisht dhe vet\u00ebm politike, parapolitike dhe aspak nj\u00eb operacion i mir\u00ebfillt\u00eb kirurgjikal q\u00eb duhet ta kishte b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsia shqiptar\u00eb n\u00eb raport me mega-vjedhjet q\u00eb i kan\u00eb ndodhur shqiptar\u00ebve k\u00ebto tet\u00eb vitet e fundit t\u00eb pakt\u00ebn.\/<strong>ar\/sh\/SYRI.NET<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb protest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare kund\u00ebr nism\u00ebs \u201cOpen Ballkan\u201d dhe afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve,\u00a0thirrur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 8 vjet\u00ebsh nga lideri historik i PD-s\u00eb, Sali Berisha,\u00a0analisti Bledian Koka \u2013 drejtor i Informacionit n\u00eb SYRI TV, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e organizimit\u00a0s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":225641,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-225640","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=225640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225640\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/225641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=225640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=225640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=225640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}