{"id":225867,"date":"2021-12-21T12:14:01","date_gmt":"2021-12-21T11:14:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=225867"},"modified":"2021-12-21T12:14:01","modified_gmt":"2021-12-21T11:14:01","slug":"30-vjet-nga-mberritja-e-ambasadorit-te-pare-nga-shba-ne-shqiperi-yuri-kim-editorial-jemi-me-ju-per-nje-shqiperi-me-te-drejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/30-vjet-nga-mberritja-e-ambasadorit-te-pare-nga-shba-ne-shqiperi-yuri-kim-editorial-jemi-me-ju-per-nje-shqiperi-me-te-drejte\/","title":{"rendered":"30 vjet nga mb\u00ebrritja e ambasadorit t\u00eb par\u00eb nga SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, Yuri Kim editorial: Jemi me ju p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sot b\u00ebhen 30 vite nga dita kur ambasadori i par\u00eb i SHBA, Uilliam Rajerson erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria sapo kishte hyr\u00eb n\u00eb demokraci, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim i ka dedikuar nj\u00eb shkrim ambasadorit, si dhe evidenton mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb SHBA p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E plot\u00eb nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim:<\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb si sot, Uilliam Rajerson paraqiti letrat kredenciale si Ambasadori i par\u00eb i SHBA n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb sapofutur n\u00eb demokraci. Pasi theu vargonjt\u00eb e komunizmit dhe diktatur\u00ebs, populli shqiptar shtriu dor\u00ebn \u2013 n\u00eb miq\u00ebsi dhe liri \u2013 drejt popullit amerikan. Shtetet e Bashkuara e rrok\u00ebn at\u00eb dor\u00eb me g\u00ebzim dhe nuk e kemi l\u00ebshuar kurr\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitesha p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, u takova me Ambasadorin Rajerson p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin dhe k\u00ebshillat e tij. M\u00eb tregoi p\u00ebr ndjenj\u00ebn e shpres\u00ebs q\u00eb kishte sh\u00ebnuar vitin 1991 dhe se sa i emocionuar kishte qen\u00eb si d\u00ebshmitar i vizit\u00ebs s\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit Xhejms Bejker. Mbi 300,000 shqiptar\u00eb \u2013 thuajse dhjet\u00eb p\u00ebrqind e popullsis\u00eb s\u00eb vendit \u2013 ishin mbledhur n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej p\u00ebr t\u2019i uruar mir\u00ebseardhjen \u2013 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar nj\u00eb fillim t\u00eb ri midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Amerik\u00ebs. Ambasadori Rajerson kujtoi se kishte q\u00ebndruar pran\u00eb nj\u00eb polici t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb ngrysur shqiptar dhe kishte par\u00eb lot t\u2019i rr\u00ebshqisnin n\u00eb faqe kur Sekretari Bejker kishte th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt e famshme, \u201cNe jemi me ju dhe ju jeni me ne.\u201d Ato fjal\u00eb mund t\u00eb shihen si nj\u00eb premtim q\u00eb i b\u00ebm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit \u2013 nj\u00eb premtim q\u00eb e kemi mbajtur besnik\u00ebrisht p\u00ebr 30 vjet, nj\u00eb lidhje e pathyeshme midis vendeve demokratike dhe t\u00eb lira q\u00eb zgjedhin t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb, zgjedhin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb \u00e7liruar nga e kaluara p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara s\u00ebbashku drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb ndritur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb shkuara, ka patur sprova dhe sfida, por Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb q\u00ebndruar krah p\u00ebr krah gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe. Ne ishim me ju n\u00eb vitin 1991 kur filluat udh\u00ebtimin tuaj demokratik. Ishim me ju n\u00eb vitin 1997 kur demokracia juaj u vu n\u00eb prov\u00eb seriozisht. Ishim me ju n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr t\u00eb luftuar padrejt\u00ebsin\u00eb dhe sjell\u00eb paqe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Ishim me ju n\u00eb vitin 2009 nd\u00ebrsa hynit n\u00eb NATO, aleanca m\u00eb e madhe q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. Kemi qen\u00eb me ju n\u00eb p\u00ebrpjekjen tuaj p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb ju takon si an\u00ebtar i Bashkimit Europian. Jemi me ju sot nd\u00ebrsa nd\u00ebrmerrni reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do shqiptare e shqiptar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shans t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr begati.<\/p>\n<p>Nga viti 1991, populli amerikan ka kontribuar mbi nj\u00eb miliard\u00eb dollar\u00eb asistenc\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndihmuar forcimin e institucioneve demokratike, p\u00ebr t\u00eb modernizuar ushtrin\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar biznesin, trajnuar punonj\u00ebsit dhe profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtuar rrug\u00eb dhe sht\u00ebpi, p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb energjin\u00eb dhe ujin e past\u00ebr, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur fatkeq\u00ebsive natyrore dhe m\u00eb shum\u00eb se kaq. Af\u00ebrsisht 160 milion\u00eb dollar\u00eb e k\u00ebsaj ndihme ka shkuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sundimin e ligjit, p\u00ebrpjekjet anti-korrupsion, dhe ndihm\u00eb p\u00ebr ligjzbatimin. Ndihma jon\u00eb ka prekur drejtp\u00ebrdrejt bashk\u00ebsi dhe familje anemban\u00eb vendit, duke sjell\u00eb miq\u00ebsin\u00eb amerikane n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb b\u00ebsh inventarin e arritjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 30 vjet \u2013 an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe NATO, mikpritja e Defender 21, st\u00ebrvitja m\u00eb e madhe ushtarake n\u00eb Europ\u00eb, kandidatura p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, dhe shnd\u00ebrrimi n\u00eb an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 2022. Por jemi me ju edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Jemi me ju n\u00eb padurimin tuaj p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb, m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e pasur \u2013 nj\u00eb Shqip\u00ebri ku kushdo \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit, nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb mbetet e fort\u00eb dhe sovrane, nj\u00eb Shqip\u00ebri ku cilido ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr begati.<\/p>\n<p>Si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb, demokracit\u00eb, p\u00ebrfshi Shtetet e Bashkuara, jan\u00eb gjithnj\u00eb pun\u00eb q\u00eb vazhdon. Heroi i ndjer\u00eb i t\u00eb drejtave civile t\u00eb SHBA dhe an\u00ebtar i Kongresit t\u00eb SHBA John Le\u00ebis pati shkruar, \u201cDemokracia nuk \u00ebsht\u00eb gjendje. \u00cbsht\u00eb veprim dhe secili brez duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e vet.\u201d Nd\u00ebrsa festojm\u00eb 30 vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike t\u00eb rivendosura k\u00ebt\u00eb vit dhe p\u00ebrgatitemi t\u00eb festojm\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm 100-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe ne t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kam besim se ashtu si\u00e7 kemi qen\u00eb n\u00eb krah t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit k\u00ebto 30 vite t\u00eb shkuara, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer \u00e7far\u00ebdo sfidash kemi p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u00eb rrokur mund\u00ebsit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot b\u00ebhen 30 vite nga dita kur ambasadori i par\u00eb i SHBA, Uilliam Rajerson erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria sapo kishte hyr\u00eb n\u00eb demokraci, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim i ka dedikuar nj\u00eb shkrim ambasadorit, si dhe evidenton mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb SHBA p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. E [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":190243,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-225867","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=225867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225867\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/190243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=225867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=225867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=225867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}