{"id":226276,"date":"2021-12-22T14:20:37","date_gmt":"2021-12-22T13:20:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=226276"},"modified":"2021-12-22T14:20:37","modified_gmt":"2021-12-22T13:20:37","slug":"blendi-kajsiu-lufta-ne-pd-mbaroi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/blendi-kajsiu-lufta-ne-pd-mbaroi\/","title":{"rendered":"Blendi Kajsiu: Lufta n\u00eb PD mbaroi"},"content":{"rendered":"<p>BLENDI KAJSIU<\/p>\n<p>Kuvendi i 18 dhjetorit dhe protesta e fundit e organizuar nga Berisha kund\u00ebr nism\u00ebs Open Ballkan sh\u00ebnuan fundin e luft\u00ebs brenda PD-s\u00eb. Kjo luft\u00eb prodhoi dy parti q\u00eb duket se do jen\u00eb n\u00eb betej\u00eb t\u00eb vazhdueshme m\u00eb nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn, PD dhe PB (Partia e Berish\u00ebs). Por kjo tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e brendshme e PD-s\u00eb por nj\u00eb seri betejash me nj\u00eb parti q\u00eb do ta sfidoj\u00eb at\u00eb vazhdimisht nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej shpresave dhe pritshm\u00ebrive t\u00eb berishist\u00ebve doktori nuk mundi ta rr\u00ebzonte Lul\u00ebzim Bash\u00ebn. Foltorja e tij prodhoi entuziaz\u00ebm dhe shpres\u00eb tek nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e demokrat\u00ebve por nuk arriti t\u00eb ri-merrte Partin\u00eb Demokratike dhe aq m\u00eb pak t\u00eb ri-kthente Berish\u00ebn n\u00eb kryetar t\u00eb PD-s\u00eb. L\u00ebvizja Berisha mund ti marr\u00eb PD-s\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, ndoshta edhe shumic\u00ebn, por PD-ja sado e rrudhur tashm\u00eb mbetet n\u00eb duart e Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Futja e foltores n\u00eb hullin\u00eb juridike dhe pelegrinazhi i trisht\u00eb i Berish\u00ebs n\u00eb selin\u00eb qendrore t\u00eb PD-s\u00eb ku shp\u00ebrthen dyert e sallave jan\u00eb tregues t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tij. Juridikisht Berisha e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb betej\u00ebn me Bash\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb. M\u00ebnyra se si ai e organizoi kuvendin e 11 dhjetorit ishte thell\u00ebsisht politike, ndaj nuk kishte asnj\u00eb logjik\u00eb juridike.<\/p>\n<p>Mjafton fakti i thjesht\u00eb q\u00eb formulari p\u00ebr mbledhjen e firmave p\u00ebr kuvendin nuk \u00ebsht\u00eb certifikuar nga asnj\u00eb institucion i Partis\u00eb Demokratike, thjesht \u00ebsht\u00eb printuar nga kompjuteri i doktorit, p\u00ebr t\u00eb kuptuar absurditetin juridik t\u00eb Kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit. P\u00ebrve\u00e7 peticioneve, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb fuqi juridike, \u00e7do mbledhje firmash me efekt juridik, qoft\u00eb p\u00ebr mbledhje kuvendi apo organizim referendumi, duhet t\u00eb certifikohet para dhe pas procesit t\u00eb marrjes s\u00eb firmave nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm t\u00eb thjesht\u00eb, un\u00eb si qytetar apo organizat\u00eb nuk mund t\u00eb nxjerr nj\u00eb formular nga kompjuteri im dhe t\u00eb dal n\u00eb rrug\u00eb e t\u00eb mbledh firma p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar referendum komb\u00ebtar. S\u00eb pari, m\u00eb duhet t\u00eb paraqitem n\u00eb KQZ, institucioni p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ku miratohet formulari me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr mbledhjen e firmave. P\u00ebrndryshe procesi nuk ka legjitimitet juridik. Dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb mir\u00eb jurist\u00ebt e doktorit, si Arben Ristani, q\u00eb ka merit\u00ebn e t\u00eb qenit kryetar i KQZ-s\u00eb q\u00eb miratoi formularin e mbledhjes s\u00eb firmave p\u00ebr referendum t\u00eb nism\u00ebs qytetare Aleanca Kund\u00ebr Importit t\u00eb Plehrave (AKIP) n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kaq do mjaftonte p\u00ebr ta rr\u00ebzuar juridikisht Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa p\u00ebrmendur paradoksin llogjik se doktorri pretendon t\u2019ia marr\u00eb PD-n\u00eb pengut t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb gjykat\u00ebn q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb e Ram\u00ebs. Pra n\u00ebse l\u00ebvizja Berisha nuk ka asnj\u00eb shans ta marr\u00eb PD-n\u00eb jurdikisht aq m\u00eb pak ekziston kjo mund\u00ebsi politikisht n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb kritik\u00ebt e Bash\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb pretendojn\u00eb q\u00eb as Kuvendi i 18 dhjetorit nuk ishte legjitim, sepse aty nuk u arrit kuorumi. Dhe ndoshta kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Dhe ndoshta gjykata mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb jo vet\u00ebm Kuvendin e 11 dhjetorit por edhe at\u00eb t\u00eb 18 dhjetorit n\u00ebse mungonte kuorumi.<\/p>\n<p>Ama rr\u00ebzimi i Kuvendit t\u00eb 18 dhjetorit nga gjykata, p\u00ebr munges\u00eb kuorumi (n\u00ebse ndodh), nuk e rr\u00ebzon Bash\u00ebn si kryetar, thjesht e detyron at\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kuvend. Nd\u00ebrkoh\u00eb rr\u00ebzimi nga gjykata i Kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit, dhe i referendumit qesharak t\u00eb 18 dhjetorit, certifikon humbjen e betej\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb PD-n\u00eb n\u00ebn kontroll.<br \/>\nGjullurdia propagandistike e Berish\u00ebs i ka hutuar aq shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij saq\u00eb ata ende nuk kan\u00eb kuptuar se juridikisht kuvendet e 11 dhe 18 dhjetorit nuk jan\u00eb aspak simetrike. I pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb event ku ndoshta tepron logjika politike (pjes\u00ebmarrja) por mungon t\u00ebr\u00ebsisht logjika juridike (procedura) nd\u00ebrsa i dyti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb event ku tepron logjika juridike (procedura) por ku ndoshta mungon logjika politike (pjes\u00ebmarrja). Gjykata operon me logjik\u00ebn juridike dhe jo at\u00eb politike. Ajo \u00ebsht\u00eb arbit\u00ebr i procedur\u00ebs dhe jo i betej\u00ebs politike dhe propagandistike t\u00eb numrave.<\/p>\n<p>Ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lufta e brendshme n\u00eb PD ka mbaruar. Tashm\u00eb fillon lufta e jashtme mes PD-s\u00eb dhe PB-s\u00eb. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb legalizohet si parti m\u00eb vete ose t\u00eb t\u00eb tretet bashk\u00eb me liderin e saj. P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur l\u00ebvizjen e tij si struktur\u00eb paralele dhe informale p\u00ebrbri PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 berishist\u00ebve real, q\u00eb e dashurojn\u00eb v\u00ebrtet\u00eb doktorin, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij e ndjekin sepse besonin q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tij do hiqnin qafe Bash\u00ebn m\u00eb 18 dhjetor. Teksa b\u00ebhet e qart\u00eb se Berisha nuk mund ta largoj\u00eb Bash\u00ebn nga drejtimi i PD-s\u00eb, por thjesht mund t\u00eb rrudh\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, miti i Berish\u00ebs q\u00eb fiton do filloj\u00eb t\u00eb zbehet. N\u00ebse ai nuk mund dot pengun e dob\u00ebt Basha si do mund pengmarr\u00ebsin e tmerrsh\u00ebm Rama?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb krijuar \u201crevolucion\u201d apo l\u00ebvizje popullore do zbehet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb fakt kjo aft\u00ebsi nuk ka ekzistuar kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mit q\u00eb Berisha e ka krijuar tek PD-ja dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij. N\u00ebse ai nuk ishte i aft\u00eb t\u00eb prodhonte l\u00ebvizje popullore p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Fatos Nanon n\u00eb vitin 2004 me l\u00ebvizjen \u201cNano ik\u201d, p\u00ebrse do prodhoj\u00eb l\u00ebvizje popullore n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Ndaj ideja se Berisha do ta rr\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn me protesta do b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb qesharake. Protestat e tij kund\u00ebr Ram\u00ebs tashm\u00eb do sh\u00ebrbejn\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll PD-n\u00eb. Si gjithmon\u00eb ai do ta fsheh d\u00ebshtimin e tij n\u00ebn gjullurdin\u00eb e protestave, sepse sikurse ka v\u00ebrejtur me t\u00eb drejt\u00eb kolegu Arlind Qorri, ai \u00ebsht\u00eb zoti i gjullurdis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte l\u00ebvizja Berisha mund t\u00eb mbahet gjall\u00eb n\u00eb termin afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb vet\u00ebm duke i ofruar mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj pushtet. Dhe kjo mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet legalizimit dhe pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhjet lokale dhe parlamentare. N\u00eb \u00e7do rast, qoft\u00eb si l\u00ebvizje informale qoft\u00eb si parti e legalizuar PB-ja do sh\u00ebrbej\u00eb si pateric\u00eb sa e Ram\u00ebs edhe e Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ironia monumentale e Partis\u00eb Berisha (PB). Ajo nuk rresht s\u00eb akuzuari Bash\u00ebn dhe Ram\u00ebn kur n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb pateric\u00eb e t\u00eb dyve. N\u00ebse Berisha dje e mbante Bash\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb duke e mb\u00ebshtetur, sot e betonizoi duke e sulmuar. Kuvendi i 18 dhjetor 2021 \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt e vetmja fitore reale politike e Lul\u00ebzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb largohej nga PD-ja si humb\u00ebs i zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit ai sot legjitimohet si kryetari q\u00eb e \u00e7liroi PD-n\u00eb nga berishizmi dhe nga anti-amerikanizmi. Nd\u00ebrkoh\u00eb reduktimi i PD-s\u00eb nga p\u00ebrplasja me Berish\u00ebn dhe vazhdim\u00ebsia e tij n\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb politik \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm justifikim p\u00ebr humbjet elektorale t\u00eb Bash\u00ebs nes\u00ebr por edhe nj\u00eb dhurat\u00eb e madhe p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe Partin\u00eb Socialiste.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BLENDI KAJSIU Kuvendi i 18 dhjetorit dhe protesta e fundit e organizuar nga Berisha kund\u00ebr nism\u00ebs Open Ballkan sh\u00ebnuan fundin e luft\u00ebs brenda PD-s\u00eb. Kjo luft\u00eb prodhoi dy parti q\u00eb duket se do jen\u00eb n\u00eb betej\u00eb t\u00eb vazhdueshme m\u00eb nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn, PD dhe PB (Partia e Berish\u00ebs). Por kjo tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":226277,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226276","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226276"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226276\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}