{"id":227725,"date":"2021-12-28T15:04:41","date_gmt":"2021-12-28T14:04:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=227725"},"modified":"2021-12-28T15:04:41","modified_gmt":"2021-12-28T14:04:41","slug":"bujar-nishani-heshtja-e-blere-e-lulzim-bashes-dhe-demi-i-madh-qe-solli-edi-rama-me-kete-levizje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bujar-nishani-heshtja-e-blere-e-lulzim-bashes-dhe-demi-i-madh-qe-solli-edi-rama-me-kete-levizje\/","title":{"rendered":"Bujar Nishani: Heshtja e \u201cbler\u00eb\u201d e Lulzim Bash\u00ebs dhe d\u00ebmi i madh q\u00eb solli Edi Rama me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet politike. Nishani shkruan se Edi Rama dhe qeverisja e majt\u00eb pas vitit 2013, ndryshuan radikalisht politik\u00ebn dhe platform\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb politik\u00ebn rajonale Sipas Nishanit, fundi i 2021 solli pasoja t\u00eb r\u00ebnda nga ndryshimi radikal i politik\u00ebs s\u00eb jashtme rajonale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe heshtja e \u201cbler\u00eb\u201d e Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Nishanit:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga pavar\u00ebsimi dhe krijimi i Shtetit Shqiptar k\u00ebrc\u00ebnimet, sfidat dhe pasojat e tyre, n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb dhe integritetin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb pand\u00ebrprera. Megjith\u00ebse shteti i krijuar shqiptar pas pushtimit 500 vje\u00e7ar osman, ishte nj\u00eb cop\u00ebzim i territoreve t\u00eb trash\u00ebguara e t\u00eb populluara prej kombit shqiptar, ajo nisi t\u00eb ekzistonte si nj\u00eb shtet sovran por n\u00ebn shantazh e agresion t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb e q\u00eb vijon sot e nuk ka gjasa t\u00eb ndaloj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb si platform\u00eb, politik\u00eb e dinamik\u00eb.<\/p>\n<p>Dihen pasojat katastrofike t\u00eb izolimit dhe \u00e7menduris\u00eb gati 50 vje\u00e7are t\u00eb komunizmit, me nj\u00eb kosto dramatike p\u00ebr imazhin dhe interesat shqiptare. Nj\u00eb vend dhe popull historikisht n\u00eb cop\u00ebzim, asimilim, margjinalizim, nuk ka reshtur kurr\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb e sakrifikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me k\u00ebto realitete q\u00eb i vinin n\u00eb koh\u00ebra. R\u00ebnia e izolimit dhe terrorit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb fillim vitet \u201890, krijoi hap\u00ebsira e mund\u00ebsi t\u00eb tjera, shum\u00eb her\u00eb t\u00eb fituara e shum\u00eb her\u00eb t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>Karakteristika m\u00eb evidente politike e pas diktatur\u00ebs ishte qeverisja n\u00eb pluraliz\u00ebm politik. Qeverisja alternuar midis s\u00eb djatht\u00ebs e t\u00eb majt\u00ebs ka patur diferenca t\u00eb qarta e t\u00eb shumta, ka patur konflikte e p\u00ebrplasje politike. N\u00ebse ka patur nj\u00eb fush\u00eb, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb e ndryshuar pavar\u00ebsisht alternimit t\u00eb qeverisjeve, ajo ka qen\u00eb politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb vend i madh, as nj\u00eb treg i madh e as nj\u00eb fuqi e madhe ushtarake.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aktor n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare globale. Por shqiptar\u00ebt jan\u00eb faktori themelor dhe m\u00eb i madhi n\u00eb rajon (Ballkan) e p\u00ebr pasoj\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e duhet t\u00eb jet\u00eb aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e influencues rajonal. P\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, t\u00eb tashmes e t\u00eb ardhmes, interesi shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb influencim \u00ebsht\u00eb paqja, stabiliteti, b\/punimi.m Kjo ka qen\u00eb dhe arsyeja p\u00ebrcaktuese n\u00eb mbajtjen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs qasje n\u00eb politik\u00ebn e jashtme (ve\u00e7an\u00ebrisht rajonale) nga t\u00eb dy krah\u00ebt e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ndryshoi papritur n\u00eb fundin e vitit 2013, kur e majta u rikthye n\u00eb qeverisje n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs, nj\u00eb individ kontrovers, pa formim shtetari, pa eksperienca n\u00eb diplomaci, i p\u00ebrfshir\u00eb thell\u00eb n\u00eb afera korrupsioni gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Tiran\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontrollin dhe abuzimet me territorin. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndryshoi ajo q\u00eb kishte qen\u00eb konsensusi m\u00eb i konsoliduar midis s\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs, politika e jashtme, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo rajonale.<\/p>\n<p>Konsensusi midis pal\u00ebve kishte konverguar nga fakti i njehsimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme me interesin komb\u00ebtar, si\u00e7 n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr. Interesi komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me kultur\u00ebn per\u00ebndimore, modelin prosperues evropian dhe stabilitetin e mir\u00ebkuptimin rajonal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb interes shqiptar vijon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrhyr\u00ebs, minues e kund\u00ebrkah\u00ebs interesi serb. Interes i cili nuk p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht n\u00eb aleanc\u00ebn me per\u00ebndimin, me tregun ekonomik evropian dhe vijon papajtueshm\u00ebrin\u00eb me realitetin rajonal.<\/p>\n<p>Por ne shqiptar\u00ebt, nuk mundet as ti zgjedhim fqinj\u00ebt rajonal e as nuk mund ti z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb ata. Ne ve\u00e7 mund t\u00eb p\u00ebrpiqemi pandalur t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ura bashk\u00ebpunimi e kur ato refuzohen pand\u00ebrprer\u00eb, t\u00eb investojm\u00eb nj\u00eb ambjent ku respekti reciprok dhe mardh\u00ebnia e nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb jet\u00eb alternativ\u00eb imponuese. Edi Rama dhe qeverisja e majt\u00eb pas vitit 2013, ndryshuan radikalisht politik\u00ebn dhe platform\u00ebn e Shqip\u00ebsis\u00eb n\u00eb politik\u00ebn rajonale.<\/p>\n<p>P\u00ebr protagoniz\u00ebm personal apo p\u00ebr shkaqe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, Edi Rama e devijoi diskurin e pro\u00e7eseve shqiptaro-serbe n\u00eb rajon. Padyshim q\u00eb pro\u00e7eset shqiptaro-serbe jan\u00eb pro\u00e7eset m\u00eb fondamentale dhe p\u00ebrcaktuese t\u00eb ekuilibrave rajonal\u00eb. Ato dol\u00ebn nga abuzimi dhe hegjemonizmi serb vet\u00ebm pas \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ato do t\u00eb mbeten t\u00eb sfiduara deri sa aksi Prishtin\u00eb-Beograd i k\u00ebtyre mardh\u00ebnieve t\u00eb jet\u00eb i pastabilizuar.<\/p>\n<p>D\u00ebmi i madh q\u00eb solli Edi Rama me ndryshimin radikal n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte pik\u00ebrisht tek zhvendosja e angazhimit dhe platform\u00ebs s\u00eb stabilizimit t\u00eb mardh\u00ebnieve shqiptaro-serbe. Nga dinamika n\u00eb aksin Prishtin\u00eb-Beograd n\u00eb at\u00eb t\u00eb pa efikas, Beograd-Tiran\u00eb. Ky ndryshim radikal i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs i konvenonte plot\u00ebsisht interesit serb.<\/p>\n<p>Kosova nuk konsiderohej m\u00eb \u201cde facto\u201d partner negociatash nga Serbia (Shqip\u00ebria ishte tashm\u00eb i vetmi shtet shqiptar\u00ebsh p\u00ebr Serbin\u00eb), imazhi i Serbis\u00eb n\u00eb per\u00ebndim p\u00ebr\u00e7ohej nga Edi Rama si imazhi i nj\u00eb partneri t\u00eb paqt\u00eb, i hapur, i civilizuar dhe bashk\u00ebpunues n\u00eb rajon, (kur n\u00eb fakt k\u00ebto dimensione Serbia duhet ti vinte n\u00eb prov\u00eb n\u00eb raportin me Kosov\u00ebn).<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj politike t\u00eb jashtme t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb rajon, Serbia arriti t\u00eb margjinalizoi Kosov\u00ebn (hija politik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e kishte mbuluar Kosov\u00ebn) dhe u investua n\u00eb destabilizimin e Bosnje &amp; Herzegovin\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Agresiviteti hegjemonist dhe destabilizues i Serbis\u00eb mbi k\u00ebto dy vende ka prodhur pasoja serioze n\u00eb rajon, \u00e7ka do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb dhe energji t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr tu rikuperuar, kur nuk ka siguri n\u00ebse kjo koh\u00eb e k\u00ebto energji do t\u00eb gjenden leht\u00eb. D\u00ebmi i shkaktuar nga kjo politik\u00eb e jashtme rajonale e Edi Ram\u00ebs ka sjell\u00eb kosto serioze n\u00eb interesin komb\u00ebtar shqiptar (duke e fragmentarizuar e dob\u00ebsuar faktorin shqiptar) dhe stabilitetin rajonal (duke ushqyer politikisht hegjemonin\u00eb serbe).<\/p>\n<p>T\u00eb thuash q\u00eb kjo qasje e Edi Ram\u00ebs erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet, pasi ajo \u00ebsht\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe komplekse. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e intrigon k\u00ebt\u00eb qasje edhe mos reagimi i L. Bash\u00ebs q\u00eb udh\u00ebhiqte opozit\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. As heshtja e tij nuk besohet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij olimpike.\u00a0 Gjithsesi, fundi i 2021 solli pasoja t\u00eb r\u00ebnda nga ndryshimi radikal i politik\u00ebs s\u00eb jashtme rajonale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe heshtja e \u201cbler\u00eb\u201d e Lulzim Bash\u00ebs. Pasoja p\u00ebr interesin komb\u00ebtar shqiptar dhe interesin e stabilitetit rajonal. Kjo duhet riparuar sa m\u00eb par\u00eb. Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb drejtat si gjithkush dhe rajoni stabilitet si\u00e7 Evropa.\u201d, ka shkruar Nishani.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet politike. Nishani shkruan se Edi Rama dhe qeverisja e majt\u00eb pas vitit 2013, ndryshuan radikalisht politik\u00ebn dhe platform\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb politik\u00ebn rajonale Sipas Nishanit, fundi i 2021 solli pasoja t\u00eb r\u00ebnda nga ndryshimi radikal i politik\u00ebs s\u00eb jashtme rajonale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe heshtja e \u201cbler\u00eb\u201d e Lulzim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":227726,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227725","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}