{"id":228296,"date":"2022-01-02T09:21:06","date_gmt":"2022-01-02T08:21:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=228296"},"modified":"2022-01-02T09:21:06","modified_gmt":"2022-01-02T08:21:06","slug":"dom-gjergj-meta-prek-me-shkrimin-per-alpinistin-i-mjeri-une-per-ty-o-vellau-jem-krishti-te-paste-ne-parriz-o-ndoc-mulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dom-gjergj-meta-prek-me-shkrimin-per-alpinistin-i-mjeri-une-per-ty-o-vellau-jem-krishti-te-paste-ne-parriz-o-ndoc-mulaj\/","title":{"rendered":"Dom Gjergj Meta prek me shkrimin p\u00ebr alpinistin: I mjeri un\u00eb p\u00ebr ty o v\u00ebllau jem, Krishti t\u00eb past\u00eb n\u00eb parriz o Ndoc Mulaj!"},"content":{"rendered":"<p>Ndarja nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjik\u00eb e specialistit t\u00eb turizmit Ndoc Mulaj shkaktoi hidh\u00ebrim t\u00eb madh te t\u00eb af\u00ebrmit, koleg\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi ka qen\u00eb Dom Gjergj Meta i cili i hidh\u00ebruar nga kjo humbje i ka shprehur ngush\u00ebllime familjar\u00ebve t\u00eb Mulaj-t, teksa ka shp\u00ebrndar\u00eb dhe fjal\u00ebn e p\u00ebrcjelljes s\u00eb alpinistit drejt banes\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ipeshkvi i Rr\u00ebshenit n\u00eb fjal\u00ebn e tij tregon se \u00e7far\u00eb njeriu i dashur dhe besnik ka qen\u00eb Ndoc Mulaj dhe sa shum\u00eb e donte ai natyr\u00ebn, alpet dhe \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb tok\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Nga DOM GJERGJ META<\/p>\n<p>Fjala e p\u00ebrcjelljes drejt prehjes s\u00eb fundit\u2026<\/p>\n<p>I dashtun Ndoc,<\/p>\n<p>Me siguri ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb do kishin dasht\u00eb me t\u2019i than\u00eb dy fjal\u00eb zemret. Ke pik\u00ebllue shumk\u00ebnd me vdekjen tande. E nuk mund ta besojm\u00eb q\u00eb ai trupi yt prej alpinisti tash nuk ka ma fuqi me u \u00e7ue me i dhan\u00eb p\u00ebrgjigje tan k\u00ebtyne njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb sot k\u00ebtu. Nuk e kishe zakon mos me I prit n\u00eb kamb\u00eb miqt. E sot jan\u00eb shum\u00eb o Ndoc Mulaj prej gjithkahit q\u00eb jan\u00eb trishtue fort p\u00ebr ikjen tande kaq t\u00eb papritun. E \u00e7ka me ba tash? P\u00ebr ty sot kena heshtje e lot, por edhe fjal\u00eb, kujtime e takime. Sot k\u00ebtu ke prej Nikaj M\u00ebrturi, prej Dukagjini, prej Puke e prej Mirdite, prej Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, Prej Zadrime, prej Jugut e prej Veriu. Ishe i dashtun shum\u00eb more Ndoc me buzqeshjen tande, me fjal\u00ebt e tua q\u00eb ishin plot humor, por edhe fjal\u00eb q\u00eb kur zenin vend nuk luenin ma prej vendit. K\u00ebshtu jan\u00eb burrat e k\u00ebshtu jan\u00eb fjal\u00ebt e burrave.<\/p>\n<p>Shpresova deri n\u00eb fund se do t\u2019ia dal\u00ebsh, por kur mora vesh se ishe nis\u00eb p\u00ebrtej reve e p\u00ebrtej majave, drejt amshimit, m\u2019u p\u00ebrfytyrue maja e Kryqit n\u00eb Munell\u00eb, maja e Zep\u00ebs dhe e Jezerc\u00ebs, majat e Shal\u00ebs e t\u00eb Dukagjinit, t\u00eb Nikajve e t\u00eb M\u00ebrturit, Rugova e plot maja t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb mblidhen p\u00ebrreth e si dikur burrat e malsis\u00eb s\u00eb Dukagjinit vikasin me t\u00eb madhe: \u201cI mjeri un\u00eb p\u00ebr ty o vllau jem!\u201d. Asht gjama q\u00eb u bahet burrave Ndoc e ti e din fort mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gja.<\/p>\n<p>Ti nuk ishe nj\u00eb alpinist q\u00eb thjesht njeh fshet\u00ebsit\u00eb e maleve. Jo! Ti ishe vet\u00eb mal. Ti e alpet ishit nji gja e vetme o Ndoci i Alpeve. Sa h\u00ebr\u00eb u ke fol\u00eb e sa her\u00eb t\u00eb jan\u00eb gjegj\u00eb. E ato alpe k\u00ebt\u00eb fundviti 2021 t\u00eb vikat\u00ebn fort e t\u00eb than\u00eb: \u201cSonte Ndoc nuk t\u00eb lam\u00eb me ik. Ke me bujt\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk e bam\u00eb kurr\u00eb udh\u00ebtimin q\u00eb pat\u00ebm vendos bashk\u00eb. T\u00eb pata than\u00eb q\u00eb nuk jam m\u00ebsue me ec maleve n\u00eb kamb\u00eb e m\u2019u p\u00ebrgjigje: \u201cPa merak Dom Gjergj se me mue nuk mbetet kush n\u00eb mal. Ve\u00e7 banu gati. Shkruej llastik\u00ebt \u2013 thon\u00eb andej nga ne\u201d. V\u00ebrtet kush erdhi me ty nuk mbeti n\u00eb mal, por k\u00ebt\u00eb fundviti ti nuk u ktheve ma prej Malit.<\/p>\n<p>Burra si ti i bajn\u00eb dobi k\u00ebtij vendi e ti na tregove se asht e mundun me ndejt k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, me e dasht\u00eb e me promovue, e mos me e lan\u00eb jetim. \u00c7do foto, \u00e7do cic\u00ebrime e jotja n\u00eb rrjetet sociale, bisedat me ty, banin gjithkend me mendue se sa t\u00eb bukura jan\u00eb alpet, se sa i bukur \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb. Po! Ti na m\u00ebsove t\u00eb bukur\u00ebn Ndoc, at\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb shpesh na e zhyejm\u00eb me mediokritetin ton\u00eb, me bab\u00ebzin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb rend drejt p\u00ebrfitimit, drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs me mure e \u00e7emento, me qiellg\u00ebvisht\u00ebse e me q\u00ebndra tregtare. Ti na m\u00ebsove se jetohet n\u00eb harmoni me veten dhe me t\u00eb tjer\u00ebt edhe duke p\u00ebrshku malet e duke dasht\u00eb natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur Zoti e krijoi njeriun, i dha atij tok\u00ebn me e rujt e jo me e shkat\u00ebrrue, me u kujdes p\u00ebr t\u00eb e jo me e kthy n\u00eb nj\u00eb shkr\u00ebtin\u00eb. Ty t\u00eb dhimbej \u00e7do pem\u00eb e \u00e7do kafsh\u00eb e eg\u00ebr. E ti k\u00ebt\u00eb amanet t\u00eb Hyjit e plot\u00ebsove \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs tande e k\u00ebshtu un\u00eb t\u00eb p\u00ebrfytyroj tash p\u00ebrball\u00eb Hyjit e m\u00eb gj\u00ebmojn\u00eb n\u00eb v\u00ebsh fjal\u00ebt e Tij q\u00eb thot\u00eb: \u201cEja n\u00eb lumin\u00ebn e Hyjit tand Ndoc, sepse ti e deshte natyr\u00ebn, malet e alpet q\u00eb un\u00eb i krijova.\u201d Po, sepse natyra asht ai tempull i madh ku Zoti na ka vendos\u00eb e prej nga kemi mund\u00ebsi me i dhan\u00eb lavdi atij. Kush ma shum\u00eb se ti ishte af\u00ebr Tij kur u afroheshe majave e reve.<\/p>\n<p>Tash i kalove ret\u00eb, i kalove majat e u nise p\u00ebr kah amshimi. Pushofsh n\u00eb paqe Ndoc i dashtun. Krishti t\u00eb past\u00eb n\u00eb parriz!<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Mulaj ishte i shoq\u00ebruar nga gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori Gisel Dollani dhe Dorien Malaj, dhe po l\u00ebviznin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb masivin pyjor t\u00eb Munell\u00ebs n\u00eb Puk\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa xhirime p\u00ebr n\u00eb televizion.<\/p>\n<p>Ndoc Mulaj dhe Ilir Shyti u rr\u00ebzuan n\u00eb humner\u00eb dhe pas disa or\u00ebsh k\u00ebrkimesh u gjet\u00ebn por me plag\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb trup. Specialisti i pyjeve nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spital, kurse inxhinieri i pyjeve Ilir Shyti fatmir\u00ebsisht arriti n\u00eb shp\u00ebtonte.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndarja nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjik\u00eb e specialistit t\u00eb turizmit Ndoc Mulaj shkaktoi hidh\u00ebrim t\u00eb madh te t\u00eb af\u00ebrmit, koleg\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij t\u00eb dashur. S\u00eb fundmi ka qen\u00eb Dom Gjergj Meta i cili i hidh\u00ebruar nga kjo humbje i ka shprehur ngush\u00ebllime familjar\u00ebve t\u00eb Mulaj-t, teksa ka shp\u00ebrndar\u00eb dhe fjal\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":228297,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228296","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228296\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}