{"id":228560,"date":"2022-01-04T15:23:50","date_gmt":"2022-01-04T14:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=228560"},"modified":"2022-01-04T15:23:50","modified_gmt":"2022-01-04T14:23:50","slug":"joseph-afrimi-i-rames-me-vucicin-nuk-eshte-i-shendetshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/joseph-afrimi-i-rames-me-vucicin-nuk-eshte-i-shendetshem\/","title":{"rendered":"Joseph: Afrimi i Ram\u00ebs me Vu\u00e7i\u00e7in nuk \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Afrimi i Edi Ram\u00ebs dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit nuk \u00ebsht\u00eb \u201ci sh\u00ebndetsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Edward Joseph, ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt, duhet p\u00ebrkujtuar se nj\u00eb Serbi e madhe \u00e7on n\u00eb krijimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe dhe anasjelltas. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb shum\u00eb e rrezikshme dhe ajo po thyhet n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb lumin Ib\u00ebr. Tregu ekonomik rajonal \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet, por nuk mund t\u00eb realizohet pa vlera evropiane, demokratike. P\u00ebrkundrazi, mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm\u201d, konsideron Joseph.<\/p>\n<p>Ai shton se \u00ebsht\u00eb fakt i paq\u00ebndruesh\u00ebm q\u00eb Kosova ende nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr kthimin e pron\u00ebs s\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit. Ai po ashtu thekson se Kosova e ka obligim q\u00eb ta zbatoj\u00eb vendimin p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, sepse k\u00ebt\u00eb e ka pranuar n\u00eb vitin 2013 dhe 2015, n\u00eb kontekstin e negociatave.<\/p>\n<p>\u201cPrishtina mund t\u00eb propozoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive se si Asociacioni komunave me shumic\u00eb serbe mund t\u00eb organizohet n\u00eb harmoni me sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe me interesat e serb\u00ebve atje. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e mundur t\u00eb formohet nj\u00eb asociacion i till\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ishte Republik\u00eb S\u00ebrpska, duke kontribuar k\u00ebshtu n\u00eb krijimin e besimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, presidenti serb Alleksandar Vu\u00e7iq e paraqet Serbin\u00eb si nj\u00eb partnere ky\u00e7e n\u00eb rajon p\u00ebr Per\u00ebndimin, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor destabilizues. Nuk mund t\u00eb jesh partner i Per\u00ebndimit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb promovosh \u2018Bot\u00ebn serbe\u2019, sepse k\u00ebto dy gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb papajtueshme. Nuk mund t\u00eb jesh nj\u00eb partner per\u00ebndimor dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb partneritet strategjik me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb\u201d, thekson Joseph.<\/p>\n<p>Protestat jan\u00eb nj\u00eb problem serioz p\u00ebr Vu\u00e7iqin<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb muajt e fundit, qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb kan\u00eb protestuar n\u00eb shum\u00eb qytete p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje mjedisore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb projektit kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb, Rio Tinto p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e litiumit. A \u00ebsht\u00eb luhatur seriozisht pozicioni i Alleksandar Vu\u00e7iqit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga ardhja n\u00eb pushtet n\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb apo ai ia doli t\u00eb kontrolloj\u00eb d\u00ebmin duke shtyr\u00eb ligjet e diskutueshme p\u00ebr shpron\u00ebsimin e tok\u00ebs dhe referendumin, t\u00eb cilat, t\u00eb pakt\u00ebn pjes\u00ebrisht e zbut\u00ebn zem\u00ebrimin e publikut?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz p\u00ebr Alleksandar Vu\u00e7iqin dhe regjimin autokratik, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ai. Ai, gati se p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb e udh\u00ebheq\u00eb vendin prapa nga nj\u00eb demokraci e dob\u00ebt, por megjithat\u00eb nj\u00eb demokraci si\u00e7 ishte n\u00eb t\u00eb gjitha qeverit\u00eb e m\u00ebparshme pas r\u00ebnies s\u00eb Sllobodan Millosheviqit e deri n\u00eb vitin 2012. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, qeverit\u00eb e drejtuara nga Alleksandar Vu\u00e7iqi kan\u00eb qen\u00eb jodemokratike. K\u00ebto protesta p\u00ebr mjedisin jan\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb, sepse shprehin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr demokraci, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i qytetar\u00ebve n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb demonstratat jan\u00eb masive, q\u00eb nuk jan\u00eb shprehje e politik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb caktuar, por e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00eb thelbin e demokracis\u00eb. Gjegj\u00ebsisht, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur sepse askush nuk i ka pyetur p\u00ebr mendimin e tyre kur kan\u00eb marr\u00eb vendimin q\u00eb Rio Tinto t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb litiumin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr nj\u00eb regjim q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb paraqitet si i fuqish\u00ebm dhe i suksessh\u00ebm duke u mburrur p\u00ebr rritjen ekonomike.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Po, progresist\u00ebt po p\u00ebrpiqen p\u00ebr kontroll t\u00eb gjithansh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr votat e disident\u00ebve. N\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb \u00e7arjeje n\u00eb sistem q\u00eb do t\u00eb lejonte veprime t\u00eb ndryshme politike, ata kan\u00eb frik\u00eb se ajo \u00e7arje mund t\u00eb zgjerohet.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Absolutisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Autokracia nuk toleron mendime t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrpiqet p\u00ebr kontroll gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe jodemokratik. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pushtetin e nj\u00eb partie dhe t\u00eb nj\u00eb njeriu dhe prandaj \u00ebsht\u00eb joliberale. T\u00eb treguarit e dob\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik, por \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me regjimet autokratike.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte demokratike Qeveria n\u00eb Beograd, do t\u00eb shqet\u00ebsohej p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve n\u00eb rastin e Rio Tintos, por jo aq shum\u00eb, sepse protestat jan\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb sistemet demokratike. Por, n\u00eb regjimet autokratike demonstratat nuk jan\u00eb t\u00eb pranueshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ato jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim shtes\u00eb p\u00ebr regjimin e Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi do t\u00eb mbetet president, por i dob\u00ebsuar<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pritet m\u00eb tutje? Pas disa muajsh do t\u00eb mbahen zgjedhjet n\u00eb Serbi. Prandaj, shum\u00eb besojn\u00eb se Vu\u00e7iq b\u00ebri nj\u00eb manov\u00ebr t\u00eb shkath\u00ebt duke e shtyr\u00eb miratimin e dy ligjeve t\u00eb p\u00ebrmendura p\u00ebr periudh\u00ebn pas atyre zgjedhjeve, n\u00eb t\u00eb cilat, sipas vler\u00ebsimeve do t\u00eb fitoj\u00eb s\u00ebrish, pavar\u00ebsisht sfidave t\u00eb fundit. Apo mendoni se opozita, e cila i bojkotoi zgjedhjet e m\u00ebparshme, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilave u shpall\u00ebn zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb parakohshme, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Nuk parashikoj nj\u00eb ndryshim dramatik n\u00eb struktur\u00ebn e pushtetit. Un\u00eb nuk shoh n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb opozita \u00ebsht\u00eb mobilizuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr regjimin e Vu\u00e7iqit. Nuk shoh ndryshime n\u00eb ambientin zgjedhor, i cili vazhdon t\u00eb favorizoj\u00eb pushtetin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kontrolli i medias, pavar\u00ebsisht nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Pra, kemi nj\u00eb ambient zgjedhor mjaft t\u00eb pabalancuar q\u00eb favorizon regjimin. Megjithat\u00eb, trendet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb regjim autokratik. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr r\u00ebnien e mb\u00ebshtetjes, ndon\u00ebse edhe pas k\u00ebtyre zgjedhjeve mbase do t\u00eb mbaj\u00eb kontrollin mbi Parlamentin dhe Vu\u00e7iq do t\u00eb mbetet president, por i dob\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrb\u00ebrja sistematike e demokracis\u00eb n\u00eb Serbi<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Opozita e sheh shansin q\u00eb t\u00eb rrezikoj\u00eb pushtetin, para s\u00eb gjithash, n\u00eb Beograd. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb fitonte n\u00eb kryeqytet, kjo do t\u00eb ishte goditje serioze p\u00ebr Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Kjo do t\u00eb ishte dometh\u00ebn\u00ebse, por jo domosdo me karakter transformues, n\u00eb kuptimin e rrezikimit t\u00eb pushtetit edhe n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Shembull i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, n\u00eb muajin shkurt, partia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit arriti nj\u00eb fitore bind\u00ebse n\u00eb zgjedhjet parlamentare dhe m\u00eb pas p\u00ebsuan nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke i humbur zgjedhjet lokale n\u00eb shum\u00eb qytete, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Prishtin\u00ebn. Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb bie apo do t\u00eb shpallen zgjedhjet e parakohshme.<\/p>\n<p>Pra, humbja e Beogradit dhe vendeve tjera do t\u00eb ishte goditje p\u00ebr pushtetin e tanish\u00ebm, por jo domosdo sjell deri te nd\u00ebrrimi i pushtetit n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Duhet t\u00eb kemi parasysh se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb ka gati nj\u00eb dekad\u00eb q\u00eb ka shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metodike dhe sistematike, duke institucionalizuar korrupsionin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai fiton t\u00eb ardhura, me t\u00eb cilat minon veprimtarin\u00eb e institucioneve t\u00eb caktuara shtet\u00ebrore, mediat, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe Kish\u00ebn Ortodokse Serbe. Ajo m\u00eb nuk e ka ndikimin q\u00eb ka pasur, dhe as Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb faktor destabilizimi n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: T\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se Vu\u00e7iq ka nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga r\u00ebnia e Sllobodan Millosheviqit. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ai k\u00ebrkon t\u00eb shmang\u00eb akumulimin e zem\u00ebrimit t\u00eb qytetar\u00ebve, sikurse pas refuzimit t\u00eb regjimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb njohur fitoren e opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 1996, prandaj edhe shtyu miratimin e dy ligjeve t\u00eb p\u00ebrmendura. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb frik\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb e pamundur t\u00eb fitohet kund\u00ebr Vu\u00e7iqit n\u00eb zgjedhje, sepse ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb penguar nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb barabart\u00eb politike.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Jo vet\u00ebm Alleksandar Vu\u00e7iq, por edhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim jan\u00eb veteran\u00eb nga epoka e Millosheviqit dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i kan\u00eb m\u00ebsuar ato leksione. Mir\u00ebpo, ata tani po paraqiten m\u00eb t\u00eb sofistikuar, duke p\u00ebrdorur, p\u00ebr shembull, termin \u201cBot\u00eb serbe\u201d, n\u00eb vend t\u00eb \u201cSerbia e Madhe\u201d, me Alleksandar Vulin si promotor t\u00eb asaj ideje, derisa Vu\u00e7iqi nuk deklarohet.<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe Millosheviqi e paraqiste veten si partner t\u00eb Per\u00ebndimit. Por, ndryshimi q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb q\u00eb Per\u00ebndimi asokohe i kishte vendosur sanksione Serbis\u00eb, nd\u00ebrkaq q\u00eb sot nuk ka sanksione. Vu\u00e7iqi e shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb duke e paraqitur Serbin\u00eb se partneren ky\u00e7e per\u00ebndimore n\u00eb rajon edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor destabilizues.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jesh partner i Per\u00ebndimit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb promovosh \u201cBot\u00ebn serbe\u201d sepse k\u00ebto dy gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb papajtueshme. Nuk mund t\u00eb jesh nj\u00eb partner per\u00ebndimor dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb partneritet strategjik me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jesh kandidat i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partneri yt m\u00eb i af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb Hungaria me nj\u00eb regjim joliberal, q\u00eb cenon vlerat dhe integritetin e bllokut evropian.<\/p>\n<p>Duhet kujtuar se, ashtu si Millosheviqi, edhe Vu\u00e7iq p\u00ebrdor taktika frik\u00ebsuese. Natyrisht q\u00eb edhe lider\u00ebt tjer\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse kthehemi pas n\u00eb histori, Tito ishte shum\u00eb dinak dhe her\u00eb pas here mbante an\u00ebn e protestuesve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Gjat\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve n\u00eb vitin 1968.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Po, protestat e student\u00ebve n\u00eb vitin 1968, kur Tito n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft t\u00eb shkatht\u00eb mbajti an\u00ebn e tyre, duke th\u00ebn\u00eb \u201cstudent\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar apo p\u00ebrfituar protestuesit, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se regjimi i Vu\u00e7iqit \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb taktika frik\u00ebsuese dhe se ai nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj vlerave per\u00ebndimore, por kineze dhe ruse, apo atyre hungareze t\u00eb Viktor Orbanit.<\/p>\n<p>Agjenda e Vu\u00e7iqit bie ndesh me at\u00eb t\u00eb Bidenit<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ju p\u00ebrmend\u00ebt se, ndryshe nga Millosheviqi, Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb i ekspozuar ndaj sanksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb fakt, ambienti global tani \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe nga sa ishte n\u00eb vitet 1990, kur flasim p\u00ebr Ballkanin. Vu\u00e7iqi po e baraspeshon rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Serbis\u00eb, duke luajtur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me letr\u00ebn ruse dhe kineze. K\u00ebto dy vende jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare sesa n\u00eb vitet 1990. Mir\u00ebpo, a mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb fund kjo taktik\u00eb e Vu\u00e7iqit?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Po, mendoj se do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Autokracit\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb disa situata, nj\u00eb person i b\u00ebn leht\u00ebsisht zgjidhjet, por ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb brishta, m\u00eb pak elastike kur shfaqen \u00e7arjet, si\u00e7 jan\u00eb protestat p\u00ebr mjedisin n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00ebse krahasojm\u00eb mjedisin gjeopolitik t\u00eb viteve 1990, kur Rusia ishte e dob\u00ebt dhe Kina nuk ishte duksh\u00ebm e pranishme n\u00eb Ballkan dhe situat\u00ebn aktuale, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se interesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara tani jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ose m\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb vitet 1990, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk kishin pse t\u00eb shqet\u00ebsoheshin p\u00ebr ndikimin rival rus dhe kinez. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Ballkani ishte edhe m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Uashingtonin. Ekzistonte interesi humanitar p\u00ebr shkak t\u00eb vrasjeve, spastrimeve etnike dhe zhvendosjeve brutale n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur z\u00ebri i Joe Bidenit (si senator) ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por, SHBA-ja nuk kishte pse t\u00eb shqet\u00ebsohej p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt, p\u00ebr regresin e demokracis\u00eb. Ishte moment nj\u00ebpolar.<\/p>\n<p>Ai ishte gjithashtu fundi i modelit t\u00eb d\u00ebshtuar sovjetik. Pra, tani ne shohim sfidat edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Prandaj, presidenti (i SHBA-s\u00eb, Joe) Biden tha se t\u00eb d\u00ebshmuarit q\u00eb demokracia funksionon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga q\u00ebllimet dhe misionet kryesore t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj, qasja e Alleksandar Vu\u00e7iqit, pavar\u00ebsisht rr\u00ebfimit p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr normalizimin ekonomik n\u00eb rajon, q\u00eb ishte iniciativ\u00eb e ish-presidentit, Donald Trump \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me angazhimin e administrat\u00ebs s\u00eb Bidenit. Regjimi i Vu\u00e7iqit ishte shum\u00eb i pajtuesh\u00ebm me politik\u00ebn e Trumpit, por n\u00eb thelb nuk \u00ebsht\u00eb me vlerat demokratike t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Bidenit.<\/p>\n<p>SHBA-ja gaboi duke ftuar Vu\u00e7iqin n\u00eb Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb, s\u00eb fundmi Biden e ftoi Vu\u00e7iqin n\u00eb Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje shum\u00eb e mir\u00eb. Ky ka qen\u00eb gabim. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb misioni diplomatik amerikan n\u00eb Beograd njoftoi fillimisht se Serbia nuk do t\u00eb ftohet dhe pastaj pati nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila gjithashtu u ftua n\u00eb Samit. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb demokraci e p\u00ebrsosur, por \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb Serbia para regjimit t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci e re, e pafuqishme, por q\u00eb po fuqizohet. Kosova ka Qeveri t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Asnj\u00eb parti nuk kishte monopol mbi median dhe nuk p\u00ebrdori taktika frik\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. P\u00ebrkundrazi, ish-presidentit, Hashim Tha\u00e7i iu desh q\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqje dhe t\u00eb shkonte n\u00eb Hag\u00eb, n\u00ebn presionin e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuzat p\u00ebr krime lufte, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kund\u00ebr serb\u00ebve. Prandaj, Kosova e meritonte ftes\u00ebn n\u00eb Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, ndodhi nj\u00eb kthes\u00eb e papritur kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, e cila sipas t\u00eb gjitha kritereve demokratike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim hibrid, joliberal, anti-demokratik. Alleksandar Vu\u00e7iqi nuk e meritonte platform\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjalim, n\u00eb t\u00eb cilin ai theksoi se sa shum\u00eb Qeveria e tij e mb\u00ebshtet\u00eb demokracin\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, kjo ka qen\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Zgjidhja e nyj\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Greqis\u00eb, Spanj\u00ebs, Sllovakis\u00eb dhe Rumanis\u00eb<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Duket se n\u00eb loj\u00eb ishin edhe p\u00ebrllogaritjet gjeopolitike, sepse ishin t\u00eb ftuar Polonia, Pakistani, Filipinet, Iraku dhe disa vende t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb larg demokracive t\u00eb p\u00ebrsosura.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb dhe k\u00ebto raste nuk mund t\u00eb krahasohen. Kur flitet p\u00ebr Serbin\u00eb, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjeopolitik\u00eb. N\u00eb fakt, gjeopolitika ka lidhje me Serbin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes lev\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb ndikimit n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e vetme pse nuk ka sanksione kund\u00ebr autoriteteve n\u00eb Serbi. \u00cbsht\u00eb m\u00eb pak n\u00ebn mbik\u00ebqyrje p\u00ebr korrupsion se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb sanksionuar nga administrata Biden p\u00ebr korrupsion. I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin, Gabriel Escobar e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb problem n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb. A d\u00ebgjoni deklarata t\u00eb tilla p\u00ebr korrupsionin sistematik n\u00eb Serbi? Un\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar. Arsyeja qind p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb leva e pushtetit q\u00eb ka Beogradi mbi Kosov\u00ebn sadhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj, Rusia dhe Kina po sigurojn\u00eb ndikimin e tyre politik n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebto mekanizma ndikimi Serbia i ka n\u00eb dispozicion, jo p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, gjegj\u00ebsisht bllokad\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb OKB. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb manifestim i problemit. Arsyeja e vetme \u00ebsht\u00eb se pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, kat\u00ebr prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb edhe n\u00eb NATO, nuk e njohin Kosov\u00ebn. Sikur k\u00ebto kat\u00ebr vende (Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia) do ta njihnin Kosov\u00ebn, Serbia do t\u00eb mbetej pa instrumentin e p\u00ebrfolur.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ndikimi rus dhe kinez n\u00eb rajon do t\u00eb zvog\u00eblohej ndjesh\u00ebm dhe do t\u2019i hapte rrug\u00ebn nj\u00eb zgjidhjeje dinjitoze, stabilizuese q\u00eb do t\u00eb mbronte statusin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo do ta kthente edhe Serbin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn demokratike. Pra, e gjith\u00eb kjo do t\u00eb ishte e mundur n\u00ebse ato kat\u00ebr shtete do ta njihnin Kosov\u00ebn, sepse kjo do t\u2019i mund\u00ebsonte Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e NATO-s, pas s\u00eb cil\u00ebs Serbia nuk do t\u00eb mund ta bllokonte m\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast, pengimi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb OKB \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kosova do t\u00eb kishte rrug\u00ebn e saj t\u00eb pavarur drejt subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si shtet i t\u00ebr\u00eb pa k\u00ebrkes\u00ebn e ndarjes s\u00eb tij. Kjo do t\u00eb krijonte nj\u00eb dinamik\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr dhe do t\u00eb inkurajonte Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb nj\u00eb zgjidhje dinjitoze dhe stabilizuese me ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Do t\u2019i kthehemi shum\u00eb shpejt \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Por, para k\u00ebsaj, p\u00ebr korrupsionin q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt. SHBA-ja vendosi s\u00eb fundmi sanksione ndaj biznesmenit kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq dhe 13 serb\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. A do t\u2019i zgjerojn\u00eb Uashingtoni dhe BE-ja sanksionet p\u00ebr korrupsion dhe shkelje t\u00eb standardeve demokratike, apo po llogarisin ende n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me Vu\u00e7iqin p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjet tjera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb forcojn\u00eb stabilitetin rajonal?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Duhet t\u00eb presim dhe t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb strategjia e v\u00ebrtet\u00eb e administrat\u00ebs s\u00eb Bidenit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Vendosja e sanksioneve kund\u00ebr organizat\u00ebs s\u00eb Vesellinoviqit \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb shenj\u00eb pozitive. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ftesa p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb po at\u00eb muaj, jep sinjalin e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Pra, keni pasur an\u00ebn pozitive t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb mekanizmit t\u00eb sanksioneve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr Beogradin, i cili, si\u00e7 dihet, kontrollon rrjetin e krimit t\u00eb organizuar t\u00eb Vesellinoviqit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb vat\u00ebr e p\u00ebrleshjeve me autoritetet e Prishtin\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb operacionit policor n\u00eb tetor, t\u00eb cilin SHBA-ja e mb\u00ebshteti, nd\u00ebrkaq q\u00eb autoritetet n\u00eb Serbi protestuan.<\/p>\n<p>Pastaj, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj, Vu\u00e7iqi mori nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb pamerituar p\u00ebr Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb, e cila d\u00ebrgon mesazhin e gabuar. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal inkurajimi, sepse po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb Serbia do t\u00eb ishte ftuar n\u00eb fillim. Ishte vet\u00ebm nj\u00eb shprehje e dob\u00ebsis\u00eb q\u00eb sapo p\u00ebrmenda, p\u00ebr shkak t\u00eb lev\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb ndikimit mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Serbia do t\u00eb \u00e7lirohej n\u00ebse do t\u00eb mbetej pa lev\u00ebn mbi Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A do t\u00eb thot\u00eb kjo se SHBA-ja dhe mbi t\u00eb gjitha BE-ja, si nd\u00ebrmjet\u00ebse n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, ende po llogarisin te Vu\u00e7iqi, duke v\u00ebn\u00eb theksin te t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cstabilitokraci\u201d, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb inkurajojn\u00eb forcat demokratike. Kjo supozon se n\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje, Vu\u00e7iq do t\u00eb ishte garantuesi i saj. S\u00eb dyti, Per\u00ebndimi duket se nuk ka shum\u00eb besim tek opozita, duke qen\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb po aq nacionaliste sa Qeveria aktuale.<\/p>\n<p>Edward Joseph: K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs serbe, por p\u00ebr mekanizmin q\u00eb mund\u00ebson ndikimin e Beogradit zyrtar n\u00eb Kosov\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr vendosjen e qeveris\u00eb demokratike dhe forcon regjimin e Vu\u00e7iqit. Dhe kjo lev\u00eb u jepet autoriteteve n\u00eb Serbi nga kat\u00ebr vendet e p\u00ebrmendura \u2013 Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Ndryshimi i pozicionit t\u00eb tyre do t\u00eb kishte nj\u00eb ndikim transformues n\u00eb Beograd. Si mund ta them k\u00ebt\u00eb me kaq vet\u00ebbesim?<\/p>\n<p>Shihni se si \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar regjimi i Vu\u00e7iqit p\u00ebr ndryshimin e paralajm\u00ebruar t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Greqis\u00eb. Kjo mund t\u00eb konkludohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklaratave t\u00eb zyrtar\u00ebve n\u00eb Athin\u00eb. E dim\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, n\u00eb kryeqytetin grek dhe p\u00ebr shkak t\u00eb turneut t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Nikolla Sellakoviq dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende, duke i bindur ato q\u00eb t\u00eb mos ndryshojn\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, heqja e k\u00ebsaj lev\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim anti-serb, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb \u00e7lirohet. Konsideroj se Kosova mund t\u00eb pranohet n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe pa njohje nga Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Kjo do t\u2019i d\u00ebrgonte sinjal t\u00eb fort\u00eb Beogradit dhe do t\u00eb ndikonte pozitivisht n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, si dhe n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse SHBA-ja dhe BE-ja po b\u00ebjn\u00eb kinse nuk i shohin llojet e ndryshme t\u00eb shkeljeve t\u00eb parimeve demokratike n\u00eb Serbi, Vu\u00e7iq mund ta interpretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb si dh\u00ebnie e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr duar t\u00eb lira, sepse beson se ai u duhet atyre p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr Kosov\u00ebn. K\u00ebshtu, Per\u00ebndimi, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, mb\u00ebshtet Qeverin\u00eb aktuale n\u00eb Beograd dhe dekurajon opozit\u00ebn demokratike, ndoshta duke e konsideruar at\u00eb nacionaliste.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Pajtohem me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, p\u00ebrve\u00e7 te pjesa e fundit. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn dhe nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse pozicioni i saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb apo m\u00eb fleksibil. Pra, ky nuk \u00ebsht\u00eb thelbi, por largimi i penges\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb identike edhe p\u00ebr pushtetin pro-demokratik, por edhe p\u00ebr pushtetin anti-demokratik n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se me pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe t\u00eb NATO-s, Serbia e humb\u00eb lev\u00ebn aktuale t\u00eb fuqis\u00eb. Kjo do t\u00eb zvog\u00eblonte ndikimin e Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs. \u00c7far\u00eb p\u00ebrfitimesh mund t\u2019i ofronin Vu\u00e7iqit n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb re, sepse nuk do t\u00eb mund ta pengonin hyrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb Aleanc\u00ebn Veri-Atlantike, n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pajtohen t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si do t\u00eb ndikonte kjo n\u00eb sken\u00ebn e brendshme politike n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Thjesht, sepse strategjia e saj p\u00ebr izolimin dhe dob\u00ebsimin e Kosov\u00ebs do t\u00eb d\u00ebshtonte. Me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ndryshohej p\u00ebrllogaritja e saj strategjike. P\u00ebrkat\u00ebsisht, Rusia dhe Kina nuk mund t\u2019i ndihmojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e ajo \u00ebsht\u00eb Kosova, sado tanke, avion\u00eb luftarak\u00eb dhe dron\u00eb t\u2019i sigurojn\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment, Beogradit do t\u2019i duhet q\u00eb t\u2019iu drejtohet opsioneve t\u00eb tjera, shum\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb sakt\u00eb t\u2019i bashkohet rendit per\u00ebndimor, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e tij.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte p\u00ebrfundimin e historis\u00eb s\u00eb \u201cBot\u00ebs serbe\u201d, njohjen e sovranitetit dhe integritetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe negocimin p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, garantimin e mbrojtjes s\u00eb plot\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe objektet e tyre fetare, madje edhe krijimin e kushteve p\u00ebr kthimin e atyre q\u00eb jan\u00eb zhvendosur. Kjo \u00ebsht\u00eb e mundur sepse shumica e serb\u00ebve jetojn\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Ibrit. Po t\u00eb mos ishte e mundur bashk\u00ebjetesa me shqiptar\u00ebt, ata tashm\u00eb do t\u00eb ishin larguar nga Kosova.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb pas do t\u2019iu mund\u00ebsonte serb\u00ebve dhe malazez\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb t\u00eb merren vesh p\u00ebr formul\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs. M\u00eb pas do t\u00eb krijoheshin mund\u00ebsi p\u00ebr reformimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoheshin ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb till\u00eb t\u00eb ndryshuar, Serbia mund t\u00eb b\u00ebhet edhe an\u00ebtare e NATO-s, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte e dobishme p\u00ebr t\u00eb, sepse ka nj\u00eb industri t\u00eb fort\u00eb ushtarake. Natyrisht, Serbia mund t\u00eb mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn. S\u00eb fundmi, do t\u00eb ndikonte edhe n\u00eb sken\u00ebn e brendshme politike, sepse pranimi i rendit per\u00ebndimor n\u00ebnkupton respektimin e standardeve demokratike, t\u00eb cilat mund ta forcojn\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme pa barr\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ide \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e realizueshme dhe jo sikurse me ftes\u00ebn e Vu\u00e7iqit n\u00eb Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb, apo hapjen e nj\u00eb kapitulli n\u00eb negociatat me BE-n\u00eb lidhur me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, edhe pse Serbia nuk e meritonte at\u00eb, por u arrit nga Komisionari evropian, Oliver Varhelyi, bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i Viktor Orbanit.<\/p>\n<p>\u201cSerbia e Madhe\u201d inkurajon \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e Madhe\u201d dhe anasjelltas<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: SHBA-ja ka em\u00ebruar nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, m\u00eb pas p\u00ebr reformat zgjedhore n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, si ambasador amerikan n\u00eb Beograd vjen nj\u00eb diplomat me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, Christopher Hill. A paralajm\u00ebron kjo nj\u00eb ndryshim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb qasjen e Uashingtonit ndaj rajonit, pra angazhimin e tij m\u00eb t\u00eb madh, apo do t\u00eb mbetet i ul\u00ebt n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve, duke pasur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kin\u00ebn, kriz\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe fokusimin e Bidenit n\u00eb agjend\u00ebn e brendshme?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Ky \u00ebsht\u00eb proces evolutiv. Em\u00ebrimi i Christopher Hillit, diplomat veteran n\u00eb rajon nga vitet 1990, i cili z\u00ebvend\u00ebson ambasadorin aktual n\u00eb Beograd, mandati i t\u00eb cilit nuk ka skaduar ende \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb diplomati me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, Jeff Hovenier, i cili vjen n\u00eb Prishtin\u00eb, pastaj Michael Murphy, ambasadori i ri i SHBA-s\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb, i cili njeh Bosnj\u00ebn, Kosov\u00ebn dhe rajonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto em\u00ebrime tregojn\u00eb se Uashingtoni e kupton se kursi i deritash\u00ebm nuk funksionon. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mozaik mungon ende pjesa q\u00eb lidhet me lev\u00ebn e ndikimit. Sanksionet e fundit amerikane kund\u00ebr Zvonko Vesellinoviqit dhe 13 personave t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb orientuara drejt k\u00ebsaj. Por, nismat si \u201cBallkani i Hapur\u201d, normalizimi ekonomik, ftesa e Vu\u00e7iqit n\u00eb Samitin p\u00ebr Demokracin\u00eb, apo vendimi i BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr hapjen e kapitullit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb negociatat me Serbin\u00eb \u2013 nuk jan\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr lev\u00ebn q\u00eb Beogradi ka n\u00eb raport me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Tregu ekonomik rajonal \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet, por nuk mund t\u00eb arrihet pa vlera evropiane, demokratike. P\u00ebrkundrazi, mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shikoni Kin\u00ebn, e cila ka zhvilluar tregti me Koren\u00eb e Jugut, Japonin\u00eb dhe m\u00eb her\u00ebt me Hong Kongun, por ka besim reciprok shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra, normalizimi ekonomik, i modeluar sipas qasjes s\u00eb Trumpit, ofron p\u00ebrfitime t\u00eb caktuara. Por, pengesa reale p\u00ebr rritjen ekonomike n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb e natyr\u00ebs politike. Prandaj, ekziston rezistenca nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja p\u00ebr t\u2019iu bashkuar \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d. N\u00ebse kjo nism\u00eb do t\u00eb ishte kaq e mir\u00eb dhe do t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me fitimin e parave, t\u00eb gjitha k\u00ebto vende do t\u00eb bashkoheshin.<\/p>\n<p>Ky afrim mes Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7iqit nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i \u201csh\u00ebndetsh\u00ebm\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb, duhet p\u00ebrkujtuar se \u201cSerbia e Madhe\u201d \u00e7on n\u00eb krijimin e \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, dhe anasjelltas. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb shum\u00eb e rrezikshme dhe ajo thyhet n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb lumin Ib\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb ndarjen n\u00eb \u201cSerbin\u00eb e Madhe\u201d dhe \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e Madhe\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Per\u00ebndimit q\u00eb t\u00eb krijohet \u201cShqip\u00ebria e Madhe\u201d, \u201cSerbia e Madhe\u201d dhe ndarja e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs n\u00eb tri pjes\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, por jo edhe t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>SHBA-ja nuk e l\u00eb pas dore Ballkanin<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pritet nga k\u00ebto em\u00ebrime?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Si\u00e7 thash\u00eb, \u00ebsht\u00eb me karakter evolutiv. Para s\u00eb gjithash, me k\u00ebto em\u00ebrime dhe deklarata, administrata Biden ka koh\u00eb q\u00eb sinjalizon se \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme se situata n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioze. Sekretari i Shtetit Antony Blinken d\u00ebrgoi k\u00ebshilltarin e tij, Derek Chollet, n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin e fuqish\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Millorad Dodikut.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara e neglizhojn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe se nuk i shohin k\u00ebrc\u00ebnimet e brendshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb rrjedhin nga veprimet e Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebto em\u00ebrime, por ky \u00ebsht\u00eb proces. Elementi ky\u00e7 nuk do t\u00eb jet\u00eb \u201cBallkani i Hapur\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb e Vu\u00e7iqit me pranimin e qasjes s\u00eb Trumpit ndaj normalizimit ekonomik, sepse e liron at\u00eb nga presioni.<\/p>\n<p>Rruga e duhur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes Procesit t\u00eb Berlinit, k\u00ebshillit rajonal p\u00ebr koordinim dhe vlera t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton integrimin rajonal si pjes\u00eb e integrimit evropian, vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta, demokratike, tejkalimin e ng\u00ebr\u00e7it politik p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb insistohet n\u00eb qasjen \u201cpopulli do t\u00eb tregtoj\u00eb dhe prandaj nuk do t\u2019i interesoj\u00eb politika\u201d. Kjo nuk funksionon k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Toleranca e papranueshme e bllokad\u00ebs bullgare ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb, n\u00eb BE ekziston lodhja nga zgjerimi dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nismat alternative po shfaqen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vakum.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Konstatim i mir\u00eb. Lodhja nga zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr Vu\u00e7iqin, i cili mund ta paraqes\u00eb para votuesve si joseriozitet dhe munges\u00eb t\u00eb interesimit t\u00eb partner\u00ebve evropian\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje shembullin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e cila \u00ebsht\u00eb bllokuar nga Bullgaria n\u00eb rrug\u00ebn e saj p\u00ebr n\u00eb BE. BE-ja nuk po b\u00ebn asgj\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk b\u00ebri as Gjermania gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb saj, duke lejuar k\u00ebshtu Bullgarin\u00eb, e cila sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr an\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb fuqishme, t\u00eb pengoj\u00eb Shkupin zyrtar t\u00eb negocioj\u00eb me Brukselin. Vu\u00e7iq mund t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar edhe emrin p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar rrug\u00ebn e integrimeve euroatlantike dhe Sofja zyrtare tani po e pengon. Dhe Vu\u00e7iq ka t\u00eb drejt\u00eb kur e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb si t\u00eb zgjidhet ky problem?<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb tensione dhe trazira n\u00eb Ballkan, nisma si \u201cBota serbe\u201d, fluturimi i avion\u00ebve luftarak\u00eb dhe shfaqja e ambasadorit rus n\u00eb kufirin me Kosov\u00ebn, tensionet n\u00eb Mal t\u00eb Zi, konfrontimet dhe gazi lotsjell\u00ebs n\u00eb Cetinje, k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj integritetit t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs \u2013 do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak gatishm\u00ebri nga publiku evropian q\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb pranimin e vendeve t\u00eb Ballkanit. Kur votuesit francez\u00eb, gjerman\u00eb, holandez\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb evropian\u00eb t\u00eb shohin skenat e p\u00ebrmendura n\u00eb media, me siguri do t\u00eb thon\u00eb \u201cne nuk i duam k\u00ebto vende n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja ndaj lodhjes s\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb fillimisht t\u00eb stabilizohet rajoni mbi parimet e demokracis\u00eb dhe jo t\u00eb stabilitokracis\u00eb. Kjo mund t\u00eb arrihet sipas modelit q\u00eb p\u00ebrmenda, m\u00eb sakt\u00ebsisht q\u00eb kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb hyrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndryshonte ndjesh\u00ebm dinamik\u00ebn politike n\u00eb Ballkan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kthes\u00eb n\u00eb Athin\u00eb dhe Madrid<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht sinjaleve q\u00eb p\u00ebrmendni nga Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ato do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb hyrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Secili prej tyre po ec\u00ebn n\u00eb nj\u00eb drejtim pozitiv kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje. Athina ka dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb zyrtare duke b\u00ebr\u00eb dallimin mes rastit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qipros Veriore. Po ashtu, Sekretari spanjoll i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb BE-s\u00eb (Juan Gonzalez Barba), n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb n\u00ebntor, ku mori pjes\u00eb ministrja serbe p\u00ebr Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, paralajm\u00ebroi se vendi i tij do t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin e tij, n\u00eb kuptimin q\u00eb Kosova nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e izoluar. Ndaj k\u00ebsaj deklarate ka reaguar menj\u00ebher\u00eb ministrja Joksimoviq.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Sllovakin\u00eb, Qeveria e saj \u00ebsht\u00eb demokratike, pro-per\u00ebndimore dhe kund\u00ebr korrupsionit. Rumania \u00ebsht\u00eb gjithashtu e lodhur nga etiketimi, q\u00eb ta quajn\u00eb vend i korruptuar. Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit rus dhe hungarez. Ashtu si Sllovakia, Rumania \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr politik\u00ebn destabilizuese t\u00eb Budapestit zyrtar. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb partner\u00ebt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb mund dhe kan\u00eb interes t\u2019i zgjidhin. Pra, ka hapa t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb k\u00ebto shtete mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin para njohjes eventuale t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat e mund\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thash, kjo do t\u00eb ndryshonte dinamik\u00ebn n\u00eb Ballkan, duke mund\u00ebsuar stabilizimin e tij. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Franc\u00ebn, Holand\u00ebn, Danimark\u00ebn dhe vendet e tjera skeptike q\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb zgjerimin e BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ndikimi i Kin\u00ebs bazuar n\u00eb kurthet e borxheve<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Edhe n\u00ebse ky skenar i pranimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe realizohet, a do t\u00eb mundet Rusia dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Kina p\u00ebr shkak t\u00eb levave t\u00eb saj ekonomike, t\u00eb parandalojn\u00eb ose t\u00eb pakt\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb stabilizimin e Ballkanit p\u00ebr t\u00eb cilin po flisni?<\/p>\n<p>Edward Joseph: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kina ka nj\u00eb ndikim, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb investimeve false. K\u00ebto nuk jan\u00eb investime reale, por huamarrje dhe n\u00eb shum\u00eb raste nuk jan\u00eb marr\u00ebveshje thjesht ekonomike, por kan\u00eb nj\u00eb sfond gjeostrategjik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebto projekte po ndotin mjedisin. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Rio Tinto. Kompanit\u00eb kineze jan\u00eb burimi kryesor i ndotjes n\u00eb Serbi. Madje, Mali i Zi ka nj\u00eb borxh m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj Kin\u00ebs p\u00ebr kok\u00eb banori sesa Serbia, prandaj i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ta shlyer at\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Kina \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pranishme n\u00eb rajon, gj\u00eb q\u00eb e tregon marrja me qira e portit n\u00eb Pire. Prandaj, Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb duhet t\u2019iu pamund\u00ebsohet p\u00ebrdorimi i mekanizmave t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ndikimit politik, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes partneres s\u00eb tyre strategjike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Serbia. K\u00ebt\u00eb nuk e them un\u00eb, por Alleksandar Vu\u00e7iq, madje edhe me krenari. M\u00eb lejoni t\u2019ju kujtoj sken\u00ebn kur ai e puthte flamurin kinez dhe panot n\u00eb Serbi me mesazhin \u201cFaleminderit, v\u00eblla Xi\u201d. Ai gjithashtu lavd\u00ebron dhe promovon vazhdimisht Putinin dhe partneritetin strategjik me Hungarin\u00eb, e cili \u00ebsht\u00eb model p\u00ebr Serbin\u00eb. Megjithat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i rrem\u00eb i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ndikim mund t\u00eb parandalohet duke e zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe krahas k\u00ebsaj jo duke e posht\u00ebruar Serbin\u00eb, por duke krijuar kushte q\u00eb Beogradi dhe Prishtina t\u00eb negociojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dinjitoze q\u00eb do ta stabilizoj\u00eb situat\u00ebn dhe si\u00e7 thash, t\u00eb mbroj\u00eb interesat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb interesi afatgjat\u00eb i Serbis\u00eb, i vendeve t\u00eb rajonit, por edhe i Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Formimi i Asociacionit varet nga rezultati i dialogut<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Bashkimi Evropian po i b\u00ebn presion Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb obligimin e saj p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, i parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Brukselit. Cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat p\u00ebr autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Edward Joseph: Kosova ka obligime ndaj serb\u00ebve vendas, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn Serbia, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr kthimin e pronave t\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit, gj\u00eb q\u00eb tregon se ka drejt\u00ebsi. Mir\u00ebpo, Qeveria e Kurtit, ashtu sikurse t\u00eb m\u00ebparshmet, nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme. SHBA-ja dhe partner\u00ebt evropian\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb vendimi i p\u00ebrmendur i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb zbatohet menj\u00ebher\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta pengoj\u00eb asnj\u00eb kryetar komune dhe askush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, situata \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb ndryshe. Kosova e ka obligim ta zbatoj\u00eb vendimin p\u00ebr themelimin e tij, sepse me t\u00eb \u00ebsht\u00eb pajtuar n\u00eb vitin 2013 dhe 2015, por n\u00eb kontekstin e negociatave. Ajo \u00e7far\u00eb mund dhe pritet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova varet n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nga q\u00ebndrimi i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga Beogradi. Asnj\u00eb shtet nuk do t\u2019i jap\u00eb statusin p\u00ebrfundimtar nj\u00eb pakice q\u00eb \u00ebsht\u00eb potencialisht separatiste dhe me nj\u00eb qeveri armiq\u00ebsore q\u00eb e mb\u00ebshtet at\u00eb. Imagjinoni, p\u00ebr shembull, q\u00eb n\u00eb rastin e Qipros Veriore, autoritetet n\u00eb Nikosia t\u00eb thon\u00eb se mund t\u00eb formojn\u00eb asociacionin e tyre dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera pa asnj\u00eb garanci, nd\u00ebrkaq q\u00eb Turqia njeh pavar\u00ebsin\u00eb e atij rajoni!<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb nuk do ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk mundet as Prishtina. Ajo do t\u00eb mund t\u00eb propozonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive se si mund t\u00eb organizohet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb p\u00ebrputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe me interesat e serb\u00ebve atje. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e mundur t\u00eb formohet nj\u00eb asociacion i till\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ishte Republika S\u00ebrpska, duke kontribuar k\u00ebshtu n\u00eb krijimin e besimit.<\/p>\n<p>Pra, kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje binare, k\u00ebshtu q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e obliguar t\u00eb formoj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb pastaj Serbia t\u2019i kryej\u00eb obligimet e saj. K\u00ebto jan\u00eb negociata n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb tregojn\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe sinqeritet. Por, pavar\u00ebsisht nga negociatat, Qeveria e Kurtit dhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb obliguar q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbushin obligimet kushtetuese ndaj serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Beogradi. \u00c7oviq \u00ebsht\u00eb produkt i politik\u00ebs s\u00eb Dodikut<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Gara p\u00ebr armatim nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb padyshim vet\u00ebm nj\u00eb pasqyrim i situat\u00ebs n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Edward Joseph: \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ekziston nj\u00eb ndjenj\u00eb e pasiguris\u00eb reciproke mes Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb. N\u00ebse Serbia po armatoset, n\u00ebse ekziston iniciativa jodemokratike \u201cbota serbe\u201d, k\u00ebto n\u00eb Kroaci i perceptojn\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim. Gjithashtu, ekziston antagonizmi rreth Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak se Kroacia i forcoi trupat e saj brenda KFOR-it k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi reagime t\u00eb ashpra nga Beogradi.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn, ekziston ideja e nj\u00eb \u201cKroacie t\u00eb Madhe\u201d, por vet\u00ebm si produkt i konceptit t\u00eb \u201cSerbis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, politika e Dragan \u00c7oviqit (udh\u00ebheq\u00ebs i Bashkimit Demokratik Kroat -HDZ n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb) \u00ebsht\u00eb e mundur vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb Millorad Dodikut. N\u00eb qoft\u00eb se Republika S\u00ebrpska do t\u00eb pranonte reformat e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit, nuk do t\u00eb kishte politik\u00eb t\u00eb Dragan \u00c7oviqit dhe histori p\u00ebr Herceg Bosn\u00ebn. M\u00eb lejoni t\u2019ju kujtoj se as Franjo Tuxhman nuk do t\u00eb guxonte ta ndante Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn pa pjes\u00ebmarrjen e Serbis\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Supozojm\u00eb se lufta nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, sepse Kroacia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe do t\u00eb mbrohej nga nj\u00eb mekaniz\u00ebm kolektiv i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Edward Joseph: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment shtes\u00eb, sepse ndryshimi i kufijve t\u00eb Kroacis\u00eb, si dhe Shqip\u00ebris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb gjithashtu an\u00ebtare e NATO-s, do t\u00eb ishte shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar, sepse ata g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje sipas nenit 5 t\u00eb Statutit t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kufijve ekzistues.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb ndryshim eventual t\u00eb kufijve, t\u00eb gjitha vendet e NATO-s duhet t\u00eb konsultohen dhe ato eventualisht ta miratojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pra, asnj\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebsaj aleance nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme kufijt\u00eb e saj dhe t\u00eb pres\u00eb mbrojtje kolektive.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebto vende pranojn\u00eb rendin per\u00ebndimor, siguria e t\u00eb cilit mbrohet nga Aleanca Veri-Atlantike e udh\u00ebhequr nga SHBA-ja, madje edhe Bullgaria dhe Turqia, megjith\u00ebse jan\u00eb af\u00ebr Rusis\u00eb. Vet\u00ebm Serbia nuk e pranon at\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb as Republika S\u00ebrpska, pastaj Lista Serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Fronti Demokratik n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e pranon rendin per\u00ebndimor, por n\u00ebn regjimin e Vu\u00e7iqit, Serbia po promovon rende alternative \u2013 anti-demokratike ruse, kineze dhe hungareze.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Afrimi i Edi Ram\u00ebs dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit nuk \u00ebsht\u00eb \u201ci sh\u00ebndetsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Edward Joseph, ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Uashington. \u201cN\u00eb fakt, duhet p\u00ebrkujtuar se nj\u00eb Serbi e madhe \u00e7on n\u00eb krijimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe dhe anasjelltas. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb shum\u00eb e rrezikshme dhe ajo po thyhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":228561,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228560","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228560"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228560\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}