{"id":229468,"date":"2022-01-09T17:55:48","date_gmt":"2022-01-09T16:55:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=229468"},"modified":"2022-01-09T17:55:48","modified_gmt":"2022-01-09T16:55:48","slug":"luli-dhe-shqupi-jane-tashme-faqja-e-zeze-e-demokrateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/luli-dhe-shqupi-jane-tashme-faqja-e-zeze-e-demokrateve\/","title":{"rendered":"Luli dhe Shqupi jan\u00eb tashm\u00eb faqja e zez\u00eb e demokrat\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Levonja<\/p>\n<p>N\u00ebse Sali Berisha e ka seriozisht kur thot\u00eb se, nga sot ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb selia e Partis\u00eb Demokratike, por Ministria e Brendshme e Edi Ram\u00ebs, duhet urgjentisht t\u00eb ndryshoj kursin e opozitarizmit. Nuk e kam kuptuar se p\u00ebrse Shqupi u kthye n\u00eb nj\u00eb fiksim i pro\u00e7esit m\u00eb spektakolar si Foltorja. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr Shqupin, por m\u00eb t\u00eb domosdoshmen, frym\u00ebn jetike, opozitarizmin. Madje sot ato protestues duhet t\u00eb ishin n\u00eb shesh p\u00ebrpara qeveris\u00eb. Esht\u00eb naive t\u00eb b\u00ebsh kund\u00ebrshtar Lulzim Bash\u00ebn, ka humbur p\u00ebrjet\u00ebsisht dhe sot u vertetua publikisht se ai i ka shitur demokrat\u00ebt. Kishte kaq dit\u00eb q\u00eb denoncoheshin kapu\u00e7on\u00ebt, njer\u00ebz t\u00eb paguar brenda Shqupit. Policia nuk reagoi asnj\u00ebher\u00eb, madje i injoronte faktet.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb aty, publike dhe t\u00eb gjalla n\u00eb internet. Megjithat\u00eb nj\u00eb arsenal i t\u00ebr\u00eb shtet\u00ebror iu p\u00ebrgjigj p\u00ebr 2 minuta telefonit t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs. Kur shikon se si dhunohen demokrat\u00ebt me shkopinj bejsbolli, e gaz lot\u00ebsjell\u00ebs nga brenda Shqupit, \u00ebsht\u00eb e neveritshme t\u00eb mendosh se ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb sht\u00ebpia e tyre. Zoti e deshi q\u00eb nuk u vra kush, pasi jan\u00eb kthyer n\u00eb rite normale n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Dhe as mos e \u00e7oni n\u00ebp\u00ebr mend drejt\u00ebsin\u00eb. Ajo ka vdekur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka vdekur dy her\u00eb\u2026, e para nga mandatet fallco t\u00eb xhaketave t\u00eb jurispudenc\u00ebs, e dyta nga togat e zeza t\u00eb nj\u00eb shtypi tmerr\u00ebsisht t\u00eb angazhuar. Sot Shqupi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Partia Demokratike, por nj\u00eb shtojc\u00eb e Partis\u00eb Socialiste. Partia Demokratike jan\u00eb ata q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn nga gjith\u00eb vendi, q\u00eb u dhunuan, q\u00eb u shtyn\u00eb, q\u00eb u masakruan nga shteti. Shqupi \u00ebsht\u00eb\u2026 Nj\u00ebsoj si Partia Social Demokrate e Gjinushit e cila iu shit Tom Doshit. Esht\u00eb aleat me siglat vagon\u00eb q\u00eb vet\u00ebm emrat e llafollog\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb u ka mbetur\u2026, i keni aty, Ngjela, Beqiri, Milo. Ashtu si dhe nga ata q\u00eb jan\u00eb strehuar tek ju.<\/p>\n<p>Klani zemunit p\u00ebrshembull, apo Vangjeli, Roshi, Ndoka a Mediu. Nuk p\u00ebrmisohet jeta e shqiptar\u00ebve duke u hequr qafe nj\u00eb d\u00ebshtak si Lul Basha, por Edi Ram\u00ebn. Ideja e nj\u00eb rithemelini ting\u00ebllonte si herezi para nj\u00eb viti, sot duhet t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb urgjente e nj\u00eb tryeze burrash. Burrash e burrneshash, nga ato q\u00eb rr\u00ebzoheshin n\u00eb bulevard nga gazi helmues. Nj\u00eb hapje m\u00eb e gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxituar s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb mundur inatin karshi Shqupit. Dhe s\u00eb dyti kultur\u00ebn kolegjiale t\u00eb pushtetit t\u00eb vot\u00ebs. Aleanca e vetme q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb demokrat\u00ebt, jan\u00eb qytetar\u00ebt. Brenda s\u00eb djatht\u00ebs ka vdekur tashm\u00eb edhe lidhjet gjoja konservatore. Kur shikon ca dallkauk\u00eb q\u00eb gjoja rrjedhin nga shtresat e persekutura, t\u00eb cil\u00ebt i g\u00ebzohen dhun\u00ebs, t\u00eb vjen n\u00eb m\u00ebndje ajo shprehje bajate, i themi bab\u00eb atij q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebruar n\u00ebn\u00ebn. Sot ka nj\u00eb tabllo t\u00ebr\u00ebsisht aleancash t\u00eb ulta t\u00eb interesave personale, sa, \u00ebsht\u00eb e neveritshme t\u00eb d\u00ebgjosh nga profesor\u00ebt unin si \u00e7\u00ebshjte themelore t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria ka degraduar n\u00eb nj\u00eb demokraci totalisht lindore, aq sa \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare gjykohet me mend\u00ebsin\u00eb e komunizmit. Nj\u00eb garnizon i t\u00ebr\u00eb uniformash v\u00ebrshoi dhunsh\u00ebm pa p\u00ebrdorur rregullat minimale t\u00eb rendit, burra, gra t\u00eb dhunuara, megjithat\u00eb plot diplomaxhinj pohojn\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi se mund\u00ebn Sali Berish\u00ebn. Edhe sikur t\u00eb ishte vrar\u00eb kush aty, ata prap\u00eb do deklaronin se mund\u00ebn Sali Berish\u00ebn. Shum\u00eb syresh k\u00ebrkuan t\u00eb arrestohej edhe ideatori, megjithat\u00eb n\u00eb protestat e janarit 2011, nuk e paraqit\u00ebn k\u00ebt\u00eb kriter. Esht\u00eb nj\u00eb vdekje totale, por normale e nj\u00eb shoq\u00ebrie me pensione l\u00ebmosh\u00eb, pasi jetes\u00ebn ua mbulojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt emigrant\u00eb. Esht\u00eb nj\u00eb vdekje totale e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb ripranoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr diktatur\u00eb\u2026 Ndaj spektri opozitar duhet ta harroj urgjentisht nocionin seli, nocionin Shqup. Pasi tanim\u00eb ajo godin\u00eb \u00ebsht\u00eb faqja e zez\u00eb e cv-s s\u00eb demokrat\u00ebve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Levonja N\u00ebse Sali Berisha e ka seriozisht kur thot\u00eb se, nga sot ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb selia e Partis\u00eb Demokratike, por Ministria e Brendshme e Edi Ram\u00ebs, duhet urgjentisht t\u00eb ndryshoj kursin e opozitarizmit. Nuk e kam kuptuar se p\u00ebrse Shqupi u kthye n\u00eb nj\u00eb fiksim i pro\u00e7esit m\u00eb spektakolar si Foltorja. Shqip\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":229469,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-229468","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}