{"id":229600,"date":"2022-01-10T13:48:26","date_gmt":"2022-01-10T12:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=229600"},"modified":"2022-01-10T13:48:26","modified_gmt":"2022-01-10T12:48:26","slug":"lirimi-i-4-te-akuzuarve-per-nxjerrjen-e-te-dhenave-personale-alibeaj-jane-pjese-e-patronazhisteve-rama-nderhyri-per-te-shpetuar-vartesit-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lirimi-i-4-te-akuzuarve-per-nxjerrjen-e-te-dhenave-personale-alibeaj-jane-pjese-e-patronazhisteve-rama-nderhyri-per-te-shpetuar-vartesit-e-tij\/","title":{"rendered":"Lirimi i 4 t\u00eb akuzuarve p\u00ebr nxjerrjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, Alibeaj: Jan\u00eb pjes\u00eb e patronazhist\u00ebve, Rama nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vart\u00ebsit e tij"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, gjykata e Tiran\u00ebs mori vendimin p\u00ebr t\u00eb liruar 4 t\u00eb akuzuarit p\u00ebr nxjerrjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve duke filluar nga publikimi i pagave, i numrave t\u00eb kartave t\u00eb ID dhe numrave t\u00eb telefonit. T\u00eb akuzuarit do t\u00eb vuajn\u00eb vet\u00ebm mas\u00ebn e \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt ka reaguar, n\u00ebnkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj i cili me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat ka hedhura akuza nda kryeministrit Edi Rama duke th\u00ebn\u00eb se ky i fundit kishte nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb akuzuarit. Sipas zyrtarit demokrat, 4 personat e akuzuar ishin pjes\u00eb e patronazhist\u00ebve prandaj edhe kryeministri kishte nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb E N\u00cbNKRYETARIT T\u00cb PD ENKELEJD ALIBEAJ<\/p>\n<p>Vendimi i sotem i gjykates per te liruar 4 personat e akuzuar per nxjerrjen e te dhenave personale te shqiptareve eshte deshmi e qarte se Edi Rama po mbron krimin e vet p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e qart\u00eb, se vendimi tregon se segmente te drejtesise mbeten nen ndikimin direkt te Edi Rames dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb pushtetit t\u00eb tij t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>Vendimi i sot\u00ebm, n\u00eb thelb, vulos me pafaj\u00ebsi nj\u00eb nga krimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb lidhje me zgjedhjet dhe nj\u00eb nga skandalet me t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj qeverie n\u00eb lidhje me privat\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrsonale t\u00eb qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendimi i sotem i gjykates eshte deshmi e qarte se autoret e publikimit t\u00eb t\u00eb dhenave, perfshire dhe ate te patronazhisteve jane kryeministri dhe vartesit e tij. Nuk ka asnje shpjegim juridik apo logjike normale qe te justifikoje gjykimin ne gjendje te lire per 4 personat qe kryen krimin, i cili i ka sh\u00ebrbyer para s\u00eb gjithash, Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e kart\u00ebs s\u00eb identitetit, vendit t\u00eb pun\u00ebs, numrit t\u00eb telefonit, pag\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve u vodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet! Ato jan\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs kriminale t\u00eb patronazhimit p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit personal t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb skandalit, Edi Rama u p\u00ebrpoq ta zvog\u00ebloj\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e skandalit, nd\u00ebrsa sot, me tentakukat e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, doli hapur dhe liroi 4 personat, q\u00eb akuzohen zyrtaisht p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se krim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave! Krim \u00ebsht\u00eb mbledhja e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb prekin sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>Partia Demokratike denon nderhyrjen flagrante te Edi Ram\u00ebs n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb liruar vart\u00ebsit e tij dhe p\u00ebr t\u00eb mos i shkuar deri n\u00eb fund skem\u00ebs kriminale t\u00eb patronazhimit p\u00ebrmes vjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave perisonale t\u00eb shqiptar\u00ebve. Me taksat e tyre, shqiptar\u00ebt kan\u00eb paguar n\u00eb 8 vjet qeverisje t\u00eb Edi Ram\u00ebs, 160 milion\u00eb euro me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tyre t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Me Edi Ram\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb: as vota nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, as puna, as siguria n\u00eb familje. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb keqp\u00ebrdor dhe tradh\u00ebton qytetar\u00ebt p\u00ebr pushtetin e vet personal duhet t\u00eb ishte sot para drejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, gjykata e Tiran\u00ebs mori vendimin p\u00ebr t\u00eb liruar 4 t\u00eb akuzuarit p\u00ebr nxjerrjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve duke filluar nga publikimi i pagave, i numrave t\u00eb kartave t\u00eb ID dhe numrave t\u00eb telefonit. T\u00eb akuzuarit do t\u00eb vuajn\u00eb vet\u00ebm mas\u00ebn e \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt ka reaguar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":229601,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-229600","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229600\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}