{"id":230220,"date":"2022-01-14T17:24:22","date_gmt":"2022-01-14T16:24:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=230220"},"modified":"2022-01-14T17:24:22","modified_gmt":"2022-01-14T16:24:22","slug":"projekti-multimilionesh-ne-seline-e-pd-se-flet-adriana-kalaja-ja-kush-do-te-jene-dy-investitoret-kryesore-qe-do-ndertojne-kullat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/projekti-multimilionesh-ne-seline-e-pd-se-flet-adriana-kalaja-ja-kush-do-te-jene-dy-investitoret-kryesore-qe-do-ndertojne-kullat\/","title":{"rendered":"Projekti multimilion\u00ebsh n\u00eb Selin\u00eb e PD-s\u00eb, flet Adriana Kalaja: Ja kush do t\u00eb jen\u00eb dy investitor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb do nd\u00ebrtojn\u00eb kullat"},"content":{"rendered":"<p>Juristja Adriana Kalaja ka qen\u00eb e ftuar dit\u00ebn e sotme n\u00eb studion e Fax News p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit kund\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebs dhe Arb\u00ebr Maznikut, si dhe p\u00ebr projektin multimilion\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb truallin e Selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i takon k\u00ebtij projekti, Adriana Kalaja thot\u00eb se pronar\u00ebt e truallit nuk mund t\u00eb shpenzojn\u00eb 1.5 milion\u00eb euro p\u00ebr projektin pa pasur garanci nga Lulzim Basha dhe Bashkia e Tiran\u00ebs se ky projekt do t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>Sipas Kalas\u00eb, projekti do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb zbatohet shum\u00eb shpejt, duke shtuar se sipas informacioneve t\u00eb saj, dy investitor\u00ebt krysore n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt jan\u00eb biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha dhe kunati i kreut t\u00eb PD-s\u00eb Lulzim Basha.<\/p>\n<p>\u201cProjekti ka filluar n\u00eb 2017. Koha e v\u00ebnies n\u00eb zbatim ishte paracaktuar 2018-21. Nga deklarimi i vet\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb tha dy t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb nuk diskutohen. E para, projekti \u00ebsht\u00eb i pas 2016-t\u00ebs, pra s\u2019ka lidhje me vendimmarrje te qeverisjes Berisha. Nga ana tjet\u00ebr i p\u00ebrshtat\u00ebet pozicionit ku ndodhet sot selia e PD-s\u00eb. Po ashtu n\u00ebnkryetari tha se ky projekt \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb bashki p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje. Kisha informacion t\u00eb brendsh\u00ebm nga bashkia Tiran\u00eb. Shifra \u00ebsht\u00eb 1.4milion\u00eb euro. Nuk mund t\u00eb riskoj\u00eb njeri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shpenzim kaq t\u00eb madh pa patur garancin\u00eb q\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs t\u00eb jap\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit , dhe duhet t\u00eb kesh nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake mes t\u00eb tre k\u00ebta q\u00eb i denoncojm\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb afer\u00eb\u00ebs. Pronar\u00ebt e truallit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet. Personi q\u00eb zot\u00ebron pron\u00ebn ish-kryetari i Bashkis\u00eb Lulzim Basha dhe shteti. Nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb bashki projekti pa k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. N\u00ebn kryetari nuk tha se \u00ebsht\u00eb refuzuar por thjesht nuk e kemi miratuar. Ata q\u00eb kan\u00eb paguar projektin, bashk\u00eb me pronar\u00ebt e truallit t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb risk kaq t\u00eb madh pa pasur dakord\u00ebsi me Lulzim bash\u00ebn. Informacione t\u00eb sigurta m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se dy investitor\u00ebt kryesore do t\u00eb jen\u00eb Shk\u00eblqim Fusha dhe kunati i Lulzim Bash\u00ebs. Shk\u00eblqim Fusha ka bler\u00eb territorin e BKT-s\u00eb. Mendoj se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb mbaruar. S\u00eb shpejti aty do t\u00eb fillojn\u00eb nd\u00ebrtimet p\u00ebr kullat. Beteja e 8 janarit nuk ishte p\u00ebr vul\u00ebn. Ishte p\u00ebr kullat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb sheshin e Selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb\u201c, tha Kalaja.<\/p>\n<p>Sa i takon padis\u00eb ndaj n\u00ebnkryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Arb\u00ebr Mazniku dhe biznesmenit Fusha, q\u00eb u b\u00eb dy vite m\u00eb par\u00eb por nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nga Prokuroria e Tiran\u00ebs, Adriana Kalaja u shpreh se u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb pushohej \u00e7\u00ebshtja n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit, por Gjykata e Posa\u00e7me e riktheu \u00e7\u00ebshtjen. Aleanca p\u00ebr Teatrin e akuzon Arb\u00ebr Maznikun se i jan\u00eb paguar udh\u00ebtime t\u00eb shtrenjta nga biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha.<\/p>\n<p>\u201cSapo u mor\u00ebm me k\u00ebt\u00eb rast, e depozituam kall\u00ebzimin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, e cila vendosi ta pushoj\u00eb. Ne gjat\u00eb periudh\u00ebs nga momenti i depozitimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pushim n\u00eb gjykat\u00eb e n\u00eb vij\u00ebsi, Prokuroria e Tiran\u00ebs hoqi dor\u00eb nga pushimi i \u00e7\u00ebshtjes dhe k\u00ebrkoi q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kalonte N\u00cb spak. N\u00eb rastet precedente q\u00eb ja b\u00ebm\u00eb n\u00eb dije gjykat\u00ebs, rastet e korrupsionit apo shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb delegohen dosjet n\u00eb SPAK. Kjo ka qen\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e jona dhe prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit, pa na dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shpreheshim me k\u00ebrkes\u00ebn, gjyqtari vendos t\u00eb miratoj\u00eb pushimin e \u00e7\u00ebshtjes. Prokuroria e kishte t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb vendim, nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqtari merr vendimin mbi baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb par\u00eb. Ne b\u00ebm\u00eb ankimin p\u00ebr vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb SPAK dor\u00ebzuam kallzim ndaj gjyqtarit, ne kemi ngritur dyshime t\u00eb arsyshme q\u00eb ky vendim ka si baz\u00eb korrupsionin e konsumuar midis dy personave t\u00eb kallzuar dhe gjyqtarit t\u00eb \u00e7eshtjes. Ajo dosja kur \u00ebsht\u00eb aty duhet hapur, kjo ndodhi, gjykata e posa\u00e7me u ngrit n\u00eb lart\u00ebsine e detyres. Detyroi SPAK t\u00eb regjistronte kall\u00ebzimin p\u00ebr gjykat\u00ebsin dhe k\u00ebrkoi t\u00eb hetoheshin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb korruptive. Kjo \u00e7\u00ebshtje ka dy vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje. KLGJ n\u00eb nj\u00eb urdher\u00ebse te brendshme ka detyruar gjykatat e apelit t\u00eb merren me p\u00ebrpar\u00ebsi me \u00e7\u00ebshtjet penale dhe rast pas rasti me \u00e7\u00ebshtjet civile. Ne duke u b\u00ebr\u00eb me dije se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb po gjykohen \u00e7\u00ebshtje penale q\u00eb kan\u00eb lidhje me kundravajtje administrative dhe nuk gjykohet kjo \u00e7\u00ebshtje, ne do t\u2019i drejtohemi institucioneve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si KLGJ. \u00cbsht\u00eb e trishtueshme t\u00eb shikosh si k\u00ebta dy persona jan\u00eb n\u00eb proces penal p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb korruptive q\u00eb nuk lidhet drejt\u00ebp\u00ebrdrejte me teatrin komb\u00ebtar, por t\u00ebrthorazi po, sepse projekti \u00ebsht\u00eb menaxhuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs dhe ai q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb projektin \u00ebsht\u00eb shk\u00eblqim Fusha. Kjo afer\u00eb lidhet dhe me aferat e tjera\u201c, tha Kalaja.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Juristja Adriana Kalaja ka qen\u00eb e ftuar dit\u00ebn e sotme n\u00eb studion e Fax News p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit kund\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebs dhe Arb\u00ebr Maznikut, si dhe p\u00ebr projektin multimilion\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb truallin e Selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb. Sa i takon k\u00ebtij projekti, Adriana [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":230221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230220","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230220"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230220\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}