{"id":230367,"date":"2022-01-15T16:25:59","date_gmt":"2022-01-15T15:25:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=230367"},"modified":"2022-01-15T16:25:59","modified_gmt":"2022-01-15T15:25:59","slug":"andi-bushati-zgjedhjet-lokale-kurthi-pervers-i-metes-per-bashen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/andi-bushati-zgjedhjet-lokale-kurthi-pervers-i-metes-per-bashen\/","title":{"rendered":"Andi Bushati: Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Met\u00ebs p\u00ebr Bash\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Andi Bushati:<\/strong><\/p>\n<p>Pak koh\u00eb p\u00ebrpara se Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse Presidenti i Republik\u00ebs e ka tejkaluar rolin e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebnduar mbi pal\u00ebt, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb aktor politik n\u00eb 25 prill, Ilir Meta ka guxuar s\u00ebrish t\u00eb p\u00ebrvesh\u00eb m\u00ebng\u00ebt. Ai po b\u00ebhet pjes\u00eb e gar\u00ebs s\u00eb brendshme n\u00eb PD, duke e pozicionuar Lulzim Bash\u00ebn p\u00ebrball\u00eb misionit t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019u testuar tek zgjedh\u00ebsit, n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr gjasht\u00eb bashki t\u00eb mbetura pa kryetar.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e kot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb merremi me alibin\u00eb se Meta po sillet apo jo si garant i paansh\u00ebm. Kur e kishte n\u00eb dor\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit, pra pasi gjykata kushtetuese refuzoi t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve moniste t\u00eb 30 qershorit, kreu i shtetit e injoroi k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ai pohoi se nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb dekretonte nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb re elektorale n\u00eb Durr\u00ebs, Shkod\u00ebr, Vor\u00eb, Dib\u00ebr, Rogozhin\u00eb dhe Mallakast\u00ebr. \u201cAskush s\u2019m\u00eb ka k\u00ebrkuar ta b\u00ebj\u201d tha ather\u00eb Meta, duke shtuar se ata q\u00eb e kishin organizuar pa dekretin e tij 30 qershorin, ishin t\u00eb lir\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebrisnin k\u00ebt\u00eb maskarad\u00eb edhe p\u00ebr gjasht\u00eb bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>Mjafton kjo pirurt\u00eb 180 grad\u00ebshe, ky ndryshim qasjeje brenda m\u00eb pak se 45 dit\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se Meta e ka flakur tej kostumin e t\u00eb qenit arbit\u00ebr mes pal\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb veshur uniform\u00ebn e atij q\u00eb sfion n\u00eb llogore.<\/p>\n<p>Pra, problemi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb futemi n\u00eb polemik\u00ebn fallco n\u00ebse e ka tejkaluar apo jo rolin presidencial, por t\u00eb kuptojm\u00eb arsyet se p\u00ebrse po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nAto jan\u00eb disa. S\u00eb pari, duke shpallur zgjedhje t\u00eb pjesshme lokale, Ilir Meta e leht\u00ebson Sali Berish\u00ebn nga barra e matjes s\u00eb suksesit me pushtimin e godin\u00ebs s\u00eb PDs\u00eb. Pasi d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb n\u00eb 8 janar, lidri historik i demokrat\u00ebve tani mund t\u00eb ndryshoj\u00eb synim dhe objektiv.<\/p>\n<p>Atij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia ti thot\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb foltores se q\u00ebllimi i tyre i madh \u00ebsht\u00eb gara p\u00ebr fitimin e gjasht\u00eb bashkive. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Meta i ka oftuar Berish\u00ebs oportunitetin e nj\u00eb fabule t\u00eb re politike, ku ai mund t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb absolute mes demokrat\u00ebve. S\u00eb dyti, Meta po krijon dhe nj\u00eb horizont p\u00ebr LSI-n\u00eb, forc\u00ebn ku me gjas\u00eb do t\u00eb rikthehet pas skadimit t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ajo doli e d\u00ebrrmuar nga gara e 25 prillit, duke qen\u00eb se Basha i dha dhe goditjen e fundit, teksa nxitoi t\u00eb prish\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve koalicionin, madje duke e privuar edhe nga krijimi i nj\u00eb grupi parlamentar, tani LSI po sheh mund\u00ebsin\u00eb e rim\u00ebk\u00ebmbjes p\u00ebrmes nj\u00eb fronti t\u00eb ri opozitar.<\/p>\n<p>Dhe shanc m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar form\u00ebzimin e tij sesa krijimi i blloku eksperimental anti Ram\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale p\u00ebr gjasht\u00eb bashki nuk ka. Por, objektivi kryesor i Ilir Met\u00ebs duket se \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti japi Bash\u00ebs nj\u00eb \u2019colpo di grazia\u201d. Q\u00eb kur ka filluar kriza brenda PD n\u00eb 9 shtator, kryetari i kontestuar i demokrat\u00ebve, ka d\u00ebshmuar vet\u00ebm nj\u00eb obsesion, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u matur me vot\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur faktin se ka mbetur nj\u00eb minoranc\u00eb e pap\u00ebrfillshme brenda partis\u00eb. Duke dekretuar gjasht\u00eb gara lokale nj\u00ebkoh\u00ebsisht, madje n\u00eb qytete ku e djathta tredicionale \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, Ilir Meta po ngre nj\u00eb laborator eksperimental, ezaurues dhe t\u00eb pa kund\u00ebrshtuesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se me k\u00eb jan\u00eb realisht votuesit opozitar\u00eb, me Bash\u00ebn, apo me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, nuk ka asnj\u00eb dilem\u00eb se kreu i shtetit ka q\u00ebllime t\u00eb pastra politike n\u00eb aktin e fundit. Por duke analizuar ato, askush q\u00eb do t\u00eb sillet ndershm\u00ebrisht, nuk ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb anashkaloj\u00eb dilemat, sa morale po aq edhe ligjore, q\u00eb prodhon q\u00ebndrimi i tij. A po b\u00ebn mir\u00eb Meta q\u00eb po e tejkalon cakun steril t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb presidenciale? Personalisht mendoj se po, sepse sado e diskutueshme t\u00eb jet\u00eb kjo p\u00ebr kostitucionalist\u00ebt, sado precedent\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb krijoj\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb ardhmen, angazhimi i tij aktual po b\u00ebhet n\u00eb kushtet e asgjesimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb pluralizmit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb republik\u00eb ku Edi Rama vjedh t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa ai q\u00eb konsiderohet si rivali i tij ka r\u00ebmbyer vul\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb opozitar i p\u00ebrjetsh\u00ebm. T\u00eb dy ata kacavirren pas statusit t\u00eb tyre, me t\u00eb nj\u00ebjtin model, duke shkat\u00ebrruar \u00e7do gar\u00eb n\u00eb parti dhe duke u fshehur pas policis\u00eb politike apo dyerve t\u00eb blinduara t\u00eb pushtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb, ku idhtar\u00ebt e partitokracic\u00eb duan t\u00eb bllokojn\u00eb \u00e7do valvul demokracie, k\u00ebrkimi i zgjidhjes tek vota e qytetar\u00ebve mbetet rruga m\u00eb e drejt\u00eb. Esht\u00eb ku e ku m\u00eb mir\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kuptojn\u00eb, p\u00ebrmes zgjedhjeve, se cila \u00ebsht\u00eb shumica reale n\u00eb PD, sesa duke i par\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrleshen me vare, koka dashi, dyer t\u00eb blinduara apo bandit\u00eb me maska.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb m\u00ebkatet e m\u00ebdha n\u00eb politik\u00eb, me gjith\u00eb prekjen e zgjedhjeve apo truqet e pandershme q\u00eb ka p\u00ebrdorur kur ka garuar n\u00eb to, Ilir Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb ka ndejtur n\u00eb aren\u00eb p\u00ebrmes vot\u00ebs dhe q\u00eb dor\u00ebheqjet i ka p\u00ebrdorur si nj\u00eb rug\u00ebdalje nga krizat. Prandaj ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar, q\u00eb qoft\u00eb edhe si president, ta sfidojn \u00a0modelin e uzurpator\u00ebve pa vot\u00eb. Natyrisht, t\u00eb mos krijojm\u00eb iluzione: Ilir Meta ka nj\u00eb q\u00ebllim primar, t\u00eb hakmerret ndaj Bash\u00ebs dhe ta asgjesoj\u00eb at\u00eb q\u00eb, kur shum\u00ebkush e shihte si paranojak, ai e dyshonte si t\u00eb kapur nga Rama.<\/p>\n<p>Por, ama mjeti q\u00eb ai ka gjetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision, duke shpallur zgjedhjet lokale dhe duke deleguar kriz\u00ebn e opozit\u00ebs tek vota qytetare, e kap\u00ebrcen inatin e tij. Ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Sado goditje perverse kund\u00ebr Bash\u00ebs t\u00eb jet\u00eb shpallja e gar\u00ebs p\u00ebr gjasht\u00eb bashki, ajo mbetet gj\u00ebja e duhur. Nd\u00ebrsa p\u00ebr merakun e konstitucionalist\u00ebve se presidenti po kap\u00ebrcen mandatin e tij, ka gjithmon\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje: mes dy t\u00eb k\u00ebqiave, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb prishja e ekuilibrit farmaceutik t\u00eb rolit asnj\u00eban\u00ebs t\u00eb kreut t\u00eb shtetit, sesa shkat\u00ebrimi i asaj q\u00eb garanton paqen dhe bashkjetes\u00ebn n\u00eb mes ne t\u00eb gjith\u00ebve, parimit universal t\u00eb demokracive.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati: Pak koh\u00eb p\u00ebrpara se Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse Presidenti i Republik\u00ebs e ka tejkaluar rolin e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebnduar mbi pal\u00ebt, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb aktor politik n\u00eb 25 prill, Ilir Meta ka guxuar s\u00ebrish t\u00eb p\u00ebrvesh\u00eb m\u00ebng\u00ebt. Ai po b\u00ebhet pjes\u00eb e gar\u00ebs s\u00eb brendshme n\u00eb PD, duke e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":230368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230367","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}