{"id":230411,"date":"2022-01-15T18:49:44","date_gmt":"2022-01-15T17:49:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=230411"},"modified":"2022-01-15T18:49:44","modified_gmt":"2022-01-15T17:49:44","slug":"opozitarizmi-shqiptar-matet-me-urrejtjen-ndaj-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/opozitarizmi-shqiptar-matet-me-urrejtjen-ndaj-edi-rames\/","title":{"rendered":"Opozitarizmi shqiptar matet me urrejtjen ndaj Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mustafa Nano<\/p>\n<p>Opozitarizmi shqiptar matet me urrejtjen ndaj Edi Ram\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb kuti, dhe demokrat\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb gar\u00eb me sho-shoqin se kush ta urrej\u00eb m\u00eb shum\u00eb, me gjith\u00eb shpirt, kund\u00ebrshtarin, ose kush t\u00eb shfaq\u00eb m\u00eb shum\u00eb urrejtje, s\u2019ka gj\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb mos ket\u00eb ndonj\u00eb urrejtje kushedi se \u00e7far\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb karakteristika kryesore e opozitarizmit shqiptar prej vitit 2013. \u00cbsht\u00eb stili berishian i ballafaqimit me kund\u00ebrshtarin. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u identifikuar politikisht. Kund\u00ebrshtari shpallet armik, delegjitimohet, diabolizohet, dhe me t\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb ura komunikimi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb vepruar me Nanon, me Met\u00ebn, me Majkon, me Mejdanin, e tani me Bash\u00ebn. Dhe k\u00ebt\u00eb stil m\u00eb mir\u00eb se kushdo e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vetin Basha d.v., i cili p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb kopja m\u00eb besnike e Berish\u00ebs. E pas tij, gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nga m\u00eb t\u00eb rafinuarit e deri te ata, prej t\u00eb cil\u00ebve ti e pret nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kujt i shp\u00ebtojn\u00eb fraza apo gjeste t\u00eb shkujdesura, q\u00eb nuk e bartin a shprehin k\u00ebt\u00eb armiq\u00ebsi e urrejtje ndaj Ram\u00ebs, duhet ta dij\u00eb se do t\u00eb jap\u00eb llogari nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ju kujtohet se \u00e7\u2019ndodhi para nj\u00eb jave? Lulzim Basha shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Irfan Hysenbelliut, apo ndoshta n\u00eb nj\u00eb bar-restorant, ku boss-i i njohur i medias, tok me familjar\u00ebt, prisnin ngush\u00ebllime p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend u tha se ishte edhe Erion Veliaj e Taulant Balla. Nuk dihet n\u00ebse kan\u00eb q\u00eblluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb po e theksoj p\u00ebr sakt\u00ebsi t\u00eb kronik\u00ebs, e jo sepse ka r\u00ebnd\u00ebsi. Nuk ka fare r\u00ebnd\u00ebsi. Mir\u00ebpo, Berisha klithi me t\u00eb madhe se Lul Pengu \u00ebsht\u00eb takuar me Veliaj e Ball\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb rast shum\u00eb i mir\u00eb q\u00eb Basha t\u00eb b\u00ebnte diferenc\u00ebn e ta tregonte veten ashtu si kan\u00eb pasur qejf ta vizatojn\u00eb t\u00eb vet\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sforcuar, dmth si politikan me stof per\u00ebndimor. Ishte nj\u00eb rast i mir\u00eb pra p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb e p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKam takuar Veliajn e Ball\u00ebn? E \u00e7\u2019ka k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u skandalizuar? I gjeta brenda, apo m\u00eb gjet\u00ebn brenda, dhe u takuam. Doni t\u00eb m\u00eb kryq\u00ebzoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Jeni t\u00eb \u00e7mendur? Nuk \u00ebsht\u00eb turp t\u2019u jap\u00ebsh dor\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Turp \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.\u201d Edhe sikur t\u00eb mos kishte ndodhur fare kjo ngjarje, ai do duhej t\u00eb b\u00ebnte sikur kishte ndodhur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta normalizonte n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb gjest q\u00eb prej Berish\u00ebs e berishian\u00ebve konsiderohet i posht\u00ebr, i lig. Ky do t\u00eb ishte sh\u00ebrbimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb ai do t\u2019i b\u00ebnte politik\u00ebs e publikut.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Basha b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai u ndie i fyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpifje, dhe zuri t\u00eb jepte prova apo n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb betohej e st\u00ebrbetohej se kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb e nuk kishte se si t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb. I tha publikut: \u201cShikoni se deri n\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb ka arritur lig\u00ebsia e Sali Berish\u00ebs\u201d!!! Edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij b\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb publik. Po prisja nj\u00eb demokrat, nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb t\u2019ia b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb Berish\u00ebs se nuk ka asnj\u00eb m\u00ebkat apo krim n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, edhe sikur t\u00eb ket\u00eb ndodhur, se m\u00ebkat \u00ebsht\u00eb q\u00eb takime t\u00eb tilla t\u00eb shmangen a t\u00eb damkosen etj., etj. Por jo, nuk qe e th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr. Para disa or\u00ebsh, mediat berishiane (jan\u00eb gjithnj\u00eb po ata) publikuan foton e nj\u00eb deputeti t\u00eb Vlor\u00ebs, Arbi Agalliu, me Edi Ram\u00ebn. Dhe komentet ishin: \u201cJa, deputeti i Lul Pengut, u takua me padronin\u201d. Deputeti n\u00eb fjal\u00eb b\u00ebri nj\u00eb hap t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrpara, ndon\u00ebse jo t\u00eb plot\u00eb. Hapi i plot\u00eb do t\u00eb ishte, n\u00ebse do t\u2019u drejtohej atyre q\u00eb po e padisnin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb foto t\u00eb pafajshme me fjal\u00ebt: \u201cRefuzoj t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, q\u00eb b\u00ebhet nga mendje t\u00eb varfra e t\u00eb mjera; refuzoj t\u00eb justifikohem p\u00ebr nj\u00eb gjest t\u00eb till\u00eb. Do t\u00eb t\u00eb m\u00eb vinte turp po t\u00eb justifikohesha. Dhe p\u00ebrbuz k\u00ebdo q\u00eb kujton se m\u00eb b\u00ebn me turp p\u00ebr at\u00eb foto.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq nuk b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. Por, si\u00e7 thash\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb hap p\u00ebrpara. Tha (po e riprodhoj pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb prej website-it t\u00eb televizionit ABC News, ku at\u00eb e intervistuan): \u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa duket n\u00eb foton e nxjerr\u00eb si sensacion nga specialist\u00ebt e manipulimit dhe t\u00eb dhun\u00ebs verbale e fizike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje 2 muaj m\u00eb par\u00eb (13 n\u00ebntor), si\u00e7 k\u00ebmbehen 2 njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjedis dhe kaq! N\u00eb kultur\u00ebn dhe formimin tim nuk kam asnj\u00eb kompleks t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes k\u00ebdo. N\u00eb jet\u00ebn time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njer\u00ebz me bindje t\u00eb ndryshme politike, me pozicione t\u00eb ndryshme e statuse t\u00eb ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale.\u201d<\/p>\n<p>Ju duket se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh p\u00ebrpara q\u00eb e sfidon disi kultur\u00ebn politike shqiptare, e sidomos kultur\u00ebn e pal\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs ai i takon? Ok, edhe mua k\u00ebshtu m\u00eb duket. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb ka ndodhur. M\u00eb vjen keq q\u00eb m\u00eb vjen mir\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gjest gjysmak, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb m\u00eb duhet ta pranoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest i rrall\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gjeste t\u00eb rralla n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si kjo e jona.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb dyshim, megjithat\u00eb, q\u00eb dua t\u00eb shpreh. Kam dyshimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb rrethana politike q\u00eb e ka es\u00eblluar e emancipuar deputetin. Sikur PD-ja t\u00eb mos ishte e ndar\u00eb e sikur t\u00eb mos ishte ky konflikt Basha-Berisha, ai do t\u00eb ndihej i f\u00eblliqur prej asaj fotografie. Qofsha i gabuar, por un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Do ndihej i f\u00eblliqur n\u00ebn presionin e kultur\u00ebs shtyp\u00ebse berishiane, prej s\u00eb cil\u00ebs sapo ka shp\u00ebtuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mustafa Nano Opozitarizmi shqiptar matet me urrejtjen ndaj Edi Ram\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb kuti, dhe demokrat\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb gar\u00eb me sho-shoqin se kush ta urrej\u00eb m\u00eb shum\u00eb, me gjith\u00eb shpirt, kund\u00ebrshtarin, ose kush t\u00eb shfaq\u00eb m\u00eb shum\u00eb urrejtje, s\u2019ka gj\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb mos ket\u00eb ndonj\u00eb urrejtje kushedi se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":230412,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}