{"id":231876,"date":"2022-01-23T14:31:29","date_gmt":"2022-01-23T13:31:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=231876"},"modified":"2022-01-23T14:31:29","modified_gmt":"2022-01-23T13:31:29","slug":"analiza-artan-fuga-sfidat-e-partise-demokratike-ne-zgjedhjet-e-parakoheshme-lokale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analiza-artan-fuga-sfidat-e-partise-demokratike-ne-zgjedhjet-e-parakoheshme-lokale\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Artan Fuga: Sfidat e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb zgjedhjet e parakoh\u00ebshme lokale"},"content":{"rendered":"<p>NGA ARTAN FUGA<\/p>\n<p>N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb votuesve, gazetar\u00ebve, analist\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb rinj!!!<\/p>\n<p>Si duket partit\u00eb politike po b\u00ebhen gati t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00ebt e bashkive n\u00eb gjasht\u00eb komuna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe nj\u00eb etap\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt votues, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb e k\u00ebtyre bashkive. Jo vet\u00ebm sepse deri tani ata jetojn\u00eb n\u00eb qeverisje lokale jolegjitime, moniste, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn praktikisht kan\u00eb refuzuar ta votojn\u00eb, por edhe sepse bashkit\u00eb dihet, p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn ton\u00eb, nuk jan\u00eb qeverisja lokale vet\u00ebm e zonave urbane, por e nj\u00eb rrethi t\u00eb t\u00ebr\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb fshatrat e zon\u00ebs, si komitetet ekzekutive n\u00eb koh\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast nuk ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb partia socialiste. At\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb. Por, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi nga \u00e7arja e elektoratit t\u00eb ish partis\u00eb demokratike t\u00eb para 25 prillit t\u00eb drejtuar nga z. Lulzim Basha. Kjo ish parti \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb sikurse dihet n\u00eb l\u00ebvizjen p\u00ebr rithemelimin e partis\u00eb demokratike rreth z. Sali Berisha, dhe n\u00eb grupimin e burokracis\u00eb s\u00eb partis\u00eb dhe statukuon\u00eb partiake t\u00eb drejtuar nga z. Lulzim Basha. Mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7arje partia socialiste ka gjetur kalin ku do t\u00eb kal\u00ebroj\u00eb drejt marrjes s\u00eb kryetar\u00eb t\u00eb bashkive n\u00eb fjal\u00eb. Dihet se LSI do t\u2019i bashkoj\u00eb ata zgjedh\u00ebs q\u00eb ka me L\u00ebvizjen p\u00ebr Rithemelimin e PD. Kurse partit\u00eb opozitare me elektorat t\u00eb vog\u00ebl po hezitojn\u00eb mes z. Sali Berisha dhe z. Lulzim Basha, aq m\u00eb shum\u00eb se ato tradicionalisht nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb programe dhe strategji autonome, por mb\u00ebshteten n\u00eb llogari t\u00eb vogla elektoraliste. Eh, ja q\u00eb k\u00ebshtu ndodh!<\/p>\n<p>Pra, r\u00ebnd\u00ebsi ka se \u00e7far\u00eb ndodh mes dy grupimeve t\u00eb ndara e t\u00eb \u00e7ara brenda ish partis\u00eb s\u00eb dikurshme demokratike t\u00eb drejtuar para 25 prillit nga z. Lulzim Basha. Nga do t\u00eb anoj\u00eb elektorati demokrat? Apo do t\u2019i refuzoj\u00eb t\u00eb dy? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb matje forcash reale midis tyre. Deri tani, t\u00eb dy pal\u00ebt po b\u00ebjn\u00eb gar\u00eb \u00ebsht\u00eb se cila prej tyre mbush sallat. Por, kjo nj\u00ebsi mat\u00ebse sado e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb e saj. Matja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb atje te vota p\u00ebr k\u00ebto gjasht\u00eb bashki. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebsaj deri tani k\u00ebto dy grupime, si disa deputet\u00eb rreth z. Lulzim Basha, ashtu edhe antar\u00eb t\u00eb grupit p\u00ebr Rithemelimin e Partis\u00eb demokratike, nuk po i bien kres\u00eb, Nuk them ende se po e evitojn\u00eb sikur t\u00eb ishte nj\u00eb kujtim i hidhur q\u00eb i traumatizuari psikologjikisht nga \u201cdivorci\u201d nuk d\u00ebshiron ta sjell\u00eb nd\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Ka analist\u00eb \u2013 utopist\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se zgjidhja do t\u00eb kishte qen\u00eb q\u00eb grupi i par\u00eb dhe grupi i dyt\u00eb t\u00eb merreshin vesh dhe t\u00eb negocionin p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb k\u00ebto bashki. Kjo do t\u00eb kishte sh\u00ebnuar fundin politik si t\u00eb zotit Sali Berisha ashtu edhe t\u00eb zotit Lulzim Basha. I pari nuk do t\u00eb justifikohej dot para publikut t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb foltoreve, i dyti do t\u00eb akuzohej menj\u00ebher\u00eb nga aktor\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr fallcitet dhe hipokrizi ndaj tyre. Do kishte r\u00ebn\u00eb gongu i mbarimit!!! Negociata aty nuk ka sepse e gjith\u00eb skema dhe skela bie.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb ato dukuri q\u00eb vihen re?<\/p>\n<p>E para, t\u00eb dyja grupet brenda ish partis\u00eb demokratike t\u00eb dikurshme t\u00eb para 25 prillit, 9 shtatorit, 11 dhjetorit, t\u00eb drejtuar nga zoti Lulzim Basha, e cila nuk ekziston m\u00eb faktikisht, kan\u00eb pranuar t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje pa komente kritike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke shkuar n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm p\u00ebr ato bashki q\u00eb nuk kan\u00eb kryetar, ata me n\u00ebnkuptim kan\u00eb pranuar se zgjedhjet n\u00eb bashkit\u00eb e tjera kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Faktikisht, indirekt i kan\u00eb pranuar ato. Nuk po thon\u00eb asgj\u00eb edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb edhe k\u00ebshillat bashkiake jan\u00eb ilegjitime. Jo vet\u00ebm disa kryetar\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit 2019 q\u00eb na lan\u00eb ne qytetar\u00ebve \u201cjetim\u00eb\u201d, pra pa pushtete legjitime lokale!!!<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb nuk po e prekin k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, por ne si votues dhe publik duam t\u00eb dim\u00eb si nga njera pal\u00eb ashtu edhe nga tjetra se si qendron puna e djegies s\u00eb mandateve, si qendron puna e mospjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhjet e pushtetit lokal, kush e pati p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb drejtimin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb ish partis\u00eb demokratike t\u00eb para 25 prillit, nga erdhi urdh\u00ebri i papritur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto veprime politike n\u00eb favor t\u00eb kryeministrit Edi Rama, kush ishte kund\u00ebr dhe pro, a u diskutua kjo vendimarrje me Kuvendin dhe K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb partis\u00eb dhe me militant\u00ebt e saj?<\/p>\n<p>Se meq\u00eb jan\u00eb hapur letrat dhe flasim p\u00ebr transparenc\u00eb, ja ku \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr transparenc\u00eb! T\u00eb shkojm\u00eb te ngjarjet dhe faktet sepse transparenc\u00eb me retorik\u00eb politik\u00eb patetike nuk b\u00ebhet dot!<\/p>\n<p>E dyta, t\u00eb dy grupimet e ish partis\u00eb demokratike t\u00eb para 25 prillit, a t\u00eb para 9 shtatorit, nuk po prekin ende nj\u00eb pik\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ish partia e tyre e pranoi, e g\u00eblltiti p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe pranoi diktatin e partis\u00eb socialiste, kok\u00ebulur dhe pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb. Z. Edi Rama i t\u00ebrhoqi me hir a me pahir n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit dhe duke iu imponuar kushte elektorale posht\u00ebruese, u a mori zgjedhjet pa nisur ende ato. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr kodin elektoral dhe p\u00ebr formatimin e pushtetit lokal q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb sikurse e kemi pasur n\u00eb koh\u00ebn e babaqemos!<\/p>\n<p>Kush e pranoi grisjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit? A e quajn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kodin elektoral p\u00ebr pushtetin lokal, a e quajn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje territoriale dhe k\u00ebto struktura t\u00eb pushtetit lokal ku vet\u00ebm pushtet lokal nuk ka?<\/p>\n<p>Ne presim nga takimet n\u00eb foltore dhe n\u00eb mbledhjet e pal\u00ebs s\u00eb burokracis\u00eb s\u00eb partis\u00eb t\u00eb na japin p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto, q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb transparenc\u00ebs q\u00eb na premtohet. Transparenca nuk \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb metaforash patetike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb themelorja n\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb gjasht\u00eb bashki, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht se nga do t\u00eb anoj\u00eb elektorati i madh dhe dinjitoz i partis\u00eb demokratike, i treguar me nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrgjegjeje politike sesa elita drejtuese e partis\u00eb. Pra \u201cbeteja\u201d politike b\u00ebhet n\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb Dib\u00ebr, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb DurR\u00ebs, etj., nuk b\u00ebhet as n\u00eb Mir\u00ebdit\u00eb, dhe as n\u00eb Kurbin. E them k\u00ebt\u00eb se ka nj\u00eb far\u00eb inercie n\u00eb organizimin e eventeve nga t\u00eb dy grupet rivale brenda ish partis\u00eb s\u00eb dikurshme demokratike, nj\u00eb far\u00eb inercie n\u00eb retorik\u00ebn e drejtuesve t\u00eb tyre. Elektorati n\u00eb veprim aktualisht ndodhet atje ku \u00ebsht\u00eb beteja politike p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb po afrojn\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb komunat, pra \u00ebsht\u00eb diku gjetk\u00eb, kurse takimet kryesore dhe retorika b\u00ebhet gjetk\u00eb. Tamam sikur \u201ci traumatizuari\u201d nga \u201cdivorci\u201d t\u00eb mos doj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb drejt \u201csherrit\u201d t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pra q\u00eb gjuha t\u00eb mos shkoj\u00eb atje ku dhemb dh\u00ebmbi!<\/p>\n<p>Sado q\u00eb zoti Lulzim Basha juridiksht mbetet kryetar i nj\u00eb ish partie demokratike t\u00eb p\u00ebrpara 9 shtatorit a t\u00eb p\u00ebrpara 25 prillit q\u00eb nuk ekziston m\u00eb realisht, politikisht.<\/p>\n<p>Juridikisht ai ende ka legjitimitetin inercial t\u00eb postit t\u00eb tij. Un\u00eb mendoj se ai mbetet ende juridikisht kryetar, politikisht jo, por nd\u00ebrkoh\u00eb mbetet vet\u00ebm kryetar formal juridik i nj\u00eb partie demokratike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ishte.<\/p>\n<p>Esht\u00eb nj\u00ebsoj sikur shoferi i nj\u00eb autobuzi t\u00eb thot\u00eb un\u00eb e kam lejen zyrtare p\u00ebr t\u00eb qarkulluar me k\u00ebt\u00eb autobuz, por nd\u00ebrkoh\u00eb autobuzi nuk ekziston m\u00eb. Ai, n\u00eb iluzion sugjestionohet dhe sugjestionon me iden\u00eb se ka \u201cletrat\u201d p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb juridikisht kryetar i nj\u00eb partie, por nd\u00ebrkoh\u00eb realisht ajo parti nuk ekziston m\u00eb sikurse ishte para 25 prillit dhe para 9 shtatorit, apo para 11 dhjetorit.<\/p>\n<p>Shoferi i autobuzit i ka letrat e dh\u00ebna nga inspektoriati, por autobuzi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb!<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo sjell nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 te L\u00ebvizja p\u00ebr Rithemelimin e Partis\u00eb Demokratike. Sado drejtuesit e k\u00ebtij grupi t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partis\u00eb demokratike, juridikisht, sado dashamir\u00ebs t\u00eb ishte Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ai nuk do t\u2019i pranoj\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Sepse ky Komision Qendror nuk ka tag\u00ebr t\u00eb analizoj\u00eb mandatet e Kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit 2021. Ai pret gjykat\u00ebn, por gjykata do t\u00eb vonoj\u00eb. Un\u00eb jam i bindur se Kuvendi i 11 dhjetorit, dhe referendumi i 18 dhjetorit, kan\u00eb ende rrug\u00eb juridike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb njihen ose mos njihen n\u00eb vendimet e tyre p\u00ebr shkarkimin e zotit Lulzim Basha. Por, n\u00ebse pritet juridikisht t\u00eb njihen ose jo p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar ose jo fundin politik t\u00eb zotit Lulzim Basha si kryetar, nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr dihet fare mir\u00eb: Keto dy evente politike madhore i dhan\u00eb fund ish partis\u00eb demokratike t\u00eb para 25 prillit dhe 9 shtatorit, apo t\u00eb para 11 dhjetorit q\u00eb zoti Lulzim Basha ka pas drejtuar. Autobuzi nuk ekziston m\u00eb as juridikisht as politikisht, nuk ekziston n\u00eb realitet, por \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Komisioni p\u00ebr Rithemelimin e Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb shkonte n\u00eb zgjedhjet n\u00eb gjasht\u00eb bashki vet\u00ebm me kandidat\u00eb t\u00eb pavarur, pa sig\u00ebl partie, at\u00ebhere ai nuk do t\u00eb b\u00ebnte tjet\u00ebr ve\u00e7se do t\u00eb na zhg\u00ebnjente ne si publik dhe zgjedh\u00ebsit demokrat\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb krijonte parti t\u00eb re me em\u00ebr tjet\u00ebr, sigurisht do t\u00eb tregonte dob\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por u mbetet nj\u00eb mund\u00ebsi e vetme. T\u00eb rregjistrohen ashtu sikurse jan\u00eb sot, t\u00eb institucionalizojn\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre t\u00eb \u201cfotografuar\u201d sot, Pra t\u00eb rregjistrohen jo si parti politike statike, por si l\u00ebvizje. Pra, t\u00eb rregjistrohen si \u201cL\u00ebvizja p\u00ebr Rithemelimin e Partis\u00eb Demokratike\u201d. Kan\u00eb identitetin e duhur, tregojn\u00eb dinamik\u00ebn e tyre, dhe i mund\u00ebsojn\u00eb elektoratit t\u00eb tyre t\u00eb hyj\u00eb si duhet n\u00eb betej\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Sepse ka nj\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie ndryshe: Edhe t\u00eb thuash se po shkojm\u00eb drejt rithemelimit t\u00eb partis\u00eb demokratike, edhe t\u00eb thuash se ne jemi partia demokratike \u2013 jan\u00eb logjikisht t\u00eb papajtueshme!!! Ose njera ose tjetra!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA ARTAN FUGA N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb votuesve, gazetar\u00ebve, analist\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb rinj!!! Si duket partit\u00eb politike po b\u00ebhen gati t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00ebt e bashkive n\u00eb gjasht\u00eb komuna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe nj\u00eb etap\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt votues, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb e k\u00ebtyre bashkive. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":231877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-231876","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=231876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231876\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/231877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=231876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=231876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=231876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}