{"id":232209,"date":"2022-01-24T21:23:05","date_gmt":"2022-01-24T20:23:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=232209"},"modified":"2022-01-24T21:24:05","modified_gmt":"2022-01-24T20:24:05","slug":"shqiperia-mike-dhe-aleate-besnike-por-kurre-koloni-nga-shpend-topollaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiperia-mike-dhe-aleate-besnike-por-kurre-koloni-nga-shpend-topollaj\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria mike dhe aleate besnike, por kurr\u00eb koloni- Nga Shpend TOPOLLAJ"},"content":{"rendered":"<p>Nga Shpend TOPOLLAJ<\/p>\n<p>ST\u00cbRNIPAT E NJ\u00cb HEROI SI GJERGJ KASTRIOTI JAN\u00cb TULATUR DHE THUAJSE NUK REAGOJN\u00cb FARE. PARADOKSALISHT DHE P\u00cbR TURPIN E TYRE, ATA JAN\u00cb FRIK\u00cbSUAR NGA K\u00cbRC\u00cbNIMET E NJ\u00cb GRUAJA TIMIDE. ATA Q\u00cb RAN\u00cb M\u00cb PAS N\u00cb KURTHIN E SAJ OSE T\u00cb ADMINISTRAT\u00cbS PREJ NGA VARET, DHE NIS\u00cbN P\u00cbRLESHJET MES TYRE NGA TOGFJAL\u00cbSHI \u201cNON GRATA\u201d. MJAFTOI NJ\u00cb SHIGJET\u00cb DHE TE NE U P\u00cbSHTJELLUA DHE SHPARTALLUA NJ\u00cb OPOZIT\u00cb E T\u00cbR\u00cb<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po kalon situata t\u00eb v\u00ebshtira dhe vet\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb tulatur dhe thuajse nuk reagojn\u00eb fare. Nuk gaboj t\u00eb them se st\u00ebrnipat e nj\u00eb heroi si Gjergj Kastrioti, q\u00eb guxonte t\u00eb luftonte dhe fitonte ndaj Perandoris\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs jan\u00eb trembur. Paradoksalisht dhe p\u00ebr turpin e tyre, ata jan\u00eb frik\u00ebsuar nga k\u00ebrc\u00ebnimet e nj\u00eb gruaja timide, simpatike dhe me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb padeshifrueshme. Kuptohet se p\u00ebr shqiptar\u00ebt nj\u00eb grua, edhe Zhan d`Arka t\u00eb qe ajo, nuk do p\u00ebrb\u00ebnte ndonj\u00eb problem. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ajo ka ardhur te ne si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebs ne i detyrohemi shum\u00eb, Sh.B.A. N\u00eb gati nj\u00eb gjysm\u00ebshekulli komuniz\u00ebm, na edukuan dhe detyruan ta urrenim dhe ta shanim sa mundnim at\u00eb vend ku \u00e7do dollar\u00eb pikonte gjak proletari dhe q\u00eb si xhandar nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebrkonte me zjarr dhe hekur, me avion\u00eb B \u2013 52 dhe napalm t\u00eb n\u00ebnshtronte shtetet e tjera. Madje na thonin se Flota e gjasht\u00eb dhe pastaj ajo e shtata, n\u00eb armatimin e t\u00eb cilave kishte edhe bomba atomike, v\u00ebrtiteshin si bisha t\u00eb t\u00ebrbuara pran\u00eb uj\u00ebrave territoriale t\u00eb vendit ton\u00eb. Ato prisnin Presidentin gjak\u00ebsor t\u00eb \u00e7elte nj\u00eb valixhe sekrete q\u00eb s`e l\u00ebshonte nga dora edhe kur flinte, q\u00eb t\u00eb jepte urdhrin e sulmit. E keqja ishte se nga krahu tjet\u00ebr nuk flinte ariu polar rus, i cili n\u00eb fsheht\u00ebsi paskej lidhur aleanc\u00eb me ta, p\u00ebr t\u00eb zhdukur nga faqja e dheut t\u00eb vetmen k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb socializmit mbi dhe, e cila po u verbonte syt\u00eb. Mir\u00ebpo erdhi nj\u00eb dit\u00eb dhe u kuptua se na kishin g\u00ebnjyer paq, dhe armiku m\u00eb i madh qen\u00eb vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb, q\u00eb nuk pushonin s\u00eb ngr\u00ebni kokat e nj\u00ebri \u2013 tjetrit n\u00eb luft\u00ebn shpesh imagjinare, p\u00ebr pushtet. T\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb varf\u00ebri ekstreme, izolim me tela me gjemba dhe luft\u00eb e pashpirt klasash, populli sapo ju krijua mund\u00ebsia e ktheu urrejtjen e imponuar n\u00eb dashuri p\u00ebr Amerik\u00ebn. Ju dham\u00eb pa asnj\u00eb rezerv\u00eb asaj, dhe shpresuam n\u00eb ndihm\u00ebn e sinqert\u00eb ndaj nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nevoj\u00eb. Fati historik, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e solli q\u00eb n\u00eb mendjet tona, pse jo edhe n\u00eb zemrat tona t\u00eb rr\u00ebnjoset bindja se kemi nj\u00eb aleat t\u00eb sigurt\u00eb e besnik. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi do ta \u00e7elnikosnin edhe ambasador\u00ebt e k\u00ebtij vendi, tani kampion paqeje, lirie e demokracie. Ata e nis\u00ebn pun\u00ebn e tyre fisnike brenda normave diplomatike, por duar \u2013 duar, atyre iu dha nga drejtuesit tan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb nga sa u takonte. U fetishizuan, u vun\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit, duke u ndier\u00eb zot n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tjetrit. Por kjo nuk u form\u00ebsua si rezultat i barazis\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore, por ato t\u00eb supremacis\u00eb dhe paternalitetit. E gjith\u00eb kjo,gjoja n\u00eb baz\u00eb t\u00eb arsyes s\u00eb t\u00eb fortit, t\u00eb cilit do t`i zbatoheshin pa asnj\u00eb diskutim t\u00eb gjitha d\u00ebshirat, qofshin ato edhe jo t\u00eb drejta apo fare, teka. Puna vajti deri aty sa po t\u00eb fliste dikush p\u00ebr dinjitet e sovranitet, shpallej antikomb\u00ebtar. Madje as p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike t\u00eb kombit si ajo e bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe problemit \u00c7am nuk duhej t\u00eb pip\u00ebtinte kush. Burrat tan\u00eb t\u00eb shtetit, baballar\u00ebt e kombit, madje dhe inteligjencia jon\u00eb e qep\u00ebn goj\u00ebn, se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn mund t\u00eb humbisnin kolltukun. Dhe erdhi nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ambasadore erdhi ajo gruaja timide, simpatike dhe e qeshur, e cila n\u00eb asgj\u00eb nuk t\u00eb kujtonte Erid\u00ebn mitologjike, motr\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs, Aresit q\u00eb shkaktonte grindje pafund atje n\u00eb Olimp, e cila hodhi at\u00eb \u201cmoll\u00ebn e sherrit\u201d, nga q\u00eb e kishte nj\u00eb arsye; nuk e kishin thirrur n\u00eb dasm\u00ebn e Peleut dhe Tetid\u00ebs. Kjo gruaja e nderuar, me zgjuarsi e nuhati se sido t\u00eb sillej dhe sido t\u00eb nd\u00ebrhynte edhe atje ku nuk i takonte, nuk do t\u00eb gjente asnj\u00eb kund\u00ebrshtim. I hodhi pas krah\u00ebve deklaratat dykuptim\u00ebshe dhe doli haptazi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb force t\u00eb vetme politike, gj\u00eb q\u00eb u favorizua edhe nga administrata e re e SH.B.A.<\/p>\n<p>T\u00cb DAL\u00cb NGA NJ\u00cb VARF\u00cbRI EKSTREME, IZOLIM ME TELA ME GJEMBA DHE LUFT\u00cb E PASHPIRT KLASASH, POPULLIT SAPO JU KRIJUA MUND\u00cbSIA E KTHEU URREJTJEN E IMPONUAR N\u00cb DASHURI P\u00cbR AMERIK\u00cbN. SHPRESUAM N\u00cb NDIHM\u00cbN E SINQERT\u00cb NDAJ NJ\u00cb POPULLI T\u00cb VOG\u00cbL N\u00cb NEVOJ\u00cb. U RR\u00cbNJOS BINDJA SE KEMI NJ\u00cb ALEAT T\u00cb SIGURT\u00cb E BESNIK. K\u00cbT\u00cb MIQ\u00cbSI DO TA \u00c7ELNIKOSNIN EDHE AMBASADOR\u00cbT E K\u00cbTIJ VENDI, POR DUAR \u2013 DUAR, ATYRE IU DHA NGA DREJTUESIT TAN\u00cb SHUM\u00cb M\u00cb TEP\u00cbR HAP\u00cbSIR\u00cb NGA SA U TAKONTE. U FETISHIZUAN, U VUN\u00cb N\u00cb KRYE T\u00cb VENDIT, DUKE U NDIER\u00cb ZOT N\u00cb SHT\u00cbPIN\u00cb E TJETRIT.<\/p>\n<p>Drejtoi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, ku ky vend u la pa organe drejt\u00ebsie, duke e n\u00ebnshtruar at\u00eb me shpikje t\u00eb \u00e7uditshme dhe mjaft fyese si vetingu i famsh\u00ebm. Nuk ishte par\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend do vinte ta drejtonte dikush nga matan\u00eb oqeanit. E ku, n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs, ku normat e Kanunit zbatoheshin rigorozisht e me drejt\u00ebsi absolute nga Pleq\u00ebsia e fshatit, qysh at\u00ebher\u00eb kur n\u00eb Amerik\u00eb l\u00ebkur\u00ebkuqt\u00eb pa brek\u00eb i g\u00ebnjente me copa pasqyrash xhenovezi Kristofor Kolombi (Cristoforo Colombo) dhe italiani Amerigo Vespu\u00e7i (A. Vespuci). Dhe k\u00ebtu, pas pes\u00eb shekujsh na u premtua nj\u00eb drejt\u00ebsi shembullore, t\u00eb cil\u00ebs do t`i jepeshin rroga t\u00eb majme dhe do t`i krijoheshin mjaft favore t\u00eb tjera, duke shmangur k\u00ebshtu korrupsionin. Pra, dashje pa dashje i b\u00ebhej jehon\u00eb mendimit se n\u00ebpun\u00ebsit e tjer\u00eb q\u00eb nuk i kishin ato privilegje, ishin n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb merrnin ryshfete nga hallexhinjt\u00eb. Edhe Platoni i men\u00e7ur q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se drejt\u00ebsia n\u00eb nj\u00eb shtet \u201c\u00ebsht\u00eb harmonia e virtyteve t\u00eb maturis\u00eb, guximit dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb\u201d, nuk e kishte menduar se rrogat e larta do ndreqnin drejt\u00ebsin\u00eb. Dol\u00ebn ca emra t\u00eb rinj institucionesh q\u00eb qartazi merrnin urdh\u00ebra dhe orientime nga zonja ambasadore. Pra, tani e tutje l\u00ebkur\u00ebkuqt\u00eb do ishim ne shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk ditkemi t\u00eb ngrem\u00eb institucione si qytetar\u00eb t\u00eb koh\u00ebve moderne. Por k\u00ebtu nuk ka faj ajo, por ata q\u00eb gjoja drejtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe se kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t`i quajn\u00eb t\u00eb paaft\u00eb. Ata q\u00eb ran\u00eb m\u00eb pas n\u00eb kurthin e saj ose t\u00eb administrat\u00ebs prej nga varet, dhe nis\u00ebn p\u00ebrleshjet mes tyre nga togfjal\u00ebshi \u201cNon grata\u201d. Populli yn\u00eb ka nj\u00eb shprehje q\u00eb thot\u00eb \u201cDy fjal\u00eb \u00e7ajn\u00eb dhen\u00eb\u201d. Ja pra, shihni se \u00e7`po ndodh me ato dy fjal\u00eb. Kushdo e njeh historin\u00eb e Akilit dhe pik\u00ebn e tij t\u00eb dob\u00ebt, thembr\u00ebn, ku e mbajti e \u00ebma Tetida, q\u00eb kur e lindi, teksa e zhyste n\u00eb ujrat e lumit Stiks, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm. Mjaftoi nj\u00eb shigjet\u00eb dhe te ne u p\u00ebshtjellua dhe shpartallua nj\u00eb opozit\u00eb e t\u00ebr\u00eb, e cila nuk kish sesi t\u00eb mos sillte turbullira n\u00eb gjith\u00eb vendin. Nis\u00ebn sharjet, fyerje, akuzat deri mes aleat\u00ebve. Deklaratat e pap\u00ebrgjegj\u00ebshme nuk \u00e7udisnin njeri; sot hero, nes\u00ebr tradhtar dhe pasuan sulmet ndaj Bastij\u00ebs si n\u00eb 14 korrikun e 1799 n\u00eb Franc\u00eb. Dhe hajde e gjeje se ku do p\u00ebrfundoj\u00eb kjo zallamahi. Por e gjetur \u00ebsht\u00eb se ajo q\u00eb f\u00ebrkon duart nga k\u00ebto rrjedhoja \u00ebsht\u00eb zonja ambasadore, e cila pa pik\u00ebn e gajles vazhdon t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me FBI e CIA, pra me agjent\u00eb e spiun\u00eb. Dhe n\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve, dalin disa kompetent\u00eb \u201ct\u00eb pagabuesh\u00ebm\u201d, inat\u00e7or\u00eb dhe qejfmbetur dhe q\u00eb i din\u00eb mir\u00eb k\u00ebto pun\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb na trembin me pranin\u00eb e mij\u00ebra marinsave amerikan\u00eb apo vendosjen e nj\u00eb Komande t\u00eb p\u00ebrparuar q\u00eb ve\u00e7 atyre n\u00eb kuadrin e NATO \u2013 s, paskan dhe ca detyra t\u00eb tjera. Qartazi ndihen t\u00eb lumtur se ai q\u00eb ata urrejn\u00eb po goditet nga jasht\u00eb, pa par\u00eb p\u00ebrtej saj, dhe pa e vrar\u00eb mendjen se atdheu po trajtohet si i pushtuar.<\/p>\n<p>Dhe nuk e mbajn\u00eb ngaz\u00ebllimin kur shfaqet nj\u00eb far\u00eb Eskobari, me fytyr\u00eb dhe em\u00ebr Krye\u00ebngj\u00eblli, thua se ishte Njeriu i fort\u00eb i Zotit, sipas Testamentit t\u00eb Ri i cili lajm\u00ebroi Virgj\u00ebresh\u00ebn Mari se me an\u00ebn e shpirtit t\u00eb shenjt\u00eb do lindte Jezu Krishtin, por q\u00eb nuk e di sesi i ka shp\u00ebtuar kineast\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb Hollivudit p\u00ebr filmat e tyre, pasi po t`i besojm\u00eb teorive t\u00eb \u00c7ezare Lombrozos, do qe i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr rolin e mafiozit q\u00eb ka kapur majat e politik\u00ebs. Edhe ai paraqitet tep\u00ebr i shqet\u00ebsuar p\u00ebr dhun\u00ebn e k\u00ebtyre dit\u00ebve, thua se e zgjidhi at\u00eb t\u00eb p\u00ebrleshjes s\u00eb p\u00ebrgjakur t\u00eb Capitol Hillit n\u00eb Amerik\u00eb. Erdhi k\u00ebtu sa p\u00ebr t\u00eb hedhur nj\u00eb grusht me miza. Dhe fill pas tij zonja ambasadore p\u00ebrparon duke dh\u00ebn\u00eb intervista ku nuk thot\u00eb asgj\u00eb edhe pse deklaron se \u201cM\u00eb p\u00eblqen t\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb bazuar n\u00eb fakte\u201d. Ama, t\u00eb mos ja ham\u00eb hakun; me gjith\u00eb ato q\u00eb thot\u00eb, duam apo s`duam na sjell nd\u00ebr mend sofizmat e para 2.500 vjet\u00ebve t\u00eb Protagor\u00ebs, Gorgias e Trasimakut me shok\u00eb. P\u00ebrse po veprohet k\u00ebshtu me ne nuk ka mendje ta kuptoj\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit \u00ebsht\u00eb se jo p\u00ebr nd\u00ebrhyrje brutale n\u00eb pun\u00ebt tona t\u00eb brendshme, por vet\u00ebm pse po d\u00ebmton imazhin e popullit p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me SH.B.A. Ajo-ambasadorja, po t\u00eb kishim nj\u00eb shtet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe sado pak dinjitoz, duhej shpallur \u201cNon grata\u201d. Se fundja ajo nuk \u00ebsht\u00eb Amerika q\u00eb ne duam, q\u00eb kemi njohur dhe q\u00eb i mbetemi p\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shpend TOPOLLAJ ST\u00cbRNIPAT E NJ\u00cb HEROI SI GJERGJ KASTRIOTI JAN\u00cb TULATUR DHE THUAJSE NUK REAGOJN\u00cb FARE. PARADOKSALISHT DHE P\u00cbR TURPIN E TYRE, ATA JAN\u00cb FRIK\u00cbSUAR NGA K\u00cbRC\u00cbNIMET E NJ\u00cb GRUAJA TIMIDE. ATA Q\u00cb RAN\u00cb M\u00cb PAS N\u00cb KURTHIN E SAJ OSE T\u00cb ADMINISTRAT\u00cbS PREJ NGA VARET, DHE NIS\u00cbN P\u00cbRLESHJET MES TYRE NGA TOGFJAL\u00cbSHI \u201cNON [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":232210,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-232209","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=232209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232209\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/232210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=232209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=232209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=232209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}