{
    "id": 233311,
    "date": "2022-01-29T16:09:43",
    "date_gmt": "2022-01-29T15:09:43",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=233311"
    },
    "modified": "2022-01-29T16:09:43",
    "modified_gmt": "2022-01-29T15:09:43",
    "slug": "nga-luciano-boci-ikja-e-liljanes-sa-vlen-jeta-ne-shqiperi",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-luciano-boci-ikja-e-liljanes-sa-vlen-jeta-ne-shqiperi\/",
    "title": {
        "rendered": "Nga Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: &#8216;Ikja e Liljan\u00ebs&#8230;&#8217;\/ Sa vlen jeta n\u00eb Shqip\u00ebri"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Ikja e Liljan\u00ebs u b\u00eb lajm. Lajmi u b\u00eb gj\u00ebm\u00eb. Dhe gj\u00ebma mori dhen\u00eb. Kap\u00ebrceu fusha e male. S\u2019u ndal as nga ngrica dhe i ftohti. Drith\u00ebroi opinionin. Ngriu zemra njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Po nuk dep\u00ebrtoi dot n\u00eb Pallatin e Rilindjes. As n\u00eb Pallatin e supozuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 si\u00e7 e quanin Ministrin\u00eb e padrejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr pompozitet rilindasit. Asnj\u00eb kanat i shtetit ton\u00eb me buxhet miliarder nuk ndjeu gj\u00eb. Asnj\u00eb minist\u00ebr nuk vuri dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr sa p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer p\u00ebr formalitet me nj\u00eb gjest \u201cmea culpa-n\u201d. Akullsia e reagimeve t\u00eb tyre dep\u00ebrtoi trupin e ngrir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe i njohu pushtetin e padiskutuesh\u00ebm vdekjes makabre.<\/p>\n<p>Portat e ministrive t\u00eb tyre nuk u hap\u00ebn kurr\u00eb dhe kur Liljana ishte gjall\u00eb dhe kur ajo kap\u00ebrceu n\u00ebn pesh\u00ebn e ftoht\u00ebsis\u00eb kufirin e vet\u00eb jet\u00ebs. Portat e qeveris\u00eb s\u2019ka tufan q\u00eb i tund e jo m\u00eb nj\u00eb drith\u00ebrim\u00eb shpirti. Qet\u00ebsia e saj kristal-boshe shp\u00ebrndahet e imponohet me dhun\u00eb deri n\u00eb skutat ku jeta b\u00ebn betej\u00ebn me jet\u00ebn Shshsht! Mos b\u00ebni kaq shum\u00eb zhurm\u00eb\u2026.Atje n\u00eb Pallat merr frym\u00eb Ai!Ai q\u00eb punon dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr \u201challet e popullit\u201d. Ai q\u00eb t\u00eb rrjep. Ai q\u00eb t\u00eb thot\u00eb pla\u00e7 po punove me djers\u00eb. Ai q\u00eb t\u00eb thot\u00eb aferim po vrave, preve e grabite.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gj\u00ebm\u00eb kjo. E p\u00ebr at\u00eb populli nuk \u00ebsht\u00eb shpirt. As jet\u00eb. Populli \u00ebsht\u00eb statistik\u00eb. Deri vot\u00eb e kaq. Liljana \u00ebsht\u00eb 1\u20262\u2026100\u2026 e \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka. Shteti hijer\u00ebnd\u00eb nuk pati as reagimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr Liljan\u00ebn e b\u00ebr\u00eb kallkan, sepse ai nuk e njeh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. As turpin nuk e njeh. Njeh vet\u00ebm paran\u00eb. At\u00eb direkt e n\u00eb xhep. T\u00eb tjerat e t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb letra, pretendime, lukse. Madje dhe vet\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb pretendim p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, ajo pyetja st\u00ebrmunduese \u201cSa vlen jeta e njeriut t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e rilindur?\u201d, bie menj\u00ebher\u00eb. Ajo nuk ka vler\u00eb. Nuk kuotohet. Nuk matet. Nuk mb\u00ebshtetet, nuk parashtrohet. E ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb pyetje p\u00ebr kryeministrin ton\u00eb nuk je as dramatik dhe as tragjik. Je thjesht komik. Madje ai nuk jep as solidaritet njer\u00ebzor, sepse dhe ky i duket i tep\u00ebrt dhe st\u00ebrmundues p\u00ebr rehatin\u00eb e kolltukut dhe harxhim fryme.<\/p>\n<p>Ndjeshm\u00ebria e tij p\u00ebr jet\u00ebn e qytetarit \u00ebsht\u00eb zero. M\u00eb i alarmuar do ishte p\u00ebr ndonj\u00eb qytetar jo shqiptar. Jo se k\u00ebto i dhimbsen m\u00eb shum\u00eb. As i plas fare. Por sepse k\u00ebto mund t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb \u201creputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kursen as lot\u00ebt e as sho\u00ebn. Sa e sa Liljana p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb braktisur nga shteti, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa mb\u00ebshtetje, t\u00eb p\u00ebrcmuar, pa buk\u00eb, pa ngrohje, t\u00eb vdesin t\u00eb vetmuar nga privacionet m\u00eb t\u00eb ndryshmet!?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po ky regjim disburson miliona p\u00ebr prostatat e t\u00eb mykurve me pushtet e qe bredhin me \u00e7anta t\u00eb zeza p\u00ebr \u201ct\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh\u201d kund\u00ebrshtarin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb le pa ndihm\u00eb ekonomike e mb\u00ebshtetje t\u00eb pamundurit, nuk kursen milionat p\u00ebr lukset e udh\u00ebtimet e veta e skot\u00ebs q\u00eb i vjen pas, p\u00ebr pensionet shp\u00ebrblyese p\u00ebr ato q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer me devocion politik e p\u00ebr ata q\u00eb \u00e7ajn\u00eb ekranet me mashtrime. Hapni dhe lexoni nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme VKM-t\u00eb shp\u00ebrblyese t\u00eb Ram\u00ebs e p\u00ebr nder s\u2019do t\u00eb gjeni asnj\u00eb Liljan\u00eb aty.<\/p>\n<p>Prandaj kjo pyetja \u201cSa vlen jeta e njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri?!\u201d, duket sikur nuk ka kuptim, sepse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn regjimin e antihumanizmit nuk ka jet\u00eb! Po reagim, a ka reagim?! Me ndihmoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb si dikur Migjeni: \u201cN\u00eb prakun e \u00e7do banese\/ ku ka ndonj\u2019 shenj jetese\/ valon nga nj\u00eb flamur\/melankolie t\u00eb trishtueshme\u201d.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Ikja e Liljan\u00ebs u b\u00eb lajm. Lajmi u b\u00eb gj\u00ebm\u00eb. Dhe gj\u00ebma mori dhen\u00eb. Kap\u00ebrceu fusha e male. S\u2019u ndal as nga ngrica dhe i ftohti. Drith\u00ebroi opinionin. Ngriu zemra njer\u00ebzish. Po nuk dep\u00ebrtoi dot n\u00eb Pallatin e Rilindjes. As n\u00eb Pallatin e supozuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 si\u00e7 e quanin Ministrin\u00eb e padrejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr pompozitet [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 233315,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-233311",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233311",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=233311"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233311\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/233315"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=233311"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=233311"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=233311"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}