{"id":234398,"date":"2022-02-02T18:51:42","date_gmt":"2022-02-02T17:51:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=234398"},"modified":"2022-02-02T18:51:42","modified_gmt":"2022-02-02T17:51:42","slug":"dashamir-shehi-ju-tregoj-pse-jam-kunder-shkarkimit-te-ilir-metes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dashamir-shehi-ju-tregoj-pse-jam-kunder-shkarkimit-te-ilir-metes\/","title":{"rendered":"Dashamir Shehi: Ju tregoj pse jam kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb Ilir Met\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb L\u00ebvizja p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar (LZHK), Dashamir Shehi \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shkarkimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Ilir Meta. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar politikisht vendimin e parlamentit p\u00ebr shkarkimin e tij, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb Kushtetues apo jo.<\/p>\n<p>Dashamir Shehi deklaroi n\u00eb \u201cFrontline\u201d n\u00eb News24 se krijohet nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm dhe se jep nj\u00eb sinjal t\u00eb keq si te qytetar\u00ebt ashtu dhe te nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cJam q\u00eb n\u00eb princip kund\u00ebr gjyqit. Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebn ndonj\u00eb vendim vet\u00eb, Gjykata Kushtetuese ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse vendimi i parlamentit \u00ebsht\u00eb kushtetues apo jo. P\u00ebr mua vendimi i parlamentit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i gabuar politikisht. Presidenti duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ne do t\u00eb shkelim kompetencat e njeri-tjetrit, institucionet nuk do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pavarur, t\u00eb pakt\u00ebn formalisht. At\u00ebher\u00eb ka r\u00ebn\u00eb institucioni i Presidentit dhe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet e drejton partia e Edi Ram\u00ebs. Kemi kaluar kompetencat e kryeministrit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kancelar ky zot\u00ebria.<\/p>\n<p>Un\u00eb them q\u00eb zoti President, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb duhet t\u00eb rrij\u00eb atje deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit. Un\u00eb nuk mbroj Ilir Met\u00ebn, mbroj institucionin.<\/p>\n<p>Krijohet nj\u00eb precedent shum\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb shtetin shqiptar q\u00eb partia n\u00eb pushtet e rr\u00ebzoka kur iu tek\u00ebrka presidentin. Kjo tregon q\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara maxhoranca mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Ndaj un\u00eb them mos ta krijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb precedent. \u00cbsht\u00eb e rrezikshme.<\/p>\n<p>Do jap\u00eb dhe nj\u00eb sinjal t\u00eb keq. \u00c7far\u00eb logjike ka ta heq\u00ebsh presidentin kur p\u00ebr 3 muaj i mbaron mandati, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb 3 muaj e fundit i hiqen dhe disa kompetenca. Koha fizike po i mbaron. Koha institucionale zvog\u00eblohet. P\u00ebr \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet gjith\u00eb ky gjest i madh, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb kemi qejf nuk na ndalon kush. Edhe n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Gjykoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gabuar politikisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kam gjykuar q\u00eb ka qen\u00eb e gabuar marr\u00ebveshja mes Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb reduktuar kompetencat presidenciale. Gjat\u00eb k\u00ebsaj rruge ka pasur goditje ndaj president\u00ebve, shpeshher\u00eb t\u00eb palogjikshme q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebmtuar institucionin\u201d, tha Shehi.<\/p>\n<p>Ai theksoi m\u00eb tej se nuk mbron Ilir Met\u00ebn, por institucionin.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti n\u00eb let\u00ebr supozohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi pal\u00ebt. Mundet q\u00eb z. Meta ta ket\u00eb shkelur k\u00ebt\u00eb, por un\u00eb nuk e quaj t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kap\u00ebrcim kaq t\u00eb madh. Q\u00ebkur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ligji p\u00ebr Presidenc\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim se presidentin e zgjedh me 71 vota. PS zgjedh k\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qejf dhe Presidenti \u00ebsht\u00eb ushtar partie. E d\u00ebgjuat si tha Rama, mund ta marrim dhe nga jasht\u00eb, si me qen\u00eb lojtar futbolli. Kjo tregon se deri sa posht\u00eb e kan\u00eb zbritur rolin presidencial.<\/p>\n<p>Gjykoj t\u00eb mos e ngacmojm\u00eb Presidentin. Nuk mbroj Ilir Met\u00ebn, mbroj institucionin e shtetit sepse shteti shqiptar po degjeneron, po th\u00ebrrmohet dhe n\u00eb sy t\u00eb bot\u00ebs. Ne presim negociatat, kur vjen puna ne jemi nj\u00eb shtet q\u00eb as nga ana formale nuk q\u00ebndrojm\u00eb m\u00eb\u201d, tha Shehi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb L\u00ebvizja p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar (LZHK), Dashamir Shehi \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shkarkimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Ilir Meta. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar politikisht vendimin e parlamentit p\u00ebr shkarkimin e tij, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb Kushtetues apo jo. Dashamir Shehi deklaroi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":204109,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-234398","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}