{"id":234728,"date":"2022-02-04T15:12:13","date_gmt":"2022-02-04T14:12:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=234728"},"modified":"2022-02-04T15:12:13","modified_gmt":"2022-02-04T14:12:13","slug":"kqz-nuk-regjistron-berishen-ne-zgjedhje-shtepia-e-lirise-ne-garen-e-6-marsit-vetem-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kqz-nuk-regjistron-berishen-ne-zgjedhje-shtepia-e-lirise-ne-garen-e-6-marsit-vetem-me\/","title":{"rendered":"KQZ nuk regjistron Berish\u00ebn n\u00eb zgjedhje, \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d n\u00eb gar\u00ebn e 6 marsit vet\u00ebm me\u2026"},"content":{"rendered":"<p>KQZ ka vendosur t\u00eb regjistroj\u00eb koalicionin \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d n\u00eb zgjedhjet e pjesshme lokale t\u00eb 6 marsit, duke pranuar vet\u00ebm dy partit\u00eb politike L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim dhe Partia Demokristiane, por jo Komisionin e Rithemelimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha pas debateve mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PD e LSI, se \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar, un\u00eb vendos q\u00eb t\u00eb regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK, emri i koalicionit \u00ebsht\u00eb \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d dhe partia udh\u00ebheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb LSI\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Celibashi sqaroi se simbolet e Partis\u00eb Demokratike nuk mund t\u00eb pranohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion, sepse cenohet interesi i nj\u00eb force tjet\u00ebr politike.<\/p>\n<p>\u201cSecili prej jush dha mjaftuesh\u00ebm argumente mbi \u00e7\u00ebshtjen. Ndaj po e p\u00ebrfundojm\u00eb k\u00ebtu diskutimin nga ana juaj. Vler\u00ebsimi i KQZ lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb: Ne konsiderojm\u00eb q\u00eb, duke arsyetuar dhe pretendimet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb PD, s\u00eb pari p\u00ebr legjitimitetin e k\u00ebrkes\u00ebs mbi afatin, ne k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb po e shqyrtojm\u00eb sot. LSI si parti politike figuron t\u00eb jet\u00eb e regjistruar si subjekt zgjedhor. Nuk mund t\u00eb them q\u00eb pretendimi i Logut ishte alogjik, por mendoj se si pretendim nuk ka baz\u00eb ligjore. Po shqyrtojm\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb rikonfirmuar edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i LSI t\u00eb interesit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb koalicion zgjedhor n\u00eb zgjedhe. Vler\u00ebsoj q\u00eb k\u00ebrkesa e subjektit zgjedhor LSI e shqyrtuar sot p\u00ebr t\u00eb regjistruar nj\u00eb koalicion, ka legjitimitet t\u00eb plot\u00eb dhe mund e duhet t\u00eb shqyrtohet si k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrmbajtjen e pjes\u00ebn materiale mendoj dhe vler\u00ebsoj q\u00eb ai pretendim q\u00ebndron, sa i p\u00ebrket disa aspekteve identifikuese, qoft\u00eb politike, por edhe zgjedhore, t\u00eb k\u00ebtij koalicioni, vler\u00ebsoj se nuk q\u00ebndron k\u00ebrkesa e Logut p\u00ebr ta kthyer p\u00ebr plot\u00ebsim k\u00ebrkes\u00ebn, pasi do t\u00eb ishim n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb kishim munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs. Ne i kemi t\u00eb gjitha elementet dokumentar\u00eb, kemi dhe di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, dhe jemi n\u00eb situat\u00ebn kur k\u00ebrkesa n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb saj reflekton konfliktualitet me interesat e ligjshme t\u00eb nj\u00eb partie tjet\u00ebr politike. Ndaj, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb simbole, sigla apo edhe n\u00eb thelbin e vet element\u00eb q\u00eb lidhen me PD nuk mund t\u00eb pranohen. Nga ana tjet\u00ebr, ajo \u00e7far\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutimi lidhur me ato element\u00eb q\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb konfuzion. N\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar, un\u00eb vendos q\u00eb t\u00eb regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK, emri i koalicionit \u00ebsht\u00eb \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d dhe partia udh\u00ebheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb LSI\u201d, u shpreh Celibashi.<\/p>\n<p>Mbledhja e KQZ u shoq\u00ebrua me debate mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PD e LSI:<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PD, Marash Logu: Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr regjistrimin e koalicionit \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e LSI, n\u00eb faqen e dyt\u00eb, thuhet se partit\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb koalicionit jan\u00eb LSI, PDK dhe Komisioni i Rithemelimit. M\u00eb tej, thuhet se drejtuese e koalicionit \u00ebsht\u00eb PD e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Komisioni i Rithemelimit.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur p\u00ebrmes shkres\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kryetari i PD dhe i vetmi person p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa p\u00ebr regjistrim subjektesh, \u00ebsht\u00eb Lulzim Basha. N\u00eb rastin konkret, nga ana e PD nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb lloj k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, drejtues politik apo udh\u00ebheq\u00ebs ndaj nj\u00eb koalicioni politik. Edhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ka elemente paligjshm\u00ebrie. Nuk kemi nj\u00eb subjekt t\u00eb till\u00eb, q\u00eb quhet PD Komisioni i Rithemelimit. Referenca i b\u00ebhet PD, q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar si subjekt zgjedhor, me kryetar z. Lulzim Basha, me p\u00ebrfaq\u00ebsues z. Marash Logu dhe Idrit Sefi. Asnj\u00ebri prej tyre nuk kan\u00eb shprehur dakord\u00ebsi dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u regjistruar si koalicion. K\u00ebto e pamund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb t\u00eb regjistrohet ky koalicion n\u00eb at\u00eb form\u00eb e p\u00ebrmbajtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb KQZ. S\u00eb pari, i mungon afati, se dyti, i ka p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb nuk ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb at\u00eb koalicion.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i LSI: Nuk jan\u00eb logjike ato q\u00eb tha z. Logu. Ai flet p\u00ebr dispozita ligjore dhe interpreton sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet. Direktivat politike t\u00eb dh\u00ebna prej tij nga ai q\u00eb mban me cdo kusht partin\u00eb, duke blinduar dhe dyert e saj, nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me akte apo karaktere t\u00eb vet ligjit. Afatet jan\u00eb q\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb b\u00ebhet brenda afateve t\u00eb caktuara dhe jo jasht\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kemi jasht\u00ebligjshm\u00ebri. Sa i p\u00ebrket sigl\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjes, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana jon\u00eb me PDK e Komisionin e Rithemelimit, i them z. Logu se faktet tregojn\u00eb ndryshe. Nuk mund t\u2019i tregojm\u00eb shqiptar\u00ebve se n\u00eb nj\u00eb vend me rreth 2 mij\u00eb karrige t\u00eb fusim 5004 delegat\u00eb.<\/p>\n<p>Celibashi: Ju k\u00ebrkoj t\u00eb q\u00ebndroni te argumenti ligjor, si dhe t\u2019i p\u00ebrmbaheni koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Logu: I bashkohem thirrjes suaj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00eb sillemi si jurist\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ligjit. Nuk i b\u00ebn nder p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb LSI dhe as atyre q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00eb t\u00eb merret me num\u00ebr karrigesh. Ky lloj diskutimi nuk do t\u00eb ekzistoj\u00eb nga ana ime. Do t\u2019i referohem vet\u00ebm ligjit. Ju them se n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebtij koalicioni, ato q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb nuk kishin fituar akoma statutin e koalicionit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse duhet t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb strikt afateve. Kuptohet se n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa, partit\u00eb q\u00eb e kan\u00eb paraqitur nuk e kan\u00eb pasur k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, sepse nuk ishin njohur akoma si subjekte zgjedhore.<\/p>\n<p>E dyta, n\u00eb marr\u00ebveshje ka nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndaj PD dhe un\u00eb po ju informoj se PD, as p\u00ebrmes kryetarit dhe as p\u00ebrfaq\u00ebsuesve zyrtar\u00eb t\u00eb saj, nuk ka shprehur e nuk do t\u00eb shpreh\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb koalicioni. Duhet t\u2019i l\u00ebm\u00eb deklaratat politike dhe t\u2019i kthehemi ligjit p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces t\u00eb rregullt, si dhe zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i LSI: Nuk kam si t\u00eb dakord\u00ebsohem me ato q\u00eb thot\u00eb z. Logu. Nuk merret parasysh ajo q\u00eb thot\u00eb ai. Ju po b\u00ebni gjith\u00eb debatin e fokusuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb t\u00eb KQZ, duke u kapur te sigla ose te shkronjat nistore t\u00eb nj\u00eb subjekti, q\u00eb ne kemi futur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie koalicioni. Nuk \u00ebsht\u00eb seanca p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb prisni regjistrimin e siglave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KQZ ka vendosur t\u00eb regjistroj\u00eb koalicionin \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d n\u00eb zgjedhjet e pjesshme lokale t\u00eb 6 marsit, duke pranuar vet\u00ebm dy partit\u00eb politike L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim dhe Partia Demokristiane, por jo Komisionin e Rithemelimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha pas debateve mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PD e LSI, se \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":234730,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-234728","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234728\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/234730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}