{"id":234828,"date":"2022-02-05T09:22:27","date_gmt":"2022-02-05T08:22:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=234828"},"modified":"2022-02-05T09:22:27","modified_gmt":"2022-02-05T08:22:27","slug":"inceneratoret-ambasadorja-e-shba-ve-spak-dhe-komisioni-i-oksigjenit-te-lulzim-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/inceneratoret-ambasadorja-e-shba-ve-spak-dhe-komisioni-i-oksigjenit-te-lulzim-bashes\/","title":{"rendered":"Incenerator\u00ebt, ambasadorja e SHBA-ve, SPAK dhe komisioni i oksigjenit t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>CNA.al duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga mediat q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb i ka q\u00ebndruar investigimit t\u00eb k\u00ebsaj afere, ka publikuar me qindra dokumente, t\u00eb cilat sot po i marrin partit\u00eb dhe po i shkundin n\u00eb konferenca shtypi, ku arkivi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i madh se i LSI-s\u00eb, PD-s\u00eb, me Lulin dhe Mon\u00ebn marr\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Po i d\u00ebrgoj nj\u00eb mesazh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u2019i sqaroj Zonj\u00ebs ambasadore se oksigjeni q\u00eb ajo k\u00ebrkon t\u2019i jap\u00eb Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb ajo mbajti sot nuk e zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e hetimit t\u00eb incenerator\u00ebve. Ku SPAK-u e ku Lul Kapaku!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Zonja ambasadore thot\u00eb mir\u00ebpresim \u201cKomisionin Hetimor\u201d.<\/p>\n<p>Duhet ndoshta t\u00eb sqarohet apo t\u00eb marr\u00eb informacione se Komisionet Hetimore Parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim. Ato nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr. Thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb hetim dhe duke \u00e7uar ca shkresa n\u00ebp\u00ebr zyra shteti dhe duke marr\u00eb p\u00ebrgjigje nuk heton dot asgj\u00eb. Ndoshi dhe komisioni hetimor \u201cOlldashi\u201d, p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe dosja u mbyll n\u00eb prokurori nga ata q\u00eb Rama m\u00eb pas i b\u00ebri edhe deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Jorida Tabaku nuk \u00ebsht\u00eb prokurore. Nuk heton dot. Nuk zbardh dot t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u201cushtare\u201d politike. Ajo e d\u00ebshtoi n\u00eb 3 muaj komisionin. Ndaj dhe Komisioni Hetimor, m\u00eb shum\u00eb sesa investigim dhe zbardhje e nj\u00eb afere korruptive, e nderuar Zonja ambasadore, n\u00eb finale thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm pas k\u00ebrkes\u00ebs tuaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oksigjen p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aty, qeveri, opozit\u00eb, media, p\u00ebrfshi dhe drejt\u00ebsin\u00eb e gjoja t\u00eb reformuar q\u00eb fle mbi dosjet e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, oksigjeni p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn \u00ebsht\u00eb i pavler\u00eb sepse nuk ndihmon n\u00eb hetimin e incenerator\u00ebve. Luli dosjen e ka pasur me koh\u00eb n\u00eb zyr\u00eb por e nxzori vet\u00ebm disa muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve dhe  dokumente nuk i publikoi. Zonja ambasadore afera e incenerator\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal korruptiv q\u00eb mediat e kan\u00eb raportuar dhe inkurajimi juaj \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Por, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret politikisht n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr. N\u00eb favor t\u00eb atij q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb \u201coksigjeni\u201d i incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb favor t\u00eb atij q\u00eb po b\u00ebn nj\u00eb Komision Hetimor p\u00ebr t\u00eb mbyllur p\u00ebrfundimisht \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dh\u00ebnia e oksigjenit nga ambasada e SHBA-ve njeriut q\u00eb heshti p\u00ebr gati pes\u00eb vite n\u00eb lidhje me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, njeriu i cili ka pasur k\u00ebto dokumenta publike, t\u00eb nxjerra jo vet\u00ebm nga CNA.al, por edhe nga BIRN, TPZ, apo dhe media t\u00eb tjera, t\u00eb cilat shkruan fort dhe raportuan p\u00ebr incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb tjerat u blen\u00eb. Ne i kemi publikuar me dokumenta ekskluzive q\u00eb mediat kryesore n\u00eb vend paguheshin me qindra miliona euro, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr incenerator\u00ebt. Midis tyre edhe mediat af\u00ebr Opozit\u00ebs dhe Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Luli heshti dhe u kthye tek incenerator\u00ebt, dit\u00ebn q\u00eb ju e urdh\u00ebruat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Po a mund t\u00eb investigohen incenerator\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komisioni q\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si oksigjen p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e pavler\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nd\u00ebrhyrje n\u00eb hetim, por nuk zgjidh asgj\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Zonja ambasadore ka folur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Po, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb inkurajonit edhe m Sshum\u00eb PAK-un, atje ku keni investuar. T\u00eb inkurajoni SPAK-un dhe t\u00eb shkoni tek Arben Kraja. Njeriu q\u00eb e keni mb\u00ebshtetur dhe i keni dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb SHBA, p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. <\/p>\n<p>Po, shkoni n\u00eb zyr\u00ebn e Arben Krajes. Aty mund t\u00eb th\u00ebrrisni dhe prokuror\u00ebt q\u00eb kan\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb dor\u00eb, meq\u00eb keni marr\u00eb rolin e dikujt mbi pal\u00ebt q\u00ebshqiptar\u00ebt e besojn\u00eb sepse p\u00ebrfaq\u00ebson SHBA-t\u00eb. <\/p>\n<p>Thirreni  edhe Klodian Brahon, edhe Dritan Pren\u00e7in, edhe Vladimir Mar\u00ebn. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb dosjen e incenerator\u00ebve. T\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb Elbasanit dhe t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb investigim mbi 400 milion\u00eb euro. Jan\u00eb k\u00ebta personat q\u00eb duhet t\u00eb hetojn\u00eb. Dhe q\u00eb ti besojm\u00eb v\u00ebrtet duhet t\u00eb hetojn\u00eb edhe dosjen e financimeve t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb SHBA, pik\u00ebrisht p\u00ebr pages\u00ebn 1 milion\u00eb e 25 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr foto me Presidentin Trump. <\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, p\u00ebrve\u00e7se t\u2019i jepni kurajo dhe t\u2019i mb\u00ebshtesni k\u00ebta prokuror\u00eb meq\u00ebn\u00ebse keni marr\u00eb dhe rolin e dikujt mbi pal\u00ebt apo dhe t\u00eb mb\u00ebshtesni fort Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe SPAK, duhet t\u2019iu k\u00ebrkoni dhe nj\u00eb lloj informacioni.<\/p>\n<p>Pse mbyllin dosjen p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e pronar\u00ebve t\u00eb kompanive t\u00eb incenerator\u00ebve?<\/p>\n<p>P\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu pronar\u00eb mediash, apo ortak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tret\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Ben Blushit. Apo Vjollca Hoxh\u00ebs, t\u00eb Top Channel.  <\/p>\n<p>Jan\u00eb me letra zyrtarisht ortak\u00eb. Kan\u00eb qarkulluar para nga kompani n\u00eb Bullgari apo n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke bler\u00eb kompani t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb e duke transferuar t\u00eb tjera para n\u00ebp\u00ebr shoq\u00ebri mediash, t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet emrave t\u00eb tret\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, Zonja ambasadore, prokuror\u00ebt e SPAK-ut duhet t\u00eb zbardhin afer\u00ebn e incenerator\u00ebve me detaje, t\u00eb gjejn\u00eb parat\u00eb ku kan\u00eb shkuar dhe t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike edhe personat e p\u00ebrfshir\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb firmosur. Nuk mund t\u00eb kalohet gjith\u00e7ka vet\u00ebm me \u201ckok\u00ebn\u201d e Lefter Kok\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb ai \u201ckoka\u201d. Dhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb dhe t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb parlament, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Alqi Bllakos.<\/p>\n<p>Prandaj, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb fllusk\u00eb sapuni t\u00eb cil\u00ebn askush nuk duhet ta inkurajoj\u00eb m\u00eb, por kurajoja duhet t\u00eb shkoj\u00eb tek prokuror\u00ebt dhe t\u00eb publikohet dosjet dhe dokumentat dit\u00eb pas dite, deri n\u00eb momentin q\u00eb zbardhet gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Me komisione hetimore, me oksigjen ndaj Lulzim Bash\u00ebs dhe me deklarata publike n\u00eb krah t\u00eb tyre, nuk fitohet asgj\u00eb. Rruga e vetme q\u00eb fitohet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb. Kurajo ndaj prokuror\u00ebve, mb\u00ebshtetje ndaj tyre. Mb\u00ebshtetje p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se dikush k\u00ebrkon t\u2019iu v\u00ebr\u00eb \u201cbiberon n\u00eb goj\u00eb\u201d, dikush tjet\u00ebr k\u00ebrkon t\u2019i \u201cushqej\u00eb me mualebi\u201d q\u00eb t\u00eb mbyllin dosjet skandaloze t\u00eb korrupsionit t\u00eb incenerator\u00ebve. Mjafton q\u00eb tatimet, bankat, n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve t\u00eb tyre t\u00eb kryq\u00ebzohen n\u00eb zyrat e SPAK p\u00ebrfshi dhe dokumentet e denoncuar n\u00eb media dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e qart\u00eb. Kaq duhet dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. SPAK t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn, lojrat me Lulin e komisione nuk zgjidhin asgj\u00eb thjesht krijojn\u00eb kaos e nd\u00ebrhyrje n\u00eb hetim.\/ CNA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>CNA.al duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga mediat q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb i ka q\u00ebndruar investigimit t\u00eb k\u00ebsaj afere, ka publikuar me qindra dokumente, t\u00eb cilat sot po i marrin partit\u00eb dhe po i shkundin n\u00eb konferenca shtypi, ku arkivi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i madh se i LSI-s\u00eb, PD-s\u00eb, me Lulin dhe Mon\u00ebn marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":234829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-234828","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/234829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}