{"id":235330,"date":"2022-02-07T13:56:12","date_gmt":"2022-02-07T12:56:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=235330"},"modified":"2022-02-07T14:56:49","modified_gmt":"2022-02-07T13:56:49","slug":"leter-e-shkurter-per-levduesit-kronike-te-edi-rames-nga-agron-gjekmarkaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/leter-e-shkurter-per-levduesit-kronike-te-edi-rames-nga-agron-gjekmarkaj\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e shkurt\u00ebr p\u00ebr l\u00ebvduesit kronik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs- Nga Agron GJEKMARKAJ"},"content":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Te maxhoranca e dal\u00eb nga zgjedhjet e masakruara t\u00eb 25 prillit \u00ebsht\u00eb mbledhur kremi dhe yndyra e vendit bukuria, klasi e shija, inteligjenca dhe urtia, e mira dhe begatia, askund nuk u rri hipokrizia. Ke qejf t\u2019u d\u00ebgjosh goj\u00ebtar\u00ebt e mendimtar\u00ebt. Te ne t\u00eb opozit\u00ebs, vesi, e keqja, dembelia, padija e m\u00ebrzia b\u00ebjn\u00eb konak e shtrojn\u00eb \u00e7ardak sipas tyre<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit i kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb thon\u00eb, o gjind, ne jemi pritmi, mezja dhe rakia, ne jemi lezeti, qyfyrja dhe bereqeti, ne jemi historia n\u00eb krah na rri lavdia, \u00e7\u2019e doni opozit\u00ebn, mos u merrni me ta, kot e kini, pas tyre mos rrini, jemi ne, b\u00ebjm\u00eb be! Gjith\u00e7ka e dim\u00eb me siguri, e b\u00ebjm\u00eb ne si\u00e7 e do ti Shqip\u00ebri. Jemi puna, jemi guna, jemi n\u00ebna edhe baba, jemi dielli, jemi shiu, jemi fryma, jemi jeta, rruga dhe e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>K\u00ebto muaj t\u00eb trazuar t\u00eb jet\u00ebs politike nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje, nj\u00eb sjellje q\u00eb p\u00ebrkufizon gjendjen. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e secilit ndaj Edi Ram\u00ebs. I uruari pask\u00ebsh qen\u00eb adapt. I kan\u00eb frik\u00eb dhe hijen, jo m\u00eb z\u00ebrin, b\u00ebmat, vikamat, k\u00ebrc\u00ebnimet e mandatat. I ka b\u00ebr\u00eb t\u00ebrbiet t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl. Spiun\u00ebt shtohen, indiferent\u00ebt zvog\u00eblohen. U hedh nj\u00eb shikim t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe fluturat e parajs\u00ebs shfaqen. Kur i hidhur \u00ebsht\u00eb syri, e zez\u00eb b\u00ebhet dita e katran nata. T\u00eb gjith\u00eb flasin me nj\u00eb gjuh\u00eb mushku. M\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje nj\u00eb fakt njer\u00ebzor. Humori vlen p\u00ebr k\u00ebdo nj\u00ebsoj, p\u00ebr t\u00eb gjitha qeniet njer\u00ebzore. Kushdo mund t\u00eb tallet duke filluar nga vetja, dhe qyqar ai q\u00eb nuk di t\u00eb qesh\u00eb me veten, ndaj jo \u00e7do thumb \u00ebsht\u00eb i lig. E qeshura e d\u00eblir njeriun, e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, relativizon patetiken shpesh hipokrite t\u00eb politik\u00ebs. Zymt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veshje e r\u00ebnd\u00eb si kostum teneqeje e shtr\u00ebngon personin e gjor\u00eb. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb sinonim i seriozitetit, as i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Fsheh ankth e pasiguri. Nuancat e gazit jan\u00eb t\u00eb pambarim.<\/p>\n<p>Nejse, se po na hallakaten mendimet si vi\u00e7i n\u00eb l\u00ebndin\u00eb. I pandrojtur p\u00ebr t\u00eb biseduar me k\u00ebdo e p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo i pashqet\u00ebsuar n\u00eb m\u00eb kap kamera apo fotografia, po hi\u00e7 fare, d\u00ebgjoj nj\u00eb zell t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb batuta p\u00ebr Bash\u00ebn, Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn dhe s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb keqe se nuk m\u00eb mungojn\u00eb as mua. Njer\u00ebzit po tallen me profet\u00ebt e jo m\u00eb me lider\u00ebt. Por, ama, po t\u2019u thuash nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, shohin tavanin, lidhin k\u00ebpuc\u00ebt, k\u00ebqyrin anash, u bie nj\u00eb hije halli e gazepi. Nj\u00eb si nyje u b\u00ebhet n\u00eb fyt e pin\u00eb uj\u00eb. Frika si murrlani u than bised\u00ebn. Muret kan\u00eb vesh\u00eb, kund\u00ebrshtari sy e vesh\u00eb, Rama sy e vesh\u00eb pa fund. Mark Alem\u00ebt lexojn\u00eb edhe \u00ebndrrat, jo me fjal\u00ebt. Ikin nga tema dhe dalin te koha, te bresh\u00ebri mbi kallamboqin e opozit\u00ebs. Rama \u00ebsht\u00eb i men\u00e7uri qamet, i dituri pa fund, inteligjenti pa mas\u00eb, guximtar kur t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb frikacak\u00eb, i dhembshur kur t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb shpirtkazm\u00eb, drit\u00eb n\u00eb terr, zjarr n\u00eb ngric\u00eb.<\/p>\n<p>Ai merr vendimin e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur me njer\u00ebzit e duhur. Ai e mb\u00ebshtjell koh\u00ebn n\u00eb dor\u00eb si brum\u00eb dhe me t\u00eb b\u00ebn kula\u00e7et e vet n\u00eb sa\u00e7. Dendi, garip, i ndritur, i gjat\u00eb, aspak i that\u00eb, sarkastik, olimpik e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt. T\u00eb gjor\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb autocensur\u00ebn, si frym\u00ebn thithin oksigjen e mendohen, seleksionojn\u00eb fjal\u00ebt, t\u00eb cilat shtyhen si tifoz\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb stadium e brohoritur \u201cLe ta gjuaj\u00eb kompetenti\u201d! Jemi t\u00eb gjith\u00eb kalimtar\u00eb! Individ\u00ebt nuk e nd\u00ebrtojn\u00eb vet\u00eb kultin, ua nd\u00ebrtojm\u00eb ne me interesat tona dhe me frik\u00ebn se mos ato bjerrin, me ambicie q\u00eb nuk njeh limit, me dalldin\u00eb p\u00ebr pasuri dhe k\u00ebsisoj heshtja dhe zellin n\u00eb l\u00ebvdata ia dor\u00ebzojn\u00eb vendin e shoq\u00ebrin\u00eb sundimit dhe arbitraritetit. Reflektoni, more qerratenj, se koha n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb e pambarim, po p\u00ebr secilin prej nesh e kufizuar p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi etike pasardh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb kurrize t\u00eb p\u00ebrkulura, shum\u00eb mendje t\u00eb rob\u00ebruara, shum\u00eb barqe t\u00eb pangopura sillen asaj ane. Sundimtari i sheh. L\u00eb makin\u00ebn dhe sh\u00ebtit mbi shpin\u00ebn e tyre e ata sus. Sundimtari i v\u00eb n\u00eb prov\u00eb n\u00ebse mendja fle dhe kur bindet se ashtu \u00ebsht\u00eb, u thot\u00eb mendoni. Sundimtari \u00ebsht\u00eb xhymert, u shtie pa fund n\u00eb barkun si shpell\u00eb copa nga pronat e Shqip\u00ebris\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka maja. Atje rri ai! Ata posht\u00eb, kaq i duhet. N\u00eb politik\u00ebn vendimmarr\u00ebse shqiptare, interesi dhe frika dominojn\u00eb arsyen, e cila ka nevoj\u00eb t\u00eb vaksinohet me kuraj\u00eb civile. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria buz\u00ebqesh dhe propaganda trishtohet.\/panorama.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ Te maxhoranca e dal\u00eb nga zgjedhjet e masakruara t\u00eb 25 prillit \u00ebsht\u00eb mbledhur kremi dhe yndyra e vendit bukuria, klasi e shija, inteligjenca dhe urtia, e mira dhe begatia, askund nuk u rri hipokrizia. Ke qejf t\u2019u d\u00ebgjosh goj\u00ebtar\u00ebt e mendimtar\u00ebt. Te ne t\u00eb opozit\u00ebs, vesi, e keqja, dembelia, padija e m\u00ebrzia b\u00ebjn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183072,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-235330","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=235330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235330\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=235330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=235330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=235330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}