{"id":236063,"date":"2022-02-10T15:29:44","date_gmt":"2022-02-10T14:29:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=236063"},"modified":"2022-02-10T15:29:44","modified_gmt":"2022-02-10T14:29:44","slug":"nga-andi-bushati-basha-shakaxhiu-i-vettingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-andi-bushati-basha-shakaxhiu-i-vettingut\/","title":{"rendered":"Nga Andi Bushati: Basha shakaxhiu i vettingut"},"content":{"rendered":"<p>Lulzim Basha ka vendosur t\u00eb votoj\u00eb pro zgjatjes s\u00eb mandatit p\u00ebr komisionet e vettingut, fiks me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 kund\u00ebrshar\u00ebt e tij e akuzojn\u00eb se merr rryshfet nga oligark\u00ebt: duke vepruar tin\u00ebz dhe pabesisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama e ka urdh\u00ebruar q\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar: \u201cMarsh shkoni votoni, un\u00eb nuk b\u00ebj pazar me ju\u201d, Basha priti deri n\u00eb sekondat e fundit p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe ai thjesht\u00eb ka heshtur, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrp\u00eblitur dhe ka mashtruar publikun duke mos mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim. Vet\u00eb pesronalisht p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit n\u00eb studio televizive, i kam pyetur vazhdimisht shum\u00eb nga eksponent\u00ebt e PD-s\u00eb, se si do t\u00eb silleshin kur t\u00eb vinte momenti i k\u00ebtij akti final. E kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nisur jo vet\u00ebm nga kureshtja, por edhe i bindur se politikan\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrballen me q\u00ebndrimet dhe th\u00ebniet e tyre t\u00eb m\u00ebparshme. Duke e ditur se Basha e kishte quajtur Vettingun nj\u00eb projekt mafioz, ku nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb korruptuar po ndihmonin Ram\u00ebn t\u00eb kapte drejt\u00ebsin\u00eb, duke ditur se PD-ja i kishte akuzuar shpesh komisionet e vettingut p\u00ebr politizim dhe korruptim me para n\u00eb dor\u00eb, kam k\u00ebmb\u00ebngulur fort t\u00eb kuptoja se si do t\u00eb b\u00ebhej kjo piruet\u00eb 180 grad\u00ebshe.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga n\u00ebnkryetar\u00ebt e PD-s\u00eb e deri tek deputet\u00ebt e thjesht\u00eb, kam par\u00eb konfuzion, paqart\u00ebsi dhe frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur, sepse askush nuk ishte i sigurt\u00eb p\u00ebr momentin se kur Basha do t\u00eb zd\u00ebrhallej me llap\u00eb mbi ato \u00e7ka kishte p\u00ebshtyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ngurim vinte edhe p\u00ebr faktin se nga selia q\u00ebndrore e partis\u00eb pat\u00ebn dal\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve versione t\u00eb ndryshme. Fillimisht Basha thoshte se ky propozim i Ram\u00ebs dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nuk ishte prioritet i PD. Nisur nga kjo moto deputet\u00ebt e tij i braktis\u00ebn fillimisht punimet e komisionit t\u00eb legjistlacionit. Pastaj q\u00ebndrimi evuloi. Meq\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb kushtetut\u00ebs, ku duheshin detyrimisht dhe votat e opozit\u00ebs, u la t\u00eb kuptohej se duhej b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e madhe n\u00eb ligjin themeltar t\u00eb shtetit, ku t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe propozimet e PD-s\u00eb si vettingu i politikan\u00ebve rishikimi i reform\u00ebs teritorale dhe asaj zgjedhore.<\/p>\n<p>Gjuha q\u00eb p\u00ebrdornin hierark\u00ebt e PD-s\u00eb ishte, se kushtetuta nuk mund t\u00eb ndryshohet pa konsultime me publikun dhe pa mar\u00eb gj\u00ebr\u00ebsisht mendimin e specialist\u00ebve, se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb zgjidhjej si pazari i fsheht\u00eb i nat\u00ebs s\u00eb fundit. Madje si rezultat i k\u00ebsaj, u hodh dhe ideja se edhe n\u00ebse zgjatja e komisioneve t\u00eb vettingutt pranohej, ndon\u00ebse k\u00ebta kripto rilindas nuk kishtin b\u00ebr\u00eb as gjysm\u00ebn e pun\u00ebs q\u00eb pat\u00ebn marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr (kan\u00eb shqyrtuar vet\u00ebm dosjet e 800 prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve), ky kompromis mund t\u00eb b\u00ebhej duke z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebr\u00ebzit me t\u00eb tjer\u00eb. Pra q\u00eb komisioner\u00ebt q\u00eb opozita i kishte etiketuar si t\u00eb kapur nga pushteti t\u00eb ndryshoheshin duke i dh\u00ebn\u00eb rol edhe PD n\u00eb filtrimin e kandidaturave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Tragjikisht asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ndodhi, as debati publik, as bilanci dhe marja n\u00eb shqyrtim e pun\u00ebs t\u00eb atyre q\u00eb do ti jepej nj\u00eb mandat i ri kushtetues, as ndryshimi i emrave t\u00eb vettuesve, as rishikimi i formul\u00ebs t\u00eb deritanishme. Paturp\u00ebsisht Basha e la \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb heshtje dhe err\u00ebsir\u00eb deri nat\u00ebn e fundit, loboi n\u00eb kulisa me diplomat\u00ebt q\u00eb t\u00eb merrte disa deklarata mb\u00ebshtetjeje dhe n\u00eb fund b\u00ebri fiks ashtu si\u00e7 e kishte urdh\u00ebruar Rama q\u00eb n\u00eb tetor, shkoi t\u00eb votonte pa hedhur vickla.<\/p>\n<p>Natyrisht, evokimi i gjith\u00eb k\u00ebsaj sage disa mujore nuk ka ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe: sepse prej andej rrjedh po i nj\u00ebjti konkluzion q\u00eb e kan\u00eb kuptuar t\u00eb gjith\u00eb, ai se Lulzim Basha, as nuk skuqet as nuk zverdhet nga g\u00ebnjeshtra, se ai nuk ka asnj\u00eb lidhje me koherenc\u00ebn n\u00eb politik\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb send\u00ebrzim i mend\u00ebsis\u00eb: \u201c\u00e7\u2019pun\u00eb kam un\u00eb, me at\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb\u201d. K\u00ebt\u00eb b\u00ebri edhe sot para kuvendit kur tha se po prishte planin e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sabotuar vettingun. .\/Lapsi.al\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lulzim Basha ka vendosur t\u00eb votoj\u00eb pro zgjatjes s\u00eb mandatit p\u00ebr komisionet e vettingut, fiks me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 kund\u00ebrshar\u00ebt e tij e akuzojn\u00eb se merr rryshfet nga oligark\u00ebt: duke vepruar tin\u00ebz dhe pabesisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama e ka urdh\u00ebruar q\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar: \u201cMarsh shkoni votoni, un\u00eb nuk b\u00ebj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":236064,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-236063","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236063\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236064"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}