{"id":238323,"date":"2022-02-20T18:45:10","date_gmt":"2022-02-20T17:45:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238323"},"modified":"2022-02-20T18:45:10","modified_gmt":"2022-02-20T17:45:10","slug":"keni-per-ta-pare-spartak-ngjela-nxjerr-prapaskenat-dhe-plas-paralajmerimin-bombe-per-sali-berishen-shba-do-ta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/keni-per-ta-pare-spartak-ngjela-nxjerr-prapaskenat-dhe-plas-paralajmerimin-bombe-per-sali-berishen-shba-do-ta\/","title":{"rendered":"\u201cKeni p\u00ebr ta par\u00eb\u201d, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe plas paralajm\u00ebrimin \u2018bomb\u00eb\u2019 p\u00ebr Sali Berish\u00ebn: SHBA do ta&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Avokat Spartak Ngjela ka dal\u00eb me nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ish-kryeministrin Sali Berisha. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Ngjela paralajm\u00ebron se Sali Berisha do t\u00eb d\u00ebnohet me fakte nga Amerika p\u00ebr krimet e r\u00ebnda q\u00eb ka kryer.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Tani q\u00eb dihet kush \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, \u00e7&#8217;jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb brohorasin p\u00ebr t\u00eb? Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, sepse ata jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr; por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen negativ me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb brendshme psikologjike q\u00eb shqet\u00ebson t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>l. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tani dihet se jan\u00eb jasht\u00eb koh\u00ebs, por nuk e kuptojn\u00eb dot, se nuk i l\u00eb pasioni. Prandaj p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fenomen shoq\u00ebror t\u00eb kufizuar n\u00eb num\u00ebr; por q\u00eb gjithsesi \u00ebsht\u00eb fenomen. Pyetjet m\u00eb kryesore q\u00eb mund t\u00eb ngrihen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen, jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb pranohet ende n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb njeri i inkriminuar q\u00eb, me urdh\u00ebrin e tij, tani e provuar, ka\u00a0 vrar\u00eb kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb bulevard?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi t\u00eb pranohet n\u00eb drejtim ky njeri, i cili\u00a0 menj\u00ebher\u00eb pas vrasjes s\u00eb kat\u00ebr personave t\u00eb pafajsh\u00ebm g\u00ebnjeu bot\u00ebrisht, duke klithur si i marr\u00eb se ata i kishte vrar\u00eb kund\u00ebrshtari i tij; dhe pastaj tha se, &#8220;un\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb vrisja&#8221;?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb e t\u00eb pranohet ende n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb d\u00ebmprur\u00ebs kaq i p\u00ebrbindsh\u00ebm, i cili, me k\u00ebrkes\u00eb nga padron\u00ebt e tij, si president i plotfuqish\u00ebm (1992 &#8211; 1997) ka shkat\u00ebrruar n\u00eb Shqip\u00ebri 500 fabrika e uzina? A keni d\u00ebgjuar ndonj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb bot\u00eb &#8211; p\u00ebrve\u00e7 Hitlerit &#8211; q\u00eb si Saliu\u00a0 t\u00eb deklaroj\u00eb bot\u00ebrisht se &#8220;do t\u00eb vrasja me dor\u00ebn time shefin e opozit\u00ebs&#8221;?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb vijon e sok\u00ebllin mitingjeve antishqiptari m\u00eb i madh q\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr pushtetet politike n\u00eb Shqip\u00ebri? K\u00ebto jan\u00eb pyetjet&#8230; Kurse t\u00eb fantaksurit e brohorasin&#8230; E kuptoni se n\u00eb \u00e7far\u00eb fenomeni amoral po jetohet jeta shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri; sepse shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb pasur forc\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs?<\/p>\n<p>ll. Ja, shihni se n\u00eb \u00e7&#8217;gjendje t\u00eb plot\u00eb amorale \u00ebsht\u00eb konflikti i Sali Berish\u00ebs me Lulzim Bash\u00ebn. Saliu tani, i gjithi i r\u00ebn\u00eb n\u00eb qerthullin e\u00a0 g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb tij, flet e st\u00ebrflet p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn. Dhe t\u00eb fantaksurit e tij e brohorasin.<\/p>\n<p>Po k\u00ebta t\u00eb fantaksur q\u00eb b\u00ebrtasin n\u00eb jerm si\u00e7 jan\u00eb, a e din\u00eb q\u00eb Lulzim Bash\u00ebn e ka mbajtur Saliu si kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike?\u00a0Si nuk po duan ta mendojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, duhet ta theksokm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb tani nj\u00eb histori e vjet\u00ebr e tyre: ata i\u00a0 adhurojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat primitive t\u00eb Saliut; \u00e7jerrjen e z\u00ebrit t\u00eb nj\u00eb njeriu anormal, dhe frazat e tij n\u00eb mohim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sepse, k\u00ebta t\u00eb fantaksur e din\u00eb gjithashtu q\u00eb, pasi Basha humbi dy zgjedhje radhazi; Saliu nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb kund\u00ebr tij. Pse? Sepse e kishte v\u00ebn\u00eb Bash\u00ebn me dor\u00ebn e tij p\u00ebr ta pasur si kukull. Kuptohet se s\u00ebrish, p\u00ebr t\u00eb fantaksurit rrotull Saliut, q\u00eb n\u00eb fakt, nuk jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1000 persona, ishte po ajo arsye pranimi &#8211; ky \u00ebsht\u00eb kukulla e Saliut. Si ka mund\u00ebsi? Por, m\u00eb sakt\u00eb, k\u00ebt\u00eb konkluzion e mban brenda vetes kjo pyetje:<\/p>\n<p>Po, ky Saliu, q\u00eb i paska ditur t\u00eb gjitha k\u00ebto yneret e Bash\u00ebs dhe po i denoncon tani; at\u00ebher\u00eb, kur qe me t\u00eb bashk\u00ebsisht dhe fort i bashkuar, pse e ka p\u00ebrkrahur Bash\u00ebn? Dhe pyetja vijon: Po p\u00ebrkrah\u00ebsit fanatik\u00eb t\u00eb Saliut, nuk e b\u00ebjn\u00eb dot k\u00ebt\u00eb pyetje?<\/p>\n<p>Ata nuk e b\u00ebjn\u00eb dot, sepse din\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e pranojn\u00eb edhe ata nj\u00eblloj si vet\u00eb Saliu: Basha e p\u00ebrjashtoi Saliun nga Partia Demokratike menj\u00ebher\u00eb pas nd\u00ebshkimit absolut q\u00eb i b\u00ebn\u00eb k\u00ebtij p\u00ebr korrupsion Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr fanatik\u00ebt e Saliut, Basha nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kukulla e Saliut.<\/p>\n<p>Kjo i ka futur t\u00eb gjith\u00eb\u00a0 bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb thes: edhe Saliun, edhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij t\u00eb fantaksur. Po, v\u00ebrtet mendojn\u00eb k\u00ebta se do ta shp\u00ebtojn\u00eb Saliun? Nuk e kuptojn\u00eb dot q\u00eb sot ai\u00a0 \u00ebsht\u00eb i akuzuari i Amerik\u00ebs?<\/p>\n<p>lll. Ja kjo, fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb i akuzuar nga SHBA,\u00a0 ia shton edhe m\u00eb \u00e7thurjen mendore Saliut. Nj\u00eb gjendje e till\u00eb e cila ka disa muaj q\u00eb po e sorollat at\u00eb n\u00eb jerm n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, duke folur a thua se ka vendosur nj\u00eb pllak\u00eb gramafoni n\u00eb gryk\u00eb.<\/p>\n<p>E shihni q\u00eb Saliu \u00e7do dit\u00eb po flet me\u00a0 t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb boshe e g\u00ebnjeshtrash prej f\u00ebmije, dhe, n\u00eb jem si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nuk don ta kuptoj\u00eb q\u00eb vet\u00eb ai \u00ebsht\u00eb duke folur mbi kalin e t\u00eb mundurit?<\/p>\n<p>Nuk don ta kuptoje k\u00ebt\u00eb, dhe del te fanatik\u00ebt e tij,\u00a0 sepse n\u00ebn pushtetin e frik\u00ebs, k\u00ebrkon t&#8217;ia fsheh\u00eb vetes faktin q\u00eb tani ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri pa vler\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri; pa asnj\u00eb forc\u00eb popullore. Kjo sepse, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Sali Berisha po gjendet n\u00ebn akuz\u00ebn e korrupsionit dhe t\u00eb krimeve t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta absolute e k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p>Por Saliu mendoi se akuz\u00ebs amerikane do t&#8217;i shp\u00ebtonte me forc\u00ebn e shqiptareve t\u00eb bashkuar rreth tij. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt po e p\u00ebrbuzin dhe po e l\u00ebn\u00eb t\u00eb xhiroj\u00eb n\u00eb jerm, me sorollatjen e tij qesharak\u00eb n\u00eb komedin\u00eb ditore q\u00eb po e luan ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>IV. Nuk \u00ebsht\u00eb qesharake vet\u00ebm sorollatja e p\u00ebrditshmes me falsitet ideor e Saliut, por qesharake \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrkrahja e fanatik\u00ebve t\u00eb tij: mos vall\u00eb k\u00ebta fanatik\u00eb e din\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb kryetari i fes\u00eb s\u00eb tyre? N\u00eb fakt, kudo, kjo \u00ebsht\u00eb psikologjia e fetar\u00ebve p\u00ebr kryetarin e fes\u00eb s\u00eb tyre, por ajo q\u00eb ne duhet t\u00eb dim\u00eb n\u00eb rastin aktual Sali, \u00ebsht\u00eb kjo:<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo r\u00ebndom n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse nuk \u00ebsht\u00eb Saliu i pari q\u00eb po e b\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb ky i pari q\u00eb shihet nga shqiptar\u00ebt si kryetar i fes\u00eb s\u00eb tyre, edhe pse n\u00eb fakt ka qen\u00eb apo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kryetar i shtetit t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Saliu v\u00ebrtet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i pari, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb, at\u00eb nuk e arrin dot asnj\u00eb tjet\u00ebr nga e gjith\u00eb historia e Shqip\u00ebris\u00eb. Por kjo nuk mjafton. Po, mir\u00eb mo mir\u00eb: po shqiptar\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrkrahin lig\u00ebsin\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Saliut; \u00e7far\u00eb jan\u00eb? Kjo pyetje ka vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb\u00a0 nj\u00eblloj si Saliu dhe nuk e pranojn\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb dhe moralin e sh\u00ebndosh\u00eb shoq\u00ebror; ose, pastaj, jan\u00eb nga ata q\u00eb s&#8217;jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kuptojn\u00eb se pasioni q\u00eb i mban me Saliun, po i posht\u00ebron. Dhe ne nuk mendojm\u00eb se ka edhe ndonj\u00eb arsye tjet\u00ebr. Por, a nuk mund t\u00eb quhet ky nj\u00eb defekt\u00a0 moral i nj\u00eb pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? Kjo do studim.<\/p>\n<p>Por; a ka shans Saliu ta vijoj\u00eb lig\u00ebsin\u00eb e tij antishqiptare? Jo. Saliu ka falimentuar, sepse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtar i politik\u00ebs amerikane. Nuk ka m\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ky t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb stad drejtues n\u00eb Shqip\u00ebri. At\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha do t\u00eb sulmohet nga politika amerikane me fakte; deri n\u00eb eliminimin e tij me d\u00ebnim penal gjyq\u00ebsor p\u00ebr krime. Kjo, do t\u00eb jet\u00eb rrjedha e k\u00ebsaj kohe t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri. Keni p\u00ebr ta par\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokat Spartak Ngjela ka dal\u00eb me nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ish-kryeministrin Sali Berisha. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Ngjela paralajm\u00ebron se Sali Berisha do t\u00eb d\u00ebnohet me fakte nga Amerika p\u00ebr krimet e r\u00ebnda q\u00eb ka kryer. Postimi i plot\u00eb: Tani q\u00eb dihet kush \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, \u00e7&#8217;jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb brohorasin p\u00ebr t\u00eb? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":178573,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238323","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}