{"id":238326,"date":"2022-02-20T18:53:13","date_gmt":"2022-02-20T17:53:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238326"},"modified":"2022-02-20T18:53:13","modified_gmt":"2022-02-20T17:53:13","slug":"lulzim-basha-qeverise-i-kane-shperthyer-ujerat-e-zeza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lulzim-basha-qeverise-i-kane-shperthyer-ujerat-e-zeza\/","title":{"rendered":"Lulzim Basha: Qeveris\u00eb i kan\u00eb shp\u00ebrthyer uj\u00ebrat e zeza"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs, ku ka folur p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh. Basha ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb kauza, t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Ai theksoi se me demikralizimin jan\u00eb prekur 300 zyrtar\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se jan\u00eb t\u00eb angazhuar q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb edhe m\u00eb tej afer\u00ebn e incenerator\u00ebve dhe t\u00eb vendosin p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cDetyra num\u00ebr nj\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i kemi v\u00ebn\u00eb vetes q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Q\u00eb prej asaj dite ku nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e shqiptar\u00ebve kishin nj\u00eb fije besimi tek Edi Rama. Detyra e par\u00eb e \u00e7do demokrati \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr ta larguar Edi Ram\u00ebn dhe band\u00ebn e tij nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, kemi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrash p\u00ebrpara t\u00eb cilat do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb \u00e7do rast. E n\u00eb ve\u00e7anti, do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira duke pasur parasysh q\u00eb nuk jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje normale, n\u00eb nj\u00eb vend normal as me standardet e Ballkanit. Jemi larg standardeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe sa i takon pluralizmit, edhe sa i takon demokracis\u00eb, edhe sa i takon sundimit t\u00eb ligjit, luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, rolit t\u00eb krimit dhe nd\u00ebshkimit t\u00eb krimit. Na duket Kosova si me qen\u00eb nj\u00eb vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja p\u00ebrfunduar Shqip\u00ebria me Edi Ram\u00ebn. Por, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj kemi dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr e cila ka nisur t\u00eb zhvillohet n\u00eb gjirin e familjes ton\u00eb. Ka nisur t\u00eb zhvillohet as p\u00ebr vullnetin tim, as p\u00ebr vullnetin tuaj, as p\u00ebr fajin tim as p\u00ebr fajin tuaj, as p\u00ebr ndikimin tim, as p\u00ebr ndikimin tuaj.<\/p>\n<p>Ju e dini fare mir\u00eb q\u00eb ne si demokrat\u00eb n\u00eb \u00e7do betej\u00eb q\u00eb kemi zhvilluar, n\u00eb \u00e7do arritje q\u00eb kemi sh\u00ebnuar, kemi k\u00ebrkuar dhe kemi marr\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe mb\u00ebshtetjen e dy partner\u00ebve strategjik pa t\u00eb cil\u00ebt ky vend zor do ta kishte t\u00eb shk\u00ebputeshte qoft\u00eb dhe formalisht nga zgjedha e diktatur\u00ebs komuniste dhe k\u00ebto jan\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Dhe me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre aleat\u00ebve dhe k\u00ebtij standardi, kemi arritur t\u2019i largojm\u00eb jo pak por 300 zyrtar\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb deputet t\u00eb Kuvendit e kryetar bashkish. Dekriminalizimi, e b\u00ebnim dot pa at\u00eb? Faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, partner\u00eb, jo vet\u00ebm politik\u00eb, por edhe personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs nga Tom Doshi tek Vangjush Dako.<\/p>\n<p>Shikoni si ka shp\u00ebrthyer uj\u00ebrat e zeza t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. T\u00eb gjith\u00eb kauzat tona jan\u00eb v\u00ebrtetuar. Drejt\u00ebsia e tyre, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar. Sakrifica juaj p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ball\u00eb k\u00ebtyre kauzave krah p\u00ebr krah nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb beteja pafund n\u00eb k\u00ebto vite, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar. Ku e keni sot yllin n\u00eb ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb dhun\u00ebs barbare t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe t\u00eb kanabizmit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ku \u00ebsht\u00eb? Tek 313-ta. Prit, se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi. Ky tjetri q\u00eb e ka mbiemrin Koka, por \u00ebsht\u00eb bishti. Bishti i \u00e7far\u00eb? I afer\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe korruptive jo t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po t\u00eb Ballkanit n\u00eb 30 vite. Kush prej jush nuk e di q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ballkanin ton\u00eb, q\u00eb nuk shquhet p\u00ebr integritet t\u00eb administratave, q\u00eb ka problem t\u00eb madh korrupsioni. Kush prej jush nuk e di q\u00eb ka pasur kryeministra q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar dhe sot mund t\u00eb jen\u00eb dhe n\u00eb azil politik se kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb benz 600 mij\u00eb euro, apo se kan\u00eb pasur nj\u00eb or\u00eb dor\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb nuk e justifikonin dot. Gjith\u00eb ju e dini apo jo?<\/p>\n<p>Po kjo, 430 milion\u00eb euro. Kur filluam t\u00eb flisnim p\u00ebr afer\u00ebn, a kurset e opozit\u00ebs, k\u00ebshtu e ka opozita, shikoni si dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e incenerator\u00ebve, pun\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb at\u00eb komision nga drejtuesja e komisionit n\u00ebnkryetarja e partis\u00eb Jorida Tabaku, e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb patrembur i ka v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga i pari t\u00eb i fundit deri te dita e fundit e k\u00ebsaj jave, dhe jav\u00ebs tjet\u00ebr fillojm\u00eb me politikan\u00ebt, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e ka radh\u00ebn Edi Rama t\u00eb vij\u00eb para komisionit. A e d\u00ebgjuat at\u00eb personin, q\u00eb ishte administratori i Fierit dje, kishte firmosur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 23 milion\u00eb euro, jo thoshte nuk \u00ebsht\u00eb firma ime, po ku jan\u00eb 23 milion\u00eb euro, nuk e di, se mbaj mend, s\u2019m\u00eb kujtohet<\/p>\n<p>23 milion\u00eb euro pa nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr, pa procedura, pa ligj, parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit, edhe borxh po t\u00eb ishin prap parat\u00eb e shqiptar\u00ebve jan\u00eb, se borxhi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebt merret. Kishin paguar babain e nj\u00ebrit prej deputet\u00ebve 5 her\u00eb rrog\u00ebn e deputetit. Administratori tjet\u00ebr nuk e dinte q\u00eb e kishte rrog\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, e mbani mend at\u00eb d\u00ebshmin\u00eb apo jo? Nj\u00eb tjet\u00ebr filloi duke qar\u00eb n\u00eb sall\u00eb, dy jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, k\u00ebta dy q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, k\u00ebta kan\u00eb faturuar 28 milion\u00eb euro pun\u00eb t\u00eb pakryera, 28 milion\u00eb euro pun\u00eb t\u00eb pa kryera ja kan\u00eb faturuar dhe ja kan\u00eb marr\u00eb lek\u00ebt dhe kur Farudin Harrapi i famsh\u00ebm morri n\u00eb dor\u00ebzim, mori n\u00eb dor\u00ebzim, si\u00e7 mori firmat piramidale, mori n\u00eb dor\u00ebzim incenerator\u00ebt, q\u00eb tani jan\u00eb skena krimi. Sa lek\u00eb gjeti? 5000 euro! Ku kan\u00eb shkuar parat\u00eb? Se punime nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Parat\u00eb jan\u00eb marr\u00eb para dy vjet\u00ebsh. Jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Ku kan\u00eb shkuar parat\u00eb? Kush i ka marr\u00eb k\u00ebto para? Tani ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb i pari i qeveris\u00eb. Ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb, sensi i tij i hakmarrjes politike, e kush m\u00eb shum\u00eb se ju k\u00ebtu n\u00eb Kam\u00ebz, a n\u00eb Paskuqan, nuk e di, q\u00eb sensi i tij i hakmarrjes politike e shtyn deri n\u00eb detajet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e turpshme t\u00eb merret dhe nj\u00eb gjimnazist, jo m\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu apo jo? Q\u00eb kund\u00ebrshtari politik shkon edhe kund\u00ebr ligjit, ti prish\u00eb sht\u00ebpin\u00eb apo ta nxjerre nga puna, apo ta nxjerr\u00eb mes kat\u00ebr rrug\u00ebve. A ka mund\u00ebsi nj\u00eb njeri, q\u00eb merret me detaje t\u00eb tilla, nj\u00eb njeri q\u00eb, si\u00e7 i ka dal\u00eb nami, nuk ka tender mbi 1 milion, q\u00eb nuk merret vet\u00eb personalisht, t\u2019ia ken\u00eb ngjyer gishtin ministrat prapa shpine me 430 milion\u00eb euro? Si ua ha mendja ju? A ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo afer\u00eb t\u00eb zhvilloheshe pa dijenin\u00eb dhe pa bekimin e tij? A ka mund\u00ebsi nj\u00eb qeveri, edhe qeveria m\u00eb e zhvilluar e bot\u00ebs, brenda 8 or\u00ebve, t\u00eb nxjerr\u00eb 17 vendime? T\u00eb hapi gar\u00ebn, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ofert\u00ebn, t\u00eb mbylli gar\u00ebn, t\u00eb shpalli fituesin, t\u00eb mbylli kontrat\u00ebn dhe pastaj t\u00eb b\u00ebj\u00eb pages\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb kishte dy vjet pastaj q\u00eb nuk kishte filluar?<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz? Kush \u00ebsht\u00eb administratori i inceneratorit t\u00eb Fierit? A e pat\u00eb dje q\u00eb kishte harruar , q\u00eb ishte bashk\u00eb-aksionar me Arben Ahmetaj tek kompania e famshme \u201cHermes\u201d? E mbani mend \u201cHermes apo jo? Un\u00eb e mbaj mend mir\u00eb, se kam kandiduar p\u00ebrball\u00eb tij n\u00eb 2005, n\u00eb Tiran\u00eb. As ai se mbante mend. I kan\u00eb harruar t\u00eb gjitha. Amnezi totale!<\/p>\n<p>Tani me logjik\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb m\u00eb thoni: a ka vend ku vepron drejt\u00ebsia, ku drejt\u00ebsia i ka duart e lira, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri i vendit \u00ebsht\u00eb kapur vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb afere 430 milion\u00eb euro? A mundet drejt\u00ebsia ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj? A mundet prokuroria, policia gjyq\u00ebsore ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj? A munden hetuesit ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre? Si ua ha mendja? Po t\u00eb ishte e pavarur?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ne do t\u00eb shtyjm\u00eb dhe do t\u00eb mb\u00ebshtesim \u00e7do hap q\u00eb godet korrupsionin, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb diskutim. Por \u00e7far\u00ebdo drejt\u00ebsie t\u00eb ishte, m\u00eb besoni, edhe n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb bot\u00ebs, e ka t\u00eb pamundur t\u00eb veproj\u00eb , kur nj\u00eb njeri me kaq shum\u00eb pushtet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kryeministri i vendit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb afer\u00ebs? Dhe \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Kryeministrat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen me m\u00eb pak se aq, p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb hetimit. Aq m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb e deklarojn\u00eb veten t\u00eb pafajsh\u00ebm! Aq m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb thon\u00eb nuk e dija un\u00eb q\u00eb gjysma kabinetit paska ngjyer gishtin prapa shpin\u00ebs time! Sikur p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit, ministrat e tij, sekretari i tij i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, si i partis\u00eb, edhe i kryeministris\u00eb, t\u00eb dy, drejtor\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, po dalin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb. Vet\u00eb qenia e Edi Ram\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim serioz dhe t\u00eb besuesh\u00ebm. Edhe sikur ky t\u00eb ishte duar-jasht\u00eb. Edhe sikur ne ta donim fort. Thjesht dhe vet\u00ebm p\u00ebr parimin m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb veproj\u00eb, dhe nuk po vepron. E kund\u00ebrta po ndodh. Dhe dua ti b\u00ebj sonte, dua ti b\u00ebj sot nj\u00eb thirrje, k\u00ebtu nga Kamza; hiq dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimi i prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut! Ta d\u00ebgjoj\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh, dhe ta kuptoj\u00eb q\u00eb nuk ka gj\u00eb q\u00eb s\u2019merret vesh. Hiq dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimi i prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut! Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb, se pse Edi Rama nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb asnj\u00eb or\u00eb t\u00eb vetme, kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Se dhe vet\u00eb procesi, i hetimit t\u00eb vjedhjes s\u00eb shekullit, nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb atyre parave q\u00eb jan\u00eb buka e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve. Jan\u00eb pensionet e gjysh\u00ebrve dhe gjysheve tona, jan\u00eb spitalet e rr\u00ebnuara, \u00ebsht\u00eb sistemi arsimor n\u00eb kolaps, \u00ebsht\u00eb shpresa q\u00eb vritet p\u00ebrdit\u00eb, \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb zbrazet. Pa largimin e k\u00ebtij kryeministri, nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses hetimi, nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund, nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb deri aty ku duhet t\u00eb shkoj\u00eb. Pse? Sepse t\u00eb gjitha provat faktojn\u00eb, q\u00eb ky jo vet\u00ebm po e pengon hetimin, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ata q\u00eb tanim\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e hetimit parlamentar t\u00eb partis\u00eb demokratike. Por ky vet\u00eb po provohet si koka e afer\u00ebs\u201d, tha Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs, ku ka folur p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh. Basha ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb kauza, t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb fund. Ai theksoi se me demikralizimin jan\u00eb prekur 300 zyrtar\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se jan\u00eb t\u00eb angazhuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":238327,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238326","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238326\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}