{"id":239097,"date":"2022-02-23T18:22:16","date_gmt":"2022-02-23T17:22:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=239097"},"modified":"2022-02-23T18:22:16","modified_gmt":"2022-02-23T17:22:16","slug":"pyetjet-e-ambasadores-kim-jane-edhe-pergjigje-te-shba-nga-prec-zogaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pyetjet-e-ambasadores-kim-jane-edhe-pergjigje-te-shba-nga-prec-zogaj\/","title":{"rendered":"Pyetjet e ambasadores Kim jan\u00eb edhe p\u00ebrgjigje t\u00eb SHBA &#8211; Nga Pre\u00e7 ZOGAJ"},"content":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj<\/p>\n<p>Ambasadorja e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, zonja Juri Kim, u drejtoi pardje kat\u00ebr pyetje kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish n\u00eb zgjedhjet e pjesshme t\u00eb 6 marsit n\u00eb bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Dib\u00ebr, Durr\u00ebs, Vor\u00eb, Rrogozhin\u00eb dhe Lushnj\u00eb. Ja pyetjet: \u201cN\u00ebse sponsori juaj kryesor \u00ebsht\u00eb dikush i caktuar nga SHBA p\u00ebr korrupsion t\u00eb konsideruesh\u00ebm, \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht po ju premtoni votuesve?<\/p>\n<p>Kush do t\u2019ju zot\u00ebroj\u00eb n\u00ebse fitoni dhe \u00e7far\u00eb do t\u2019u detyroheni atyre? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin shqiptar\u00ebt? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin SHBA?<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nuk p\u00ebrmend emra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se pyetjet u drejtohen kandidat\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr Rithemelimin e PD-s\u00eb, q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha, kandidates s\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb stafin e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb par\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol protagonisti ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe indirekt, edhe kandidates s\u00eb PS n\u00eb Shkod\u00ebr, ku PSD, partia aleate q\u00eb e mb\u00ebshtet, ka kryetar ish-deputetin Tom Doshi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb me interes t\u00eb kishte pasur ndonj\u00eb reagim nga vet\u00eb kandidat\u00ebt. Ata v\u00ebrtet mund ta pasuronin debatin me p\u00ebrgjigjet e tyre p\u00ebr gam\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve me pesh\u00eb q\u00eb ng\u00ebrthejn\u00eb pyetjet e ambasadores.<\/p>\n<p>Por ka folur vet\u00ebm Sali Berisha, reagimet e t\u00eb cilit p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb k\u00ebsisoj jan\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjta prej \u00e7erek shekulli. Nga viti 1997 e k\u00ebndej, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, ai i ka konsideruar ambasador\u00ebt e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb guvernator\u00eb, ose i ka trajtuar q\u00ebndrimet e tyre si t\u00eb motivuara nga interesa vetjake, pa lidhje me q\u00ebndrimet dhe politikat e shtetit amerikan q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i bie q\u00eb SHBA t\u00eb mos jen\u00eb shteti demokratik m\u00eb solid dhe m\u00eb i fuqish\u00ebm i bot\u00ebs, por nj\u00eb rrumpall\u00eb ku ambasador\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e saj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019u teket.<\/p>\n<p>Me q\u00ebndrime t\u00eb tilla, Sali Berisha ka kontribuar si pakkush p\u00ebr t\u00eb formuar dhe ushqyer n\u00eb kushtet e reja nj\u00eb mendim t\u00eb shtremb\u00ebr p\u00ebr institucionet amerikane sikur i kapur nga Xhorxh Soros, apo si nj\u00eb shtet ku paraja e lobist\u00ebve merr zvarr\u00eb dhe p\u00ebrcakton vendimmarrjet e m\u00ebdha. Kjo qasje ka zgjuar nd\u00ebrkaq mendime dogmatike t\u00eb bartura apo t\u00eb fjetura p\u00ebr SHBA nga periudha e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Kriteri i q\u00ebndrimeve t\u00eb tilla kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet personale t\u00eb Berish\u00ebs me SHBA, m\u00eb shpesh e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb tendosura sesa t\u00eb relaksuara. Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Jo vet\u00ebm me sulmet ndaj ambasadores s\u00eb SHBA, por edhe me deklarata t\u00eb baraslarguara t\u00eb tipit \u201cka raketa SHBA, por ka dhe Rusia dhe Koreja e Veriut\u201d, si t\u00eb mos ishte President i nj\u00eb vendi t\u00eb NATO-s, por i ndonj\u00eb vendi t\u00eb paangazhuar si ato t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb q\u00eb kishin si pararoj\u00eb Jugosllavin\u00eb e Titos. Edi Rama nuk do t\u00eb mund t\u00eb mungonte me t\u00eb vet\u00ebn n\u00eb menyn\u00eb antiamerikane, duke e ambalazhuar me burr\u00ebri apolitike. Dhe k\u00ebtu m\u00eb vjen nd\u00ebrmend deklarata e tij \u201cnuk m\u2019i cakton Departamenti i Shtetit shok\u00ebt\u201d, me rastin e shpalljes non grata t\u00eb Vangjush Dakos. A thua se l\u00ebnda dhe procedura e shpalljes non grata t\u00eb nj\u00eb personi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb serioze e figur\u00ebs s\u00eb zyrtarit t\u00eb shpallur, por nj\u00eb banalitet q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb shok\u00ebt.<\/p>\n<p>Autokrat\u00ebt, t\u00eb \u00e7do ngjyre qofshin, e kan\u00eb t\u00eb pashmangshme hyrjen n\u00eb kriz\u00eb me SHBA. Jo se SHBA k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jesmen\u00eb, si\u00e7 predikojn\u00eb \u201csovranist\u00ebt\u201d. Po t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr jesmen\u00eb, nuk ka m\u00eb t\u00eb kollajt\u00eb e m\u00eb t\u00eb kapsh\u00ebm se zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive dometh\u00ebn\u00ebse. SHBA nuk k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i kapin sepse jan\u00eb t\u00eb korruptuar, por k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i largojn\u00eb si t\u00eb korruptuar. Ky \u00ebsht\u00eb motivi num\u00ebr nj\u00eb i shp\u00ebrthimit t\u00eb tan\u00ebve kund\u00ebr zyrtar\u00ebve dhe institucioneve amerikane.<\/p>\n<p>Ambasador\u00ebt e SHBA-ve kan\u00eb qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb politik\u00ebs nga krimi n\u00eb Shqip\u00ebri, sponsor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb dekriminalizimit dhe Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ish-ambasadori Donald Lu pati k\u00ebrkuar publikisht largimin e individ\u00ebve me rekorde kriminale nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, moskandidimin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin motiv nga Partia Socialiste t\u00eb E. Roshit, A. Bushit dhe disa kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2015, qoft\u00eb n\u00eb zgjedhjet politike t\u00eb vitit 2017. Ambasadorja Juri Kim ka vazhduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb hulli. Ajo ka k\u00ebrkuar nd\u00ebr t\u00eb tjera moskandidimin e Tom Doshit n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit t\u00eb vitit t\u00eb shkuar dhe mosp\u00ebrfshirjen e tij nga Rama n\u00eb koalicionin qeveritar. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht meritave t\u00eb PD-s\u00eb dhe konsensusit t\u00eb PS-s\u00eb, dekriminalizimi nuk do t\u00eb ishte ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb SHBA dhe pa daljes hapur t\u00eb ambasador\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, duke p\u00ebrmendur emra, duke treguar me gisht fytyra.<\/p>\n<p>Askush nga PD, as Berisha, nuk kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e nuk kan\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb ndonj\u00eb konvent\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar q\u00ebndrimet amerikane si nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme. N\u00eb prag apo brenda fushatave elektorale. P\u00ebrkundrazi. I kan\u00eb lavd\u00ebruar, kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00ebndrime edhe m\u00eb t\u00eb ashpra kund\u00ebr t\u00eb inkriminuarve apo t\u00eb p\u00ebrcaktuarve non grata.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndryshuar tani? Ka ndryshuar vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur non grata. Ai ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje politike dhe po k\u00ebrkon t\u00eb sfidoj\u00eb SHBA e t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb instrumentin \u201cnon grata\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje me kandidat\u00ebt e tij. Me shembullin e tij, ai ka inkurajuar e \u201cmbuluar\u201d Dakon e PS-s\u00eb. Nuk kam informacion deri tani t\u00eb them edhe Doshin. P\u00ebrdorimi i dy standardeve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fenomen e zhduk parim\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu edhe pyetjet shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb ambasadores Kim. SHBA kan\u00eb shpallur bot\u00ebrisht si p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb jashtme luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, duke e konsideruar armikun num\u00ebr nj\u00eb demokracis\u00eb. SHBA kan\u00eb v\u00ebn\u00eb m\u00eb l\u00ebvizje instrumentin non grata edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Presidenti Biden ka nxjerr\u00eb urdhrin ekzekutiv nominalisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ku theksohet se korrupsioni cenon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA si vend q\u00eb udh\u00ebheq aleanc\u00ebn e NATO-s. SHBA i kan\u00eb premtuar popullit shqiptar nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb korrupsionin n\u00eb sferat e larta dhe sot, pas nj\u00eb rruge plot pengesa, vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vigjilje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb m\u00ebdha nga fronti i drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto meritojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi dhe rutin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueses me t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se SHBA nuk do t\u00eb donin k\u00ebtu nj\u00eb l\u00ebvizje antiamerikane. Sado e vog\u00ebl t\u00eb jet\u00eb. Por m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr SHBA, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb problem p\u00ebr popullin shqiptar. Nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 p\u00ebr antikorrupsionin me mb\u00ebshtetje prioritare amerikane. Historia po na shikon. Pyetjet e ambasadores Kim jan\u00eb edhe p\u00ebrgjigje t\u00eb SHBA p\u00ebr nj\u00eb vend mik si Shqip\u00ebria.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj Ambasadorja e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, zonja Juri Kim, u drejtoi pardje kat\u00ebr pyetje kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish n\u00eb zgjedhjet e pjesshme t\u00eb 6 marsit n\u00eb bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Dib\u00ebr, Durr\u00ebs, Vor\u00eb, Rrogozhin\u00eb dhe Lushnj\u00eb. Ja pyetjet: \u201cN\u00ebse sponsori juaj kryesor \u00ebsht\u00eb dikush i caktuar nga SHBA p\u00ebr korrupsion t\u00eb konsideruesh\u00ebm, \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht po ju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":239098,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366],"tags":[],"class_list":{"0":"post-239097","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=239097"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239097\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/239098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=239097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=239097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=239097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}