{"id":240214,"date":"2022-02-28T14:34:44","date_gmt":"2022-02-28T13:34:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=240214"},"modified":"2022-02-28T14:34:44","modified_gmt":"2022-02-28T13:34:44","slug":"shah-mat-rus-popujt-e-vegjel-jane-gjithmone-lodra-ne-duart-e-fuqive-te-medha-nga-rushan-xhaferi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shah-mat-rus-popujt-e-vegjel-jane-gjithmone-lodra-ne-duart-e-fuqive-te-medha-nga-rushan-xhaferi\/","title":{"rendered":"Shah-mat rus: Popujt e vegj\u00ebl jan\u00eb gjithmon\u00eb lodra n\u00eb duart e fuqive t\u00eb m\u00ebdha &#8211; Nga Rushan Xhaferi"},"content":{"rendered":"<p>Rushan Xhaferi<\/p>\n<p>Putini luan shah. Evropa luan dam\u00eb. Amerika luan me gazin dhe Ukraina luan me zjarrin. Pa e vrar\u00eb fare m\u00ebndjen, t\u00eb humburit jan\u00eb qytetar\u00ebt e Ukrain\u00ebs. Ndoshta dhe presidenti i Ukrain\u00ebs mund ta haj\u00eb ndonj\u00eb plumb qorr apo nj\u00eb ekzekutim publik. Putini nuk \u00ebsht\u00eb Sarkozy dhe Zelensky nuk \u00ebsht\u00eb Kadhafi.<\/p>\n<p>Pse kjo luft\u00eb? Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, Biden vepronte sikurse donte q\u00eb lufta t\u00eb fillonte. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Putini me nj\u00eb bidon benzine, presidenti amerikan tundte shkrepsen. P\u00ebrse? P\u00ebr ti r\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shkurt, Amerika ka shum\u00eb gaz shisti p\u00ebr t\u00eb shitur dhe tregu evropian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klient i ri dhe shum\u00eb i d\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr pangop\u00ebsine amerikane. T\u00eb tjerat jan\u00eb detaje dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq ukrainasit po kthehen si sirian\u00ebt apo afgan\u00ebt. Viktima dhe refugjat\u00eb t\u00eb detyruar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb nuk u p\u00ebrket. Popujt e vegj\u00ebl jan\u00eb gjithmon\u00eb lodra n\u00eb duart e fuqive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Putini luan shah dhe strategjia e tij duket se po funksionon. Mbas pak dit\u00eb lufte, frika se Putini mund t\u00eb sulmoj shtete, q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb NATO, po kap Evrop\u00ebn. Deklaratat se NATO nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb asnj\u00eb an\u00ebtar i saj t\u00eb preket po b\u00ebn q\u00eb Putini ta ket\u00eb fituar luft\u00ebn psikologjike. Dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb shqet\u00ebsuese, ngelet fakti q\u00eb pas dy dit\u00eb lufte, per\u00ebndimor\u00ebt i ofruan streh\u00eb presidentit ukrainas duke i th\u00ebn\u00eb t\u00eb braktiste \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kok\u00ebn e tij. Po populli?\u00a0 Hahahaha! Me nj\u00eb fjal\u00eb, Amerika dhe Evropa hoq\u00ebn dor\u00eb nga Ukraina dhe po b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb rast se rusi i tmerrsh\u00ebm do t\u00eb kishte ambicie akoma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Frika e nj\u00eb luft\u00eb e tret\u00eb bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb sa e tmerrshme por dhe imagjinare.<\/p>\n<p>Evropa \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes nevoj\u00ebs s\u00eb domosdoshme t\u00eb gazit rus dhe presionit amerikan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrata p\u00ebr gazin amerikan q\u00eb duhet koh\u00eb t\u00eb vij\u00eb deri tek dyert e Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb. Biden ka akoma koh\u00eb politike dhe masakra e mij\u00ebra ukrainasve do sjell\u00eb uj\u00eb n\u00eb burimin e tij. Sanksionet q\u00eb do t\u2019i b\u00ebhen Rusis\u00eb jan\u00eb justifikime p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb ne po veprojm\u00eb kund\u00ebr despotit rus, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr Biden q\u00eb Evropa t\u00eb kthehet nga Amerika p\u00ebr nevojat e saj energjitike gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte trash\u00ebgimia i tij m\u00eb e madhe n\u00eb mandatin e tij t\u00eb par\u00eb. Evropa luan dam\u00eb sepse po shk\u00ebmben nj\u00eb furnitor p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb var\u00ebsi energjitike t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb energjit\u00eb e rinovueshme jan\u00eb e ardhmja dhe pavar\u00ebsia energjitike.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Putini kriminel? Sigurisht. Bush\u00ebt, bab e bir, jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr 4 milion\u00eb viktima n\u00eb Lindjen e Mesme. Krahas tyre, Putini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel diletant. Lufta e Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar dh\u00ebmb\u00ebt. Ukraina nuk do t\u00eb shkat\u00ebrrohet si Iraku, Siria apo Libia. Sarkozy vrau Kadhafin dhe \u00e7oi Libin\u00eb n\u00eb nj\u00eb tmerr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Shkat\u00ebrrim total t\u00eb v\u00ebndit dhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb miliona personave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Libia u kthye n\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd ku p\u00ebr 300-400 Euro mund t\u00eb blije nj\u00eb skllav. Tregu skllav\u00ebror ishte n\u00eb form\u00eb ankandi p\u00ebr imigrant\u00ebt q\u00eb vinin nga gjith\u00eb Afrika. Kush u indinjua? Amerika shkat\u00ebroi Irakun. Askush nuk bojkotoi mallrat amerikane. Arabia Saudite po bombardon Jemenin. Qet\u00ebsi totale.<\/p>\n<p>Pse Putini vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? NATO bombardoi Serbin\u00eb pa asnj\u00eb mandat t\u00eb OKB dhe pa paralajm\u00ebruar Rusin\u00eb dhe ky bombardim u b\u00eb gjat\u00eb Pashk\u00ebve Ortodokse. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, presidenti i Rusis\u00eb ishte nj\u00ebfar\u00eb Boris Yeltsin. I pir\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb presidenti rus trajtohej nga Per\u00ebndimi si nj\u00eb brigadier kooperative. K\u00ebto fyerje pupulli rus nuk i ka g\u00eblltitur dot.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Putini i ktheu nj\u00eb lloj krenarie t\u00eb humbur popullit rus. S\u00eb dyti, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Putinit, rus\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb kapnin fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb humbur gjat\u00eb viteve me Yeltsin, kur nga ana tjet\u00ebr pasurit\u00eb e Rusis\u00eb u cop\u00ebtuan dhe u shit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb. M\u00eb s\u00eb fundi, presioni i br\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e rusofon\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Donbas ishte nj\u00eb prioritet p\u00ebr Putinin. Donbas \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Putini mori si shembull Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb legjitimuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr autonomi t\u00eb Donbasit.<\/p>\n<p>Indinjimi humanist i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kur jeta njer\u00ebzore nuk ka vler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr persona q\u00eb na ngjajn\u00eb. Humanisti i v\u00ebrtet\u00eb indinjohet p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat e luftrave. Indinjohet nj\u00ebsoj si p\u00ebr jemenit\u00ebt dhe p\u00ebr ukrainasit. P\u00ebr uigur\u00ebt musliman\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, por edhe p\u00ebr palestinez\u00ebt. Indonjohet p\u00ebr sirian\u00ebt, irakian\u00ebt dhe afgan\u00ebt.<\/p>\n<p>Propaganda anti-Putin e ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e saj dhe na pengon nga ana konjitive t\u00eb shohim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe analizojm\u00eb me qet\u00ebsi se \u00e7far\u00eb po ndodh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, \u00e7do gj\u00eb ruse po hidhet n\u00eb plehra. Kur Amerika i deklaroi luft\u00eb Irakut dhe e shkat\u00ebrroi p\u00ebr disa jav\u00eb, nuk u bojkotua asgj\u00eb q\u00eb vinte nga Amerika. P\u00ebrkundrazi, ishin mallrat franceze q\u00eb u bojkotuan nga amerikan\u00ebt sepse Franca ishte kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Irak.<\/p>\n<p>Ne fillimet e tij si president, Putini iu drejtua Evrop\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunin dhe krijimin e nj\u00eb Evrop\u00eb ku Rusia t\u00eb ishte nj\u00eb partner shum\u00eb i ngusht\u00eb. Evropa, Anglia, Gjermania dhe Franca mbi t\u00eb gjitha, i than\u00eb pak a shum\u00eb: Ik shporru se nuk duam. Por duhet t\u2019i thoshin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb ishte edhe n\u00eb qoft\u00eb se duam ne, nuk na l\u00eb Xhaxhai nga Amerika. Rruga e Per\u00ebndimit e mbyllur, ngeli vet\u00ebm Lindja p\u00ebr presidentin rus. Por dhe krijimi i BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Evropa humbi nj\u00eb partner dhe krijoi nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm. Konfliktet e reja lindin nga plag\u00ebt e vjetra.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb m\u00ebse legjitime dhe i p\u00ebrket popullit ukrinas. Problem \u00ebsht\u00eb se kushti p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO. Nj\u00eb tjet\u00ebr baz\u00eb amerikane m\u00eb af\u00ebr Rusis\u00eb. Baza amerikane n\u00eb Kosov\u00eb ka nj\u00eb \u201cGuantanamo\u201d t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb burgosur t\u00eb dyshuarit p\u00ebr terroriz\u00ebm pa asnj\u00eb prov\u00eb dhe pa u dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. E po pastaj? Jo hi\u00e7. T\u00eb Drejtat e Njeriut jan\u00eb mbyllur n\u00eb nj\u00eb kasafort\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe vendet demokratike kan\u00eb humbur \u00e7el\u00ebsin.\u00a0 Kur qeverit\u00eb e Ukrain\u00ebs jan\u00eb pro Amerik\u00ebs, kjo influence shihet si pozitive. Kur presidenti ukrainas \u00ebsht\u00eb pro rus, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lod\u00ebr n\u00eb duart e Putinit. Nj\u00eb influenc\u00eb q\u00ebnka m\u00eb e mir\u00eb se nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Lufta e Tret\u00eb Bot\u00ebrore do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Polin e Veriut dhe p\u00ebr Polin e Veriut. Rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gazit dhe t\u00eb naft\u00ebs ndodhen n\u00ebn bor\u00ebn e bardh\u00eb ku duhet nxjerr\u00eb petroli i zi p\u00ebr t\u00eb mbushur xhepat e disa miliarder\u00ebve me bileta jeshile, si gjithmon\u00eb amerikane. Por lufta m\u00eb e tmerrshme do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Kur Rusia shkat\u00ebrroi nj\u00eb satelit t\u00eb saj n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb nga Toka, mesazhi ishte shum\u00eb i qart\u00eb. Nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb do t\u00eb na rikthej\u00eb n\u00eb 1950. Nuk ka m\u00eb internet, nuk ka m\u00eb telefona inteligjent\u00eb, s\u2019ka m\u00eb rrjete sociale. Ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Ndoshta nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar satelit\u00ebt duhet shpresuar.<\/p>\n<p>Duke djall\u00ebzuar Putinin, Rusin\u00eb dhe rus\u00ebt, \u00ebsht\u00eb m\u00eb kollaj t\u2019u v\u00ebsh sanksione por akoma m\u00eb kollaj t\u00eb justifikosh \u00e7do lloj mase kund\u00ebr tyre. Atlet\u00ebt dhe sportist\u00ebt rus jan\u00eb antagonizuar prej koh\u00ebsh me arsyen sepse dopohen. Kur dopohen sportist\u00ebt evropian\u00eb, amerikan\u00eb apo kanadez\u00eb faji \u00ebsht\u00eb individual. P\u00ebr sportist\u00ebt rus\u00eb e ka fajin sistemi i Putinit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kollaj t\u00eb thuash q\u00eb Putini \u00ebsht\u00eb djalli dhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb engj\u00ebj. Por th\u00ebn\u00eb kjo, nuk kemi th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt t\u00eb radh\u00ebs, Amerika hodhi gurin dhe fshehu dor\u00ebn. \u00cbsht\u00eb Ukraina q\u00eb po luan me zjarrin, sepse Putini \u00ebsht\u00eb serioz dhe i vendosur n\u00eb planin e tij dhe nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb hi\u00e7 sepse \u00ebsht\u00eb munges\u00eb konsiderimi, sidomos p\u00ebr popullin rus. P\u00ebrderisa populli rus zgjodhi k\u00ebt\u00eb personazh (mir\u00eb apo gabim) i takon k\u00ebtij populli t\u00eb zgjidh\u00eb problemet e tij t\u00eb brendshme. Nga ana tjet\u00ebr, cili popull \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur nga lider\u00ebt e tij? Franca apo Italia? Amerika apo Kanadaja? Apo Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Kievi po shkat\u00ebrrohet p\u00ebr q\u00ebllimet e Amerik\u00ebs. Kush e ka radh\u00ebn pas Ukrain\u00ebs?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-240215\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Untitled-design-95-1-300x251.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"251\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Untitled-design-95-1-300x251.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Untitled-design-95-1-768x644.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Untitled-design-95-1-696x583.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Untitled-design-95-1-501x420.jpg 501w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Untitled-design-95-1.jpg 940w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rushan Xhaferi Putini luan shah. Evropa luan dam\u00eb. Amerika luan me gazin dhe Ukraina luan me zjarrin. Pa e vrar\u00eb fare m\u00ebndjen, t\u00eb humburit jan\u00eb qytetar\u00ebt e Ukrain\u00ebs. Ndoshta dhe presidenti i Ukrain\u00ebs mund ta haj\u00eb ndonj\u00eb plumb qorr apo nj\u00eb ekzekutim publik. Putini nuk \u00ebsht\u00eb Sarkozy dhe Zelensky nuk \u00ebsht\u00eb Kadhafi. Pse kjo luft\u00eb? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":240216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-240214","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240214\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/240216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}