{"id":242057,"date":"2022-03-08T17:28:30","date_gmt":"2022-03-08T16:28:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=242057"},"modified":"2022-03-08T17:28:30","modified_gmt":"2022-03-08T16:28:30","slug":"flutura-acka-jep-doreheqjen-nga-te-gjitha-postet-ne-pd-te-largohet-edhe-lulzim-basha-e-sali-berisha-partia-eshte-ne-diten-e-saj-me-te-zeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/flutura-acka-jep-doreheqjen-nga-te-gjitha-postet-ne-pd-te-largohet-edhe-lulzim-basha-e-sali-berisha-partia-eshte-ne-diten-e-saj-me-te-zeze\/","title":{"rendered":"Flutura A\u00e7ka jep dor\u00ebheqjen nga t\u00eb gjitha postet n\u00eb PD: T\u00eb largohet edhe Lulzim Basha e Sali Berisha! Partia \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb zez\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Politikania dhe shkrimtarja Flutura A\u00e7ka jep dor\u00ebheqjen nga t\u00eb gjitha postet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Tashm\u00eb ajo do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm deputete e thjesht\u00eb dhe p\u00ebr disfat\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 6 marsit, thot\u00eb se Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, n\u00eb kushtet e krijuara brenda PD-s\u00eb dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb lidhjeve me baz\u00ebn, t\u00eb riformatimit t\u00eb strukturave t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb baz\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb l\u00ebngim e sip\u00ebr dhe t\u00eb humbjes s\u00eb popullaritetit t\u00eb tij mes demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve me vokacion t\u00eb djatht\u00eb, ai duhet ta jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Vendimet jan\u00eb t\u00eb tijat dhe fare personale\u201d, shkruan A\u00e7ka.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i plot\u00eb i Flutura A\u00e7k\u00ebs:<\/p>\n<p>Tek gdhihej 8 marsi\u2026 i v\u00ebshtir\u00eb i PD-s\u00eb<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ik\u00ebn Sali Berisha, nuk ka pse t\u00eb ik\u00eb as Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Burra, burra, burra\u2026 ah m\u00eb falni, se ju h\u00ebngra nj\u00eb grua. Qenka nj\u00eb grua n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto panele, ve\u00e7 moderatoreve, sigurisht. Pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre burrave \u2013 duke ve\u00e7uar pak prej tyre v\u00ebrtet t\u00eb pavarur dhe ca q\u00eb u ka mbetur ende nj\u00eb moral dhe faqe para shqiptar\u00ebve \u2013 kan\u00eb muaj e muaj q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb foltorist\u00ebt m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb arsenal t\u00eb plumbt\u00eb pa hedhur mbi lidershipin e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen e pist\u00eb President-Berish\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb p\u00ebrplasje pjes\u00ebt e PD-s\u00eb, p\u00ebrplasje q\u00eb i dha buz\u00ebqeshje diabolike vet\u00ebm Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr arsyet e k\u00ebsaj p\u00ebrqindjeje t\u00eb ul\u00ebt votimi t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe neverin\u00eb e shqiptar\u00ebve ndaj politik\u00ebs, madje edhe ndaj atyre vet\u00eb q\u00eb p\u00ebrtypin \u00e7do nat\u00eb vet\u00ebm politik\u00eb n\u00eb ekrane.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb demokat\u00eb dhe qytetar\u00eb q\u00eb anojn\u00eb nga e djathta q\u00eb nuk votuan m\u00eb 6 mars nga trishtimi ndaj gjendjes aktuae t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb refuzuan t\u00eb votojn\u00eb Berish\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb besim te Lulzim Basha. K\u00ebta do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e af\u00ebrta q\u00eb kemi vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar n\u00eb k\u00ebta muaj gjithfar\u00eb etiketimesh p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve dhe t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb n\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb bindjen se Kryenegociatori i foltores, nuk mund t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pati prej pales tjet\u00ebr (meqen\u00ebse tani flasim per pale), edhe mes rithemeluesve q\u00eb shpall\u00ebn se ky grup kinse bashist, jan\u00eb mafioz\u00eb e sherb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk marr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebtu t\u00eb flas p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn (n\u00ebse i sh\u00ebrben Edi Ram\u00ebs, sepse nuk kam aq njohje dhe as fakte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ata q\u00eb flasin gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, le t\u00eb marrin guximin dhe ta b\u00ebjn\u00eb); un\u00eb flas p\u00ebr veten time se me mafian jam e lidhur sa \u00e7\u2019jam e lidhur me h\u00ebn\u00ebn dhe se n\u00eb jet\u00ebshkrimin tim kam nj\u00eb betej\u00eb konsistente opozitare ndaj qeveris\u00eb aktuale dhe kreut t\u00eb saj. E shkruar zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Dita e djeshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e trishtueshme p\u00ebr \u00e7do demokrat dhe ai demokrat q\u00eb mendon se ka fituar, nuk \u00ebshte ve\u00e7se nj\u00eb i pacip\u00eb. Po, p\u00ebr fatin e mir\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr ka fituar nj\u00eb demokrat, dhe ka fituar ai p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shkodr\u00ebs dhe jo Sali Berisha, si\u00e7 po e shesin.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe LSI-n\u00eb, dhe ca t\u00eb tjer\u00eb, nuk e tejkalojm\u00eb mavin\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb humb\u00ebs. Por ata, t\u00eb cil\u00ebt e sajuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje me kushtin e vet\u00ebm t\u00eb asgj\u00ebsojn\u00eb Lulzim Bash\u00ebn, duken shum\u00eb t\u00eb lumtur sot. Me, ose pa Lulzim Bash\u00ebn, me ose pa Sali Berish\u00ebn, PD \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje e kan\u00eb t\u00eb dy lider\u00ebt, madje, n\u00eb syrin tim, fajin m\u00eb t\u00eb madh e ka Sali Berisha:<\/p>\n<p>Sepse Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb produkt i tij, i cili, kur iu desh na e shiti p\u00ebr \u201cburr\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d dhe kur nuk iu desh p\u00ebr na e shiti p\u00ebr \u201cburr\u00eb t\u00eb keq\u201d;<\/p>\n<p>Sepse me kujdesin p\u00ebr kultin e individit t\u00eb tijit dhe m\u00eb pas t\u00eb beniaminit t\u00eb tij, nuk ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb t\u00eb njom\u00eb q\u00eb t\u00eb mbij\u00eb e t\u00eb zhvillohet n\u00eb PD, dhe sot t\u00eb kishim mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhnim nj\u00eb drejtues q\u00eb ta donin t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt;<\/p>\n<p>Sepse, p\u00ebr egon dhe inatin personal, i b\u00ebri me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb skizm\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb PD-s\u00eb, shqyerje q\u00eb u pa duksh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e 6 marsit;<\/p>\n<p>Sepse, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, do t\u2019i b\u00ebj\u00eb rrotullimin e fundit t\u00eb thik\u00ebs n\u00eb plag\u00ebn q\u00eb na ka ndodhur;<\/p>\n<p>Sepse, n\u00ebse do ta drejtoj\u00eb ai procesin e reformimit t\u00eb PD-s\u00eb, si\u00e7 pretendon, do t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb kukull tjet\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb krye dhe PD do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ricikloj\u00eb vetveten;<\/p>\n<p>Sepse, me fjalorin e tij gjat\u00eb foltoreve, e ktheu s\u00ebrish frym\u00ebn e denigrimit, fyerjeve, dhun\u00ebs verbale, t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe, fjalor q\u00eb u p\u00ebrkthye n\u00eb baz\u00eb n\u00eb form\u00ebn m\u00eb ekstreme t\u00eb mundshme e duke mbjellur nj\u00eb animozitet vras\u00ebs mes demokrat\u00ebve;<\/p>\n<p>Sepse, n\u00eb grupin iniciator p\u00ebr rithemelimin e PD-s\u00eb, ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje figura t\u00eb diskretituara, ish-ministra t\u00eb njohur si hajdut\u00eb me damk\u00eb, p\u00ebr fajin e t\u00eb cil\u00ebve dhe ca si shum\u00eb prej tyre, PD humbi thell\u00eb n\u00eb vitin 2013, nga ende nuk e ka marr\u00eb veten;<\/p>\n<p>Sepse, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre dhe e ca t\u00eb tjer\u00ebve rrotull, nis\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb hapur mediatike, nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb shqyer n\u00eb rrjetet sociale, dhe nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb heshtur n\u00eb t\u00eb gjitha format duke fyer, k\u00ebrc\u00ebnuar, l\u00ebnduar dhe keqtrajtuar figura t\u00eb cilat nuk kishin besim te kjo l\u00ebvizje, nj\u00eb gj\u00eb fare normale n\u00eb demokraci. K\u00ebshtu, duke inicuar k\u00ebt\u00eb frym\u00eb dhe duke e shtrir\u00eb at\u00eb deri n\u00eb baz\u00eb, ata e thelluan hendekun e nisur.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thoni ju me t\u00eb drejt\u00eb: a ka faj Lulzim Basha n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? A duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen?<\/p>\n<p>Po, gjysm\u00ebn e tij t\u00eb fajit p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet sot PD e ka Lulzim Basha. Kjo skizm\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij. Nuk kam qen\u00eb dakord q\u00eb Lulzim Basha t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, sepse t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb zgjedhjesh ishin. Vet\u00ebm n\u00eb Elbasan u blen\u00eb mbi 45 mij\u00eb vota nga bashk\u00ebpunimi i band\u00ebs shtet\u00ebrore me bandat e kriminel\u00ebve. Ne jemi me nj\u00eb qeverisje informale, me nj\u00eb parlament q\u00eb n\u00eb mazhoranc\u00eb \u00ebsht\u00eb informal. Shkaku i zgjedhjeve pjesore t\u00eb 6 marsit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye shum\u00eb qesharake p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen Lulzim Basha, p\u00ebr arsyet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i dim\u00eb se \u00e7\u2019zgjedhje ishin dhe arsyet q\u00eb shpjegova m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb kushtet e krijuara brenda PD-s\u00eb dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb lidhjeve me baz\u00ebn, t\u00eb riformatimit t\u00eb strukturave t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb baz\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb l\u00ebngim e sip\u00ebr dhe t\u00eb humbjes s\u00eb popullaritetit t\u00eb tij mes demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve me vokacion t\u00eb djatht\u00eb, ai duhet ta jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Vendimet jan\u00eb t\u00eb tijat dhe fare personale.<\/p>\n<p>Por ka vet\u00ebm nj\u00eb kusht p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb: T\u00eb t\u00ebrhiqen t\u00eb dy, edhe Lulzim Basha, edhe Sali Berisha dhe PD-s\u00eb t\u2019i hapet rruga p\u00ebr zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta dhe rikthimin e saj n\u00eb n\u00eb forc\u00eb e p\u00ebrbashkuar opozitare.<\/p>\n<p>A e b\u00ebjn\u00eb dot k\u00ebta t\u00eb dy k\u00ebt\u00eb? A e duan ata PD-n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se veten e tyre?<\/p>\n<p>K\u00ebsaj pyetjeje le t\u2019i japin p\u00ebrgjigje me koshienc\u00ebn e tyre, pse jo edhe me akte t\u00eb larta p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsie politike ata vet\u00eb. Fundja, k\u00ebtu ndahen burrat nga burrec\u00ebt e shtetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ik\u00ebn Sali Berisha, nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb ik\u00eb Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Un\u00eb do ta nis nga vetja, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj nga trishtimi q\u00eb m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb tek e shoh sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 PD-n\u00eb \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje:<\/p>\n<p>Heq dor\u00eb nga postet e mia n\u00eb parti (an\u00ebtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit t\u00eb Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se \u00e7far\u00eb, as jam nj\u00eb njeri me nj\u00eb statur\u00eb t\u00eb dukshme politike, por edhe dua q\u00eb Opozita t\u00eb vij\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e reformimit t\u00eb saj t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb shpresa e vetme e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam deputete q\u00eb mezi m\u00eb rri zhguni politik dhe do t\u00eb sh\u00ebrbej n\u00eb at\u00eb front ku fjala m\u00eb b\u00ebn vend e hija m\u00eb b\u00ebn pesh\u00eb dhe nuk do t\u00eb jep pjes\u00eb e pjes\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, por deputete e PD-s\u00eb s\u00eb bashkuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politikania dhe shkrimtarja Flutura A\u00e7ka jep dor\u00ebheqjen nga t\u00eb gjitha postet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Tashm\u00eb ajo do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm deputete e thjesht\u00eb dhe p\u00ebr disfat\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 6 marsit, thot\u00eb se Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb zez\u00eb. \u201cMegjithat\u00eb, n\u00eb kushtet e krijuara brenda PD-s\u00eb dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb lidhjeve me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":242058,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-242057","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=242057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242057\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/242058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=242057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=242057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=242057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}