{"id":242519,"date":"2022-03-10T12:53:13","date_gmt":"2022-03-10T11:53:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=242519"},"modified":"2022-03-10T12:53:13","modified_gmt":"2022-03-10T11:53:13","slug":"kriza-e-opozites-dhe-rezultatet-e-6-marsit-fundi-i-sistemit-dy-partiak-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kriza-e-opozites-dhe-rezultatet-e-6-marsit-fundi-i-sistemit-dy-partiak-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Kriza e opozit\u00ebs dhe rezultatet e 6 marsit: Fundi i sistemit dy partiak n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p>Sistemi i ri partiak n\u00eb Shqip\u00ebri? A duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb partit\u00eb apo t\u00eb ndryshoj\u00eb qasja qytetare ndaj tyre? A ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr parti \/ prurje t\u00eb reja politike? Kriza e PD ka ndryshuar hart\u00ebn politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, duke i dh\u00ebn\u00eb fund sistemit tradicional dy partiak, PS dhe PD. Zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 6 bashki jan\u00eb test p\u00ebr t\u00eb parashikuar ndikimin q\u00eb do t\u00eb kishte n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik n\u00ebse k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb do t\u00eb kishim gjithashtu zgjedhje t\u00eb reja parlamentare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si\u00e7 tregon me detaje krahasuese tabela e hartuar nga ekspert\u00ebt e Institutit t\u00eb Studimeve Politike (ISP), PS do t\u00eb kishte 76 deputet\u00eb, 2 m\u00eb shum\u00eb sesa aktualisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD zyrtare do t\u00eb kishte vet\u00ebm 19 deputet\u00eb nga 59 mandate t\u00eb fituara n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021. LSI ka 4 mandate aktuale, por koalicioni \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d do t\u00eb kishte 42 mandate parlamentare duke z\u00ebvend\u00ebsuar plot\u00ebsisht PD-n\u00eb si parti e dyt\u00eb politike. N\u00eb kompozimin e parlamentit aktual kemi: PS 74, PD 47, fraksioni nga PD 12, LSI 4 dhe PSD 3. Bazuar n\u00eb rezultatin e 6 marsit, parlamenti do t\u00eb kishte p\u00ebrfaq\u00ebsim tjet\u00ebr: PS 76, SHL 42, PD 19, PSD 3 deputet\u00eb. Raporti aktual mazhoranc\u00eb \u2013 opozit\u00eb (77 vs 63) do t\u00eb ishte m\u00eb i thell\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht 79 vs 61.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 6 bashki ofruan pjes\u00ebmarrje t\u00eb vog\u00ebl, tipar i zakonsh\u00ebm i zgjedhjeve lokale n\u00eb raport me ato parlamentare. Duke iu referuar pjes\u00ebmarrjes n\u00eb votime m\u00eb 6 mars, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte se me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjet parlamentare PS do t\u00eb kishte rreth 175 mij\u00eb vota m\u00eb pak sesa numri i votave q\u00eb mori m\u00eb 2021, PD+LSI do t\u00eb kishin 247 mij\u00eb vota m\u00eb pak dhe vet\u00ebm PD zyrtare do t\u00eb kishte shif\u00ebr rekord prej 474 mij\u00eb votash m\u00eb pak sesa n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare. K\u00ebto shifra t\u00eb reflektuara n\u00eb tabel\u00eb nga kalkulimet teknike t\u00eb realizuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), shprehin edhe m\u00eb qart\u00eb kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit nga opozita dhe sidomos nga PD zyrtare. Po ashtu ato tregojn\u00eb se monopoli i partive t\u00eb m\u00ebdha po bie, por duke ruajtur sistemin me nj\u00eb parti dominuese t\u00eb vetme n\u00eb qeveri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dallim nga t\u00eb gjitha vendet e rajonit apo ato ish komuniste, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi parti t\u00eb reja, t\u00eb cilat ndryshojn\u00eb trendin historik t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb marrin mbi 400 mij\u00eb vota t\u00eb pavendosura, t\u00eb cilat do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb diktuar vendimmarrjen dhe natyr\u00ebn e sistemit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Midis synimit t\u00eb partive p\u00ebr t\u00eb refuzuar ndryshimin duke k\u00ebrkuar t\u00eb ndryshojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe sjellja zgjedhore dhe nevoj\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vet\u00eb partit\u00eb politike, ISP, por edhe p\u00ebrvoja historike sugjeron opsionin e dyt\u00eb.\/News Bomb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sistemi i ri partiak n\u00eb Shqip\u00ebri? A duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb partit\u00eb apo t\u00eb ndryshoj\u00eb qasja qytetare ndaj tyre? A ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr parti \/ prurje t\u00eb reja politike? Kriza e PD ka ndryshuar hart\u00ebn politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, duke i dh\u00ebn\u00eb fund sistemit tradicional dy partiak, PS dhe PD. Zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 6 bashki jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":242520,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-242519","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=242519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/242520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=242519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=242519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=242519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}