{
    "id": 243584,
    "date": "2022-03-14T11:05:14",
    "date_gmt": "2022-03-14T10:05:14",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=243584"
    },
    "modified": "2022-03-14T11:05:14",
    "modified_gmt": "2022-03-14T10:05:14",
    "slug": "rafineria-e-naftes-ne-ballsh-mund-te-zevendesohet-me-nje-park-fotovoltaik",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/rafineria-e-naftes-ne-ballsh-mund-te-zevendesohet-me-nje-park-fotovoltaik\/",
    "title": {
        "rendered": "Rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb park fotovoltaik"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh pritet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb impiant fotovoltaik p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. Kompania q\u00eb e bleu rafinerin\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb tregtare vitin e kaluar ka ngritur nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare me q\u00ebllim posa\u00e7\u00ebrisht nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme.<\/p>\n<p>Kompania GreeNNat Solar Park Ballsh ka si objekt \u201cimplementimin dhe menaxhimin e projekteve gjeneruese (fotovoltaike, eolike, hidrike) t\u00eb energjis\u00eb elektrike, t\u00eb cilat shfryt\u00ebzojn\u00eb burimet e rinovueshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike, si dielli, era, uji si dhe i veprave t\u00eb tyre ndihm\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit u ble vitin e kaluar nga kompania Shijaku prej nj\u00eb banke tregtare n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb e kishte riposeduar n\u00eb form\u00ebn e kolateralit p\u00ebr kredin\u00eb e pakthyer nga subjekti i fundit q\u00eb e mbajti n\u00eb pron\u00ebsi rafinerin\u00eb n\u00eb form\u00eb funksionale, kompania Allum Enterprises.<\/p>\n<p>Kjo kompani, megjithat\u00eb, nuk e pati operuar asnj\u00ebher\u00eb direkt vet\u00eb rafinerin\u00eb, por e pati l\u00ebn\u00eb me qira te nj\u00eb shoq\u00ebri me aksioner\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Zvic\u00ebr, Tosk Energji. Pas d\u00ebshtimit edhe t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, n\u00eb vitin 2019, Rafineria e Ballshit u mbyll p\u00ebrfundimisht dhe nuk u arrit t\u00eb gjendej nj\u00eb investitor tjet\u00ebr i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta rivendosur n\u00eb pun\u00eb. P\u00ebrllogaritjet e investitor\u00ebve t\u00eb interesuar treguan se rivendosja n\u00eb pun\u00eb e raferineris\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb investim shum\u00eb t\u00eb madh dhe kjo nuk u vler\u00ebsua me leverdi ekonomike.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201870 me nj\u00eb teknologji t\u00eb prodhimit kinez dhe prej asaj epoke investimet n\u00eb t\u00eb kishin qen\u00eb minimale. P\u00ebrfundimisht, rafineria u \u00e7montua dhe u shit p\u00ebr skrap, nd\u00ebrsa n\u00eb tok\u00ebn ku ishte vendosur, subjekti bler\u00ebs pritet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb impiant fotovoltaik. Shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike vitin e kaluar ka rritur ndjesh\u00ebm interesin p\u00ebr investime n\u00eb impiante t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga dielli, si p\u00ebr nevoja vetjake t\u00eb bzineseve, ashtu edhe p\u00ebr q\u00ebllime tregtimi.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit ishte aseti kryesor i ish-kompanis\u00eb publike t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs, ARMO, q\u00eb u privatizua n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr 128 milion\u00eb euro nga nj\u00eb konsorcium i udh\u00ebhequr prej biznesmenit Rezart Ta\u00e7i. Por, ky privatizim nuk solli rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe modernizimin e rafineris\u00eb, por fillimin e tat\u00ebpjet\u00ebs dhe rr\u00ebnimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb saj. Kompania q\u00eb fitoi gar\u00ebn e privatizimit dhe disa kompani q\u00eb e shfryt\u00ebzuan rafinerin\u00eb n\u00eb seri d\u00ebshtuan, duke l\u00ebn\u00eb pas shuma t\u00eb m\u00ebdha borxhesh ndaj kreditor\u00ebve, furnitor\u00ebve, punonj\u00ebsve dhe tatimeve. Ish-punonj\u00ebsit e rafineris\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen me nj\u00eb pag\u00eb minimale nga buxheti i shtetit edhe p\u00ebr vitin 2022.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit ishte i vetmi impiant i p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs bruto me q\u00ebllim prodhimin e karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb investimeve, karburanti diesel i prodhuar n\u00eb t\u00eb ishte i nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb dob\u00ebt, por rezultonte me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se karburanti q\u00eb importohet nga rafinerit\u00eb e huaja. Prodhimi i karburanteve n\u00eb vend mund t\u00eb ndihmonte p\u00ebr t\u00eb zbutur pjes\u00ebrisht pasojat e shtrenjtimit t\u00eb tyre n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke pasur parasysh edhe faktin se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend prodhues i naft\u00ebs bruto. Prej mbylljes s\u00eb Rafineris\u00eb s\u00eb Ballshit, shumica d\u00ebrrmuese e naft\u00ebs bruto q\u00eb nxirret n\u00eb Shqip\u00ebri eksportohet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb p\u00ebrpunohet p\u00ebr prodhim bitumi n\u00eb Rafinerin\u00eb e Fierit.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh pritet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb impiant fotovoltaik p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. Kompania q\u00eb e bleu rafinerin\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb tregtare vitin e kaluar ka ngritur nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare me q\u00ebllim posa\u00e7\u00ebrisht nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme. Kompania GreeNNat Solar Park Ballsh ka si objekt \u201cimplementimin dhe menaxhimin [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2031,
    "featured_media": 243585,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-243584",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243584",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243584"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243584\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243585"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243584"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243584"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243584"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}