{"id":243594,"date":"2022-03-14T11:49:18","date_gmt":"2022-03-14T10:49:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=243594"},"modified":"2022-03-14T11:49:18","modified_gmt":"2022-03-14T10:49:18","slug":"protesta-ishte-turp-kombetar-rama-flet-per-krizen-energjitike-po-e-paguajme-nje-pjese-te-fatures-tuaj-nga-buxheti-i-shtetit-asnje-qeveri-ne-europe-nuk-e-ben-kete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/protesta-ishte-turp-kombetar-rama-flet-per-krizen-energjitike-po-e-paguajme-nje-pjese-te-fatures-tuaj-nga-buxheti-i-shtetit-asnje-qeveri-ne-europe-nuk-e-ben-kete\/","title":{"rendered":"\u201cProtesta ishte TURP KOMB\u00cbTAR\u201d, Rama flet p\u00ebr kriz\u00ebn energjitike: Po e paguajm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs tuaj nga buxheti i shtetit, asnj\u00eb qeveri n\u00eb Europ\u00eb nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka komentuar s\u00ebrish dit\u00ebn e sotme protets\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe produkteve t\u00eb tjera, duke e quajtur nj\u00eb turp komb\u00ebtar, pasi sipas tij, Shqi\u00ebpria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm i NATO-s ku protestohet.<\/p>\n<p>Ai tha se qeveria e tij n\u00eb k\u00ebto 8 vite \u00ebsht\u00eb qeveria m\u00eb e v\u00ebmendshme ndaj protestave, pasi n\u00eb 3 raste ka reaguar, madje edhe duke u k\u00ebkruar falje qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cShkruante nj\u00eb profesor i nderuar, p\u00ebr t\u00eb cilin kam respekt, Fatos Tarifa, nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr mua dhe m\u00eb qortonte mua p\u00ebr munges\u00eb durimi ndaj qortimeve t\u00eb protestuesve dhe p\u00ebr arroganc\u00eb ndaj tyre. Un\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris, ajo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb turp komb\u00ebtar. Nuk \u00ebsht\u00eb arroganc\u00eb ndaj protestuesve. Faktet jan\u00eb aty dhe kujtesa e secilit mund ta konfirmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them. Nuk ka pasur Shqip\u00ebria qeveri m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme ndaj protestave se n\u00eb k\u00ebto 8 vite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku haje edhe plumbin ballin kur vije n\u00eb protest\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 8 vite kan\u00eb protestuar sa kan\u00eb dashur. Ne i kemi d\u00ebgjuar protestat me respekt dhe institucionin e protest\u00ebs e kemi respektuar, pasi mund t\u00eb sjell\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr qeverisjen. Qysh me protest\u00ebn e arm\u00ebve kimike, pastaj me tarif\u00ebn e traut t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kombit dhe me protest\u00ebn e student\u00ebve, jan\u00eb 3 raste kur qeveria ka reaguar, madje p\u00ebr rastin e Kuk\u00ebsit kam k\u00ebrkuar edhe ndjes\u00eb, apsi ishim ne gabim.\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri foli edhe p\u00ebr kriz\u00ebn energjitike dhe p\u00ebrmendi se qeveria po financon nga buxheti i shtetit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve. AI tha se t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo q\u00eb po b\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7menduri financiare, teksa shtoi se qeveria shqiptare \u00ebsht\u00eb evetmja n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb paguan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb Dit\u00eb Vere pak m\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjerat pasi jemi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, si rezultat i luft\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Europ\u00eb pas shum\u00eb dekadash dhe q\u00eb shpreosjm\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrhapet dhe t\u00eb mbyllet nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, po askush nuk e di sa mund t\u00eb zgjas\u00eb. Faktikisht, kufta me bomba, me plumba, me vdekje e shkat\u00ebrrime e shp\u00ebrngulje nga sht\u00ebpit\u00eb zhvillohet n\u00eb Ukrain\u00eb, por efektin e ka pasur t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb<\/p>\n<p>Europ\u00eb dhe bot\u00eb me faturat dhe \u00e7mimet q\u00eb jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb befasishme dhe q\u00eb faktikisht kan\u00eb alarmuar tregjet, duke krijuar nj\u00eb lloj paniku.<\/p>\n<p>Un\u00eb doja t\u00eb n\u00ebnvizoja faktin se lufta ka ndikuar t\u00eb gjitha \u00e7mimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kriza m\u00eb e madhe mbetet nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ka nisur p\u00ebrpara luft\u00ebs. Ka qen\u00eb pjes\u00eb e skenarit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb turbulluar tregun e energjis\u00eb, por kriza energjitike ka filluar m\u00eb p\u00ebrpara. Ne e kemi paralajm\u00ebruar fillimin e nj\u00eb krize energjitike serioze disa muaj m\u00eb par\u00eb. Kur un\u00eb dola dhe fola p\u00ebr kriz\u00ebn energjitike, pati shum\u00eb reagime negative q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb apo sajes\u00eb. Ne kishim filluar ta konstatonim kriz\u00ebn pasi po rriteshin \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7mime arrit\u00ebn n\u00eb kulme t\u00eb paimagjineshme. Nga 52 euro megavat or\u00eb q\u00eb ishte minimum i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluiar, jemi n\u00eb 550 euro p\u00ebr megavat or\u00eb. Jemi n\u00eb t\u00eb tretin vit rresht pa reshje t\u00eb mjaftueshme, ku m\u00eb shum\u00eb ka diell sesa ka re. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb dalim n\u00eb import, duhet ta paguajn\u00eb qytetar\u00ebt, konsumator\u00eb familjar\u00eb dhe bizneset. Si mundemi ne q\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb financiare ta transferojm\u00eb te faturat tuaja? Te pensionist\u00ebt, te familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, pasi me k\u00ebto \u00e7mime e kan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb goditjen n\u00eb buxhetin e tyre.<\/p>\n<p>Ne s\u2019mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, por do e financojm\u00eb nga buxheti i shtetit. Pjes\u00ebn e rritur t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb do ta paguaj\u00eb buxheti i shtetit. Kur vjen fatura n\u00eb sht\u00ebpi, ajo vjen si\u00e7 ishte p\u00ebrpara se t\u00eb vij\u00eb ndonj\u00eb kriz\u00eb, me 7 leke\/kilovat p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe 9.5 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebt\u00eb nuk po e b\u00ebn asnj\u00eb qeveri tjet\u00ebr, as n\u00eb rajon dhe as n\u00eb Europ\u00eb. T\u00eb gjitha qeverit\u00eb e tjera e kan\u00eb rritur \u00e7mimin e energjis\u00eb dhe ngrohjes, sepse \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn koleg\u00eb t\u00eb mi m\u00eb thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri financiare. \u00cbsht\u00eb \u00e7menduri financiare, por pas t\u00ebrmetit dhe pandemis\u00eb, nuk mund t\u2019i \u00e7ojm\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb goditje. Ne kemi v\u00ebn\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb financiare qysh n\u00eb momentet e para t\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fatur\u00ebn q\u00eb do t\u2019ju vij\u00eb, do t\u00eb shikoni sa \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi real dhe sa \u00ebsht\u00eb diferenca q\u00eb shteti paguan, p\u00ebr t\u2019ju treguar se kjo qeveri \u00ebsht\u00eb ndryshe e asaj sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb e asaj q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb pikturojn\u00eb me proppagand\u00ebn e shfrenuar kund\u00ebr fakteve ata q\u00eb jua kok\u00ebn juve p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb me turmat e k\u00ebtyre t\u00eb par\u00ebve dalin atje dhe e b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb vetmin vend n\u00eb NATO dhe bot\u00ebn demokratike q\u00eb p\u00ebr turp proteston q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr pasojat e luft\u00ebs n\u00eb \u00e7mime\u201d, u shpreh kryeministri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka komentuar s\u00ebrish dit\u00ebn e sotme protets\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe produkteve t\u00eb tjera, duke e quajtur nj\u00eb turp komb\u00ebtar, pasi sipas tij, Shqi\u00ebpria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm i NATO-s ku protestohet. Ai tha se qeveria e tij n\u00eb k\u00ebto 8 vite \u00ebsht\u00eb qeveria m\u00eb e v\u00ebmendshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":243596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-243594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243594\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}