{"id":245892,"date":"2022-03-22T14:53:15","date_gmt":"2022-03-22T13:53:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=245892"},"modified":"2022-03-22T14:53:15","modified_gmt":"2022-03-22T13:53:15","slug":"robert-papa-yuri-kim-ka-qene-shefe-e-kabinetit-te-blinkenit-dhe-deklarata-e-rames-do-shtoje-kabllogramet-ndaj-tij-me-te-ashpra-se-ndaj-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/robert-papa-yuri-kim-ka-qene-shefe-e-kabinetit-te-blinkenit-dhe-deklarata-e-rames-do-shtoje-kabllogramet-ndaj-tij-me-te-ashpra-se-ndaj-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Robert Papa: Yuri Kim ka qen\u00eb shefe e kabinetit t\u00eb Blinkenit dhe deklarata e Ram\u00ebs do shtoj\u00eb kabllogramet ndaj tij, m\u00eb t\u00eb ashpra se ndaj Sali Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i televizionit \u201cFokus TV\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, gazetar i njohur Robert Papa ka analizuar situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jovet\u00ebm. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste, gazetari Papa e ka ndalur theksin fillimisht tek deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e krahasoi ambasadoren e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim me Sekretaren e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka quajtur si lajthitje. Madje ai zbuloi se ambasadorja Kim ka qen\u00eb shefe e kabinetit t\u00eb Sekretarit Amerikan, Antony Blinken dhe se sipas tij, deklarata e Ram\u00ebs do shtoj\u00eb kabllogramet ndaj tij q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra se ndaj Sali Berish\u00ebs. Sa i takon vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb mos shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, drejtori i televizionit \u201cFokus TV\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, u shpreh se kjo qasje \u00ebsht\u00eb shembull q\u00eb drejt\u00ebsia n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb peng i politik\u00ebs, ose nj\u00eb shuplak\u00eb ndaj Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>-Zoti Papa, si e shihni konfliktin Rusi-Ukrain\u00eb? Pse Vladimir Putin po d\u00ebshton n\u00eb pushtimin e Ukrain\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shokuar nga d\u00ebshtimi i Mosk\u00ebs. Putin kishte menduar se do e merrte Kievin p\u00ebr dy dit\u00eb. Ushtria, sipas pentagonit, ka mungesa logjistike, humbje morali dhe taktik\u00eb t\u00eb gabuar ushtarake. Ushtria Amerikane funksionon me lidhjet nga posht\u00eb-lart. Pra merret informacioni nga posht\u00eb n\u00eb terren, informohet lart dhe merret vendimi. Rus\u00ebt ndryshe, jepet urdhri nga lart pa ditur \u00e7\u2019ndodh n\u00eb terren.<\/p>\n<p>-A ka rrezik q\u00eb Rusia t\u00eb sulmoj\u00eb shtetet e NATO-s me Arm\u00eb B\u00ebrthamore?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pyetje ia b\u00ebra ambasadorit Bolton dhe ai m\u00eb tha se Rusia rrezikon reagim shkat\u00ebrrues n\u00ebse hyn n\u00eb kufijt\u00eb e NATO-s. Kjo \u00ebsht\u00eb vija e kuqe. Problemi \u00ebsht\u00eb se me sulmet kibernetike, Rusia i ka kaluar kufijt\u00eb e NATO-s kur kreu sulmet kibernetike n\u00eb vitin 2008. Putin, nuk ndalon n\u00eb Ukrain\u00eb. Viktima e par\u00eb do jet\u00eb Moldavia, rrezikon Gjeorgjia.<\/p>\n<p>-Si p\u00ebrcillet situata e luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb n\u00eb SHBA, ku ju jetoni dhe punon prej vitesh?<\/p>\n<p>K\u00ebto vazhdon jeta normalisht. Me politik\u00ebn e jashtme merren shum\u00eb pak amerikan\u00ebt. Fillimisht n\u00eb gazeta, Ukraina ishte lajmi kryesor, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. N\u00eb Televizione vazhdon sepse lufta t\u00ebrheq shikues kudo. Biden e ka futur vendin n\u00eb nj\u00eb rritje \u00e7mimesh, benzina \u00ebsht\u00eb rritur dy fish nga viti i fundit i Presidentit Donald Trump.<\/p>\n<p>-Le t\u00eb p\u00ebrqendrohemi pak tek aktualiteti politik dhe jovet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Si e shihni rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha n\u00eb politik\u00ebn shqiptare?<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb larguar asnj\u00ebher\u00eb. Aty ka qen\u00eb, n\u00eb parlament dhe\u00a0 mbetet aktiv. Energjik dhe ka autoritet te ai grupim. Fakt. Ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabime, pa diskutim. Por \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p>-Kush mendoni se do t\u00eb jet\u00eb fati i Lulzim Bash\u00ebs, p\u00ebr shkak se edhe deputet\u00eb q\u00eb deri m\u00eb dje kan\u00eb qen\u00eb pran\u00eb tij, tashm\u00eb i kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr dhe k\u00ebrkojn\u00eb largimin e tij nga PD, por edhe agresionit t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb partin\u00eb?<\/p>\n<p>Lulzim Basha ishte, \u00ebsht\u00eb, dhe\u00a0 do mbetet nj\u00eb kukull n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, por q\u00eb ka p\u00ebrfituar miliona dollar\u00eb, pa djers\u00eb, pa mund dhe pa asnj\u00eb merit\u00eb. Sistemi politik aty \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, nj\u00eb kryetar vet\u00ebm n\u00ebse vdes ik\u00ebn nga zyra. Vul\u00ebn\u00a0 s&#8217;ia merr dot kush. Shikoni Gjinushin, Godon dhe \u00e7do kryetar. Ka ikur vet\u00ebm kur ka shitur postin. Duhet ndryshuar sistemi politik. K\u00ebtu askush nuk e di se cil\u00ebt jan\u00eb kryetar\u00ebt e partis\u00eb republikane apo asaj demokrate. Kur them askush, m\u00eb besoni.<\/p>\n<p>-A \u00ebsht\u00eb implikuar Berisha n\u00eb afer\u00ebn e Gazprom dhe sa t\u00eb besueshme jan\u00eb deklaratat e tij q\u00eb ka refuzuar ofert\u00ebn marramend\u00ebse t\u00eb oligark\u00ebve rus p\u00ebr t\u00eb futur TAP n\u00eb investimet n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Pa fakte nuk flas dot, por n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pleksur interesa t\u00eb \u00e7uditshme. Duhen hetime dhe n\u00ebse kjo ka ndodhur duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ne kemi burime nafte dhe gazi, por na i marrin t\u00eb tjer\u00ebt. Pse? Ata q\u00eb kan\u00eb lejuar k\u00ebto duhen d\u00ebnuar, pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>-Dit\u00ebt e fundit kemi nj\u00eb rebelimi t\u00eb kryeministrit Edi Rama ndaj ambasadores amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, t\u00eb cil\u00ebn e ka krahasuar si Sekretare e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. A ka nj\u00eb prishje te Ram\u00ebs me SHBA, apo m\u00eb shum\u00eb se kaq?<\/p>\n<p>Edi Rama e ka kuptuar se ka mbaruar toleranca amerikane ndaj tij. Raportet e fundit p\u00ebr trafiqet, d\u00ebnimi i Tahirit, t\u00eb cilin ja \u00e7oi n\u00eb tavolin\u00eb Obam\u00ebs si dhe flirtimet e tij me autokrat\u00ebt\u00a0 e rajonit\u00a0 si dhe dosjet e tij t\u00eb hershme k\u00ebtu, tregon se amerikan\u00ebt kan\u00eb nisur t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb ndryshim edhe te ne. Amerikan\u00ebt jan\u00eb penduar sepse e shikojn\u00eb si nj\u00eb Lukashenko t\u00eb ri. Makut\u00ebria dhe bab\u00ebzia e \u00e7iftit Rama, ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn radar\u00ebt e FBI, pa diskutim.\u00a0 Shkodran\u00ebt thon\u00eb: \u201cT\u2019u rrit mendja|. Kjo ndodhi me Edvinin. Nuk ka shans q\u00eb dikush q\u00eb urinonin prej muajsh pa vet\u00ebdije ta mbroj\u00eb m\u00eb. Shoh nuk ka m\u00eb fuqi t\u00eb ndikoj\u00eb, sidomos n\u00eb koh\u00eb lufte. Me Ambasadoren Kim ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gaf\u00eb dhe do ta paguaj\u00eb. Kim ka qene shefe e kabinetit t\u00eb Blinkenit dhe pas asaj deklarate t\u00eb Ram\u00ebs, jam i sigurt q\u00eb kabllogramet e saj ndaj tij\u00a0 do jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra se ndaj Sali Berish\u00ebs, t\u00eb cilin e sulmoi q\u00eb ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sundimin e Edi Ram\u00ebs. Kandili i Ram\u00ebs po tret\u00ebt. Lajm shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Ndihemi me turp dhe t\u00eb turp\u00ebruar q\u00eb kemi nj\u00eb kryeminist\u00ebr si ai. Realisht.<\/p>\n<p>-Lulzim Basha ka artikuluar koh\u00ebt e fundit termin \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshin e Bermud\u00ebs\u201d. Si e shikojn\u00eb amerikan\u00ebt ekzistenc\u00ebn apo inegzistenc\u00ebs e tij?<\/p>\n<p>P\u00ebr amerikan\u00ebt, nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi emrat. Din\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Kan\u00eb dosje, madje edhe hetime, por edhe ndaj Bash\u00ebs. Amerika kishte shpresuar te SPAK. Por p\u00ebr k\u00ebta jemi nj\u00eb pik\u00eb e vog\u00ebl v\u00ebmendjeje. Mjafton t\u00eb mos dalim nga ndikimi i tyre, kaq duan. \u00cbsht\u00eb maraton\u00eb, jo sprint. Duan status quone Kjo \u00ebsht\u00eb \u201cThembra e Akilit\u201d. Teorikisht nuk mb\u00ebshtesin asnj\u00eb politikan e asnj\u00eb parti, por mes lobimit blihet heshtja. Departamenti ka prirje liberale t\u00eb majta. Kjo ka favorizuar t\u00eb majt\u00ebt te ne. Por besoj se e ardhmja jon\u00eb vendoset n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 Kriza do krijoj\u00eb mjedis largimi p\u00ebr Ram\u00ebn. Kush vjen? Po ndryshoi sistemi zgjedhor, mund t\u00eb ngjas\u00eb si n\u00eb Bullgari, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt vazhdon\u00a0 Partia Socialiste dhe Shqip\u00ebria mbetet n\u00eb stanjacion.<\/p>\n<p>-Sipas jush pse nuk u shkarkua Ilir Meta si presidenti i Republik\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Gjykata Kushtetuese?<\/p>\n<p>Shembull q\u00eb drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb peng i politik\u00ebs, ose nje shuplak\u00eb ndaj Ram\u00ebs. Por fundi dihet.<\/p>\n<p>-A ka pasur pakt Rama-Meta-Berisha p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb kreun e shtetit deri n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti?<\/p>\n<p>Edi Rama nuk ka dashur t\u00eb trazoj\u00eb shum\u00eb politik\u00ebn dhe ta kishte Met\u00ebn krahas Berish\u00ebs. M\u00eb mir\u00eb si president pa shum\u00eb pushtet se sa nj\u00eb LSI k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj ushtar\u00ebve t\u00eb Erion Velis\u00eb. Por, edhe un\u00eb si shum\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, nuk e kuptojm\u00eb dot realitetin dhe sa t\u00eb bashkuar jan\u00eb ata q\u00eb mbajn\u00eb peng Shqip\u00ebrin\u00eb. Nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e re! Por e turpshme t\u00eb na drejtoj\u00eb kjo klas\u00eb politike? A e meritojm\u00eb? Jo!\u00a0 Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vend i varf\u00ebr. Shqiptar\u00ebt nuk kishte pse t\u00eb iknin. Duhet t\u00eb jemi sy\u00e7el\u00ebt nga ndikimi rus, nga Beogradi dhe Athina. Me fat q\u00eb na mbron SHBA si ne edhe Kosov\u00ebn. Mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj tyre. Mjer\u00eb ata, q\u00eb dalin ndesh Uashingtonit, aleatit tone\u00a0 strategjik. Ai q\u00eb i thot\u00eb Sekretare Partie ambasadores amerikane, ose \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur ose pa mend. Jep mend p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Turp!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i televizionit \u201cFokus TV\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, gazetar i njohur Robert Papa ka analizuar situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jovet\u00ebm. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste, gazetari Papa e ka ndalur theksin fillimisht tek deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e krahasoi ambasadoren e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":245785,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-245892","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245892\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245785"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}