{
    "id": 245925,
    "date": "2022-03-22T16:16:08",
    "date_gmt": "2022-03-22T15:16:08",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=245925"
    },
    "modified": "2022-03-22T16:16:08",
    "modified_gmt": "2022-03-22T15:16:08",
    "slug": "22-marsi-2022-duhet-te-jete-dite-bashkimi-dhe-jo-ndarje-per-pd-ne-dhe-demokratet",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/22-marsi-2022-duhet-te-jete-dite-bashkimi-dhe-jo-ndarje-per-pd-ne-dhe-demokratet\/",
    "title": {
        "rendered": "22 marsi 2022 duhet t\u00eb jet\u00eb dite bashkimi dhe jo ndarje p\u00ebr PD-n\u00eb dhe demokrat\u00ebt!"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Nga Aleksand\u00ebr Biberaj<\/p>\n<p>Te dashur miq,<\/p>\n<p>Si sot 30 vite me pare qytetaret shqiptare votuan me nj\u00eb VOTE PLEBISHITARE PD-ne p\u00ebr te reformuar, transformuar dhe qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste. Natyrisht qe kjo ishte nj\u00eb fitore e madhe, e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shqiptaret, p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb, shtetin e se drejt\u00ebs si dhe lirit\u00eb dhe te drejtat themelore te njeriut, pas 46 vitesh diktature \u00e7njer\u00ebzore komuniste, nga me gjakataret ne planet. P\u00ebrkrahja e larte erdhi pasi shpresa ishte shume e madhe dhe besimi tep\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Natyrisht qe rrug\u00ebtimi 30-vje\u00e7ar i PD-se qe nga 22 Marsi 1992 dhe deri me sot ka qene me suksese por edhe me d\u00ebshtime, me shpresa dhe besime por edhe me zhgenjime. Ne fund te fundit historia 30-vjecare e PD-se eshte historia jone 30 vjecare si popull, si shoqeri, me uljet dhe ngritje e veta, me anet pozitive por edhe ato negative. Fatkeqesia eshte se sot pas 30 vitesh nga fitorja referendare e 22 Marsit 1992, PD ndodhet ne piken e vet me te ulet, ne momentin e vet me kritik, dhe kete nuk ia ka shkaktuar as &#8220;armiku i brendshem apo i jashtem&#8221;, por PD-se kete rrokullisje ne renie te lire drejt humneres ia ka shkaktuar me &#8220;dy syte ne balle&#8221; vete-vetja,\u00a0 nepermjet lidershipit te saj te pamerituar dhe te papergjegjshem. Sot PD me shume se kurre eshte e percare, e fragmentarizuar, e ndare, e kompleksuar, e frustuar dhe e armiqesuar ndermjet vehtes.<\/p>\n<p>Doreheqja e tipit &#8220;Provokativ&#8221;&#8221;Hileqar&#8221;dhe &#8220;Tinzar&#8221;e Lulzim Bashes vetem sa ka shtuar mjegullnajen dhe tymnajen ne PD. Basha dje u &#8220;Dorehoq&#8221; pas 9 vitesh humbje qe jane vite te humbura jo vetem per demokratet por per mbare kombin tone, por e la edhe nje &#8220;Testament&#8221; me shkrim qe &#8220;Edhe nje mandat per qeverisjen lokale t&#8217;i dhurohet Edi Rames dhe bandes se vet&#8221;, dhe arsyen e din vetem Lulzimi?! dhe &#8220;sejmenet&#8221;e tij qe tentojne te mbajne peng akoma vulen, logon dhe godinen.<\/p>\n<p>Ai grusht njerezish qe ka mbetur ne strehen e PD-se duhet ta kene te qarte fare mire se vulen edhe mund ta mbajen me gjykatat e Edi Rames, edhe godinen mund ta mbajne me policine e Edi Rames, por logon e PD-se qe eshte lare edhe me gjak dhe vaditur me kontributin dhe sakrificat e demokrateve prej 32 vitesh nuk do ta mbajne dot kurren e kurres. Po ta lesh PD-ne pa zgjedhje dhe pa gare te brendshme, do te thote ta lesh ate pa forume dhe pa lidership deri pas zgjedhjeve lokale te vitit 2023, dhe pastaj mbetet qe PD-se vetem t&#8217;i &#8220;shkosh per te 40-at pas zgjedhjeve lokale&#8221; dhe t&#8217;i shkruash epitafin tek varri me rastin e 33-vjetorit te lindjes.<\/p>\n<p>Por jam i bindur dhe optimist se sot PD ka kapacitete intelektuale, patriotike dhe qytetare, qe do te dine ta marrin ne dore fatin e PD-se per te bere nje bashkim historik te saj si ne Dhjetorin 90 me te gjithe ata faktore qe jane ne opozite me kete qeverisje kriminale dhe te korruptuar, anti-popullore dhe anti-kombetare. PD sot nuk ka luksin per te larguar askend, por per te thirrur te gjithe qe nga brezi i Dhjetorit 90 dhe deri tek te rinjte e sotshem qe kane lindur dhe po rriten ne kete shekull te ri.<\/p>\n<p>Pa asnje paragjykim dhe asnje kompleksim, ne demokratet duhet t&#8217;i shtrijme doren e pajtimit dhe bashkimit njeri-tjetrit duke u ngritur mbi interesat tona personale, mbi egot , ambiciet apo karrierat e gjithe-seicilit, pasi PD edhe sic eshte sot eshte me e madhe se te gjithe ne vec e vec, por te gjithe se bashku ne duhet dhe do ta bejme PD-ne aq te madhe sa te munde Edi Ramen dhe Grupin e tij te Strukturuar Kriminal qe ka marre peng Shqiperine, te gjitha pasurite tona kombetare dhe po merr peng edhe shpresat dhe te ardhmen tone. Nje PD e madhe, e forte, me vlera qytetare, humane, intelektuale, patriotke dhe perendimore, dhe mbi te gjitha nje PD e NDERSHME do ti duhej Shqiperise dhe shqiptareve, dhe ky do te ishte sherbimi me i madh qe ne i bejme kombit tone.<\/p>\n<p>Dhe kjo PD &#8220;nuk na duhet pas zgjedhjeve lokale sipas varianit te dorehequr Basha&#8221;, por po ka mundesi qe sot, pasi neser do te jete vone. Ne na duhet nje PD jo vetem e demokrateve por e te gjithe shqiptareve me nje lidership te dale nga nje gare konkuruese, e ndershme dhe gjitheperfshirese. Ne na duhet nje PD dhe lidership qe te fitoje zgjedhjet lokale, dhe te rrezoje nga pushteti kete klike barbare qe po i zen frymen cdo dite e me shume shqiptareve deri ne asfiksim, per te zevendesuar kete grup kriminal me nje qeveri qe te jete qeveri e popullit dhe ne sherbim te tij, nje qeveri komplet ndryshe nga qeverite e tranzicionit 32-vjecar!<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga Aleksand\u00ebr Biberaj Te dashur miq, Si sot 30 vite me pare qytetaret shqiptare votuan me nj\u00eb VOTE PLEBISHITARE PD-ne p\u00ebr te reformuar, transformuar dhe qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste. Natyrisht qe kjo ishte nj\u00eb fitore e madhe, e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shqiptaret, p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb, shtetin e se drejt\u00ebs si dhe lirit\u00eb dhe te drejtat themelore te [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 245926,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-245925",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245925",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245925"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245925\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245926"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245925"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245925"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245925"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}