{"id":246018,"date":"2022-03-23T12:59:04","date_gmt":"2022-03-23T11:59:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=246018"},"modified":"2022-03-23T12:59:04","modified_gmt":"2022-03-23T11:59:04","slug":"bashkimi-i-demokrateve-alibeaj-e-zbulon-per-here-te-pare-kush-do-te-negocioje-me-foltoren-te-mos-presim-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bashkimi-i-demokrateve-alibeaj-e-zbulon-per-here-te-pare-kush-do-te-negocioje-me-foltoren-te-mos-presim-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Bashkimi i demokrat\u00ebve\/ Alibeaj e zbulon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb: Kush do t\u00eb negocioj\u00eb me \u2018Foltoren\u2019, t\u00eb mos presim zgjedhjet"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i ri i komanduar i Partis\u00eb Demokratike, Enkelejkd Alibeaj, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se rezoluta e miratuar dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb nga Grupi Parlamentar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb zgjidhur situat\u00ebn n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Ai konfirmoi se gjat\u00eb mbledhjes kishte pasur kontestime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e formulimit apo edhe p\u00ebr koh\u00ebn e deklarat\u00ebs, por sipas tij, ata ishin numri i vog\u00ebl. Sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm, ai garantoi se dokumenti i lexuar kishte mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs dhe se disa prej deputet\u00ebve ishte konsultuar dhe kishte dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb m\u00eb her\u00ebt e disa t\u00eb tjer\u00eb online.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr negociatat p\u00ebr t\u00eb gjetur mekanizmin e p\u00ebrbashkimit t\u00eb demokrat\u00ebve, Alibeaj tha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se do t\u00eb jen\u00eb deputet\u00ebt e grupit ata t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb negociojn\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb pezulluar mbi mekanizmin q\u00eb do t\u00eb gjendet dhe do t\u00eb vijohet p\u00ebr bashkimin.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do mekaniz\u00ebm apo propozim do t\u00eb kalohet me vot\u00eb p\u00ebr vendimmarrje. Nd\u00ebrkaq, Alibeaj nuk dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kusht dor\u00ebheqja e Berish\u00ebs, por theksoi se zgjidhja duhet t\u00eb vij\u00eb mbi parimet thelb\u00ebsore t\u00eb PD-s\u00eb. Nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e PPE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn, kryetari i komanduar i demokrat\u00ebve e sheh si nd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb prindi n\u00eb familjen e madhe.<\/p>\n<ol>\n<li>Alibeaj, ka pasur pretendime se nuk ishte kuorumi i nevojsh\u00ebm dje n\u00eb miratimin e rezolut\u00ebs q\u00eb ju lexuat, keni dakord\u00ebsin\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb grupit q\u00eb si nj\u00eb nga kushtet kryesore para negociatave t\u00eb dor\u00ebhiqet Berisha nga vendimmarrjet?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb mbledhjen e djeshme (t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb) t\u00eb Grupit Parlamentar, \u00ebsht\u00eb diskutuar fillimisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e rendit t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare t\u00eb s\u00eb enjtes. Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga ne nj\u00eb mocion me debat p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike dhe posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi kryesor i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare sot. N\u00eb vijim, u diskutua edhe q\u00ebndrimi i grupit rreth zhvillimeve n\u00eb PD. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb grupit, pas zgjedhjeve t\u00eb 6 marsit, me koleg\u00ebt deputet\u00eb kam zhvilluar biseda p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, rreth q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre, t\u00eb cilat mesa ka qen\u00eb e mundur, u sintetizuan n\u00eb dokumentin e q\u00ebndrimit t\u00eb Grupit Parlamentar. Nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm dje fizikisht p\u00ebr shkak edhe t\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb terren apo edhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Edhe koleg\u00ebt q\u00eb nuk pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm fizikisht apo online, jan\u00eb konsultuar paraprakisht nga ana ime, e megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr korrektes\u00eb, pavar\u00ebsisht shumic\u00ebs s\u00eb arritur, secili prej tyre do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb q\u00ebndrimin e tij. T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb dokumenti \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb, shfaqje e vullnetit politik t\u00eb grupit parlamentar p\u00ebr t\u00eb realizuar bashkimin e PD-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb parin interesin e \u00e7do demokrati t\u00eb thjesht\u00eb. Asnj\u00eb akt apo vendimmarrje nuk do nd\u00ebrmerret pa konsultim me gjithsecilin. Si\u00e7 ju thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, q\u00ebndrimi nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre, t\u00eb shprehura k\u00ebto n\u00eb disa mbledhje grupi dhe nga konsultimet q\u00eb kam mundur t\u00eb realizoj me ta.<\/p>\n<p>Sot, ishte dita juaj e par\u00eb si kryetar i komanduar, keni vendosur kontakte t\u00eb qen\u00ebsishme me deputet\u00ebt e Komisionit t\u00eb Rithemelimit p\u00ebr t\u00eb nisur bashk\u00ebbisedimet? Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb PD si do t\u00eb zgjidhen negociator\u00ebt apo an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb P\u00ebrbashkimit n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb, mekanizmi?<\/p>\n<p>N\u00ebse lexoni me kujdes q\u00ebndrimin, aty sakt\u00ebsohet se i gjith\u00eb Grupi Parlamentar shprehet i gatsh\u00ebm t\u00eb negocioj\u00eb me koleg\u00ebt e pezulluar, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb: I gjith\u00eb Grupi Parlamentar do t\u00eb jet\u00eb praktikisht pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb negociat\u00eb dhe sigurisht, vendimmarr\u00ebs p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhje t\u00eb pranueshme q\u00eb synon bashkimin. Vullneti fillimisht e pastaj procesi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket procesit, vijues, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb vendoset hap pas hapi. Ajo q\u00eb dim\u00eb me siguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me parimet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb mekanizmi konsensual, luajal ndaj vlerave themelore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, sigurisht n\u00eb konsultim edhe me institucionet e tjera t\u00eb partis\u00eb. Q\u00ebndrimi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb publik, besoj fal\u00eb medias i njohur nga \u00e7dokush. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb \u00e7do proces, sikund\u00ebr edhe ky, ka nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e duhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb secili prej atyre q\u00eb iu adresohet, t\u00eb formuloj\u00eb q\u00ebndrimet respektive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat e rezolut\u00ebs ishte q\u00eb nj\u00eb grup i PPE-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mes. A duhen anglishtfol\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb kriz\u00eb brenda nj\u00eb familjeje politike? Dhe ka nj\u00eb ofert\u00eb konkrete nga ana e PPE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb asistuar k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 edhe pas vizit\u00ebs s\u00eb Brok?<\/p>\n<p>Duhen miq t\u00eb PD-s\u00eb dhe demokrat\u00ebve, pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe t\u00eb partive popullore. PPE-ja \u00ebsht\u00eb familja e madhe jona ku PD-ja ka vendin e saj. Duke qen\u00eb k\u00ebshtu, ndihma, leht\u00ebsimi i komunikimit apo gjetja e nj\u00eb zgjidhjeje afatgjat\u00eb e t\u00eb pranueshme, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rregullave t\u00eb familjes PPE, jo si nj\u00eb instrument fakultativ, jo si nj\u00eb dob\u00ebsi, por si nj\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb vjen natyrsh\u00ebm n\u00eb kuadrin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb k\u00ebt\u00eb grupi partiak.<\/p>\n<p>N\u00eb rezolut\u00eb thuhet se komisioni me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb dyja pal\u00ebt do drejtoj\u00eb partin\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet lokale. N\u00ebse kjo ndodh dhe PD-ja merr m\u00eb pak nj\u00ebsi vendore, pra bashki, kush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi? Nd\u00ebrkoh\u00eb, cilat do t\u00eb jen\u00eb kriteret p\u00ebr kandidatin p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>N\u00eb q\u00ebndrim, shprehet gatishm\u00ebria e gjetjes s\u00eb nj\u00eb mekanizmi konsensual, n\u00eb konsultim me institucionet e tjera t\u00eb Partis\u00eb. Se cila do t\u00eb jet\u00eb forma apo modaliteti nuk mund t\u2019jua them tani, se mbetet pjes\u00eb e dakord\u00ebsis\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i ri i komanduar i Partis\u00eb Demokratike, Enkelejkd Alibeaj, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se rezoluta e miratuar dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb nga Grupi Parlamentar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb zgjidhur situat\u00ebn n\u00eb PD. Ai konfirmoi se gjat\u00eb mbledhjes kishte pasur kontestime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e formulimit apo edhe p\u00ebr koh\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":246019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-246018","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246018\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}