{"id":246161,"date":"2022-03-24T08:07:13","date_gmt":"2022-03-24T07:07:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=246161"},"modified":"2022-03-24T08:07:13","modified_gmt":"2022-03-24T07:07:13","slug":"cmimet-e-larta-banka-e-shqiperise-rrit-normen-baze-te-interesit-per-here-te-pare-pas-11-vjetesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cmimet-e-larta-banka-e-shqiperise-rrit-normen-baze-te-interesit-per-here-te-pare-pas-11-vjetesh\/","title":{"rendered":"\u00c7mimet e larta, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb rrit norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 11 vjet\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendosi sot t\u00eb rris\u00eb norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit me 0.5 pik\u00eb p\u00ebrqindje duke e \u00e7uar at\u00eb n\u00eb nivelin 1%. L\u00ebvizja e sotme sh\u00ebnon rritjen e par\u00eb t\u00eb norm\u00ebs baz\u00eb t\u00eb interesit n\u00eb ekonomi q\u00eb prej marsit t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>Paralelisht, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vendosi t\u00eb rris\u00eb edhe rritjen e norm\u00ebs s\u00eb interesit t\u00eb kredis\u00eb nj\u00ebditore nga 0.9% n\u00eb 1.9%, nd\u00ebrsa mbajti t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn e interesit t\u00eb depozitave nj\u00ebditore n\u00eb 0.1%.<\/p>\n<p>Duke argumentuar vendimin p\u00ebr t\u00eb rritur norm\u00ebn baz\u00eb, Guvernatori Gent Sejko, tha se goditja inflacioniste q\u00eb ka shkaktuar sulmi i Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb afatgjat\u00eb krahasuar me projeskionet e m\u00ebparshme. Inflacioni pritet t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb dhe si\u00ebpr objektivit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdit\u00ebsimi i parashikimeve afatmesme tregon se ekonomia shqiptare do t\u00eb vuaj\u00eb pasojat e goditjes. Rritja e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet bot\u00ebrore dhe reduktimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb huaj, do t\u00eb shoq\u00ebrohen me norma m\u00eb t\u00eb larta inflacioni dhe rritje m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb ekonomike krahasuar me vler\u00ebsimet tona t\u00eb m\u00ebparshme. Megjithat\u00eb, vler\u00ebsimet e skenarit baz\u00eb sugjerojn\u00eb se ekonomia shqiptare do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb rritet gjat\u00eb vitit 2022 dhe n\u00eb afatin e mes\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, projeksionet tona tregojn\u00eb se rritja ekonomike do t\u00eb mbetet n\u00eb territor pozitiv edhe n\u00eb rast se goditja rezulton m\u00eb e fort\u00eb se vler\u00ebsimet aktuale. Nga ana tjet\u00ebr, goditjet e ofert\u00ebs dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme pritet t\u00eb pasqyrohen n\u00eb norma m\u00eb t\u00eb larta inflacioni. Sipas skenarit baz\u00eb t\u00eb parashikimeve, inflacioni do t\u00eb luhatet rreth nivelit 5-6% p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, me qet\u00ebsimin e pritur t\u00eb tregjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, inflacioni pritet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb r\u00ebnie gjat\u00eb vitit 2023 dhe t\u00eb kthehet n\u00eb objektiv n\u00eb tremujorin e fundit t\u00eb tij,\u201d tha Sejko.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs n\u00ebnvizoi se, edhe pas k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, q\u00ebndrimi i politik\u00ebs monetare vijon t\u00eb jet\u00eb stimulues p\u00ebr rritjen e ekonomis\u00eb, t\u00eb pun\u00ebsimit dhe t\u00eb pagave. Sejko tha se n\u00eb realitetin e ri t\u00eb krijuar, ky q\u00ebndrim ofron nj\u00eb balanc\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb midis rrezikut t\u00eb p\u00ebrshpejtimit t\u00eb inflacionit dhe rrezikut t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb konstaton se ecuria e inflacionit n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb ndikuar nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb artikujve ushqimor\u00eb, t\u00eb naft\u00ebs, dhe t\u00eb kostove t\u00eb prodhimit e t\u00eb transportit. N\u00eb terma makroekonomik\u00eb, trendi rrit\u00ebs i inflacionit pasqyron rritjen e shpejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, rritjen e pagave dhe t\u00eb pun\u00ebsimit, si dhe rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb dy tremujor\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb fundit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb shkuar dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb shtuar nga tensioni gjeopolitik q\u00eb shoq\u00ebron konfliktin n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i nd\u00ebrmjet\u00ebm i politik\u00ebs monetare ka konkluduar se ecuria e m\u00ebtejshme e \u00e7mimeve do t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga intensiteti dhe koh\u00ebzgjatja e k\u00ebtij konflikti, nga ndikimi q\u00eb ai do t\u00eb ket\u00eb mbi \u00e7mimet dhe tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe nga q\u00ebndrueshm\u00ebria e rritjes ekonomike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb vijn\u00eb nga tregjet e huaja sinjalizojn\u00eb se \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb larta gjat\u00eb viteve 2022 dhe 2023. K\u00ebto \u00e7mime t\u00eb larta do t\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb familjeve dhe do t\u00eb shoq\u00ebrohen me ngadal\u00ebsim t\u00eb ritmit t\u00eb rritjes n\u00eb rang bot\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, projeksionet globale t\u00eb inflacionit p\u00ebr dy vitet n\u00eb vijim jan\u00eb ripar\u00eb p\u00ebr lart, nd\u00ebrsa projeksionet e rritjes ekonomike jan\u00eb ripar\u00eb p\u00ebr posht\u00eb. Po ashtu, pjesa m\u00eb e madhe e bankave qendrore kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar planet e tyre t\u00eb normalizimit t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb politik\u00ebs monetare.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb efektet e faz\u00ebs s\u00eb ar\u00eb t\u00eb goditjes inflacioniste, ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja t\u00eb qarta rim\u00ebk\u00ebmbjeje.<\/p>\n<p>Rritja ekonomike ka pasur nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Ajo pasqyron zgjerimin e thuajse t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs agregate. N\u00eb terma makroekonomik\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb ushqyer nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i besimit, nga rritja e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb huaj, nga ambienti i favorsh\u00ebm monetar dhe financiar, si dhe nga stimuli fiskal i dy viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet tona sugjerojn\u00eb se k\u00ebrkesa agregate po gjeneron nj\u00eb shfryt\u00ebzim thuajse t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kapitalit dhe t\u00eb pun\u00ebs. Rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb rritje graduale t\u00eb pun\u00ebsimit dhe p\u00ebrshpejtim t\u00eb ritmit t\u00eb rritjes s\u00eb pagave.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb dh\u00ebnat e Instat-it tregojn\u00eb se pun\u00ebsimi u rrit me 2.1% n\u00eb terma vjetor\u00eb gjat\u00eb tremujorit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2021, nd\u00ebrsa paga n\u00eb sektorin privat u rrit me 10.2%. Norma e lart\u00eb e rritjes s\u00eb pagave sugjeron se tregu i pun\u00ebs karakterizohet nga hap\u00ebsira t\u00eb pakta t\u00eb pashfryt\u00ebzuara,\u201d tha Sejko.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, politika monetare stimuluese ka gjeneruar tregje financiare t\u00eb stabilizuara, norma t\u00eb ul\u00ebta interesi dhe kushte t\u00eb favorshme financimi. Kredia p\u00ebr sektorin privat u rrit me 11.8% n\u00eb muajin shkurt, duke ilustruar nj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje me fonde, t\u00eb konsumit dhe investimeve.<\/p>\n<p>Trendi rrit\u00ebs i kreditimit \u00ebsht\u00eb ndikuar si nga rritja e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb biznesit dhe t\u00eb familjeve, ashtu dhe nga politikat e favorshme t\u00eb kreditimit t\u00eb aplikuara nga sektori bankar. Ky sektor vijon t\u00eb karakterizohet nga bilance likuide e t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe r\u00ebnie e kredive me probleme. \/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendosi sot t\u00eb rris\u00eb norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit me 0.5 pik\u00eb p\u00ebrqindje duke e \u00e7uar at\u00eb n\u00eb nivelin 1%. L\u00ebvizja e sotme sh\u00ebnon rritjen e par\u00eb t\u00eb norm\u00ebs baz\u00eb t\u00eb interesit n\u00eb ekonomi q\u00eb prej marsit t\u00eb vitit 2011. Paralelisht, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vendosi t\u00eb rris\u00eb edhe rritjen e norm\u00ebs s\u00eb interesit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":141839,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-246161","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246161"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246161\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}