{"id":246638,"date":"2022-03-26T13:07:30","date_gmt":"2022-03-26T12:07:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=246638"},"modified":"2022-03-26T13:07:30","modified_gmt":"2022-03-26T12:07:30","slug":"berisha-si-fakt-politik-dhe-alibeaj-si-japonezi-dhe-amerikani-i-fundit-ne-ishullin-e-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/berisha-si-fakt-politik-dhe-alibeaj-si-japonezi-dhe-amerikani-i-fundit-ne-ishullin-e-pd\/","title":{"rendered":"Berisha si fakt politik, dhe Alibeaj si \u2018japonezi\u2019 dhe \u2018amerikani\u2019 i fundit n\u00eb ishullin e PD"},"content":{"rendered":"<p>Nga Alfred Lela<\/p>\n<p>Pak qindra metra m\u00eb tej, thuajse 9 vjet m\u00eb par\u00eb, pas humbjes rr\u00ebnuese t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2013, Sali Berisha dha dor\u00ebheqjen. Ai e kishte udh\u00ebhequr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe forc\u00ebn e tij politike p\u00ebrmes 2 mandatesh qeveritare, t\u00eb pakt\u00ebn i pari i shk\u00eblqyer, nd\u00ebrsa i dyti plot me kundrath\u00ebnie dhe mbrapshti.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja nuk do t\u00eb mbahet mend dhe aq p\u00ebr lot\u00ebt e Erla M\u00ebhillit, por do t\u00eb kujtohet p\u00ebr kaosin q\u00eb futi n\u00eb kampin demokrat mungesa. Pasardh\u00ebsi, i piketuar n\u00eb fakt prej tij, nuk u ngrit dot as mbi profilin, as kujtimin dhe as hijen e z. Berisha. Ai mbeti k\u00ebshtu d\u00ebshtimi i fundit n\u00eb politik\u00eb i ish-kryeministrit, kur pritej t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, suksesi.<\/p>\n<p>Por, Berisha ka ardhur, me sa duket, edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur, si me d\u00ebshtimin ashtu dhe me veten. Nj\u00eb vendim gjykate e ka futur edhe nj\u00ebher\u00eb Sali Berish\u00ebn n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e mori dot m\u00eb 8 janar. Ky, me sa duket, \u00ebsht\u00eb fati politik i Sali Berish\u00ebs: aty ku d\u00ebshton me forc\u00eb, ia del me paqe.<\/p>\n<p>Ky duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00ebsimi i radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e cila nuk ka dhe aq nevoj\u00eb p\u00ebr to, me aq fitore dhe rr\u00ebzime sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e tija. Leksioni m\u00eb i madh, sigurisht, vjen p\u00ebr ata pak \u2018japonez\u00eb\u2019, q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb ishullin e humbur t\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt nuk e din\u00eb se lufta ka mbaruar.<\/p>\n<p>Pengesat dhe vonesat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson z. Alibeaj, m\u00eb shum\u00eb se rezistenc\u00eb e veshur me jurisprudenc\u00eb jan\u00eb nj\u00eb hendek q\u00eb ai hedh mes opozitarizmit dhe Ram\u00ebs. Sa m\u00eb gjat\u00eb ai, dhe nj\u00eb grusht funksionar\u00ebsh n\u00eb PD, t\u00eb mbahen te institucionalizmi, nj\u00eb koncept shterp\u00eb, kur artikulohet nga pakica p\u00ebrkund\u00ebr shumic\u00ebs, aq m\u00eb von\u00eb p\u00ebrballja kalon nga oborri i opozit\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Heqja e blindimit t\u00eb partis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb, por duhet tashm\u00eb q\u00eb edhe qepeni mental t\u00eb ulet mbi faktin se t\u00eb pakt\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e diskurit, por jo t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kursit. Ky ngulmim p\u00ebr t\u00eb hapur kursin dhe nxitur aksionin \u00ebsht\u00eb mbetja e fundit e bashizmit n\u00eb PD, p\u00ebrfaq\u00ebsuar aq qesharaksh\u00ebm nga epitoma \u2018nuk kam humbur asnj\u00eb gar\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Enkelejd Aliebajt nuk i falet q\u00eb vazhdon nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb humbur q\u00eb e ka degdisur gjeneralin e saj t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arsyet, mosarsyet, domeni dhe gjith\u00e7ka lidhet me betej\u00ebn, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me komandantin.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj duket si Ramiz Alia q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb vepr\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb terreni ku do t\u00eb trup\u00ebzohet vepra (Shqip\u00ebria n\u00eb at\u00eb rast dhe PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) e ka l\u00ebn\u00eb pas k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr dhe madje k\u00ebrkon t\u00eb \u00e7lirohet prej saj.<\/p>\n<p>Konceptimi i bashkimit si luft\u00eb d\u00ebshmon se uniteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parull\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur inatet e vjetra, ambicjet e reja apo ndonj\u00eb doz\u00eb miopie politike. Edhe vet\u00eb fakti se k\u00ebrkohet ankimimi i vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb e kund\u00ebrta duhej b\u00ebr\u00eb, dhe shfryt\u00ebzuar si nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr ta hapur rrug\u00ebn, pa u dor\u00ebzuar, por me fisnik\u00ebri. Nj\u00eb term q\u00eb vet\u00eb kryetari i komanduar i PD p\u00ebrmendi, duke p\u00ebrshkruar shtr\u00ebngimin e duarve me Berish\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komisionit t\u00eb Rithemelimit. Iluzioni se Basha e njohu ilegjitimitetin, jo vet\u00ebm t\u00eb vetes por edhe rrym\u00ebs q\u00eb kryesonte n\u00eb PD dhe iku, por n\u00ebnkryetari i tij e sheh veten si legjitim, \u00ebsht\u00eb mizanskena e fundit komike n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Do t\u00eb bjer\u00eb edhe ajo, por sa m\u00eb shpejt m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb personazheve dhe zhvillimeve.\/Politiko.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alfred Lela Pak qindra metra m\u00eb tej, thuajse 9 vjet m\u00eb par\u00eb, pas humbjes rr\u00ebnuese t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2013, Sali Berisha dha dor\u00ebheqjen. Ai e kishte udh\u00ebhequr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe forc\u00ebn e tij politike p\u00ebrmes 2 mandatesh qeveritare, t\u00eb pakt\u00ebn i pari i shk\u00eblqyer, nd\u00ebrsa i dyti plot me kundrath\u00ebnie dhe mbrapshti. Dor\u00ebheqja nuk do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":246641,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-246638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246638\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}