{
    "id": 246755,
    "date": "2022-03-26T16:09:46",
    "date_gmt": "2022-03-26T15:09:46",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=246755"
    },
    "modified": "2022-03-26T16:09:46",
    "modified_gmt": "2022-03-26T15:09:46",
    "slug": "ka-patur-sjellje-korrekte-gjykata-e-fierit-liron-ish-kreun-e-policise-se-vlores-jaeld-cela",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/ka-patur-sjellje-korrekte-gjykata-e-fierit-liron-ish-kreun-e-policise-se-vlores-jaeld-cela\/",
    "title": {
        "rendered": "\u201cKa patur sjellje korrekte!\u201d- Gjykata e Fierit liron ish-kreun e Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Jaeld \u00c7ela!"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Jaeld \u00c7ela, u lirua gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme nga qelit\u00eb e Burgut t\u00eb Fierit. Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier e miratoi k\u00ebrkes\u00ebn e \u00c7el\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur m\u00eb shum\u00eb se 2\/3 e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e d\u00ebnoi \u00c7el\u00ebn me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb m\u00eb dat\u00eb 4 shkurt 2022 s\u00eb bashku me ish-ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Kolegji i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsion dhe Krim t\u00eb Organizuar vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb Vendimit nr. 60, dat\u00eb 19.09.2019, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Tiran\u00eb, ku Jaeld \u00c7ela u d\u00ebnua me 3.4 vite burg, p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e Krimeve t\u00eb Renda l\u00ebshoi nj\u00eb urdh\u00ebr-arrest p\u00ebr ish-drejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs me dat\u00eb 22 n\u00ebntor 2017, q\u00eb n\u00eb fakt policia nuk mundi ta arrestonte, pasi ai nuk u gjet n\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa u tha se ishte larguar jasht\u00eb vendit. \u00c7ela, iu shmang drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vite e gjysm\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr arrestimin e tij, d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>DOR\u00cbZIMI DHE LIRIMI<\/p>\n<p>Ish-drejtuesi i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs vendosi t\u00eb dor\u00ebzohej Policin\u00eb e Tiran\u00ebs me 16 maj 2020 dhe q\u00eb nga ajo dit\u00eb ai ka q\u00ebndruar n\u00eb burg, deri mesdit\u00ebn e djeshme, kur u lirua me kusht. Ish-kryepolici i Vlor\u00ebs po vuante d\u00ebnimin n\u00eb Burgun e Fierit, s\u00eb bashku me ish-ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, lirimi i tij u gjykua nga Gjykata e Fierit, n\u00ebn juridiksionin e secil\u00ebs gjendet burgu i k\u00ebtij qyteti. Gjykata e kishte d\u00ebnuar \u00c7el\u00ebn me 3.4 vjet burg. Por, duke p\u00ebrfituar nga masa e siguris\u00eb me burg, ku gjat\u00eb paraburgimit nj\u00eb dit\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb izolim llogaritet si nj\u00eb dit\u00eb e gjysm\u00eb burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashm\u00eb 2\/3 e d\u00ebnimit dhe mund t\u00eb p\u00ebrfitonte liri me kusht. Aktualisht, \u00c7ela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende pak m\u00eb shum\u00eb se 7 muaj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb vuajtur d\u00ebnimin.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes korrekte n\u00eb burg dhe vuajtjes t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2\/3 e d\u00ebnimit, gjykata vler\u00ebsoi se Jaeld \u00c7ela duhet t\u00eb kthehet pran\u00eb familjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyret nga Drejtoria e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs. Jaeld \u00c7ela ka drejtuar Policin\u00eb e Vlor\u00ebs nga shtatori 2014, deri n\u00eb prill t\u00eb 2017-s. Nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb, ka drejtuar Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Durr\u00ebs, si dhe ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr m\u00eb shume se 17 vite ne radh\u00ebt e Policis\u00eb se Shtetit.<\/p>\n<p>Jaeld \u00c7ela u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, kur minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm ishte Saimir Tahiri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ish-ministri i Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri, vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb d\u00ebnimin me 40 muaj burg, n\u00eb Institucionin e Vuajtjes s\u00eb D\u00ebnimit Fier. Si Tahiri ashtu dhe \u00c7ela, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb pafaj\u00ebsi p\u00ebr akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja e tyre ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim ende nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Jaeld \u00c7ela, u lirua gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme nga qelit\u00eb e Burgut t\u00eb Fierit. Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier e miratoi k\u00ebrkes\u00ebn e \u00c7el\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur m\u00eb shum\u00eb se 2\/3 e d\u00ebnimit. Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 246756,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-246755",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246755",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246755"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246755\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246756"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246755"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246755"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246755"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}