{"id":247519,"date":"2022-03-29T16:22:34","date_gmt":"2022-03-29T14:22:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=247519"},"modified":"2022-03-29T16:22:34","modified_gmt":"2022-03-29T14:22:34","slug":"zjarri-ne-komisariatin-e-kamzes-i-mori-jeten-26-vjecarit-arben-mici-zbardhet-raporti-i-eksperteve-te-zjarrfikeses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zjarri-ne-komisariatin-e-kamzes-i-mori-jeten-26-vjecarit-arben-mici-zbardhet-raporti-i-eksperteve-te-zjarrfikeses\/","title":{"rendered":"Zjarri n\u00eb Komisariatin e Kamz\u00ebs i mori jet\u00ebn 26-vje\u00e7arit Arben Mici, zbardhet raporti i ekspert\u00ebve t\u00eb zjarrfik\u00ebses"},"content":{"rendered":"<p>Zbardhet raporti i ekspert\u00ebve t\u00eb zjarrfikesve pas ngjarjes tragjike q\u00eb ndodhi n\u00eb Komisariatin e Kamz\u00ebs, ku humbi jet\u00ebn si pasoj\u00eb e flak\u00ebve i arrestuari 26-vje\u00e7ar, Arben Mici.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport thuhet se shkaku i r\u00ebnies s\u00eb zjarrit ka ardhur si pasoj\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, pasi brenda ambienteve nuk ka patur burim energjie, \u00e7ka mendohet se n\u00eb k\u00ebto ambinete \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb ndez\u00ebze.<\/p>\n<p>NJOFTIMI I PLOTE:<\/p>\n<p>Nga raporti i nd\u00ebrhyrjes nr. 374 , dat\u00eb 27. 03. 2022, p\u00ebrpiluar nga eksperti i MZSH, Kam\u00ebz rezulton se pas marrjes s\u00eb njoftimit dhe pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga dhomat e shoq\u00ebrimit t\u00eb Komisariatit Policis\u00eb nr.5 Kam\u00ebz kishte r\u00ebn\u00eb zjarr, ku vatra e zjarrit ndodhej n\u00eb dhom\u00ebn e par\u00eb djathtas , n\u00eb hyrjen e korridorit n\u00eb dyshemen\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs po digjeshin dyshek sfungjeri dhe batanije, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij ambienti nuk v\u00ebreheshin vatra t\u00eb tjera zjarri , por kishte prani t\u00eb theksuar tymi dhe bloze. Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tyre dhe shuarjes s\u00eb zjarrit \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb fund t\u00eb korridorit ndodhej nj\u00eb duralumini e mbyllur , t\u00eb cil\u00ebn pasi e kan\u00eb hapur me forc\u00eb , brenda tualetit kan\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb person t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dysheme, t\u00eb cilin e kan\u00eb nxjerr\u00eb nga ambientet e komisariatit duke e transportuar te ambulanca.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij ambienti kishte edhe tre dhoma t\u00eb tjera t\u00eb mbyllura, por nga informacionet e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb k\u00ebto dhoma kishin koh\u00eb t\u00eb mbyllura dhe brenda nuk kishte persona. Nga k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes v\u00ebrehet se t\u00eb dhoma e izolimit ku ka filluar zjarri, ndodhet nj\u00eb krevat mbi t\u00eb cilin v\u00ebrehen mbetje sfungjeri dhe t\u00eb batanijeve t\u00eb djegura nga zjarri si dhe n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb p\u00ebrball\u00eb krevatit dallohen grumbull materiali prej sfungjeri, rrobash t\u00eb djegura , grumbull i cili mendohet t\u00eb jet\u00eb dhe vatra fillestare e zjarrit, ku shikohet djegia sip\u00ebrfaq\u00ebsore e dyshekut dhe batanijes ka nj\u00eb mas\u00eb gati 80 %, duke mos u djegur e gjitha si pasoj\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb forcave s\u00eb forcave zjarrfik\u00ebse, fakti i cili na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se zjarri ka filluar n\u00eb dysheme, tek grumbulli i sfungjerit dhe batanijeve q\u00eb ndodhen n\u00eb dysheme.<\/p>\n<p>Theksohet se vatra fillestare e zjarrit \u00ebsht\u00eb tek dhoma e izolimit, e cila ndodhet e para djathtas korridorit t\u00eb hyrjes p\u00ebr n\u00eb dhomat e izolimit, konkretisht tek grumbullimi i sfungjerit dhe batanijes i cili ndodhet n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb hyrjes p\u00ebr n\u00eb dhom\u00eb. Zjarr ka pasur vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e dhomave t\u00eb izolimit , p\u00ebrfshir\u00eb edhe banjon , ku u gjet trupi i personit, nuk ka pasur prani zjarri , por vet\u00ebm prani t\u00eb theksuar tymi dhe bloze.<\/p>\n<p>Nga kronologjia e ngjarjes, mendohet se shkaku u r\u00ebnies s\u00eb zjarrit ka ardhur si pasoj\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, pasi n\u00eb at\u00eb ambient nuk ka pasur burim energjie , nga i cili mund t\u00eb shkaktohet zjarri, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebto ambiente \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb ndez\u00ebse.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhet raporti i ekspert\u00ebve t\u00eb zjarrfikesve pas ngjarjes tragjike q\u00eb ndodhi n\u00eb Komisariatin e Kamz\u00ebs, ku humbi jet\u00ebn si pasoj\u00eb e flak\u00ebve i arrestuari 26-vje\u00e7ar, Arben Mici. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport thuhet se shkaku i r\u00ebnies s\u00eb zjarrit ka ardhur si pasoj\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, pasi brenda ambienteve nuk ka patur burim energjie, \u00e7ka mendohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":247520,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-247519","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}