{"id":248531,"date":"2022-04-03T12:03:55","date_gmt":"2022-04-03T10:03:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=248531"},"modified":"2022-04-03T12:03:55","modified_gmt":"2022-04-03T10:03:55","slug":"top-channel-nje-cirk-servilizmi-konkubinash-moderne-te-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/top-channel-nje-cirk-servilizmi-konkubinash-moderne-te-kryeministrit\/","title":{"rendered":"Top Channel nj\u00eb cirk servilizmi konkubinash moderne t\u00eb Kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ermal Mulosmani\/<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, nj\u00eb lajm filloi t\u00eb qarkullonte n\u00eb ambientet e gazetar\u00ebve. Ben Blushi, lideri i List\u00ebs s\u00eb Barabart\u00eb (LIBRA), kund\u00ebrshtari m\u00eb i madh publik i Kryeministrit t\u00eb saporizgjedhur, Edi Rama, do t\u00eb ulej n\u00eb karrigen e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Televizionit Top Channel.<\/p>\n<p>Ambienti po pregatitej prej muajsh, sinjalet u dhan\u00eb qysh kur Sokol Balla u largua nga Drejtor i Informacionit. Nuk dihen prapaskenat e k\u00ebtyre ndryshimeve por nj\u00eb gj\u00eb merrej leht\u00eb me mend: prapa tyre ishte vet\u00eb Kryeministri.<\/p>\n<p>Balla n\u00eb Paradhom\u00ebn e Kryeministrit<\/p>\n<p>Afrimiteti i Sokol Ball\u00ebs me Edi Ram\u00ebn dhe eksponent\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb i njohur bot\u00ebrisht. Ai ishte gazetari i besuar i Kryeministrit Rama. Nj\u00eb lloj kryekonkubine kryeministrore. Kryeminsitri e kishte p\u00ebrzgjedhur at\u00eb p\u00ebr rr\u00ebfimet e veta, intervistat ekskluzive dhe propagand\u00ebn televizive. Balla e plot\u00ebsonte me devotshm\u00ebri at\u00eb detyr\u00eb. Madje kjo e b\u00ebnte t\u00eb ndjehej i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Me nj\u00ebfar\u00eb t\u00eb drejte n\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Ai kishte mjaft konkurenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime t\u00eb ngjashme por arrinte p\u00ebrmes marifeteve dhe \u2013 kjo nuk duhet mohurar kurrsesi- edhe p\u00ebr shkak t\u00eb talentit n\u00eb sh\u00ebrbim, t\u00eb ishte zgjedhja e par\u00eb. Statusi i tij prej kryesh\u00ebrb\u00ebtori nuk u l\u00ebkund edhe pasi u b\u00eb publik nj\u00eb skandal q\u00eb e nxori gollomesh para bot\u00ebs duke masturbuar n\u00eb nj\u00eb rreng q\u00eb i kishin punuar kund\u00ebrshatr\u00ebt. Sokoli nuk e dha veten. Rr\u00ebnj\u00ebt ishin ngulur thell\u00eb n\u00eb paradhom\u00ebn e Kryeministrit dhe nuk shkuleshin shpejt prej andej\u2026E vijoi k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 muaj prej atij skandali\u2026<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi q\u00eb Kryeministri kishte vendosur ta flakte jasht\u00eb Haremi \u201ct\u00eb preferuarin\u201d e tij?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb mister.<\/p>\n<p>Por duket se nj\u00eb konkubin\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb e bukur, m\u00eb e hirshme, m\u00eb josh\u00ebse kishte t\u00ebrhequr nepsin e Sulltanit ton\u00eb. Ishte Ben Blushi. Si n\u00eb dashurit\u00eb e adoleshent\u00ebve q\u00eb fshihen pas z\u00ebnkave t\u00eb zhurmshme, edhe idili i Kryeministrit me konkubin\u00ebn e re, buisi prej batuatve hidh e prit n\u00eb publik. Sa m\u00eb i sert\u00eb e diabolik kund\u00ebsrshtimi blushian aq m\u00eb shum\u00eb t\u00ebrheqja kryeminsitrore. N\u00eb fund, gjith\u00e7ka doli hapur. Z\u00ebrat p\u00ebr nj\u00eb lidhje t\u00eb re Rama-Blushi ran\u00eb n\u00eb veshin e konkubin\u00ebs xheloze q\u00eb drejtonte Top Channel-in.<\/p>\n<p>Balla ishte pa shp\u00ebtim!<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Dhjetorit ai u degdis n\u00eb nj\u00eb televizion periferik. Plot maraz dhe i etur p\u00ebr hakmarrje. Blushi hyri triumfues n\u00eb \u201cshtratin\u201d kryeminsitror duke g\u00eblltitur gjith\u00e7ka kishte shar\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb. Fundja ky ishte q\u00ebllimi, t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen. Me Libra, platforma politike, batuta, q\u00ebndrime \u201ct\u00eb forta\u201d, k\u00ebrc\u00ebnime\u2026.<\/p>\n<p>Ai e b\u00ebri vitin e ri 2018 n\u00eb shtratin kryeminsitror si kryekonkubina e radh\u00ebs!<\/p>\n<p>Degdisja e Ball\u00ebs n\u00eb kasollen e fundit t\u00eb oborrit kryeministror nuk u b\u00eb pa nj\u00ebfar\u00eb keqardhjeje. Fundja nuk kishte sh\u00ebrbyer keq, nuk ishte i patalent p\u00ebr at\u00eb pun\u00ebn\u2026 Kryeministri ndonj\u00eb nat\u00eb shkonte edhe te kasollja e vjet\u00ebr ta begeniste ish kryekonkubin\u00ebn. Aq mjaftonte. Sokoli l\u00ebshohej menj\u00ebher\u00eb, nuk p\u00ebrmbahej dot! Nj\u00eb nga flirtet e pakta t\u00eb Kryeministrit ishte sapo ky kishte mb\u00ebrritur n\u00eb koliben e re. Ja si e p\u00ebrjeton Balla i ngrat\u00eb begenisjen e Sulltanit n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb paharrueshme:<\/p>\n<p>I ngrati Sokol! Marazi e kishte pushtuar t\u00eb t\u00ebrin dhe nuk arrinte t\u00eb menaxhonte d\u00ebshp\u00ebrimin. Paradhoma ishte pushtuar nga Blushi!<\/p>\n<p>******<\/p>\n<p>Blushi n\u00eb Paradhom\u00eb<\/p>\n<p>Blushi ishte tjet\u00ebr lloj konkubine. Me at\u00eb nuk kishte bes\u00eb askush. As Sulltani vet\u00eb. Ndoshta bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e p\u00eblqente, rreziku e joshte. Ai b\u00ebnte llogari. Sa her\u00eb i jepej Sulltanit nj\u00eb intrig\u00eb lindte n\u00eb mendjen e tij. Blushi ishte krejt e kund\u00ebrta e dukjes. N\u00ebse fliste p\u00ebr barazi e kishte mendjen te pabarazia, n\u00ebse fliste p\u00ebr ndershm\u00ebri e kishte mendjen te vjedhja e n\u00ebse fliste p\u00ebr demokraci e kishte mendjen te autoriteti.<\/p>\n<p>B\u00ebri dhjet\u00ebra l\u00ebvizje n\u00eb Top Channel sipas motos \u201cl\u00ebvizja gjith\u00e7ka, q\u00ebllimi asgj\u00eb\u201d. Krijoi katrahur\u00eb, frik\u00eb, panik. Filloi pushimet nga puna. Vjollca e ngrat\u00eb sillej me t\u00eb si kryeredaktor\u00ebt e televizioneve me moderatoren-dashnore t\u00eb pronarit. I la dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Fundja aq kishin interes, ta kishin mir\u00eb me Sulltanin.<\/p>\n<p>Top Channel u kthye n\u00eb nj\u00eb lod\u00ebr seksuale p\u00ebr perversitetin e Blushit. Ai eksitohej nga shantazhet, gjobat e kontrolluara dhe koshat me para q\u00eb ark\u00ebtonte nga ato. I vinte k\u00ebto gjoba p\u00ebrmes \u201cinvestigimit t\u00eb thell\u00eb\u201d. Si nj\u00eb pervers i thell\u00eb i mori mark\u00ebn Top Story ish konkubin\u00ebs Balla dhe me t\u00eb u l\u00ebshua n\u00eb bat\u00ebrdin\u00eb e gjobave. Sikur nuk kishte marka t\u00eb tjera. Por jo, donte fiks at\u00eb. Donte ta posht\u00ebronte publikisht ish-in e \u201ct\u00eb dashurit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si hajdut\u00ebt e Rinasit q\u00eb shp\u00ebrthyen dyert e aeroportit me fugonin \u201cHetimi Tatimor\u201d, edhe Blushi l\u00ebshohej me fugonin \u201cHabil\u201d q\u00eb nuhaste er\u00ebn e parave si zagari shpendin e plagosur. Njer\u00ebzit mall\u00ebngjeheshin nga investigimi. B\u00ebnin be p\u00ebr profesionalizmin habilian. \u201c\u00c7far\u00eb emisioni\u201d!, \u201cJa kjo \u00ebsht\u00eb gazetari investigative\u201d!, \u201cM\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb emision p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb\u201d!.<\/p>\n<p>Ja, t\u00eb tilla mall\u00ebngjime e pushtuan publikun ton\u00eb vigjilent. Edhe Sulltani k\u00ebnaqej! \u201c\u00c7far\u00eb djalli \u00ebsht\u00eb more, shyqyr q\u00eb e hoqa qafe\u201d \u2013 mendonte ai. Me kalimin e koh\u00ebs gjobat nuk po e k\u00ebnaqnin. Si diabolik q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rriti piac\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimit, k\u00ebrkoi ortak\u00ebri n\u00eb biznes. Habiliani pikasi biznesin. \u201cPlehrat Blusho, aty po b\u00ebhet nami\u201d\u2026<\/p>\n<p>Dhe Blushi e shtoi presionin. U b\u00eb ortak me miliona euro. Gruaja e tij notere befas u b\u00eb bashk\u00ebpronare. Para e madhe. \u00c7oi Habilin t\u00eb tregonte dobin\u00eb e incenerator\u00ebve, pararoj\u00ebn e teknologjis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb plehrave. B\u00ebri nj\u00eb serial televiziv p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Brizida u mall\u00ebngjye\u2026<\/p>\n<p>Sokoli shtoi marazin. Megjith\u00ebse kishte nd\u00ebrruar kasolle nuk e begenisnin m\u00eb. Te kasollja e re kishte shum\u00eb pretendente p\u00ebr konkubina duke filluar nga pronari, Fanja, q\u00eb vdiste t\u00eb jepej. Aq shum\u00eb e joshte Sulltani Fanen saq\u00eb, i brengosur nga heshtja e tij ia b\u00ebnte me sy kund\u00ebrshatrit t\u00eb tij riosh, Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>As 200 vet\u00eb nuk kalonin asaj ane t\u00eb braktisur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb miliona klikime po turreshin n\u00eb \u201corgjit\u00eb blushiane\u201d t\u00eb P\u00ebrputhen apo halu\u00e7inacionet e \u00c7akos e Trafikantit.<\/p>\n<p>Sokoli shkonte n\u00eb udh\u00ebtime p\u00ebr tu harruar. Po plakej dhe nuk e pranonte. Dilte me pantallona t\u00eb shkurtra, tregonte tatuazhe apo faktin q\u00eb sapo ishte b\u00ebr\u00eb baba si shenja t\u00eb hapura t\u00eb vuajtjes s\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Derisa m\u00eb n\u00eb fund i zbardhi fati!<\/p>\n<p>Diku nga fundi i vitit u mor vesh q\u00eb pushteti absolut i kryekonkubin\u00ebs Blush ishte rr\u00ebzuar si k\u00ebshtjell\u00eb r\u00ebre! Nj\u00eb email njoftonte punonj\u00ebsit se Blushi nuk do t\u00eb ishte m\u00eb n\u00eb Top Channel! Nuk dihej se ku ishte Balla kur e mori vesh dihet q\u00eb pasojat e atij lajmi t\u00eb shum\u00eb pritur nuk kaluan pa pasoja emocionale. M\u00eb keq sesa personazhet blushian\u00eb t\u00eb P\u00ebrputhen nj\u00ebra-tjetr\u00ebs l\u00ebshoi delirin:<\/p>\n<p>\u201cIk shit Libra tani\u201d.<\/p>\n<p>Rikthimi triumfal i Ball\u00ebs<\/p>\n<p>Eh, helmi q\u00eb kishte jetuar p\u00ebr 4 vjet nuk ishte kollaj t\u00eb dilte me nj\u00eb dit\u00eb. Karma si\u00e7 i p\u00eblqen Ball\u00ebs ta quaj\u00eb rikthimin e tij duhet t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb. Nj\u00eb sulm emocional n\u00eb zem\u00ebr nuk e sprapsi n\u00eb misionin e tij. Tani Topi ishte i Ball\u00ebs. Ai duhej t\u00eb luante me t\u00eb. K\u00ebrkoi status special. \u201cDua lodr\u00ebn seksuale t\u00eb Blushit\u201d \u2013 b\u00ebrtiti sa erdhi. Si f\u00ebmij\u00eb i llastuar. \u201cDua t\u00eb tallem me t\u00eb n\u00eb Top, dua kronik\u00eb special p\u00ebr gjobaxhinjt\u00eb\u201d \u2013 nuk ngopej Sokoli yn\u00eb besnik. I k\u00ebrkoi leje Sulltanit: \u201cMa v\u00ebrteto q\u00eb jam un\u00eb kryekonkubina, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb b\u00ebj \u00e7t\u00eb dua n\u00eb Top\u201d. Dhe Sulltani pervers e lejoi. Ai po shijonte z\u00ebnk\u00ebn. Plus q\u00eb tani i interesonte tjet\u00ebr loj\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u kthye Top Channeli i dikursh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb cirk servilizmi konkubinash moderne\/Standart<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermal Mulosmani\/ N\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, nj\u00eb lajm filloi t\u00eb qarkullonte n\u00eb ambientet e gazetar\u00ebve. Ben Blushi, lideri i List\u00ebs s\u00eb Barabart\u00eb (LIBRA), kund\u00ebrshtari m\u00eb i madh publik i Kryeministrit t\u00eb saporizgjedhur, Edi Rama, do t\u00eb ulej n\u00eb karrigen e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Televizionit Top Channel. Ambienti po pregatitej prej muajsh, sinjalet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":248532,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-248531","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248531\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}