{"id":248842,"date":"2022-04-04T16:34:25","date_gmt":"2022-04-04T14:34:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=248842"},"modified":"2022-04-04T16:34:25","modified_gmt":"2022-04-04T14:34:25","slug":"buxheti-mes-talljes-dhe-mjerimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/buxheti-mes-talljes-dhe-mjerimit\/","title":{"rendered":"Buxheti, mes talljes dhe mjerimit\u2026.!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi<\/p>\n<p>Tallja<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb lek nuk do t\u00eb paguajn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb,\u201d- t\u00eb gjitha i paguan buxheti shtetit.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt nuk do t\u00eb nxjerrin asnj\u00eb kok\u00ebrr leku nga xhepi- gjith\u00e7ka e merr p\u00ebrsip\u00ebr qeveria. T\u00eb gjitha i mbulon buxheti. I kemi parashikuar\u201d.<\/p>\n<p>Deklaratat t\u00eb tilla t\u00eb ministrave t\u00eb kabinetit qeveritar, n\u00ebse do t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishin objekt humori dhe satire dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq do t\u00eb ishin objekt psikiatr\u00ebsh dhe drejt\u00ebsie.<\/p>\n<p>N\u00ebse mendojm\u00eb se ministrat nuk jan\u00eb aq gdh\u00eb sa e nxjerrin veten n\u00eb publik, i bie q\u00eb ata tallen keq me njer\u00ebzit q\u00eb nuk interesohen p\u00ebr pun\u00ebt e shtetit dhe fyejn\u00eb inteligjenc\u00ebn e kujtdo q\u00eb e di se ka vet\u00ebm dy rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbushur buxhetin.<\/p>\n<ol>\n<li>Taksat\/tarifat.<\/li>\n<li>Borxhet.<\/li>\n<\/ol>\n<p>3.Ndihmat.<\/p>\n<p>Pra buxheti i shtetit jan\u00eb lek\u00ebt q\u00eb mblidhen nga taksat dhe borxhet se koha e l\u00ebmosh\u00ebs ka kaluar. Nuk mbushet buxheti i shtetit se qeveritar\u00ebt mund te vendosin t\u00eb mos marrin pag\u00eb dhe t\u2019ia kalojn\u00eb buxhetit. Njer\u00ebzit kan\u00eb zgjedhur qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb administruar t\u00eb ardhurat e mbledhura p\u00ebrmes taksave. Dhe e ardhura m\u00eb e madhe n\u00eb buxhet \u00ebsht\u00eb taksa q\u00eb e paguajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: TVSH. Kjo taks\u00eb \u00ebsht\u00eb 33%. Pra n\u00ebse gjith\u00eb buxhti \u00ebsht\u00eb 100 lek\u00eb, 33 lek\u00eb jan\u00eb mbledhur nga taksa e TVSH-s\u00eb, 20% i famsh\u00ebm. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb si buxheti i nj\u00eb familje ka dy rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar\/shpenzuar: ose p\u00ebrmes rrog\u00ebs\/pensionit dhe kur nuk mbyll dot muajin do t\u00eb marr\u00ebsh borxhe ose mbahesh me ndihm\u00ebn e familjar\u00ebve dhe t\u00eb miqve.<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00eb elektorale pranohen t\u00eb thuhen \u201cgomarll\u00ebqe\u201d t\u00eb tipit: \u201cdo t\u00eb ulim taksat dhe do t\u00eb rrisim rrogat\u201d, por deklarata t\u00eb tilla jasht\u00eb fushate tregojn\u00eb se thjesht je divorcuar me realitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb emision televiziv t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit pyetjes s\u00eb gazetarit:<\/p>\n<p>Ku do i gjeni lek\u00ebt?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shumic\u00ebs me nj\u00eb n\u00ebnqeshje ironike, sikur p\u00ebrpara t\u00eb ishte budallai dhe jo gazetari i tha me nj\u00eb besim q\u00eb do t\u00eb trondiste nga gjumi edhe Shvejkun:<\/p>\n<p>-Po nga buxheti..!<\/p>\n<p>A thua se buxheti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thes pa fund ku mjaft t\u00eb fut\u00ebsh dor\u00ebn dhe t\u00eb marr\u00ebsh sa t\u00eb duash, kur t\u00eb duash dhe t\u2019i shpenzosh si t\u00eb duash. Deklaratat publike q\u00eb \u201cnuk pagujan\u00eb qytetar\u00ebt\/banor\u00ebt\u201d, por buxheti jan\u00eb tallje n\u00ebse personi q\u00eb i thot\u00eb e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb buxheti. N\u00ebse nuk e di \u00ebsht\u00eb thjesht:<\/p>\n<p>Mjerim!<\/p>\n<p>Nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim se disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb dhe Parlamentit t\u00eb nderuar, nuk e kan\u00eb iden\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb buxheti i shtetit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomia e vendit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb inflacioni dhe stagflacioni, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomia e tregut dhe konkurrenca, cili \u00ebsht\u00eb dallimi mes kapitalizimit dhe komunizmit dhe larg qoft\u00eb t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vaf\u00ebria dhe kriza? Po t\u00eb dinin m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb flisnin m\u00eb pak. Dhe po t\u00eb dinin sado pak nuk do t\u00eb hapnin goj\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebpusnin mufka n\u00eb lidhje me buxhetin dhe p\u00ebrballimin e kriz\u00ebs! Zgjedhje e zgjuar \u00ebsht\u00eb edhe zgjedhja p\u00ebr t\u00eb mos \u201cgdhendur\u2019 veten. P\u00ebrderisa jan\u00eb n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb ku jan\u00eb \u2013 nuk kan\u00eb pse rrezikojn\u00eb vendin ku rrin\u00eb duke m\u00ebsuar di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Lenini p\u00ebr k\u00ebto tipa kishte shprehjen: \u201cidiot\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb Parlament m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar se nuk paguajn\u00eb qytetar\u00ebt, por buxheti dhe duket se \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga njer\u00ebz q\u00eb realisht nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb buxheti. N\u00ebse qeveria paska fuqin\u00eb magjike q\u00eb me lek\u00ebt e veta b\u00ebn \u00e7far\u00eb do populli, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb merrnim asnj\u00ebher\u00eb rolin e lypsit, por do t\u00eb b\u00ebnim xhymertin duke ndihmuar fatkeq\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse sjellim nd\u00ebrmend dy krizat e forta q\u00eb kemi kaluar- krizat nuk i kaluam se pagoi qeveria dhe nuk paguan qytetar\u00ebt- i kaluam kryesisht se na dhan\u00eb ndihma dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr mor\u00ebm m\u00eb shum\u00eb borxh. N\u00eb rastin e t\u00ebrmetit p\u00ebr shembull, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnim pa ndihm\u00ebn nga BE dhe ndihm\u00ebn e vet\u00eb qytetar\u00ebve? Merr shembullin e Thuman\u00ebs. U rind\u00ebrtua dhe ka dal\u00eb model! Me parat\u00eb e kujt? T\u00eb buxhetit? Jo. Me parat\u00eb e mbledhura nga Elvis Na\u00e7i dhe Arb\u00ebr Hajdari! Qeveria ka luajtur rolin e vet ndoshta n\u00eb planifikim dhe rezultati \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb mburremi sot: nj\u00eb lagje model.<\/p>\n<p>Kriza e sotme nuk \u00ebsht\u00eb si krizat e tjera. Kjo kriz\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde ta rregullosh vet\u00eb, dhe mund\u00ebsisht jo n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb bie shi. Krizat jan\u00eb moment i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb ndryshuar di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Buxheti i Shqip\u00ebris\u00eb ( t\u00eb ardhurat q\u00eb mbledhim nga taksat) \u00ebsht\u00eb cop\u00eb \u2013 cop\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e buxhetit (33-34%) shkon p\u00ebr pensionet dhe ndihm\u00ebn sociale (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fond mblidhet vet\u00ebm gjysma e lek\u00ebve q\u00eb duhen), s\u00eb dyti vijn\u00eb rrogat, s\u00eb treti vjen shlyerja e borxheve (bashk\u00eb me interesat) dhe s\u00eb kat\u00ebrti vijn\u00eb investimet. Borxhet kan\u00eb ardhur duke u rritur dhe justifikimi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm: p\u00ebrballuam krizat q\u00eb ndodhin nj\u00ebher\u00eb n\u00eb 100 vjet.<\/p>\n<p>Edhe sot e k\u00ebsaj dite shpenzojm\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se mbledhim! I ngjajm\u00eb asaj familjes q\u00eb e mbyll gjithmon\u00eb muajin duke rritur borxhet pa menduar shum\u00eb se borxhliu do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb lek\u00ebt dhe mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn t\u00ebnde m\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dale nga kjo gjendje duhen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb buxhet dhe kjo mund t\u00eb b\u00ebhet pa rritur taksat dhe k\u00ebtu hyn n\u00eb pun\u00eb qeveria: A mundet qeveria t\u00eb rris\u00eb t\u00eb ardhurat duke formalizuar ekonomin\u00eb? (ekonomia jashte sistemi llogaritet nga 40-50%\u2026? ) duke mir\u00ebadministruar m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhurat q\u00eb mblidhen, duke b\u00ebr\u00eb investimet q\u00eb ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe jo ekonomin\u00eb e 4-5 personave, duke ulur ritmin e koncesioneve dhe PPP-t\u00eb, duke luftuar korrupsionin, (edhe kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb \u201cindividuale\u201d) duke b\u00ebr\u00eb politika n\u00eb favor t\u00eb ekonomis\u00eb prodhuese n\u00eb vend, duke shfryt\u00ebzuar m\u00eb mir\u00eb pasurit\u00eb e shumta n\u00ebn\/mbi tok\u00ebsore, duke investuar p\u00ebr ekonomin\u00eb e dijes dhe n\u00eb fund, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 duke kaluar nga taksimi i varf\u00ebris\u00eb te taksimi i pasuris\u00eb. M\u00eb shqip, duke mbledhur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga fitimi i koorporatave dhe kompanive t\u00eb m\u00ebdha dhe duke mbledhur m\u00eb pak nga taksimi i \u00e7do malli konsumi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat\u2026<\/p>\n<p>N\u00ebse gjysma e \u201cekonomis\u00eb\u201d nuk taksohet si do t\u00eb rriten t\u00eb ardhurat? Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pak lek\u00eb. Llogaritet q\u00eb kjo shif\u00ebr t\u00eb jet\u00eb 800 milion\u00eb euro n\u00eb vit, af\u00ebrsisht sa jane t\u00eb gjith\u00eb investimet q\u00eb b\u00ebn ky vend. Por, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm problemi i t\u00eb ardhurave se i k\u00ebpusim nj\u00eb borxh tjet\u00ebr dhe e shtyjm\u00eb, por n\u00ebse nuk ngulitet koncepti se shteti mbahet me taksa, do t\u00eb kemi gjithmon\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri jo vet\u00ebm fiskale, por edhe politike. Ai q\u00eb nuk paguan taksa nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb shes\u00eb vot\u00ebn jo 50 euro, por edhe 50 lek\u00eb t\u00eb vjetra. Shqip\u00ebria ka 30 vjet q\u00eb b\u00ebn debatin p\u00ebr shit-blerjen e vot\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs n\u00eb zgjedhje. Ky debat do t\u00eb venitet vetiu n\u00ebse ngulitet koncepti se buxheti i shtetit jan\u00eb taksat q\u00eb paguajm\u00eb. Me ato taksa paguhen pensionet, rrogat, borxhet, mbahet qeveria dhe b\u00ebhen investimet. Dhe ky koncept duhet t\u00eb nis\u00eb nga shkolla fillore dhe n\u00ebse nis aty- nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb gj\u00ebkundi sepse ministrat dhe deputet\u00ebt q\u00eb sot k\u00ebpusin mufka nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb aty ku jan\u00eb. Pagimi i taksave nga t\u00eb gjith\u00eb, kujdesja q\u00eb p\u00ebr \u00e7do mall q\u00eb blen t\u00eb marr\u00ebsh fatur\u00eb fiskale, do t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri edhe n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kur \u00eb kuptohet q\u00eb shteti mbahet me taksat dhe pa taksa nuk ka shtet at\u00ebher\u00eb shpejt vjen dita q\u00eb kur ministri apo deputeti q\u00eb thot\u00eb: i paguan qeveria, i paguan buxheti dhe jo qytetar\u00ebt, merret me urgjenc\u00eb dhe d\u00ebrgohet n\u00eb spital dhe fal\u00eb taksave q\u00eb paguajm\u00eb, ky sh\u00ebrbim do t\u00eb jet\u00eb falas!<\/p>\n<p>P.S. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize, nj\u00eb minist\u00ebr investon p\u00ebr zyr\u00ebn e tij 100 mij\u00eb euro, ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebt\u00eb nuk po e b\u00ebn me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, por me ato t\u00eb buxhetit. N\u00ebse nuk tallet, \u00ebsht\u00eb thjesht i mjer\u00eb se parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe buxhetin e shtetit i di dy gj\u00ebra q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi Tallja \u201cAsnj\u00eb lek nuk do t\u00eb paguajn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb,\u201d- t\u00eb gjitha i paguan buxheti shtetit. \u201cQytetar\u00ebt nuk do t\u00eb nxjerrin asnj\u00eb kok\u00ebrr leku nga xhepi- gjith\u00e7ka e merr p\u00ebrsip\u00ebr qeveria. T\u00eb gjitha i mbulon buxheti. I kemi parashikuar\u201d. Deklaratat t\u00eb tilla t\u00eb ministrave t\u00eb kabinetit qeveritar, n\u00ebse do t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":248843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-248842","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248842"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248842\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}