{"id":250010,"date":"2022-04-09T16:11:53","date_gmt":"2022-04-09T14:11:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250010"},"modified":"2022-04-09T16:11:53","modified_gmt":"2022-04-09T14:11:53","slug":"grabitja-ne-jale-tokat-u-legalizuan-dhe-hipotekuan-brenda-24-oresh-pronaret-e-rinj-ne-marredhenie-me-firmen-e-familjareve-te-gjiknurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/grabitja-ne-jale-tokat-u-legalizuan-dhe-hipotekuan-brenda-24-oresh-pronaret-e-rinj-ne-marredhenie-me-firmen-e-familjareve-te-gjiknurit\/","title":{"rendered":"Grabitja n\u00eb Jal\u00eb, tokat u legalizuan dhe hipotekuan brenda 24 or\u00ebsh. Pronar\u00ebt e rinj, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me firm\u00ebn e familjar\u00ebve t\u00eb Gjiknurit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr skandal q\u00eb lidhet me procedura t\u00eb dyshimta sa i p\u00ebrket tjet\u00ebrsimit t\u00eb nj\u00eb prone n\u00eb Jal\u00eb, \u00ebsht\u00eb zbardhur s\u00eb fundmi. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve zyrtare t\u00eb siguruara arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb Jal\u00eb jan\u00eb kryer procedura t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar pronar\u00ebt nj\u00eb prone n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb plazhit.<\/p>\n<p>Prona ka kaluar nga Lorenc Koljaka tek familjet M\u00ebhilli dhe Dhespoti, t\u00eb cilat pretendojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruar me kompanin\u00eb \u201cJala Investment SHPK\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb at\u00eb truall.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate t\u00eb publikuar, kompania \u201cJala Investment SHPK\u201d, sqaron se nuk ka asnj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb firmosur me familjet M\u00ebhilli dhe Dhespoti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb Jal\u00eb. M\u00eb tej n\u00eb deklarat\u00eb theksohet se pronat e zot\u00ebruara nga kjo kompani jan\u00eb pa barr\u00eb hipotekore dhe t\u00eb blera nga pronar\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve, rezulton t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktuale me familjet M\u00ebhilli dhe Dhespoti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hotelit n\u00eb Jale buz\u00eb plazhit, nuk kan\u00eb qen\u00eb me \u201cJala Investment\u201d por m\u00eb kompanin\u00eb \u201cAndi SHPK\u201dq\u00eb \u00ebsht\u00eb aksionere kryesore dhe zot\u00ebron 60% t\u00eb shoqris\u00eb \u201cJala Investment SHPK\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania \u201cAndi SHPK\u201d, m\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Andi dhe Adriana Gjiknurit.<\/p>\n<p>N\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb afishuar n\u00eb sheshin ku po zbatohet projekti ngjitur me plazhin n\u00eb Jal\u00eb shihet qart\u00eb se si pronar\u00eb p\u00ebrcaktohen familjet M\u00ebhilli dhe Dhespoti, nd\u00ebrsa si kompani zhvilluese \u201cAndi SHPK\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund t\u00eb shihet edhe nga afishimi i lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb sheshin ku po zbatohet projekti ngjitur me plazhin n\u00eb Jal\u00eb, jan\u00eb t\u00eb afishuar si pronar\u00eb familjet M\u00ebllihi dhe Dhespoti dhe si zhvillues Andi. SHPK.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb shtetasit Lorenc Koljaka sigurojn\u00eb se ky dokument gjendet edhe tek leja e nd\u00ebrtimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga bashkia e Himar\u00ebs n\u00eb 11 qershor t\u00eb vitit 2019. L\u00ebshimi i lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, tregon se leja e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb brenda m\u00eb pak se 6 muajve q\u00eb nga marrja e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes legalizimit.<\/p>\n<p>E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb tapit\u00eb e nevojshme t\u00eb siguroheshin me shum\u00eb shpejt\u00ebsi. N\u00eb dat\u00ebn 10 janar t\u00eb vitit 2019, brenda dit\u00ebs jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy vendime legalizimi p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb objektit t\u00eb zot\u00ebruar nga zoti Koljaka. Vendimet mbajn\u00eb numrin 1 dhe 2 t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb, q\u00eb prona e pretenduar si e tjet\u00ebrsuar gjendet n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb plazhit, nd\u00ebrkoh\u00eb aktet mbajn\u00eb firm\u00ebn e Ardian Must\u00ebs, drejtori i at\u00ebhersh\u00ebm i ALUIZNI-t n\u00eb Vlor\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, sipas dokumenteve me 11 janar 2019 edhe l\u00ebshuar v\u00ebrtetmi hipotekor p\u00ebr t\u00eb dyja lejet e legalizimit, me firm\u00ebn e Klodian Trocit. Nj\u00eb personazh i njohur ky q\u00eb u arrestua pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i dyshuar p\u00ebr falsifikimet me trojet po n\u00eb Himar\u00eb, dhe ku n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb kontrolleve ju gjet\u00ebn rreth 60 mije euro CASH. Edhe n\u00eb 2019 Troci u pezullua p\u00ebr shkeljet n\u00eb hipotek\u00eb. Dyshimet mbi shpejt\u00ebsin\u00eb e veprimit t\u00eb administrat\u00ebs publike i ngre dhe avokati i zotit Koljaka, Rezart Kthupi.<\/p>\n<p>Jala investmet \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb 15 tetor 2020 me aksioner\u00eb 60% Andi.shpk dhe 40% AIG. Kjo kompani n\u00ebnvizon se ka p\u00ebrfituar 3 pronat objekt zhvillimi, si kontribut n\u00eb kapital nga nj\u00eb nga investitor\u00ebt, shoq\u00ebria AIG sh.p.k. Pronat jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2020 nga shoq\u00ebria AIG (ortak i shoq\u00ebris\u00eb Jala Investment) sipas v\u00ebrtetimeve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb l\u00ebshuara nga kadastra e Vlor\u00ebs dhe pa asnj\u00eb lloj barre hipotekore mbi to thuhet n\u00eb deklarat\u00eb, ku shtohet se prej m\u00eb shum\u00eb se 1 viti prona \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruar ligj\u00ebrisht dhe fizikisht dhe nuk ka patur asnj\u00eb lloj pretendimi pron\u00ebsie nga askush dhe jo m\u00eb nga pretenduesit e pron\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr pretendimet Lorenc Koljaka ka kall\u00ebzuar n\u00eb prokurori, ish drejtorin e ALUIZNI-t n\u00eb Vlor\u00eb Ardian musta, Kompanin\u00eb Jala Investment SHPK, dhe administratorin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie Saimir Boka. Koljaka parashtron n\u00eb padi faktin se si jan\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb dy leje t\u00eb ndryshme legalizimi. Madje ndarja objektit \u00ebsht\u00eb ber\u00eb e barabart\u00eb, 48 metra p\u00ebr secilen nga familjet, M\u00ebhilli dhe Dhespoti, n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe oborri.<\/p>\n<p>Jala investment thot\u00eb po ashtu se lidhja q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb artikull mes aktivitetit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe personave t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb, \u00ebsht\u00eb abuzive dhe synon thjesht mediatizimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duke d\u00ebmtuar interesat e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja e kompanis\u00eb Andi.SHPK n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Damian Gjiknurit, mund t\u00eb jet\u00eb thjesht rast\u00ebsore me vet\u00eb Damian Gjiknurin, por nga ana tjet\u00ebr fakti \u00ebsht\u00eb se n\u00eb procesin e legalizmit dhe hipotekimit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb persona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs lokale, gjat\u00eb koh\u00ebs kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i larte partiak ka qen\u00eb drejtues politik n\u00eb Vlor\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur q\u00eb kta drejtues shtet\u00ebrore lokale q\u00eb, administrojn\u00eb llokma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pushteti t\u00eb em\u00ebrohen jasht\u00eb influencave politike.<\/p>\n<p>Prona e zotit Koljaka ka qen\u00eb aty n\u00eb regjistrat shtet\u00ebrore thot\u00eb avokati i tij. V\u00ebrtetuar me aktet trash\u00ebgimise t\u00eb leshuara nd\u00ebr vite, me vertetimet e kryepleq\u00ebsis\u00eb se fshatit Vuno t\u00eb vitit 1993 dhe 1995, si dhe me lejen e p\u00ebrkoh\u00ebshme t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr riparimin e \u00e7atis\u00eb s\u00eb objektit dh\u00ebn\u00eb nga bashkia e Himar\u00ebs n\u00eb 2008. Avokati i Koljak\u00ebs shtron pyetjen se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb legalizmi i nj\u00eb objekti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa verifikuar situaten n\u00eb terren, dhe pa u konsultuar me regjistrat publik\u00eb p\u00ebr statusin e pron\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi apo jo i vepr\u00ebs penale q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ushtrimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb funksioneve publike, korrupsionin apo shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs duhet t\u00eb vendoset nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr skandal q\u00eb lidhet me procedura t\u00eb dyshimta sa i p\u00ebrket tjet\u00ebrsimit t\u00eb nj\u00eb prone n\u00eb Jal\u00eb, \u00ebsht\u00eb zbardhur s\u00eb fundmi. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve zyrtare t\u00eb siguruara arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb Jal\u00eb jan\u00eb kryer procedura t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar pronar\u00ebt nj\u00eb prone n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb plazhit. Prona ka kaluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":250011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250010","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}