{"id":250496,"date":"2022-04-11T14:17:49","date_gmt":"2022-04-11T12:17:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250496"},"modified":"2022-04-11T14:17:49","modified_gmt":"2022-04-11T12:17:49","slug":"vilson-haxhiraj-i-kujt-eshte-sheshi-i-flamurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vilson-haxhiraj-i-kujt-eshte-sheshi-i-flamurit\/","title":{"rendered":"Vilson Haxhiraj: I kujt \u00ebsht\u00eb Sheshi i Flamurit ?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Vilson Haxhiraj<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb 110 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>SHESHI KOMB\u00cbTAR I FLAMURIT PO GJYMTOHET. HOTELI, NJ\u00cb P\u00cbRBIND\u00cbSH BETONI, NUK DO T\u00cb PRISHET, PAVAR\u00cbSISHT VENDIMIT T\u00cb K\u00cbSHILLIT BASHKIAK T\u00cb VLOR\u00cbS. SHAT\u00cbRVANI 100 VJE\u00c7AR \u00cbSHT\u00cb\u00a0 HEQUR NGA SHESHI.<\/p>\n<p>Sheshi i Flamurit \u00ebsht\u00eb ansamb\u00ebl muzeal, q\u00eb deri para pak muajve, p\u00ebrb\u00ebhej nga Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb, monumenti me shtiz\u00ebn ku ngrihet flamuri, varri monumental i Ismail Qemalit, shat\u00ebrvani me kat\u00ebr sferat prej betoni, q\u00eb simbolizojn\u00eb kat\u00ebr vilajetet e kombit shqiptar; Rruga Kosova ( Justin Godard ) prej nga hyri n\u00eb Vlor\u00eb Isa Boletini dhe luft\u00ebtar\u00ebt, q\u00eb e shoq\u00ebronin, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij ansambli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ndodhet edhe sht\u00ebpia e q\u00ebndistares s\u00eb flamurit, Marigo Posio. Objekti kryesor i Sheshit t\u00eb Flamurit ka qen\u00eb\u00a0 sht\u00ebpia e Syrja bej Vlor\u00ebs, ku Ismail Qemali ngriti flamurin, akti simbolik i lindjes s\u00eb shtetit shqiptar. Sht\u00ebpia u prish disa vite m\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb planit rregullues t\u00eb qytetit. Pallati i Sharr\u00ebs, pron\u00eb e familjes Sharra, me shum\u00eb kontribute atdhetare dhe rezidenca e par\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb Ismail Qemalit e m\u00eb pas e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kufirit, gjithashtu \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr objektet me vlera t\u00eb spikatura historike. Rikonstruksioni i rrug\u00ebs Kosova, kthimi i saj n\u00eb identitet dhe vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, i dat\u00ebs 28 dhjetor 2020 p\u00ebr prishjen e hotelit t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi truallin e Pallatit t\u00eb Sharr\u00ebs, zgjoi n\u00eb opinionin qytetar t\u00eb Vlor\u00ebs, shpres\u00ebn e rind\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj godine historike, por edhe t\u00eb\u00a0 sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Syrja bej Vlor\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur materializimin e trash\u00ebgimis\u00eb\u00a0 historike, t\u00eb gjith\u00eb objekteve, q\u00eb lidhen me Aktin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare. Shtetar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb detyrimin moral dhe ligjor t\u00eb ruajn\u00eb, t\u00eb pasurojn\u00eb dhe konservojn\u00eb identitetin e simboleve t\u00eb kombit, q\u00eb kudo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar \u00e7mohen t\u00eb vyer deri n\u00eb shenjt\u00ebri. Ky vit jubilar ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar n\u00eb inventarin e k\u00ebtyre simboleve historike ,dy objektet e lart p\u00ebrmendura. Por ajo q\u00eb po ndodh aktualisht me Sheshin e Flamurit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg k\u00ebtyre pritshm\u00ebrive. Sheshi Komb\u00ebtar i Flamurit po gjymtohet. Hoteli, nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh betoni, nuk do t\u00eb prishet, pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Vlor\u00ebs. Shat\u00ebrvani 100- vje\u00e7ar \u00ebsht\u00eb hequr nga sheshi. N\u00eb vendin e tij jan\u00eb ngritur konstruksione betoni, q\u00eb kan\u00eb mbuluar pamjen dhe devijuar daljen e rrug\u00ebs Kosova n\u00eb Sheshin e Flamurit. Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cshkurtuar\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb rrafshimit t\u00eb platform\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn ishte vendosur. Projektuesi i k\u00ebtij programi, sipas vet\u00eb z.Rama, \u00ebsht\u00eb arkitekt i huaj, mik i tij dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsye e mjaftueshme p\u00ebr k\/ministrin ton\u00eb q\u00eb ta zbatoj\u00eb at\u00eb. Sheshi i Flamurit nuk \u00ebsht\u00eb objekt n\u00eb pron\u00ebsi private t\u00eb z.Rama, q\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjedh\u00e7 projektues sipas shijeve t\u00eb tij personale. As shesh publik i zakonsh\u00ebm, q\u00eb gjithsesi duhet t\u00eb rikonstruktohej me konkurim t\u00eb disa projekteve, sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Sheshin Komb\u00ebtar t\u00eb Flamurit, sheshin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Em\u00ebrtimi Komb\u00ebtar ende nuk \u00ebsht\u00eb zyrtar, por i n\u00ebnkuptuar dhe i gjith\u00eb pranuar si i till\u00eb, sepse aty \u00ebsht\u00eb kryer akti m\u00eb madhor i historis\u00eb ton\u00eb: Akti i Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare. Tirana konsiderohet kryeqyteti zyrtar, Parisi dhe Londra e shqiptar\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs. Por Vlora dhe Sheshi i Flamurit jan\u00eb kryeqyteti shpirt\u00ebror, jan\u00eb Meka dhe Medina e tyre. Sigurisht, ky p\u00ebrfundim vlen p\u00ebr njer\u00ebz, q\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun nuk e ndjejn\u00eb dhe vler\u00ebsojn\u00eb si ataviz\u00ebm dhe relike sentimentale; p\u00ebr pushtetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb q\u00ebllim sh\u00ebrbimin ndaj qytetarit dhe shtetit dhe dua t\u00eb besoj q\u00eb shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ndaj, nj\u00eb konkurs transparent p\u00ebr rikonstruktimin e Sheshit t\u00eb Flamurit, me pjes\u00e7marrjen e studiove projektuese t\u00eb vendit dhe atyre t\u00eb huaja, nj\u00eb juri profesionist\u00ebsh, por edhe historian\u00ebsh dhe intelektual\u00ebsh t\u00eb fushave t\u00eb tjera, do t\u00eb kishte produkt t\u00eb fundit, nj\u00eb projekt t\u00eb gjith\u00ebpranuar, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte Sheshin e Flamurit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit, q\u00eb ai ofron sot dhe nuk do t\u00eb ishte nevoja p\u00ebr protesta dhe revolta qytetare. Kjo gjendje nuk \u00ebsht\u00eb krijuar rast\u00ebsisht.Respektimi i ligjit, ekspertiza profesionale, kolegjialiteti n\u00eb vendimmarrje,t\u00ebrheqja e opinionit t\u00eb publikut,respektimi i Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Vendore, nuk jan\u00eb n\u00eb mentalitetin dhe praktik\u00ebn e pun\u00ebs t\u00eb k\/ministrit tone. Por Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb pafund\u00ebsisht pre e tekave t\u00eb nj\u00eb\u00a0 k\/ministri, q\u00eb pushtetin, q\u00eb i kan\u00eb deleguar qytetar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre e shp\u00ebrdoron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn t\u00eb paskrupullt. Revolta e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr mbrojtjen e Sheshit t\u00eb Flamurit duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me dy aksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ligjore; Denoncimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs p\u00ebr paligjshm\u00ebri t\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb ristrukturimit, me synim nd\u00ebrprerjen e punimeve t\u00eb ristrukturimit. Jurist\u00ebt protestues jan\u00eb t\u00eb vonuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shesh, q\u00eb nga dh\u00ebnia e statusit \u201cSheshi Komb\u00ebtar i Flamurit\u201d, te ligjet, q\u00eb mbrojn\u00eb identitetin e sheshit nga arbitrariteti i pushtetar\u00ebve t\u00eb llojit \u201cRama\u201d; ringritjen e sht\u00ebpis\u00eb ku u ngrit flamuri, t\u00eb Pallatit t\u00eb Sharr\u00ebs dhe kthimin e tyre n\u00eb muze , do t\u00eb ishte zgjidhje afatgjat\u00eb e problemit. Deputet\u00ebt atdhetar\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht deputet\u00ebt e qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, kan\u00eb tagrin dhe detyrimin e madh moral, para opinionit komb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019i dal\u00e7 p\u00ebr zot k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Sheshi i Flamurit do t\u00eb jet\u00eb Sheshi i Liris\u00eb dhe i Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vilson Haxhiraj N\u00eb prag t\u00eb 110 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb SHESHI KOMB\u00cbTAR I FLAMURIT PO GJYMTOHET. HOTELI, NJ\u00cb P\u00cbRBIND\u00cbSH BETONI, NUK DO T\u00cb PRISHET, PAVAR\u00cbSISHT VENDIMIT T\u00cb K\u00cbSHILLIT BASHKIAK T\u00cb VLOR\u00cbS. SHAT\u00cbRVANI 100 VJE\u00c7AR \u00cbSHT\u00cb\u00a0 HEQUR NGA SHESHI. Sheshi i Flamurit \u00ebsht\u00eb ansamb\u00ebl muzeal, q\u00eb deri para pak muajve, p\u00ebrb\u00ebhej nga Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb, monumenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":250498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250496","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250496\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}