{"id":250543,"date":"2022-04-11T15:43:31","date_gmt":"2022-04-11T13:43:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250543"},"modified":"2022-04-11T15:43:31","modified_gmt":"2022-04-11T13:43:31","slug":"vettingu-zbardh-vendimin-gjyqtari-shpetim-reka-cenoi-besimin-e-publikut-gjate-ushtrimit-te-detyres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vettingu-zbardh-vendimin-gjyqtari-shpetim-reka-cenoi-besimin-e-publikut-gjate-ushtrimit-te-detyres\/","title":{"rendered":"Vettingu zbardh vendimin: Gjyqtari Shp\u00ebtim Reka c\u00ebnoi besimin e publikut gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Durr\u00ebsit Shp\u00ebtim Reka, u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 shkurt 2022 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi probleme n\u00eb burimet e krijimit t\u00eb pasurive; se \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve; si dhe nuk ka deklaruar marrjen n\u00eb huap\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb makine n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtetasi t\u00eb hetuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes KPK \u00e7mon se Reka p\u00ebrgjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si gjyqtar ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Reka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Alma Faskaj.<\/p>\n<p>Kryesuesi Hamitaj ka dal\u00eb me mendim paralel p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, duke vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb Reka t\u00eb ket\u00eb pasur dijeni p\u00ebr procedimin e pronarit t\u00eb mjetit q\u00eb ka p\u00ebrdorur p\u00ebr udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit. Reka e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash ka sh\u00ebrbyer si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Konflikti i interesit<\/p>\n<p>Hetimi p\u00ebr pasurin\u00eb ka evidentuar raste t\u00eb gjendjes s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit s\u00eb gjyqtarit Reka. P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 146.5 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burime krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 31 mij\u00eb euro dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr nga pagat dhe dh\u00ebnia me qira e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Reka rezulton t\u00eb jet\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201cp\u00ebr l\u00ebshim urdh\u00ebr ekzekutimi\u201d, me k\u00ebrkues shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese nga e cila ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2011subjekti ka vendosur pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, q\u00eb ka pasur si objekt gjykimi detyrimin e pronar\u00ebve t\u00eb truallit ku ishte nd\u00ebrtuar objekti ku gjendet dhe apartamenti i tij, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrimin kontraktor t\u00eb lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e truallit kundrejt pasurive t\u00eb paluajtshme q\u00eb ishin dakord\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrfitonin.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti i bler\u00eb nga subjekti ka qen\u00eb i regjistruar pran\u00eb ASHK-s\u00eb me regjistrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, i vlefsh\u00ebm deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e regjistrimit fillestar t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb seksionin \u201cbarr\u00eb mbi pasurin\u00eb\u201d t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebrtetimi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb mos kryheshin veprime pa u realizuar kontrata e k\u00ebmbimit mes pronar\u00ebve t\u00eb truallit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet e vendosjes s\u00eb urdhrit t\u00eb kufizimit mbi apartamentin e bler\u00eb nga subjekti, ky i fundit do ta kishte t\u00eb pamundur p\u00ebrfundimin e regjistrimit fillestar t\u00eb pasuris\u00eb dhe pajisjen me certifikat\u00eb pron\u00ebsie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, pa u zgjidhur paraprakisht marr\u00ebdh\u00ebnia mes investitorit dhe pronar\u00ebve t\u00eb truallit p\u00ebrmes n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave p\u00ebrfundimtare t\u00eb shk\u00ebmbimit, si dhe pa u l\u00ebshuar urdhri i ekzekutimit p\u00ebr vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb detyronte pronar\u00ebt e truallit ku ndodhej edhe apartamenti i subjektit p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cI.K\u201d sh.p.k.\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>L\u00ebshimi i k\u00ebtij urdh\u00ebri ekzekutimi dhe zgjidhja e marrdh\u00ebnies mes pronar\u00ebve t\u00eb truallit dhe nd\u00ebrtuesit vler\u00ebsohet si nj\u00eb veprim n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave pasuror t\u00eb vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me q\u00ebllim pajisjen e tij me dokumentacion pron\u00ebsie p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb. Ky vler\u00ebsim bazohet edhe n\u00eb faktin q\u00eb pak muaj pas l\u00ebshimit t\u00eb urdhrit t\u00eb ekzekutimit subjekti ka mundur t\u00eb pajiset me certifikat\u00eb pron\u00ebsie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Komisionie ka gjetur Rek\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit edhe n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese ku vjehrra e tij ka bler\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb i\u2019a ka dhuruar t\u00eb birit. Subjekti ka deklaruar apartamentin me sip\u00ebrfaqe 51 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, duke sqaruar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00ebna e bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit rezulton ta ket\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2008 kundrejt shum\u00ebs 3 milion e 450 mij\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb muaj pasi apartamenti \u00ebsht\u00eb regjistruar, vjehrra e subjektit ka l\u00ebshuar testamentin n\u00eb favor t\u00eb djalit t\u00eb tij. Nisur nga fakti se n\u00ebna e bashk\u00ebshortes jetonte n\u00eb Tiran\u00eb dhe ishte 76 vje\u00e7e kur e ka bler\u00eb apartamentin, Komisioni ka ngritur dyshime lidhur me nevoj\u00ebn e saj p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe ka hetuar lidhur me konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka gjykuar shtat\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese q\u00eb i ka shitur vjehrr\u00ebs k\u00ebt\u00eb apartament. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb, shtetasin R.K.. \u201cNga dokumentacioni i administruar rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cK\u201d sh.p.k. gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb shtetas e ka pasur pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme gjyq\u00ebsore\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Ndryshe nga subjekti, bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurores, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebhqeje nga hetimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, shtetasit R.K..\u00a0 Gjendja n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shoq\u00ebrive apo personave me t\u00eb cil\u00ebt subjekti dhe personat e lidhur kan\u00eb pasur interesa pasuror\u00eb, jan\u00eb vler\u00ebsuar si probleme dhe n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Trupi gjykues \u00e7mon se t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit tregojn\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesjes s\u00eb subjektit me zbatimin e ligjit, i cili \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut. R\u00ebnd\u00ebsia e sjelljes jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb gjyqtarit dhe ndikimi i saj n\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt rregullimi i normave t\u00eb etik\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pjes\u00eb e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr sjelljen e gjyqtar\u00ebve\u201d, vler\u00ebson KPK dhe i konsideron gjetjet t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ka ngritur fillimisht dyshime se apartamenti mund t\u00eb ishte pasuri e fshehur e subjektit, \u00ebsht\u00eb bindur nga shjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej k\u00ebtij t\u00eb fundit se banesa n\u00eb Durr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dhuruar djalit t\u00eb tij prej gjyshes. Komisioni ka gjetur probleme dhe n\u00eb transaksionet e kryera nga subjekti p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb Gjermani. Sipas dokumentacionit t\u00eb verifikuar ka rezultuar se kjo makin\u00eb ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, i cili e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 1994 n\u00eb Mynih t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mjet subjekti i\u2019a ka shitur bashk\u00ebshortes dy her\u00eb \u2013 her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1999 p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb janar t\u00eb 2000-it p\u00ebr \u00e7mimin 2000 DM. Si eksportues i mjetit ka rezultuar subjekti..<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas transaksionit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2000, bashk\u00ebshortja e subjektit ia ka shitur k\u00ebtij t\u00eb fundit makin\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000 subjekti ka denoncuar pran\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs humbjen e targ\u00ebs dhe n\u00eb vijim mjeti \u00ebsht\u00eb pajisur me targa. N\u00eb vitin 2003 Reka e ka shitur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 200 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e Benz-it tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas KPK, dokumentacioni i gjetur n\u00eb dosjen e automjetit nuk \u00ebsht\u00eb i rregullt dhe se ky fakt konfirmohet edhe nga vet\u00eb subjekti. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs subjekti ka shpjeguar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ka qen\u00eb i orientuar me dokumentacionin e shitblerjes s\u00eb automjeteve. Ai ka deklaruar se automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb emrin e tij nga nj\u00eb shtetas q\u00eb e ka autorizuar p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat e zhdoganimit dhe targimit.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se veprimet e subjektit n\u00eb k\u00ebto transaksione nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me etik\u00ebn dhe sjelljen e duhur p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar dhe duhen t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor. Nga analiza financiare jan\u00eb konstatuar edhe mungesa t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe personave t\u00eb lidhur si dhe deklarime t\u00eb pasakta q\u00eb jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mendimi ndryshe p\u00ebr figur\u00ebn<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Reka \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK. Por hetimi i Komsionit ka zbuluar se ai ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb proceduar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se Reka dhe familja e tij kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2012 drejt Greqis\u00eb ku kan\u00eb q\u00ebndruar rreth nj\u00eb jav\u00eb, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet Mercedes Benz n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Xh.T. . Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se udh\u00ebtimi drejt Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer me dy automjete, ku nj\u00ebri ka qen\u00eb ai n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Xh.T, q\u00eb e ka marr\u00eb me qira. Reka ka pretenduar se nuk ka dijeni cili ka qen\u00eb apo \u00ebsht\u00eb pronari i automjetit n\u00eb fjal\u00eb. Ai ka shpjeguar se makina \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me qira pasi do t\u00eb merrnin me vete n\u00eb udh\u00ebtim edhe dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb siguruar makin\u00ebn dhe kan\u00eb kryer pages\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Durr\u00ebsit Shp\u00ebtim Reka, u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 shkurt 2022 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi probleme n\u00eb burimet e krijimit t\u00eb pasurive; se \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve; si dhe nuk ka deklaruar marrjen n\u00eb huap\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb makine n\u00eb pron\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":250544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250543","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250543\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}