{"id":250760,"date":"2022-04-12T12:02:52","date_gmt":"2022-04-12T10:02:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250760"},"modified":"2022-04-12T12:02:52","modified_gmt":"2022-04-12T10:02:52","slug":"ballkani-i-hapur-i-rames-merr-shuplake-nga-scholz-petrit-vasili-zbulon-kerkesen-e-kancelarit-gjerman-nisma-i-sherben-vetem-vucicit-dhe-interesave-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ballkani-i-hapur-i-rames-merr-shuplake-nga-scholz-petrit-vasili-zbulon-kerkesen-e-kancelarit-gjerman-nisma-i-sherben-vetem-vucicit-dhe-interesave-te-serbise\/","title":{"rendered":"\u201c\u2018Ballkani i Hapur\u2019 i Rames merr shuplake nga Scholz\u201d, Petrit Vasili zbulon k\u00ebrkes\u00ebn e kancelarit gjerman: Nisma i sh\u00ebrben vet\u00ebm Vu\u00e7i\u00e7it dhe interesave t\u00eb Serbis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zbuluar detaje nga takimi i Ram\u00ebs me kancelarin e Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ka p\u00ebrbuzur nism\u00ebn p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Vasili thekson se \u201cBallkani i Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben vet\u00ebm Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa Gjermania sipas tij mb\u00ebshtet vet\u00ebm \u201cProcesin e Berlinit\u201d. Vasili gjithashtu sjell n\u00eb v\u00ebmendje amendamentin q\u00eb i propozoi Kuvendit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb urgjentisht nga \u201cBallkani i hapur\u201d.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Petrit Vasilit:<\/p>\n<p>Ballkani i hapur i Rames merr shuplake nga Kancelari Scholz!<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur kjo nisme e erret serboruse eshte perbuzur nga Kancelari gjerman Scholz.<\/p>\n<p>Kancelari gjerman ashtu si edhe Merkel me pare ka pasur nje qendrim te palekundur qe mbeshtet vetem procesin e Berlinit.<\/p>\n<p>Ne Gjermani Rama u kthye thjesht ne nje bufon qesharak duke folur per Ballkanin e Hapur perballe nje qendrimi gjerman konsistent dhe te pandryshuar, qe mbeshtet vetem Procesin e Berlinit.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur eshte nje nisme, qe i sherben vetem Vu\u00e7i\u00e7it dhe interesave te Serbise kjo eshte kaq e qarte sot.<\/p>\n<p>Pozicioni i Rames eshte sot me i renduar se kurre, sepse ai kapur peng nga Serbia, qe eshte aleate e forte e Rusise agresore, vazhdon te mbeshtese Vucicin dhe Ballkanin e Hapur.<\/p>\n<p>Politika antikombetare e Rames dhe ne dem te sovranitetit dhe interesave te shqiptareve eshte kaq e qarte pas vajtjes se tij te fundit ne Gjermani.<\/p>\n<p>Rilindja dhe pupac\u00ebt e saj ne qeveri e parlament eshte momenti te mbyllin gojen dhe te heqin dore perfundimisht nga mbeshtetja e turpshme e Ballkanit te Hapur.<\/p>\n<p>Para pak javesh kur Parlamenti po shqyrtonte nje Rezolute per luften ne Ukrain\u00eb propozova nje amendament te qarte per daljen nga Ballkani i Hapur.<\/p>\n<p>Deputetet Rilindas ne menyre te turpshme e hodhen poshte Amendamentin duke mbeshtetur Vu\u00e7i\u00e7in aleatin besnik te Putinit, te atij Vu\u00e7i\u00e7i, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise duke u vendosur nebeshtetje te saj dhe te agresionit kunder Ukraines.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur ky aksion politik serborus anti Kosove nuk duhet te vazhdoje me asnje hap me tej.<\/p>\n<p>Po ju sjell edhe nje here tekstin e Amendamentit per daljen nga Ballkani i Hapur.<\/p>\n<p>AMENDAMENT:<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsim se:<\/p>\n<p>-Serbia \u00ebsht\u00eb vendosur qart\u00eb dhe publikisht kund\u00ebr sanksioneve t\u00eb vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusis\u00eb si agresore ndaj Ukraines.<\/p>\n<p>-N\u00eb Serbi jan\u00eb mbajtur demostrime t\u00eb gjera publike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, po k\u00ebshtu edhe mjaft media jan\u00eb vendosur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb hapur t\u00eb k\u00ebtij agresioni.<\/p>\n<p>-Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb provuar gj\u00ebr\u00ebsisht si nj\u00eb veprim politik dhe sht\u00ebt\u00ebror me pasoja tep\u00ebr negative p\u00ebr interesat ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb individ\u00ebve e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>-Ballkani i hapur ka pasur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb hapur agresiv, te nj\u00ebanshem dhe diskriminues ndaj Kosov\u00ebs duke minuar pro\u00e7esin e njohjes s\u00eb saj dhe duke i sh\u00ebrbyer objektivit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr mosnjohjen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe integritetit terrotorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb demostruar qart\u00eb si nj\u00eb veprim politik dhe sht\u00ebt\u00ebror, q\u00eb ka krijuar premisa p\u00ebr destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk \u00ebsht\u00eb mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike t\u00eb q\u00ebllimshme paralele , q\u00eb kan\u00eb minuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme pro\u00e7esin e Integrimit n\u00eb Bashkimin Europian, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00ebherazi edhe garantuesin dhe mb\u00ebshtet\u00ebsin m\u00eb t\u00eb madh politik dhe ekonomik t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Europian, i \u00ebsht\u00eb hapur rruga realizimit t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb njohura bot\u00ebrisht, serbo-ruse n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>\u2013 Ballkani i hapur e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e patolerueshme p\u00ebr cdo shqiptar.<\/p>\n<p>Kuvendi i k\u00ebrkon Qeveris\u00eb shqiptare:<\/p>\n<p>Daljen e menj\u00ebhershme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Nisma e Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Shfuqizimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve, vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb dhe nismave ligjore t\u00eb marra n\u00eb kuadrin e Ballkanit te Hapur.<\/p>\n<p>Ndalimin e \u00e7do veprimtarie dhe instrumenti t\u00eb ngritur n\u00eb funksion dhe n\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve dhe akteve, q\u00eb lidhen me Ballkanin e Hapur.<\/p>\n<p>Ti k\u00ebrkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr hapjen e Negociatave p\u00ebr An\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zbuluar detaje nga takimi i Ram\u00ebs me kancelarin e Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ka p\u00ebrbuzur nism\u00ebn p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d. Gjat\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Vasili thekson se \u201cBallkani i Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben vet\u00ebm Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa Gjermania sipas tij mb\u00ebshtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":250761,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250760","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250760\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}