{"id":250864,"date":"2022-04-12T16:55:01","date_gmt":"2022-04-12T14:55:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250864"},"modified":"2022-04-12T16:55:01","modified_gmt":"2022-04-12T14:55:01","slug":"gledis-nano-mbledh-drejtuesit-e-policise-rrugore-kerkoj-nga-te-gjithe-ju-angazhim-me-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gledis-nano-mbledh-drejtuesit-e-policise-rrugore-kerkoj-nga-te-gjithe-ju-angazhim-me-te-madh\/","title":{"rendered":"Gledis Nano mbledh drejtuesit e Policis\u00eb Rrugore: K\u00ebrkoj nga t\u00eb gjith\u00eb ju angazhim m\u00eb t\u00eb madh"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Gledis Nano, s\u00eb bashku me Drejtorin e Departamentit p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike Rebani Jaupi, zhvilloi me drejtuesit e Policis\u00eb Rrugore n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u00eb qarqe, nj\u00eb mbledhje analizuese t\u00eb rezultateve t\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2022, si dhe p\u00ebr prioritetet e tremujorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Nano, pasi u njoh m\u00eb nga af\u00ebr me rezultatet dhe problematikat e raportuara nga Drejtori i Policis\u00eb Rrugore Altin Qato dhe drejtuesit e qarkullimit rrugor n\u00eb qarqe, vler\u00ebsoi rezultatet e arritura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tremujor, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Gledis Nanos:<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj pun\u00ebn dhe angazhimin e gjithsecilit n\u00eb arritjen e k\u00ebtyre rezultateve, duke shp\u00ebtuar 12 jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe duke sh\u00ebnuar nj\u00eb ulje me 12% t\u00eb aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja m\u00eb pak, si dhe nj\u00eb rritje t\u00eb forc\u00ebs nd\u00ebshkuese p\u00ebr shkel\u00ebsit e Kodit Rrugor, p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb 74.000 masave administrative m\u00eb shum\u00eb, kryesisht n\u00eb drejtim t\u00eb shkeljeve q\u00eb jan\u00eb rrezik potencial p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb aksidente rrugore.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht vler\u00ebsoj pun\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Rrugore t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb goditjes s\u00eb rasteve t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb korruptuar punonj\u00ebsit e Policis\u00eb Rrugore, ku vet\u00ebm nga Policia Rrugore e Tiran\u00ebs jan\u00eb evidentuar mbi 50 raste k\u00ebt\u00eb tremujor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rezultateve inkurajuese t\u00eb k\u00ebtij tremujori, k\u00ebrkoj nga t\u00eb gjith\u00eb ju dhe nga vart\u00ebsit tuaj, angazhim m\u00eb t\u00eb madh, duke e p\u00ebrqendruar pun\u00ebn tuaj n\u00eb ato problematika t\u00eb cilat sjellin pasoja n\u00eb jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga ana juaj, un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj nj\u00eb reagim emergjent p\u00ebr ndryshimin e situat\u00ebs s\u00eb qarkullimit rrugor n\u00eb vend dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb sot, hartimin e nj\u00eb plani masash k\u00ebtu n\u00eb qend\u00ebr, nga Departamenti p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike dhe deri dit\u00ebn e nes\u00ebrme, njohjen e t\u00eb gjith\u00eb stafit tuaj, me detyrimet e k\u00ebtij plani dhe n\u00eb dat\u00ebn 14, fillimin e zbatimit t\u00eb planit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Do t\u00eb fokusohemi n\u00eb shkeljet e drejtuesve t\u00eb mjeteve, nga t\u00eb cilat vijn\u00eb pasojat fatale.<\/p>\n<p>Do t\u00eb organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete t\u00eb pauniformuara dhe duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet logjistike, me q\u00ebllim evidentimin dhe nd\u00ebshkimin e atyre drejtuesve t\u00eb automjeteve q\u00eb nuk p\u00ebrdorin rripin e sigurimit p\u00ebr vete dhe pasagjer\u00ebt, t\u00eb atyre drejtuesve q\u00eb p\u00ebrdorin aparatin celular gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit, q\u00eb kryejn\u00eb parakalime t\u00eb gabuara, q\u00eb qarkullojn\u00eb me shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara dhe q\u00eb kryejn\u00eb manovra t\u00eb rrezikshme n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb evidentohen dhe t\u00eb nd\u00ebshkohen t\u00eb gjith\u00eb ata drejtues mjetesh q\u00eb p\u00ebrdorin fenelina dhe sinjale zanore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Rrugor, q\u00eb riveshin xhamat me qese plastmasi, q\u00eb p\u00ebrdorin targa t\u00eb huaja apo q\u00eb u ka mbaruar afati i p\u00ebrdorimit, ata drejtues motomjetesh q\u00eb nuk p\u00ebrdorin kask\u00ebn mbrojt\u00ebse, si dhe ata drejtues mjetesh q\u00eb nuk u japin p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve apo parkojn\u00eb n\u00eb tortuar a vende n\u00eb t\u00eb cilat nuk lejohet parkimi, cil\u00ebtdo qofshin k\u00ebta, qytetar\u00eb apo punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nisni n\u00eb \u00e7do qark fushata sensibilizuese, duke b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave dhe mediat, p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar drejtuesit e automjeteve dhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, pasi nga analiza e aksidenteve rrugore rezulton q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb fajtor\u00eb edhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk respektojn\u00eb rregullat e qarkullimit rrugor.<\/p>\n<p>Informoni qytetar\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet mediave lokale dhe qendrore, q\u00eb Policia e Shtetit nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb rris\u00eb sasin\u00eb e gjobave, por ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm, rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb destinacioni i sigurt p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrdorues rruge.<\/p>\n<p>T\u00eb jeni sa m\u00eb dinjitoz n\u00eb komunikim dhe n\u00eb veprime me qytetar\u00ebt, por edhe me shkel\u00ebsit e Kodit Rrugor, arma juaj \u00ebsht\u00eb ligji dhe etika e sjelljes. Nuk do t\u00eb toleroj ask\u00ebnd q\u00eb shp\u00ebrdoron k\u00ebto parime dhe d\u00ebmton imazhin e Policis\u00eb, si dhe besimin e qytetar\u00ebve te Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, p\u00ebrfitoj nga rasti q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb zbatojn\u00eb rregullat e qarkullimit rrugor, t\u00eb fal\u00ebnderoj mij\u00ebra e mij\u00ebra qytetar\u00eb q\u00eb \u00e7do muaj denoncojn\u00eb shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor dhe jo vet\u00ebm, si dhe sinqerisht i ftoj qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb jemi s\u00eb bashku n\u00eb \u00e7do sfid\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Gledis Nano, s\u00eb bashku me Drejtorin e Departamentit p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike Rebani Jaupi, zhvilloi me drejtuesit e Policis\u00eb Rrugore n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u00eb qarqe, nj\u00eb mbledhje analizuese t\u00eb rezultateve t\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2022, si dhe p\u00ebr prioritetet e tremujorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Nano, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":250865,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250864","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250864\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250865"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}